islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
64 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 64 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty96%Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty0%Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty0%Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty0%Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty1%Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty2%Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Dita (koha-dija) e kijametit !

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 20 Oct 2010 - 14:00

Dita (koha-dija) e kijametit !

- i -

Me emrin e All-llahut Mishiruesit, Meshirebersit...



Falënderojmë Allahun xh.sh. i cili ka krijuar çdo gjë; ka krijuar këtë botë dhe botën tjetër, falënderojmë Allahun xh.sh. i cili ka krijuar Xhenetin dhe Xhehenemin, falënderojmë Allahun xh.sh. që këtë dynja e ka lënë të përkohshme dhe jo të përhershme, falënderojmë Allahun xh.sh. i cili ka premtuar se do t’iu hakmerret të gjithë zullumqarëve dhe premtimi i tij është hak, falënderojmë Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar se do të na jep hakun në Ditën e Kijametit dhe falënderojmë Allahun xh.sh. i cili na ka premtuar një shpërblim të madh nëse ne e ndjekim rrugën e pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) duke iu nënshtruar urdhërave dhe duke iu larguar ndalesave. Ne jemi popull që urdhërojmë për të mirë dhe ndalojmë nga e keqja, e duam dhe i dërgojmë salavate dhe selame pejgamberit (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) - robit më të mirë dhe më të devotshëm të Allahut xh.sh. i cili vërtet e njohu dhe e adhuroi Allahun me plotkuptimin e fjalës.

Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) nuk u kënaq kurrë në dynja sepse thoshte: "Si të kënaqem unë në këtë dynja, kur Israfili ( alejhi selam) surin e ka në dorë dhe sytë i ka ngritur përpjetë nga Allahu xh.sh. duke pritur urdhërin prej Tij për t’i fryrë surit dhe për t’u bërë kijameti." Dhe, në një hadith tjetër Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) thotë: "Po ta kishit ditur ju atë që e di unë shumë do të kishit qajtur e pak do të kishit qeshur."

Israfili është i ngarkuar me këtë mision – fryerjen e surit në ditën e kijametit prej se është krijuar dynjaja dhe prej atëherë ai e mban surin në dorë rrethi i të cilit është sa toka dhe qielli, siç ka treguar i dërguari i Allahut (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) në një hadith. Ai gjithashtu mban sytë përpjetë nga Arshi i Allahut duke pritur urdhërin për t’i fryrë surit. Paramendoni se nesër jeni të vdekur kur t’i fryhet surit dhe të shkatërrohet çdo gjë.

Vëllezër myslimanë, momenti i vdekjes s’ka dyshim se është i tmerrshëm dhe me dhimbjet e vdekjes njeriut do t’i paraqitet pozita dhe vendi i tij që do ta ketë pas vdekjes. Dhimbjet e vdekjes janë më të mëdha dhe nata e varrit është më e tmerrshme për jobesimtarin. Në varr njeriu vazhdon të kënaqet me të mirat e Allahut xh.sh. ose dënohet me dënimet e varrit. Pra, varri i tij do të jetë kopsht prej kopshteve të Xhenetit ose do të jetë gropë prej gropave të Xhehenemit.

Momenti i vdekjes është i tmerrshëm por vallahi nuk është kurrgjë në krahasim me momentin e fryerjes së surit nga ana e Israfilit a.s. në Ditën e Kijametit. Atë ditë të gjithë njerëzit do të dalin para madhërisë së Allahut xh.sh. të zhveshur, të zbathur dhe të pabërë synet; atë ditë prej britmës së madhe të surit të gjithë njerëzit e vdekur zgjohen me sytë e pluhurosur para Allahut xh.sh. duke mos ditur se çka po ndodh me ta dhe kujtoje se edhe ti do të jesh njëri prej tyre; atë ditë do të llogariten të gjitha të mirat dhe të këqijat e njerëzimit në peshoren e Allahut; atë ditë do të dalim dhe të provojmë ta kalojmë siratin i cili është shumë i mprehtë dhe shumë i hollë dhe atë ditë do të presim urdhërin e Allahut për në Xhenet ose për në Xhehenem. Dita e Kijametit është dita më e gjatë dhe më e tmerrshme që ka ekzistuar dhe do të ekzistoj ndonjëherë.

Vëllezër myslimanë, shumë prej njerëzve nuk besojnë se do të ndodhë Kijameti, se do të shkatërrohet dynjaja pasi ata punojnë vetëm për dynja, ruhen prej nxehtësisë së verës dhe prej të ftohtit të dimrit por kurrë nuk punojnë për t’u ruajtur prej të ftohtit të madh të Xhehenemit dhe prej vapës së madhe të zjarrit të tij.

