islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
MORALI DHE NJERIU EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
MORALI DHE NJERIU EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
MORALI DHE NJERIU EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
MORALI DHE NJERIU EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
MORALI DHE NJERIU EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
MORALI DHE NJERIU EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
68 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 68 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
MORALI DHE NJERIU Empty96%MORALI DHE NJERIU Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
MORALI DHE NJERIU Empty0%MORALI DHE NJERIU Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
MORALI DHE NJERIU Empty0%MORALI DHE NJERIU Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
MORALI DHE NJERIU Empty0%MORALI DHE NJERIU Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
MORALI DHE NJERIU Empty1%MORALI DHE NJERIU Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
MORALI DHE NJERIU Empty2%MORALI DHE NJERIU Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 MORALI DHE NJERIU

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mr.Uzeir-Ibrahimi
S.Moderator
S.Moderator
Mr.Uzeir-Ibrahimi


Numri i postimeve : 1543
Data e regjistrimit : 19/12/2009
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë.

MORALI DHE NJERIU Empty
21112012
MesazhMORALI DHE NJERIU

Dr.Recep Kilic.

MORALI
DHE NJERIU




Fjala “Ahlak”(moral) rrjedh nga gjuha
arabe dhe është shumësi i fjalës “hulk”. Kurse fjala “hulk”
ka këto kuptime: “fe, natyrë, virtyt dhe karakter”.
[sup]1
[/sup]


Fjala “ahlak”, e cila pos kuptimit
etimologjik që nënkupton: fe, virtyt, gjendje, mënyrë dhe
sjellje, ajo na tregon edhe strukturën e karakterit të ngritur te
njeriu. Ajo, që në masë të madhe i formëson dhe i orienton
mendimet dhe qëllimet e njeriut bashkë me veprimet e tij, është
pikërisht struktura e karakterit që e posedon njeriu. Kësisoji,
pra, morali para se gjithash e zbukuron karakterin e njeriut. Atë e
pajis me qëllime e ide të mira e të pastra. Përderisa njeriu të
posedojë qëllime të mira, edhe veprat e tij do të jenë në të
njëtin drejtim.



Moralin mund ta përkufizojmë edhe si “një
fushë e cila merret me lëvizjet e vullnetshme të individit”.
[sup]2
[/sup]
Morali, në tërësi merret me veprimet e njeriut të cilat ai i
kryen sipas vullnetit të tij të lirë. Për veprimet që i kryen ai
jashtë vullnetit të vet, si pasojë e presionit nga jashtë, njeriu
nuk ndjen as pendim e as gëzim. Për veprimet e këtilla njeriu as
lavdërohet e as qortohet nga të tjerët. I këtillë është njeriu
të cilin dikush e ka grabitur dhe e tërheq zvarë dikah...



Thënë shkurt, verpimet, shkaku i të cilave ndodhet
jashtë tyre dhe të cilat realizohen pa ndërhyrjen e vetë personit
në fjalë, quhen veprime të pavullnetshme. Për vepra të këtilla
njeriu moralisht as lavdërohet e as qortohet. Madje edhe njerëzit
të cilët janë aq të sëmurë saqë s’mund ta përdorin
vullnetin e vet, po ashtu nuk lavdërohen dhe nuk qortohen për
veprimet që i bëjnë.



Sipas kësaj, pra, njeriu vlerësohet nga aspekti moral
dhe emërtohet si i moralshëm apo i pamoralshëm nga arsyeja se ai
posedon vullnetin e lirë dhe se veprimet i kryen sipas zgjedhjes së
vet.



Asnjë gjallesë nuk vlerësohet nga aspekti moral, pos
njeriut. Si kafshët, ashtu edhe melekët, të cilët bëjnë pjesë
në botën e gjallesave, nuk mund të emërtohen si të moralshëm
apo të pamoralshëm.



Arsyet se pse vetëm njeriu në mesin e të gjitha
qenieve të krijuara mund të lavdërohet a të qortohet, nga aspekti
moral, duhet kërkuar në vetë natyrën e njeriut.



Të qenët e njeriut i mençur kërkon që ai të
jetë edhe i lirë. Kështu, në mesin e gjallesave, vetëm njeriu
lëviz dhe vepron sipas vullnetit të vet. Të lëvizësh e të
veprosh vullnetshëm do të thotë të mendosh mirë e mirë, të
bësh zgjedhjen midis mundësive (alternative) dhe të futesh në
aksion. Sipas kësaj, “lëvizja e vullnetshme” nënkupton
“lëvizjen racionale”. Liria vjen në shprehje vetëm në
lëvizjet e vullnetshme. E pra, për të qenë i mençur duhet të
jeshë i lirë.



Përveç arsyes (mendjes) që e posedon
njeriu si një privilegj, ai e posedon edhe instiktin për
vetëmbrojtje, i cili në mënyrë të natyrshme haset edhe te çdo
gjallesë tjetër. Posedimi i një instikti të këtillë e lind
ndjenjën e egoizmit. Një veçori tjetër e njeriut është edhe
domosdoshmëria për të jetuar brenda një shoqërie të caktuar”.
[sup]3
[/sup]


Kur të kihen parasysh këto katër veçori të njeriut:
të qenët i mençur, të qenët i lirë, të qenët egoist dhe të
qenët i detyruar të jetojë në një bashkësi, atëherë do të
kuptohet më mirë se pse morali ka të bëjë vetëm me njeriun.



Për ta kënaqur njeriu ndjenjën e
egoizmit, lirinë e vet ai mund ta përdorë duke u shkaktuar dëm të
tjerëve. Meqë shkelja e të drejtës së të tjerëve e dëmton
jetën e përbashkët, atëherë nga një sjellje e këtillë edhe
vetë ai do ta pësojë keq. Atëherë, pra ekzistuaka nevoja për
një rend dhe rregull të caktuar të përdorimit të të drejtave
dhe lirive të individit”.
[sup]4
[/sup]


Nisur nga ky fakt, disiplinat, si: morali,
feja dhe e drejta, përmes rregullave të tyre i përcaktojnë
kufijtë e lirisë së individit. Termat
turp,
mëkat dhe e
ndaluar
, në një farë mënyre prbëjnë
“gurët e kufijve” të lirisë së njeriut. Në sajë të
rregullave të moralit, të fesë dhe të drejtës, mundësohet
bashkëjetesa e lumtur e njerëzve në shoqëri.



Njeriu përmes mendjes mund të gjejë
rrugë dhe mënyra të ndryshme për kënaqjen e dëshirave e të
tekeve të tij, prandaj edhe nuk mund të vlerësohen që më parë
se si do të veprojë ai. Pra, këto veprime nuk i ka të
planifikuara që më parë, siç është rasti te kafshët. Mendja
mund t’i sigurojë njeriut mundësi të cilat do të jenë ose në
favor, ose në dëm të tijin. Sistemi i vlerave të njeriut është
ai që mendjes (arsyes) me këtë rast i siguron përdorim pozitiv.
Rolin kryesor në formimin e një sistemi të këtillë e luajnë
ndjenjat siç janë: turpi, mëkati, mëshira etj., të cilat janë
karakteristike vetëm për njeriun”.
[sup]5
[/sup]
Burimi i moralit te njeriu është pikërisht ndjenja e turpit që
ndodhet tek ai.



Te njeriu, i cili e humb ndjenjën e
turpit, paraqitet një plogështi dhe një mosinteresim ndaj moralit.
Një hadith i Muhammedit a.s. lidhur me këtë është mjaft
kuptimplotë. Ai thotë: “
Nëse nuk
turpërohesh, vepro si të duash
!”[sup]6
[/sup]


Në jetën e përditshme termi “moral”
përdoret në tri trajta të ndryshme. Në trajtën e parë, termi
“moral” përdoret për të shprehur një stil të përgjithshëm
jete. Për shembull, kur themi
Morali Islam
apo
Morali Krishter,
këtu fjala “moral” nënkupton mënyrën e jetës në të cilën
Islami përkatësisht krishterizmi ia ofrojnë njerëzimit.



Në trajtën e dytë të përdorimit, termi
“moral” shpreh një tërësi rregullash sjelljeje. Kur themi
morali i profesionit
apo
morali i tregut,
me këtë rast fjala “moral” nënkupton “tërësinë e
rregullave që duhet përmbajtur” në jetën tregtare apo në
ndonjë veprimtari tjetër.
[sup]7
[/sup]


Trajta e tretë e përdorimit të fjalës “moral”
shpreh një aktivitet mendor rreth rregullave të sjelljes apo
mënyrave të jetesës. Kësaj here, fjala “moral” nënkupton
“filozofinë e moralit-etikën”, e cila përbën një degë të
veçantë të filozofisë së përgjithshme.



Gjatë këtij studimi, termin “moral” do ta përdorim
ose në kuptimin e një mënyre të caktuar të jetesës, ose në
kuptimin e rregullave të sjelljes që e përbëjnë mënyrën e
jetesës në fjalë.



Termi “Morali islam”, përdoret për të treguar
mënyrën e jetesës që e ofron Islami. Ashtu si fetë e tjera
qiellore (hebreizmi, krishterizmi në formën e tyre të parë të
shpalljes - vërejtje e përkthyesit) edhe Islami njerëzve u ofron
një mënyrë të caktuar jetese. I mëson ata se si duhet të
jetojnë, si duhet të gjejnë lumturinë gjatë kësaj jete e kështu
me radhë.



Si burim i parë, prej të cilit shkurt e prerë do të
mund të mësonin mënyrën e jetesës që e ofron Islami,
gjegjësisht Morali islami, do të na shërbejë Kur’ani i
Madhërueshëm. Ndërkaq si burim i dytë, hadithet e Muhammedit a.s.



Sipas kësaj, Morali islam ka dy burime kryesore:
Kur’anin Famëlartë dhe hadithet e Muahmedit a.s.



Kur’ani Famëlartë është fjala e
All-llahut xh.sh. Është burimi i parë i njohurive tona fetare dhe
morale. Kur’ani
هُدًى
لِلْمُتَّقِينَ
Është
udhëzim për të devotshmit”
(Bekare,
2),
وَهُدًى
وَبُشْرَى لِلْمُؤْمِنِينَ
Udhërrëfim
dhe përgëzim për besimtarët”
(Bekare, 97) dhe



هُدًى
لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ اْلهُدَى
وَاْلفُرْقَانِ




Argument i qartë i rrugës së
drejtë dhe i dallimit të së mirës nga e keqja”
(Bekare,
185).



Përveç këtyre veçorive që i posedon
Kur’ani i Madhërueshëm, ai është edhe
هُوَ
شِفَاءٌ وَرَحْمَةٌ لِلْمُؤْمِنِينَ
Ilaç
dhe mëshirë për besimtarët”
(El-Isra, 82), po ashtu ai është:



كِتَابٌ
أَنزَلْنَاهُ إِلَيْكَ لِتُخْرِجَ
النَّاسَ مِنْ الظُّلُمَاتِ إِلَى
النُّورِ بِإِذْنِ رَبِّهِمْ إِلَى
صِرَاطِ اْلعَزِيزِ اْلحَمِيدِ



Një libër që ta kemi shpallur
ty
(o Muhammed)
që me lejen e Zotit të tyre t’i nxjerrësh njerëzit nga terri në
dritë; në rrugën e të Fortit dhe të Lavdëruarit”
(Ibrahim, 1).



Hadithet janë tërësi e fjalëve, e veprave si dhe e
qëndrimeve të Muhammedit a.s. ndaj ngjarjeve të caktuara. Hadithet
janë shprehje e qëndrimeve të Muhammedit a.s. ndaj ngjarjeve që
kanë ndodhur gjatë jetës së tij. Këto forma mund të jenë
shprehur me fjalë ose pa to. Ngase heshtja ndonjëherë është më
efektive se sa të folurit. Pra, hadith është emër me të cilin
emërtohen fjalët, veprat dhe qëndrimet e Muhammedit a.s.




Çdo fjalë apo qëndrim i Pejgamberit a.s. ndaj
ngjarjeve të caktuara në shoqëri për një njeri musliman ka një
rëndësi dhe peshë të veçantë. Në këtë qëndron edhe rëndësia
e Pejgamberit a.s. që e ka në vetë fenë. Po ç’është rëndësia
e Pejgamberit a.s. në fe?



Feja është emër i përbashkët i tërësisë së
vlerave të vëna nga All-llahu xh.sh. për rregullimin e raporteve
të njeriut me All-llahun xh.sh. (Krijuesin), me njerëzit e tjerë
si dhe me botën në përgjithësi. Që këtej, feja është dhe
ekziston me qëllim që njeriu përmes saj të arrijë lumturinë e
vërtetë në jetë.



Feja, njeriun e përcepton në tërësinë e raporteve
të ndryshme që i krijon ai dhe atyre u jep një formë të caktuar.
Feja këtë e përbën përmes Shpalljes (Vahjit). Çdo gjë për të
cilën ka nevojë njeriu, All-llahu i Lartësuar, nga njëra anë ia
ka kumtuar këtë përmes Shpalljes, gjegjësisht Kur’anit a.sh.
dhe, nga ana tjetër, përmes Muhammedit a.s. ia ka treguar
shembullin konkret se si duhet t’i realizojë këto postullate në
jetën shoqërore.



Çdo pejgamber, para së gjithash është njeri, pastaj
edhe i dërguar i Zotit te njerëzit. Edhe Muhammedi a.s. ka qenë i
dërguar që njerëzimit t’ia kumtojë urdhërat e Zotit në tërësi
dhe t’ua sqarojë ato që nuk i kanë kuptuar. Muhammedi a.s. ka
qenë praktikuesi më i mirë i urdhërave të Zotit gjatë jetës së
tij. Për këtë arsye njerëzimit i shërben si njeri model i cili
mund të merret si shembull konkret.



Është mjaft e madhe rëndësia e
Muhammedit a.s. lidhur me kumtimin dhe mësimin e fesë njerëzimit.
Ai që e vë dhe e shpall fenë është All-llahu xh.sh., ndërkaq
Muhammedi a.s. ëshë ai që këtë fe ia bart njerëzimit pa
kurrfarë mangësie. Për këtë arsye edhe besimi i vërtetë është
dashuria ndaj Muhammedit a.s. dhe ndjekja e shembullit të tij.



All-llahu i Lartësuar kërkon nga Muhammedi a.s. që
njerëzimit t’i thotë:



قُلْ إِنْ
كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي
يُحْبِبْكُمْ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ
ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
.


Nëse e doni All-llahun, pasomëni
mua, edhe ju All-llahu do t’ju dojë edhe do t’jua falë mëkatet!
All-llahu fal dhe është mëshirëplotë”
(Ali
Imran, 31).



Në këtë rast, duke sqaruar Moralin islam, rëndësia
e ajeteve del në shesh vetvetiu. Ndërkaq, rëndësia dhe pesha e
haditheve buron nga cilësitë e Muhammedit a.s. si “model” i
gjithë njerëzimit.



Morali është një komponentë e përvojës. Morali
islam, në kuptim më të përgjithshëm, nënkupton Islamin e
përjetuar. Edhe rëndësia e përvojës së Muhammedit a.s. duhet
kërkuar në natyrën e moralit si përvojë. Pejgamberi a.s. jo
vetëm që ua ka kumtuar njerëzve urdhërat e Zotit, por ai u bëhet
shembull atyre duke i praktikuar edhe vetë me përpikshmëri. Se
çfarë njeriu do të dalë në shesh pas zbatimit të urdhrave të
Zotit në praktikë, këtë më së miri do të mund ta gjejmë në
shembullin e personalitetit të Muhammedit a.s.



Çdo fe mëton të formojë një model njeriu të
situuar. Modeli i njeriut të cilin dëshiron ta formojë Islami
quhet-musliman. Ja pra, ekziston vetëm një njeri të cilin
muslimani mund ta marrë si shembull (model) dhe të cilin mund të
imitojë në çdo aspekt. E ai është Muhammedi a.s..



Këtu mund të parashtrohet pyetja: Si ka mundësi që
Pejgamberi a.s. ta marrë si shembull një njeri i cili jeton në
rrethana kulturore dhe gjeografike krejtësisht tjetërfare nga ato
në të cilat ka jetuar Muhammedi a.s. para XIV shekujsh? Nëse
ekziston një mundësi e këtillë, atëherë si do dukej kjo?



Para së gjithash, duhet theksuar se është detyrë
fetare për njeriun musliman, që Muhammedin a.s. ta marrë si
shembull të jetës. Ngase All-llahu xh.sh. nga njëra anë
Muhammedit a.s. i thotë:



وَإِنَّكَ
لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ
.


Ti je, me të vërtetë, me moral
të lartë”
(Kalem,
4), e nga ana tjetër njerëzve u thotë:



لَقَدْ كَانَ
لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ
حَسَنَةٌ
.


Ju keni shembull të mrekullueshëm
në Pejgamberin e Zotit...”
(El-Ahzab,
21).



Muhammedi a.s. edhe për njeriun e sotshëm bashkëkohor
është shembull dhe model jete. Mirëpo, për këtë ekzistojnë
disa kushte që duhet plotësuar. Në krye të këtyre kushteve zë
vend njohja e mirë e Kur’anit a.sh., sepse Muhammedi a.s. jetën e
vet e ka organizuar sipas parimeve të Kur’anit a.sh. Andaj, nisur
nga kjo, edhe vetë jeta e tij është si një tefsir
(komentim/eksegjezë) e gjallë e Kur’anit a.sh. Mënyra e njohjes
së Kur’anit është leximi i tij dhe përpjekja për ta kuptuar
atë. Çdo njeri, në bazë të fuqisë së njohjes dhe perceptimit
të vet, ka se çfarë të mësojë e të marrë shembull nga Kur’ani
a.sh.



Kushti i dytë i rëndësishëm për të marrë shembull
jete Muhammedin a.s. është njohja e mirë e qëndrimeve dhe
sjelljeve të tij ndaj problemeve dhe ngjarjeve në shoqëri. Kjo,
ndërkaq, arrihet përmes mësimit të jetës së tij, sepse jeta e
tij është një trajtë konkrete e zbatimit të urdhëresave fetare
në jetën shoqërore dhe është një mishërim i tërësisë së
Vahjit (Shpalljes), i cili burimin e ka te Zoti. Po edhe mësimi i
jetës së Muhammedit a.s. kërkon mësimin e haditheve mirë e mirë,
ngase çdo fjalë që ka folur, çdo punë që ka bërë dhe çdo
qëndrim i tij është shënuar e regjistruar me kujdes nga shokët e
tij të afërm dhe është bartur deri te ne me emrin “hadith”.



Ja pra, përmes këtij punimi, lidhur me
pyetjen se si duhet të jetë njeriu musliman, i cili njerëzimit do
t’i shërbejë si model, përgjigjja gjithmonë do të kërkohet në
personalitetin e Muhammedit a.s. Sepse përgjigjja e shkurtër e
pyetjes:
“Si do duhej të jetë muslimani”,
do të ishte
“Si
Muhammedi a.s.”.







1
Ibni Mandhur, Lisanu’l-Arab, v. X, f.86, Bejrut, 1956.(Shih
fjalën “Hulk”).



2
G.De Burgh, From Moraliti to Religion, f.5, New York, 1938.



3
Necati Ömer, Hüriyet ve Otoritet, Revista: Felsefe
Dünyası
, f. 5, nr. 4, Stamboll, 1992



4
Po aty, f.5



5
Po aty, f.8



6
Buhari, Edebu’l-mufred, v.II, hadithi nr. 597, f.52



7
Për njohuri më të gjëra rreth formave të ndryshme të
përdorimit të fjalës “moral”, shih: Recep Kılıç, Ahlakın
Dini Temeli
, f. 2-5, Ankarë, 1992.

Nga Turqishtja përktheu dhe përshtati
Uzeir Ibrahimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islami-eshte-drit.piczo.com
Share this post on: reddit

MORALI DHE NJERIU :: Komentet

No Comment.
 

MORALI DHE NJERIU

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Morali i Profetit (a.s)
» Morali i larte..te con ne xhenet..( Hadithe dhe ajete)
» Morali mban shoqërinë.
» MORALI CELESI I SUKSESIT NE JETE
» MORALI komponenti kryesor i fese

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: