Në faqen e parë të lutrisë franceze ‘Euromillions’ hakerët kanë vendosur një ajet nga Kur’ani famëlartë që flet kundër bixhozit
Hakerët, të cilët veten e quajnë "Shpirtrat maroken" kanë vendosur mesazhin në gjuhën arabe dhe franceze.
Të gjitha lojërat e fatit janë të ndaluara për besimtarët si punë e ndyer nga shejtani, në të njëjtin ajet ku janë ndaluar edhe vera dhe gjuajtja e shigjetave për fat.
" O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar". (El-Maide, 90)
Kompania Francaise des Jeux e cila është përgjegjëse për lotarinë Euromillions në Francë, ka bërë të ditur se cak i hakerëve nuk ishin lojërat tjera të fatit.
Lotaria Euromillions luhet në nëntë shtete evropiane.