Po këta njerëz, nuk do të besojnë kur t’iu tregojmë se qenia më e përsosur – njeriu është krijuar prej pikës së trashë të ujit që del prej vendit intim të mashkullit. Pra, ai që nuk e beson krijimin e njeriut në këtë mënyrë nuk e beson as ringjalljen pasi i duket e pamundur. O njeri, mendo se për Allahun xh.sh. është më e lehtë ringjallja se krijimi i njeriut të parë prej asgjëje, edhepse, për Allahun çdo punë është e lehtë. Këtë çështje e përmend Allahu në Kur’an në suren Ja’sin:


"A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rreptë. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po Ai është krijuesi, i dijshmi. Kur Ai dëshiron ndonjë send, urdhëri i Tij është vetëm t’i thotë: "Bëhu!" Ai menjëherë bëhet. I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm te Ai ktheheni." (36:77-83)

Duhet të jemi të bindur në ringjallje dhe të punojmë për atë ditë kur do të dalim para Allahut xh.sh. për t’u gjykuar. Kijameti është çështje e fshehtë e Allahut xh.sh., dhe kohën kur do të ndodhë nuk e dinë as melaqet, as pejgamberët dhe askush tjetër në dynja. Mirëpo, pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) na ka treguar se do të vjen në ditën e xhuma: "Dita më e mirë në të cilën lind dielli është dita e xhumasë, atë ditë është krijuar Ademi, atë ditë është futur në Xhenet, atë ditë është nxjerrur prej Xhenetit, atë ditë ka vdekur Ademi, dhe atë ditë do të bëhet kijameti…", dhe vazhdon në të njëjtin hadith: "… dhe nuk ka krijesë të Allahut (përpos njerëzve e xhinëve) të cilat çdo ditë të xhumasë, që prej para lindjes së diellit e deri në perëndimin e tij, të mos bërtasin prej frikës se mos po bëhet kijameti atë ditë."

Pra, kijameti do të bëhet në ditën e xhuma ndërsa kohën e saktë e din vetëm Allahu. Por, para kijametit do të vijnë shenjat e vogla dhe të mëdha të tij të cilat na i ka treguar pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem), siç janë: ardhja e Dexhallit, zbritja e Isës a.s., mbytja e Dexhallit nga ana e Isës a.s., etj. Prej shenjave të kijametit është edhe era e butë dhe e këndshme e cila me urdhërin e Allahut xh.sh. ia merr shpirtin çdo myslimani në fytyrë të tokës i cili thotë: La il-lahe il-lAllah dhe ka në zemrën e tij një grimcë iman, qoftë ai edhe brenda në shpellë. Atë ditë nuk mbetet në tokë asnjë njeri që e adhuron Allahun por vetëm jobesimtarët të cilët jetojnë edhe shtatë vite e pas kësaj vjen momenti i kijametit. Thotë Allahu xh.sh. :

Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit)".( 39:68)

Kanë thënë dijetarët se të gjitha krijesat do të vdesin atë ditë përpos melaqeve kryesore: Xhebrailit, Mikailit, Israfilit dhe Azrailit (melaqja që ua merr shpirtërat njerëzve). Shkatërrohet çdo gjë dhe Allahu e pyet melaqen e vdekjes "Kush mbeti?" e Allahu e din më mirë. Thotë: O Allah, mbete Ti i cili je i gjallë dhe nuk vdes, mbeta unë robi yt i dobët dhe mbetën Xhebraili, Israfili dhe Mikaili. Allahu thotë: "Le të vdesin të gjithë!". Shkon dhe ua merr shpirtërat të gjithëve dhe kthehet prapë te Allahu dhe Allahu e din më mirë por e pyet "Kush mbeti?" Dhe ky, duke u dridhur, thotë: O Allah, nuk mbeti askush tjetër vetëm Ti i cili je i gjallë përgjithmonë dhe nuk vdes kurrë, dhe mbeta unë- robi yt i dobët. Allahu i thotë: "A nuk të kujtohet që kam thënë: "Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, . . ."(21:35) pra shijoje edhe ti vdekjen". Azraili - melaqja e vdekjes thuhet se shkon në mes të Xhenetit dhe Xhehenemit, ia nxjerr shpirtin vetes duke e lëshuar një britmë të madhe, aq sa nuk do të mund ta duronin krijesat e Allahut po të ishin gjallë, dh thotë: "Po ta dija se kaq dhimbje kanë pasur myslimanët kur ua merrja shpirtin do të kisha pasur më shumë mëshirë ndaj tyre." Pas vdekjes së Israfilit mbetet vetëm Allahu xh.sh. i cili është i pafillim dhe i pambarim. Atëherë Allahu xh.sh. pyet: "Ku janë zullumqarët, ku janë mbretërit, ku janë bijtë e mbretërve, ku janë mizorët, ku janë gjakpirësat, e kujt është sot pasuria?" Nuk ka kush të përgjigjet pasi të gjithë kanë vdekur e është shkatërruar çdo gjë përveç madhërisë së Allahut dhe atëherë i përgjigjet vetvetes: "E Allahut është pasuria dhe çdo gjë që ekziston".

Pastaj, qëndrojnë njerëzit ashtu rreth katërdhjetë ditë dhe pastaj e lëshon Allahu xh.sh. një shi jo të zakonshëm, në formën e ujit të mashkullit, i cili e ujit tokën (e krijuar pas shkatërrimit të kësaj toke që është sot) në të cilën janë njerëzit, dhe pastaj (pas 40 ditësh) Allahu xh.sh. e ringjall Israfilin, melaqen të cilën e ka ngarkuar me fryerjen e surit dhe i thotë: "Fryej edhe njëherë kësaj burie". I fryhet surit edhe njëherë dhe të gjithë njerëzit, prej atij shiut që bie, rriten në varreza në formën e tyre të vërtetë dhe ngriten në këmbë. Pejgamberi (sal-lallahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: "Çdo pjesë e trupit të njeriut kalbet, çdo asht, përpos bishtit të njeriut", e që është unaza e fundit e trupit, prej asaj, kur bie ai shi, mbihet trupi i njeriut para se me ringjallë Allahu Israfilin dhe para se t’i fryejë ai surit. Kështu që kur t’i fryejë Israfili surit trupave veç iu futet shpirti brenda dhe të gjithë dalin përjashta varrit. Kjo ndodhë edhe te njerëzit që zhduken, edhe te ata që i hanë egërsirat apo digjen e bëhen hi dhe edhe te ata që fundosen në det edhepse nuk ju kanë gjetur as eshtrat. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.: "Kudo që të jeni Allahu do t’ju ringjallë."

Dita e Gjykimit është ditë në të cilën do të dalim para Allahut xh.sh. e që është dita më e gjatë, më e tmerrshme dhe më e rëndë, ditë në të cilën thinjet njeriu, kur shtatzëna e hudh fëmijën e saj, ditë kur fëmija i vogël plaket prej tmerrit, ditë nëpër të cilën do të kalojmë gjithsesi me emrin e Allahut xh.sh


Vijon
(Kjo temë është dërguar në emailin zyrtarë të Forumit: Islami-eshte-drit nga vetë autori)
Sabri Selmani. Gjermani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Re: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptyWed 20 Oct 2010 - 14:01

Shenjat me te rendesishme te vogla te Kijametit


- II -


Ne kete shkrim do te permendim shenjat e vogla me te rendesishme pa ndonje koment te vecante, vetem se aty ku eshte e patjetersueshme.Per secilen shenje te permendur, do te permendim hadithin autentik net e cilin ai permendet.Salavati dhe salami qofshin mbi Pejgamberin tone dhe familjen e tij!

1)Kur roberesha ti linde zonjen e saj.Me kete aludohet ne pushtime te shumnumerta islame net e cilat do te kete shume roberesha te cilat do te lindin femijet e zoterinjve te tyre, dhe te cilat, sikurse djemte e baballareve te tyre, do te lirohen dhe do ti nenshtrohen nenes se tyre e cila eshte robereshe.Gjithashtu aludohet ne padegjueshmerine e femijve ndaj prinderit, keshtu qe femija do te sillet ndaj nenes se tij sikur ndaj robereshes.Te dyja keto komentime jane realizuar ne jeten e perditshme.

2) Kur te shikosh kembezbathurit, cobanet e varfer duke garuar ne ndertimin e shtepive.Kjo mjaft e perhapur sot, jo vetem ne vendet arabe por dhe ne vendet e tjera.

3) Lenia e puneve te atyre te cilet nuk jane te denje per to.Muhamedi a.s thote.”Kur punet ti lihen atyre qe nuk jane te afte atehere prite kijametin.”(Buhariu)

4) Zvogelimi i diturise dhe perhapja e paditurise

5) Shume vrasje.Muhamedi a.s thote .”Para kijametit do te perhapet padituria e do te humb dituria dhe do te shtohet herexhi, ndersa ajo eshte vrasja”.(Buhariu-Muslimi)

6)Pirja e veres(alkolit) dhe emerimi i sja me emra te ndryshem.Muhamedi a.s thote : “Njerzit e ymetit tim do te pijne vere ndersa do ta qaujen ate me emra te ndryshem”.(Ahmedi –Nesaiu)

7) Perhapja e amoralitetit(zinase)

8) Meshkujt do te veshin rrobe te mendafshta

9) Konsiderimi i instrumenteve muzikore si te lejueshme.Muhamedi a.s thote: “Me siguri ne Umetin tim do te kete te cilet do te lejojne zinane, mendafshin, veren dhe instrumentet muzikore.(Buhariu –Albani thote se eshte Sahih)

10) Huazimi i kengetareve

11) Paraqitja e paturpesise dhe te folurit te shfrenuar.

12) Nderpreja e lidhjeve farefisnore

13 ) Mashtrimet dhe akuzimi i te pafajshmit

14) Dhenia besimit mashtruesit.Muhamedi a.s thote: “Prej shenjave te Kijametit eshte paturpesia dhe te folurit te shfrenuar, nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe mosbesimi ndaj te besueshmit dhe besimi ndaj mashtruesit”.(Buhariu Albani thote se eshte Sahih)

15) Paraqitja e vdekjeve te papritura te njerzit.

16) Kalimi afer xhamise e moskryerja e namazit ne to.Muhamedi a.s thote: “…. Kur te kaloni afer xhamise dhe kur te paraqiten vdekjet e papritura”.(Ahmedi dhe Bezari Albani thote se eshte Sahih 229)

17) Lufta ndermjet dy ushtrive muslimane, thirrja e te cileve do te jete e njejte.Kjo ka te beje me perleshjen e njohur ndermjet Aliut dhe Muaviut.

18) Shkurtimi i kohes.Do te humb bereqeti ne kohe.

19) Shume termite.Sizmologet egjiptiane pohojne se toka ka ardhur ne gjendjen e dridhjeve te panderprera.

20) Paraqitja e shume cregullimeve dhe perhapja e te keqes.Muhamedi a.s thote:Nuk do te vije kijameti derisa te terhiqet dituria, perhapen termetet, paraqiten cregullime ne toke dhe te shtohen vrasjet”.(Buhariu , Ahmedi dhe Ibn Maxhe)

21) Bashkimi popujve te tjere kunder muslimaneve sikur nje grup i njerezve tubohen rreth enes se ushqimit.

22) Kerkimi i diturise nga njerzit e papjekur, te cilet nuk jane te udhezuar mire ne shkence.Do te pyeten dhe do te japin pergjigje pa njohuri dhe keshtu do te devijojne nga rruga e drejte edhe te tjeret dhe do ti cojne ne humbje.Muhamedi a.s thote:Nje prej shenjave te Kijametit eshte kerkimi i diturise nga te papjekurit .(Tabareniu, ibnuk Mubareku ndersa Albani e ben Sahih)

23 ) Paraqitja e lakuriqesise te grate, keshtu qe do te mbulojne nje pjese te trupit, ndersa pjesen tjeter do ta zbulojne, apo do te veshin rrobe te ngushta dhe te tejdukshme.

24) I marri do te ze vend te nderuar dhe do te kujdeset per punet e interesit te pergjithshem.Muhamedi a.s thote: “Para kijametit do te kete kohe te mashtrimeve, kur do te akuzohen te besueshmit ndersa rrenacaket do ti tregohet nder.Gjykimin do ta beje ruvejda.”Sahabet e pyeten: “Kush eshte Ruvejda?”.I derguari a.s u pergjigj: “Ai eshte i marri i cili do te sjelle vendimin per punet e pergjithshme”.(Ahmedi taberaniu Albani thote se eshte Sahih)

25) Selami do te jete vetem per te njohurin , pra selam do ti jepet vetem atij i cili eshte i njohur.Muhamedi a.s thote: “Nje prej shenjave te Kiajmetit eshte qe njeriu te pershendetet me selam vetem ate te cilin e njeh.”(Ahmedi)

26) Nuk do te kete kujdes per furnizim hallall .Muhamedi a.s thote : Do te vije koha net e cilen njeriu nuk do te kete kujdes per rrizkun te cilen e ka arritur, a eshte ne mynyre hallall apo jo.”(Buhariu Nesaiu)

27) Perhapja e pergjithshme e genjeshtres.

28 )Afersia e tregjeve me cka kujtohet ne perhajpjen e tregtise.Muhamedi a.s thote “Perhapja e Genjeshtres, shkurtimi i kohes dhe afresia e tregjeve.”(Ibn Hibani Autentik)

29) Devete dhe shtepite do ti shfrytezojne shejtanet qe


30) Garat per ngritjen e xhamive dhe hijeshimin e tyre.Muhamedi a.s thote: “nuk do te vije kijameti derisa njerzit te garojne ne ndertimin e xhamive(Ahmedi,Nesaiu, EBu Daudi dhe Ibn Maxhe )

31) Ngjyrosja e kokave me ngjyre te zeze.Muhamedi as. Thote .Para kijametit do te paraqitet nje popull i cili do ta nghyrose koken me ngjyre te zeze, ata nuk do ta ndiejne as aromen e xhenetit”. (Ebu Daudu - Nesaiu)

32) Deshira e madhe per te pare ne enderr Muhamedin a.s ndersa kjo do te jete kohe e cregullimeve te pergjithshme dhe largimi prej fese.Muhamedi a.s thote. “Do te vije nje kohe kur dikush do te deshiroje te me shohe ne enderr me shume sesa qe e do pasurine dhe familjen e tij (Buhariu-Muslimi dhe Ahmedi)

33) Perhapja e mosrespketimit ndaj njerezve dhe veprimi shume i vogel per ahiret.

34) Perhapja e kopracise, keshtu qe te gjithe do te jene doreshtrenguar ne ate qe e kane.Pasaniku do te jete koprac ne pasurine e tij, dijetari ne diturine e tij, ndersa prodhuesi ne ate qe prodhon.Muhamedi a.s thote: -“Puna do te zgogelohet ndersa do te shtohet kopracia”(Buhariu Muslimi Ebu Daudi)

35) Vrasja e ndersjellte pa kurrfare shkaku.Muhamedi a.s thote: “Pasha Ate ne doren e te Cilit eshte shpirti im, do te vije koha kur vrasesi nuk do te dije se per cka ka vrare ndersa i vrari per cka eshte vrare”(Muslimi)

36) Pasiguria shoqerore do ti nenshtrohet grabitjes, dhe njerzit nuk do te ngurrojne nga palkcitja dhe fshehja e asaj pasurie.

37) Humbja e besimit.

38) Pakujdesia e njerzve ndaj dispozitave te fese.

39) Nenshtrimi i njeriut ndaj gruas se tij ndersa padegjueshmeria ndaj nenes.

40) Sjellja e vrazhde ndaj Babait dhe miresjellja ndaj shokut..

41) Ngritja e zerave ne xhami.

42) Prijesi i nje populli te jete me i mjeruari dhe me i prishuri ne mesin e njerzve me autoritet.

43) Respektimi i njeriut pershkak te frikes nga e keqa e tij, e jo per shkak te merites dhe fisnikerise se tij.Muhamedi a.s thote.Kur profiti te ndryshoje, besimi te humbe, zekati te jete dikur denim,kur njeriu ti nenshtrohet gruas se tij, ndersa nenes se tij te behet i padegjueshem, i mire ndaj shokut ndersa i ashper ndaj babit te tij, kur te ngriten zerat ne xhami dhe prijesi i popullit te jete me i mjerueshmi, dhe me autoritativi te jete me i prishuri, kur njeriu te respektohet per shkak frikes nga e keqa e tij e kur te pihen pije alkolike dhe kur te vishet mendafshi, kur te porositen kengetare dhe instrumentet muzikore, dhe kur te fundit e ketij umeti ti mallkojne ato te meparshmit, atehere njerzit le te presin nje ere te kuqe, deformime ose poshterime, ngjarje te cilat do te pasojne njera tjeteren, ashtu sic mberthehet ajo qe e eshte e varguar ne vrag kur ajo do te nderpritet.(Termidhiu hadithi eshte Garib)

44) Shume police per shkak te cregullimeve

45) Epersi do ti jepet njeriut ne prirjen e namazit per shkak te zerit te mire, qofte ai me pak i ditur dhe me pak i vleshem ne mesin e njerezve present.

46 Blerjen e pozites, pra ardhja ne pozite nepermjet ryshfetit.

47) Derdhja e madhe e gjakut.Muhamedi a.s thote : “Ngutuni per vepra te mira para se te ndodhin gjashte gjera: Sundimi i te marreve, policia e shumte, shitja e pushtetit, derdhja shume lehte e gjakut, nderprerja e lidhjeve farefisnore dhe truma e te rinjeve te cilet nga kendimi i kuranit do te mbajne koncerte.Do e zgjidhet njeri prej tyre i cili do tu kendoje melodikisht pa marre parasysh qe me se dobti njeh rregullat e fikut..(Ahmedi Taberaniu Albani thote Sahih)

48)Gruaja te marre pjese bashke me burrin e saj ne punet e tregtise.Muhamedi a.s thote: “Para kijametit njerzit do te pershendesin me selam vetem ato qe i njohin, do te perhapet tregtia, dhe gruaja do te marre pjese ne tregti me burrin e saj.(Ahmedi)

49) Shumesia e shkrimit dhe perhapja e tij.

50) Femija eshte e pameshirshem.

51) Kerkimi i diturise per te fituar pozite dhe pasuri.

53) Paraqitja e aytomobilave

Kjo eshte dicka shume e mahnitshme per te cilen na ka lajmeruar Muhamedi a.s “Para fundit te jetes se umetit tim, do te kete njerez te cilet do te udhetojne ne ulese komode te ngjashem me ato te shtepise.Do te vijne ashtu para deres se Xhamise, ndersa grate do ti kene te zhveshura (IBn Hibani dhe Hakimi ne Mustedrek)

54)Paraqitja e luksit dhe jetes komode ne mesin e muslimaneve.Muhamedi a.s thote.Kur umeti im do te mburret dhe kur tu sherbejne bijte e mbreterve persiane dhe bizantine, e keqa do ti sundoje mbi at ate cilet jane te mire(Termidhiu Albani sahih)

55)Do te ngritet mashtrimi ndersa ndershmeria do te nencmohet.Ne te vertete do te respktohen e nderohen mekataret, ndersa do te nencmohen njerzit bujare.

56)Do ti thuhet njeriut: “Sa kokeforte qe je, i dermmaur dhe mendjelehte!

57) Te deshiruarit e vdekjes per shkak te sprovave te medha.Muhamedi a.s thote: “nuk do te vije kijameti derisa njeriu nuk kalon afer varrit te njeriut tjeter duke thene.”Sikur te isha ne vendin e tij!(Buhariu Muslimi)


58)Bllokada dhe saksionet e vendosura ndaj irakut, te cilit do ti pamundesohet ushqimi dhe ndihma.

59)Bllokada e Shmit(Palestina, Jordania, Siria, Libani).Po ashtu do tu pamundesohet suhqimi dhe ndihma.Keto jane dy shenjat e permendura me larte jane gjera me interesante per te cilat na ka lajmeruar i Derguari a.s ndersa ndodhin para fundit te ekzistimit te kesaj bote.Bllokada e parakoheshme e Irakut, pastaj e Palestines vertettojne fjalet e Muhamedit a.s i cili thote: “Do te vije koha kur banoret e Irakut nuk do tem und te mberrijne as te malli as te paraja,Prej nga ku keshtu e pyeten sahabet.Ai na tha :Ng ate huajt joarabe te cilet do ta bejne kete!.Pastaj tha : “Do te vi koha kur banoret e Shamit nuk do te mberiijne as te parate e as te mallit.Prej nga kush ?e pyeten sahabet.-.Nga bizantinet.-tha ai.(Muslimi Ahmedi)

60)Vdekja e Muhamedit a.s

61)clirimi i Kudsit.Kjo ka ndodhe gjate kohes se Umerit r.a.

62)Vdekja masovike nga epidemia e murtajes dhe prej semundjeve te tjera ngjitese, sikur epidemia e murtajes gjate kohes se Khalifit Umer ne vendin Amvas dhe gjate luftrave boterore.

63)Paraqitja e cmimeve te larta..

64)Turbullira qe do te hyje ne shtepite e arabeve dhe joarabeve sic jane televizori me programet e tij degjeneruese dhe instrumentet muzikore..

65)Armepushimi dhe marreveshja qe do te vendoset ndermjet nesh dhe bizantineve(Europa dhe Amerika). Kjo eshte shenja e fundit e vogel sepse do te paraqitet menjehere mbas betejes se fundit te pergjakshme.eshte bere nje fare armepushimi dhe fillimet e kesaj shenje te fundit jane te qarta..Muhamedi a.s thote: “Do te numuroj gjashte shenja te Kijametit, Vdekja ime, clirimi i Kudsit, vdekja e cila do ju godase sikur murtaja godet delet, pasuria e madhe keshtu qe njeriut do ti jepen 100 dinare dhe do te ngelet i pakenaqur.Pastaj sprova e cila nuk do te leje pa hyre asnje shtepi arabe, pastaj armepushimi ndermjet jush dhe te krishtereve.Ata do ju tradhetojne dhe do te vijne me tetedhjete flamuj, e nen cdo flamur do te kete dymbedhjete mije(Buhariu, Ahmedi Taberaniu Albani thote se eshte Sahih 1883)

Armepushimi ndermjet nesh dhe Romes ose (Europes e Amerikes) eshte shenja e fundit e Kijametit.Kjo eshte nje ngjarje e cila me siguri se do te ndodhe.Per kete shkak eshte marre edhe si teme e njeres kaptine se shkrimit.Ajo do te jete beteja net e cilen muslimanet do ti prije Mehdiu.Para kesaj beteje do te ndodhe dhe nje beteje tjeter Armagedoni e cila do te rezultoje me tradhetine e te krishtereve, qe do te jete shkas per nje beteje te pergjakshme ndermjet nesh dhe atyre.Ato jane beteja te medha te cilat po behen pergatitjet keto dite ndermjet aleancave te medha dhe nenshkrimin e marreveshjeve te ndryshme ndermjet shteteve te ndryshme.Kete beteje e kane njohur te gjithe dhe fillimi i saj eshte i pritur.Dalimet jane ne daten e fillimit te saj dhe shkas per kete jane informatat e shumta ne duart e atyre te cilen merren me kete problematike, edhe te muslimanet dhe tek jomuslimanet.Ne sakte nuk mund ta percaktojme se kur ajo do ndodhe, port hemi se ajo do ndodhe shume shpejt.Te jeni te sigurte se lajmi per fillimin e asaj beteje do te vis hume shpejt.I falenderuar qofte Allahu.

Jane edhe disa shenja qe lajmerojn fundin e botes apo Diten e Kijametit, si psh:

Dalja e dexhallit i cili do te rri ne toke per 40 dite
Paraqitja e jexhuxh-mexhuxheve
Lindja e diellit nga perendimi (prej atehere nuk dot bej me dobi pendimi )
Kthimi i profetit Isa ne toke
Shenjimi i njerzve besimtar dhe jobesimtar nga nje kafsh
Era qe dot fryej e tiu mar shpirtin besimtareve ( per tmos e perjetuar diten e kiametit )

FUND

Autor: Sabri Selmani, Gjermani

-----Original-Nachricht-----
Subject: RE: Figura reale e Skenderbeut !
Date: Wed, 13 Oct 2010 17:50:08 +0200
From: ilaz salihi
To:

.ExternalClass body.ecxhmmessage { font-size: 10pt; font-family: Tahoma; }Es-selamu alejkum...Stafi i forumit www.islami-eshte-drit.albanainforum.net ju falemenderon shumë për këtë artikull i lutemi Allahut xh.sh tjua paguaj mundin me xhenent si dhe ua bëjm em dije se mundeni me na dërgu edhe artikujt tjerë në emailin tonë ose dirket duke i psotu në forumin tonë të lartë cituar.

wes-selamu alejkum
Me respekt stafi i forumit: Islami-eshte-drit
Admin:Iljaz Salihi

Date: Tue, 12 Oct 2010 12:51:25 +0200
To: islami-eshte-drit@hotmail.com
Subject: Figura reale e Skenderbeut !
From: sab_sel@t-online.de

Skëndërbeu Anti-shqiptar!

Nisma zyrtare për t’a rishkruar historinë e kombit tonë në bazë të dokumentave si edhe fakteve, ësht’e qartë se nuk kishte se si në përgjithësi të mos ngjallte interes të madh. Kjo, në parim. Mirëpo mbas çdo rrethane dhe nisme të tillë, janë aq të shumta dhe të ndryshëme pengesat sa që dëndur ato mbeten vetëm… nisma. Po shpresat që ato ngjallin ndër njerëz? Ato mbeten veç ëndërra të parealizuara.

Unë
kam futur Skënderbeun si nje Anti-shqiptar ne rastesine e disa politikave te asaj kohe, kjo ka ndodhur sepse ka fakte Historike ( Skenderbeu Masakroj shqiptaret mysliman te fshatrat e krujes me te ardhur nga Turqia), dhe ky rast e ben Skenderbeun Anti-shqiptar.

Por me anti shqiptar tregohet Kadareja kur thote (Minarja e Xhamise se Hetem Beut ne mes te Tiranes eshte nje shkop i Turkut ngulur ne prapanicen e shqiptarit).

Skëndërbeu....., nuk ishte luftëtar i vërtetë për liri kundër të gjithë pushtuesve, por përkundrazi, ishte i prirë për bashkëpunim me pushtuesit më të rrezikshëm, pushtuesit sllavë, kundër një pushtuesi tjetër, pushtuesit osman.

Ishte i varur plotësisht prej Vatikanit dhe i shërbente këtij vendi me besnikëri.

Skënderbeu mund të interpretohet si udhëheqës shqiptar që përuroi fillimin e luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve. Kështu mund të interpretohet sjellja e tij ndaj besimeve të tjera fetare në Shqipëri pas kthimit në Krujë, kur kërkoi nga kolonistët dhe të konvertuarit në myslimanë të zgjedhin ndërmjet kristianizmit e vdekjes dhe të gjithë ata që nuk pranuan të braktisin islamin i masakroi. Masakra masive si këto nuk janë kryergjatë gjithë periudhës së sundimit osman dhe përgjithësisht kjo sjellje e Skënderbeut nuk u pasua nga udhëheqës të tjerë (ndoshta me përjashtim të Pjetër Bogdanit dhe ndonjë rasti tjetër të rrallë)e nuk u shndërrua në traditë tek shqiptarët. Përkundrazi, traditë u bë toleranca fetare që është një përvojë dhe karakteristikë tipike e shqiptareve.Por në qoftë se do të ishte vazhduar qëndrimi i Skënderbeut, atëherë atij do t'i takonte merita e themeluesit të intolerancës dhe luftërave fetare ndërmjet shqiptarëve.

Mendoi se më i vlefshëm se çdo figurë e kombit shqiptar është vetë kombi shqiptar, se interesat e tij nuk duhen dëmtuar për hir të asnjë figure kombëtare, se sado e madhe të jetë një figurë historike, gabimet e saj nuk duhen vazhduar në qoftë se janë të dëmshme për kombin me arsyetimin se "duhen ruajtur figurat" dhe se figurat duhen ruajtur për çka kanë vepruar
drejtë.
Secilit i bie barra të vendosë vetë, nëse më i rëndësishëm është kombi dhe populli shqiptar apo "pastërtia" folklorike e figurave historike.

[b]Shtrohet pyetja: a mund te quhet nje popull i ditur kur "pastërtia" folklorike e figurave historike eshte me i rendesishem se sa kombi dhe populli shqiptar?


Historia dhe histografia shqiptare dominohet nga elementi joshqiptar, kryesisht
vlleh-ortodoks, grek dhe sllav.

Mendoi se do te vije koha kur do te shkruhet historia reale e kombit shqiptar dhe kur do te dalin ne siperfaqe figurat reale te kombit shqiptar te cilat tani per tani gjenden te varrosura nen siperfaqen e tokes shqiptare.

Për të mësuar historinë e popullit tonë, sot lexuesi shfrytëzon literaturë të huaj, gjegjësisht serbe apo greke, çka është vërtet brengosëse. Nevoja për flakjen e teksteve filo-serbe nga bankat e shqiptarëve, s’ka dyshim që është diçka e domosdoshme dhe e pashmangshme. Sot, në kohën e lirisë së fjalës, pas shkëputjes nga sistemi sllavo-komunist - sistem i instaluar nga serbet në Shqipërinë tonë - shqiptarët s’kanë kurrfarë arsye të mendojë akoma si Enveri, shërbëtori besnik i marksizëm-leninizmit, i cili u nguliti shqiptarëve përmes dhunës dhe mekanizmit të shpëlarjes së trurit idenë se këta shpëtuan e dolën fitimtarë në kohën kur u shkëputën nga Perandoria Osmane, e cila punoi për disa shekuj duke u mbështetur në parimet e Sheriat (Sistemin e Zotit).

Enveri mendonte kështu dhe impononte të njëjtin mendim, sepse ish i ngarkuar me këtë mision nga serbet, të cilët vetëm atëherë (1912), kur shqiptarët u ndanë nga Perandoria Osmane, pushtuan tokat e shqiptarëve, çka nuk patën mundësi që ta bënin më herët, në kohën kur aleati i shqiptarëve ishte Perandoria Osmane, pjesë përbërëse e të cilit qe edhe Shqipëria. Madje, nuk mbeti me kaq, ai (përhapësi i ideve komuniste) vazhdoi me të njëjtën egërsi kundër shqiptarëve, e sidomos ndaj atyre myslimanë, njëlloj siç kishin vepruar punëdhënësit e tij(6) dekada më parë. Prandaj, lipset thënë që në fillim se antishqiptarizmi i krijuar nga një kryetradhtar s’mund të merret parasysh, dhe e njëjta gjë vlen edhe përsa i përket historiografisë në lidhje me historinë e popullit tonë, krenaria e të cilit u ngrit në kohën kur ishte mik e akraba me perandorinë më të fortë të kohës.

E ngushtojmë tashti rrethin e konsideratave. Së rishmi në parim, tek flitet për një rishikim të historisë së shkruar e cila veçanërisht gjatë periudhës së diktaturës u deformua, u cungua dhe u shfytyrua lidhur me njerën anë kurse u fry me të dhëna fare të pavërteta nga ana tjetër, si edhe u bë ushqim shkollor për breza të tërë, është fare e qartë se barra duhej t’u binte mbi supe historianëve që me vullnetin dhe ndershmërinë më të madhe të përballoheshin me këtë detyrë nderi kombëtar dhe punën t’a çonin përpara.
Mirëpo realiteti i hidhur krejtë ndryshe qëndron! e si ...???

Sabri Selmani, Gjermani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
valmire morina
Motrat islame
Motrat islame



Numri i postimeve : 13
Data e regjistrimit : 23/10/2010
Mosha : 31
Nacionaliteti-Sheti : kosov

Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Re: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptySun 24 Oct 2010 - 12:57

es selamu alejkum a mundet dikush me ma shpjegu qa dmth shumsia e shkrimit dhe perhapja e tij qa kuptohet me ket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Re: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptySun 24 Oct 2010 - 13:39

Dita (koha-dija) e kijametit ! 304562
Spari ju pergezoi moter qe jeni e interesuar ne ceshtjet e fese (Islamit),dhe njeherit ju deshiroj Mireseardhje ne forumin tone "islamieshtedrit.com.Duke lutur Allahun xhsh.qe te merni dije dhe urtesi nga ky forum.

Tani do nderlidhem me pyetjen qe keni bere,ne lidhje me temen e vellaut Admin qe ka prezantu disa nga Shenjat e Kijametit"Aty permendet se :
Kur do te afrohet kijameti do te behet "Shumesia e shkrimeve"

-Qellimi i fjales "Do per hapet Shumesia e shkrimeve"eshte qe,Sot vertete kemi literature shume si dhe njerz qa shkruajne,ketu munde ti fusim edhe mjetet e shkrimit qe dikur nuk kan qene sot kemi mjafte mjete te sofistikuara per shkrim ,si dhe njerz qe shkruajne por,pak jane nga ato qe veprojne .

Ky ishte nji koment i shkurter dhe pergjigje rreth pyetjes suaj moter nderuar.
Allahu ua shtofte dijen e hajrit.Dhe ju forcofte ne dinin e Allahut.Amin

We Selamu alejkum
Me respekt:Burim Sherifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Re: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptySun 24 Oct 2010 - 13:56

Allahu te shperblefet Burim per sqarimin e mire, dhene motres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Burim-Sherifi
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
Burim-Sherifi


Numri i postimeve : 760
Data e regjistrimit : 02/05/2010
Mosha : 44
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Re: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! EmptySun 24 Oct 2010 - 14:09

flm Hafiz amin edhe juve zoti ju shperblefte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty
MesazhTitulli: Re: Dita (koha-dija) e kijametit !   Dita (koha-dija) e kijametit ! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dita (koha-dija) e kijametit !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 21 Dhjetori, dita e Kijametit?! me Sedat Islamin
» ~Dija namazit tend vleren dhe krenohu me te~ !!!
» Koha e vjeter dhe koha e re! [Tregim]
» DIJA VLERËN!
» Filozofia Gazetari dhe Dija

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: