islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty96%Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty0%Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty0%Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty0%Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty1%Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty2%Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Empty
MesazhTitulli: Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane   Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane EmptyMon 22 Aug 2011 - 11:26

Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane Dua-262x198Nexhat Ibrahimi

Njeriu i preokupuar me ekzistencën materiale, shpeshherë nuk e
kontrollon zemrën, mendjen dhe veprimet e tij. Pasojë e kësaj gjendjeje
është paraqitja gjithnjë e më e shpeshtë e shpresive të këqija dhe të
shëmtuara në mjedisin tonë musliman, sikurse në familje, zyrë, shkolla,
rrugë, xhami etj. Shprehitë e tilla janë bërë pjesë e pandarë e jetës
sonë, prandaj edhe e kemi vështirë t’i vërejmë ato në peshën e vërtetë
të tyre.

Megjithkëtë, të udhëhequr nga hadithi i mirënjohur i Muhammedit a.s. “Kush nga ju e sheh një të keqe, le ta ndërrojë me dorën e tij…”,
të gjithë duhet të përpiqemi t’i identifikopjmë këto lajthitje, t’i
shtrojmë të këqijat e tyre, pasojat që rrjedhin nga ato dhe me tërë
fuqinë e imanit / besimit t’i luftojmë nga mjedisi ynë musliman:
familjar, fqinjësor, shkollor, profesional e të ngjashme.F

Falënderimi

Njeriu jeton në raport me:

- Vetveten,

- Me njerëzit e tjerë,

- Me natyrën përreth tij dhe;

- Me Krijuesin absolut, Allahun e madhërishëm.

Ky raport, në pajtim me konstitucionin psiko-fizik të njeriut, duhet
të udhëhiqet nga feja. Përkatësisht të të menduarit dhe veprimi i
njeriut duhet të udhëhiqet nga parimet e larta islame, nëse mirësinë që e
bëjmë është prodhim i dashurisë ndaj Allahut, e jo prodhim i ndonjë
interesi, kundërshpërblimi apo mirënjohjeje. Allahu për këtë do të na
shpërblejë.

Mirëpo, përditësia jonë karajkterizohet me shumë shprehi, vese e
teke, që ndonëse konsiderohen bashkëkohore sipas bontonit evropian, ato
janë larg nga mësimi i pastër islam. Fjala vjen, kur ne duam t’i
drejtohemi dikujt, i themi: “Më falni, dua të kaloj atje!”, apo “Me lejoni të ulem andej!”, apo: “Ju lutem, me jepni këtë e këtë!”, “Më leje, dua t’ju pyes për …!”,
dhe harrojmë se me këto shprehje i kemi njollosur raportet
Krijues-krijesë. Ju lutemi krijesave, kurse e shpërfillim Krijuesin!
Çfarë absurdi!

S’i të veprojmë në një gjendje të këtillë?

Para së gjithash, nga burimet islame duhet të hulumtojmë shprehje
islame. Fillimi pa dyshim do të jetë i vështirë, por mbarimi do të jetë i
hajrit. Për shembull, ne propozojmë që kur i drejtohemi dikujt, t’i
drejtohemi me shprehjet ku Allahu përmendet si prioritet. Ja disa
propozime: “Për Allahun, kryeje këtë punë”, apo “Për hatër të Allahut, me lejo …!”, apo “Në emër të Allahut, …!” e shumë shprehje të ngjashme. Pra, kemi mundësi t’u shmangemi shprehjeve “Ju lutem” … nëse kemi vullnet për këtë çështje.

Ngjashëm është edhe kur na bëhet shërbimi. Zakonisht palës i
shprehemi: “Ju falëmnderit!” Sërish i kemi njollosur raportet e
mirëfillta Krijues-krijesë. Në vend që falënderimi t’i shprehet Allahut,
ai i shprehet krijesës. Me këtë veprim kemi pranuar paaftësinë vetjake,
paaftësinë që palës tjetër për shërbimin e kryer t’i falënderohemi në
mënyrë përkatëse. E quajmë paaftësi sepse njeriu tjetër nuk posedon
cilësi absolute të mirësisë, mëshirës, bujarisë, dashurisë, fuqisë e të
tjera.

Këto atribute i përkasin vetëm Allahut absolut, sepse Ai është i
vetëmjaftueshëm nga krijesat dhe nga çdo gjë tjetër (Ganijjun
ani’l-alemin).

Propozojmë që në vend të shprehjes tradicionale “Ju falëmnderit!” të thoni:

“Allahu jua shkroftë sevap!”

“E fitofshi kënaqësinë e Allahut!”

“Allahu jua plotësoftë dëshirat juve dhe më të dashurve tuaj!”

“Ju dëshiroj gjithë të mirat nga Allahu!”

Ushtronie vetveten me shprehje të mira. Kjo është kulturë e drejtë e të folurit, kjo është pjesë e fesë sonë!

Allahu na ndihmoftë të gjithë neve!

Betimi (i rrejshëm)

Betimi (i rrejshëm) bën pjesë në shprehitë e shëmtuara më dendur të
përdorura në fjalorin tonë. Njeriu në përditësinë e tij, dëshiron të
jetë bindës dhe i besueshëm te të tjerët, prandaj betohet në Zotin për
çdo imtësi, edhe kur duhet edhe kur s’duhet. Nuk jemi të vetëdijshëm sa
lehtë merret çështja e betimit (të rrejshëm) dhe sa pa vend përdoret,
madje edhe për të pavërtetat naive e të parëndësishme jetësore.

Besimtari duhet ta dijë se betimi mund të bëhet për të vërtetat e
mëdha, qoftë kjo nuk shkon në interesin tonë apo të huaj. Ai që betohet
duhet ta bëjë shprehi e ta disiplinojë vetveten që gjithnjë ta fletë të
vërtetën, e mos të vijë në pozitë që nëpërmjet betimit t’i konfirmojë
thëniet e tij. Mos thuani “u talla”, “luajta”, “bëra shaka” e të
ngjashme, kur mjedisi ku jetoni nuk ju beson në fjalë. Mos e luhatni,
përkatësisht, mos e humbni besimin që njerëzit e kanë te ju, sepse me
këtë talleni me vetveten. Mos u betoni me diellin, as me hënën, me
fëmijët, me shëndetin e të tjera, sepse këto janë shprehi e të dobtëve,
shprehi e atyre që nuk posedojnë, apo që e kanë humbur identitetin e
tyre, unin e tyre.

Pra, të nderuar lexues, betimi lejohet për raste të veçanta dhe përjashtimisht në Allahun, si p.sh.: V’Allahi, Bi’l-lahi, T’Allahi.

Vetëlavdërimi

Çdonjërit nga ne, pak a shumë, i është e ditur shprehia e
vetëlavdërimit dhe prirjes së njeriut për këtë ves. Burimet fetare
gjithnjë tërheqin vërejtjen qe njerëzit mos të lavdërohen me fuqitë e
trupit, me pasurinë, dijen, me fatin e tyre, sepse të gjitha këto
shprehi janë dhunti të Allahut.

Njeriu duhet të jetë modest si ndaj Allahut ashtu edhe ndaj njerëzve.
Sa çaste të shëmtuara janë ato kur dikush lavdërohet kurse të tjerët e
dëgjojnë. Përveç modestisë së humbur, me këtë akt lavdëruesi nxit
urrejtje dhe xhelozi te të tjerët. Por, ç’mendoni, çfarë pozite kemi te
Allahu?

Bëhuni modest në vetmi dhe në shoqëri. Falënderimi dhe mirënjohja le
t’i drejtohet vetëm Allahut. Kur ta arrtini ndonjë sukses, mos u
vetëlavdëronu, por në qetësi përulujuni Allahut. Allahu është dëshmitari
më i denjë për të gjitha këto.

Që t’i shmagemi vetëlavdërimit, sa më pak folni për vetveten, apo
fare mos folni. Kështu, do ta krijoni shprehinë e modestisë për çdo gjë;
me fjalë të tjera, do t’i shmangeni vetëlavdërimit.

Po ashtu, nëse ju godit ndonjë e keqe, mos iu ankoni askujt.
Shembulli i pejgamberëve le t’ju shërbejë si modus si ta rregulloni
jetën tuaj. Për çdo gjë drejtojuni Allahut, Ai është mbështetja e
njeriut!

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm nga Ti ndihmë kërkojmë!”

Mallkimi

Në mesin e shprehive të shëmtuara në përditësinë tonë është edhe
mallkimi. Ne mallkojmë pa e analizuar ç’do të thotë mallkimi: ç’efekt
arrihet me përdorimin e tij, çfarë pasojash të ndërsjella ka mallkimi. E
gjithë kjo sigurisht për ta treguar shkallën e hidhërimit dhe të
mllefit tonë ndaj diçkahit. Ne mallkojmë në çdo hap, në çdo çast.
Fëmijët për mossuksesin e tyre i mallkojnë prindërit e tyre pse i kanë
lind. Prindërit i mallkojnë fëmijët e tyre pse nuk janë të dëgjueshëm.
Shoku e komshiu e mallkon shokun e komshiun. Përse? Për asgjë. Lënia pas
dore e fesë, e imanit shkakton rrëmujë në jetën njerëzore.

Një gjysmëore prindi e përkëdhel, e ledhaton dhe e don fëmijën e tij.
Pas pak, fëmija në vlugun e lojës e thenë diç të vlefshme nga enët apo
rekuizitet e shtëpisë, kurse prindi, pa u hamendur, ia shkrep një
rrebesh mallkimesh: “Zoti ta marrtë shpirtin!”, “Mos qofsh gjallë!”, “Të marrtë drini!”, “Lanet qofsh!” e të tjera.

Në mungesë të vetëdijes fetare, nuk jemi të vetëdijshëm për pasojat
dhe tmerrin e mallkimit, ndonëse kemi dëgjuar nga goja e popullit kur
thotë: “E ka zënë mallkimi!”

Po harrojmë se mallkimi është manifestim i të dobtëve, i atyre me
karakter të hulatshëm apo pa fare karakteri. Sepse, ne kemi qindra
mënyra si ta ndëshkojmë fëmijën tonë për mosdëgjim, si për shembull: mos
e lejo fëmijën të shkojë në internet-kafe, çajtore, ëmbëltore, apo
fikja televizorin, kompjuterin, mos ia jep lodrat e tij më të dashura e
të ngjashme, në vend që ta blasfemosh apo mallkosh në atë mënyrë. Një
ditë do të pendohen ata prindër apo ata edukatorë, por do të jetë vonë.

Të afërmve dhe më të dashurve tuaj dëshiroju:

“O Allah, fali ata!”

“O Allah, udhëzoji ata në rrugë të drejtë!”

“O Allah, falju atyre mendje të shëndoshë!”

“O Allah, shpëtoji ata nga dënimi Yt!”

Respekti ndaj prindërve dhe të tjerëve

Pa marrë parasysh moshën tonë, të gjithë ne në njëfarë mënyre jemi
fëmijë dhe kemi obligime ndaj prindërve tanë, qofshin ata të gjallë apo
të vdekur. Te kjo vetëdije vijmë sidomos në kohën e pjekurisë, atëherë
ku drejtpërdrejt nuk mund t’u ndihmojmë prindërve tanë.

Obligimi ynë ndaj prindërve nuk duhet të jetë rrjedhim i ndjenjës së
obligimit, apo të dashurisë, sepse kjo do të krijonte raporte joreale,
por rrjedhim i respektit. Sepse, më në fund, respekti i përfshin të
gjitha aspektet.

Nga më të moshuarit shpesh dëgjojmë se aktualisht nuk ka respekt ndaj
prindërve dhe më të moshuarve. Sa është i drejtë ky konstatim, le të
gjykojë secili për veten. Por, është evidente se njeriu i ri ka prirje
përçmimi ndaj më të vjetërve, i akuzojnë ata për gabime. Sipas tyre, ata
këtë do ta bënin më mirë, sepse janë më të mençur, më të bukur, më të
fuqishëm e të ngjashme. Por, kur edhe ata i arrin pjekuria dhe pleqëria,
çështjet fillojnë t’i shohin ndryshe. Vetëm kujtesa për prindërit,
atyre ua mbush sytë me lotë. Kur u kujtohet sjellja e tyre e vrazhdë
ndaj prindërve, ndihen mjaft rëndë.

Psikologjia dhe shkencat e tjera përkatëse ofrojnë shpjegime të
shumta për këto sjellje. Në anën tjetër, feja kërkon respekt dhe vetëm
respekt. Madje, prindërve nuk guxojmë t’u themi as: “Uh! Ah!, Oh!”,
përveç nëse fjala është për haram.

O të rinjë, largojuni arrogancës dhe mosrespektit. Mos kërkoni nga të
moshuarit vetëm gabime, por këtë bëjeni me vetveten. Mos lejoni t’ju
verbojë djalli i mallkuar, sepse e nesërmja e amshueshme është afër.

Shpeshherë të rinjtë u drejtohen prindërve me shprehje që aspak nuk
tregojnë se janë fëmijë të tyre. P.sh.: “Plako!”, “Loko!”, “Teze!”,
“Loke!” “Bali!”, “Baci!”, “Ago!”, “Puçi!”, e shumë nofka të tjera të
shëmtuara që nuk i duron letra. Përse kjo? Sigurisht nga ndjenja e
epërsisë që e ndjejnë në krahasim me prindërit e tyre tashmë të moshuar,
të shëmtuar e të shtrembëruar.

Po ashtu, disa të rinjë posedojnë cilësi të këqija, sepse posa e
shohin një të keqe, nxitojnë ta gjykojnë publikisht , duke e harruar
vetveten.

Do të duhej vepruar ndryshe. Nëse nuk keni mundësi tjetër ta
evitojmë, atëherë duhet t’i lutemi Allahut që të na kursejë nga të
këqijat dhe nga sprovat e ngjashme.

Prandaj, o të rinjë (dhe ju të tjerët), kini kujdes në fjalët dhe në
sjelljet e veprat tuaja ndaj të tjerëve. Filloni dhe silluni mirë ndaj
prindërve dhe ndaj të huajve. Kjo le të bëhet parim i jetës suaj.

Allahu na mëshiroftë të gjithë neve!

Mirësjellja e ndërsjellë

Në jetën tonë të përditshme kontaktojmë me njerëz të ndryshëm. Gjatë
komunikimit me ta hasim në shprehje dhe sjellje të pahijshme. P.sh. i
dëgjojmë fjalët: bacë, jaran, hamam …. e deri te ato më pezhorative. Në
vend të izolimit të këtyre shprehjeve, shpeshherë palët komunikuese
lëshohen në dialogje të pakontrolluara. Harrohet se duhet të jemi të
edukuar e të urtë. Sepse, djalli i mallkuar kërkon mënyra të ndryshme
për futjen e urrejtjes, përçarjes dhe hidhërimit mes tyre.

Nganjëherë e keqja fillon nga shakatë e zakonshme, por eskalon në
konflikt. Prandaj, çdo kritikë duhet të drejtohet me urtësi, me
sinqeritet dhe me strategji të veçantë. Para se të adresojmë kritikën,
duhet të pyesim: “A do të jetë Allahu i kënaqur me mua?!”

Nëse i kemi parasysh këto çështje, kjo do me thënë se kemi cilësi të
besimtarit. Këtë e çmon Allahu i madhërishëm dhe e shpërblen me xhenet.

Në fund, ja disa këshilla, që nëse do t’u përmbaheshim do të krijonim një mentalitet origjinal, një kulturë të amshueshme:

- Vetëm Allahut t’i thoni: “Falëmnderit!”

- Vetëm Allahut t’i thoni: “Ju lutem!” apo “Më lejoni!”

- Mos u beto shpesh dhe pa nevojë!

- Mos e mallko askend!

- Mos u vetëlavdëro!

- Mos iu anko askujt për fatkeqësi!

- Mos u bën rob i epsheve tua!

- Mos fol gjatë zemërimit!

- Mos e përçmo askend!

- Mos i zbulo mëkatet e huaja!

- Mos fol fjalë të shëmtuara!

- Mos i ofendo prindërit!

- Suksesin, shëndetin dhe çdo gjë tjetër kërkoje prej Allahut!

Allahu na ndihmoftë të gjithëve!

Xhamitë tona – Pasqyrë e jetës sonë

Kohëve të fundit xhamitë po përjetojnë rilindjen e tyre fizike dhe
shpirtërore. Me rilindjen fizike nënkuptojmë restaurimin dhe
rikonstruktimin e tyre fizik, kurse me rilindjen shpirtërore nënkuptojmë
kthimin e funksionit të mirëfilltë xhamisë, dhënien e dimensionit apo
rolit aktiv dhe kreativ të xhamisë.

Po ndërtohen xhami të reja në lagje të reja, po ndërtohen xhami të
reja në vend të xhamive të rrënuara apo të vjetruara; po aftësohen
objekte të ndryshme për këtë qëllim, që shikuar nga këndi i
përgjithshëm, jepet përshtypje për një qasje konstruktive në këtë sferë
të jetës.

Mirëpo, nëse kësaj qasjeje i afrohemi nga aspekti fetar, profesional
dhe funksional, do të konstatojmë se shumë aktivitete tona janë
manifestim i euforisë, i joprofesionalitetit, i improvizimit dhe i
fanatizmit tradicional.

Shkurtimisht do t’i theksojmë disa aktivitete, pa i analizuar ato, sepse kjo do të çonte larg.

Nëse e vizitojmë ndonjë xhami të re në ndërtim, do të befasohemi me shumë gjera.

E para që na befason është se xhamia ndërtohet pa projekt (zyrtar apo edhe intern);

E dyta – bartës të ndërtimit janë muratorët e rëndomtë, pa ingjinierë;

E treta – nuk ka organ mbikqyrës të punimeve të kryera;

E katërta – projektin ideor e japin disa haxhinjë dhe xhematlinjë të sajfit të parë;

E pesta – Bashkësia Islame e atij regjioni njoftohet e fundit me
dëshirën dhe ndërmarrjen e xhematit. Përkatësisht, Bashkësia Islame
sillet para aktit të kryer. Ka edhe shumë befasi të tjera.

Pas ndërtimit, vizitori me shije apo me kompetencë, do të shohë se
xhamia fizikisht ka kosto të lartë, por nuk është funksionale, nuk i
posedon objektet përcjellëse (dhomën e mësimit, bibliotekën,
abdest-hanen etj.). Kur hyjmë brenda në xhami, do të shohim edhe befasi
të tjera. Zakonisht kubeja dekorohet me ndonjë shkrim apo me ornamente
nga imagjinata e piktorëve të vetëquajtur.

Poqese zbresim nga kubeja më poshtë befasia do të rritet. Mbi mihrab lexojmë fjalën Allah, kurse në anën tjetër fjalën Muhammed.
Vallë, kush mund të krahasohet me Allahun!?! Për të qenë absurdi edhe
më i madh, në vazhdim i lexojmë: Ebi Bekri, Omeri, Osmani dhe Aliu r.a.,
madje e lexojmë edhe emrin e Hasanit dhe Husejnit. Në disa xhami i
lexojmë emrat e 25+3 pejgamberëve. Kohëve të fundit, vërejmë anomali të
tjera. Hiqet mihrabi dhe minberi tradicional dhe vendosen mihrabe dhe
minbere së prapthi, thuajse fajtor për mosmësimin e Islamit dhe për
mosaplikimin e tij ishte mihrabi e minberi e jo njerëzit. Përkundër
respektit shumë të madh ndaj këtyre personaliteteve të hulefai
rashidinëve dhe të tjerëve, nuk ka kurrfarë arsyeje për një dekor të
tillë dhe se ky veprim nuk mund të arsyetohet me asnjë fetva apo me
asnjë provë arkitektonike, artistike etj.

Po ashtu, edhe pse në xhami qëndrojmë një kohë të shkurtër, muri
ballor dhe muret anësore të xhamive tona janë të dekoruara me orë muri,
disa si shtatore të vërteta me nga dy metër, e disa me quartz (me bateri) me markën Hadson, Sitizen e çfarë tjetër jo. Dhe, merrnie me mend, një ditë gushti, koha e jacisë rreth orës 22 h. Kemi hyrë në namaz. Filloi një orë: bam, bam, bam, bam, bam, bam, bam, bam, bam, bam. Pa e mbaruar kjo filloi ora tjetër: cing, cing, cing, cing, cing, cing, cing, cing, cing, cing. Pa e mbaruar kjo filloi tjetra: tak, tak, tak, tak, tak, tak, tak, tak, tak, tak. Kjo deri në pafund, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit. Mendoni, imami e lexon elhamin,
kurse orët cingërrojnë secila për vete me zhumën e vet specifike.
Bëhuni të sinqertë: kujt i jeni mbështetur me rastin e namazit: imamit
apo orëve (kambanave)! Çfarë funksioni sot kryejnë orët në xhami kur
secili nga falësit e ka orën në krah, ose së paku mund ta ketë nëse
dëshiron.

Pra, çfarë funksioni kryejnë shkrimet e ndryshme për mure, lewhatë,
mbishkrimet me pejgamberët, me halifët dhe me orët Hadson e Sitizen
etj.!? Kush është kompetent për këtë: imamët, Bashkësia Islame,
xhematliu i rregullt, ai sezonal, apo ish-bolshevikët (të veshur me
veshur me lëkurë demokrati).? Si do të vepronim me rastin e një
operacioni të zemrës: do ta dorëzonim pacientin te mjeku kardiolog apo
ne xhematlinjtë e sajfit të parë do ta operonim?! Si do të vepronim me
rastin e instalimit të korrentit elektrik në shtëpi, shkollë, me rastin e
instalimit të ujësjellësit apo me rastin e botimit të ndonjë libri?
Fillojmë kush arrin i pari, apo punën ia dorëzojmë ekspertit, ashtu siç
urdhëron Kur’ani: fes’elu ehl’edh-dhikri … = Pyetni kompetentët”. Kur kështu veprojmë me çështjet e tjera të jetës, pse me xhamitë të veprojmë ndryshe?

Imamë të nderuar, Bashkësi Islame, xhematlinjë! I kemi ngatërruar
raportet, sepse askush nuk e kryen atë për çka është i thirrur. Ju dy të
parët, imami dhe Bashkësia Islame, jeni ata që duhet ta keni fjalën
kryesore, ta dekoroni xhaminë në frymën islame, ta vendosni çdo send në
vendin e tij. Ju xhematlinjë, ndihmoni imamin dhe Bashkësinë Islame me
mundësitë tuaja, por kurrsesi mos i impononi dëshirat tuaja. Po ashtu,
dekoroni xhaminë me praninë tuaj duke u falur, me praninë tuaj dhe të
familjarëve tuaj, të shokëve tuaj. Sepse, ajo që po ndodh me xhamitë
tona (për shkak të injorancës dhe arrogancës së disave nga ne) nuk është
as islame, as tradicionale, por ndikim i huaj, i feve të huaja, i
ideologjive të huaja.

Prandaj, për rregullimin arkitektonik dhe ideo-estetik të xhamive,
fjala vjen, merrnie shembull xhaminë e Muhammedit a.s. – të thjeshtë por
me zemra të mbushur me iman, me shpirtra të pastër dhe me mendje të
shëndoshë./zeriislam/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Disa shprehi të dëmshme në përditësinë muslimane
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Buka e hamburgerit më e dëmshme se çokollata
» Pema e Krishtlindjeve e dëmshme për shëndetin e njeriut ..
» [Studime] A është kërcitja e kockave e dëmshme?
» Kripa, e dëmshme apo e dobishme për trupin e njeriut?
» "Nganjehere dicka e demshme munde te kthej shendetin...!!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: