islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Besimtari është si palma EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Besimtari është si palma EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Besimtari është si palma EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Besimtari është si palma EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Besimtari është si palma EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Besimtari është si palma EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Besimtari është si palma EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Besimtari është si palma EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Besimtari është si palma EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Besimtari është si palma EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Besimtari është si palma EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Besimtari është si palma EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Besimtari është si palma EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Besimtari është si palma EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Besimtari është si palma EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Besimtari është si palma EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Besimtari është si palma EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Besimtari është si palma EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Besimtari është si palma EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Besimtari është si palma EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Besimtari është si palma EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Besimtari është si palma EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Besimtari është si palma EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Besimtari është si palma EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Besimtari është si palma EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Besimtari është si palma EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Besimtari është si palma EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Besimtari është si palma EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Besimtari është si palma EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Besimtari është si palma EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Besimtari është si palma EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Besimtari është si palma EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Besimtari është si palma EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Besimtari është si palma EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Besimtari është si palma EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Besimtari është si palma EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Besimtari është si palma EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Besimtari është si palma EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Besimtari është si palma EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Besimtari është si palma EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Besimtari është si palma Empty96%Besimtari është si palma Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Besimtari është si palma Empty0%Besimtari është si palma Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Besimtari është si palma Empty0%Besimtari është si palma Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Besimtari është si palma Empty0%Besimtari është si palma Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Besimtari është si palma Empty1%Besimtari është si palma Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Besimtari është si palma Empty2%Besimtari është si palma Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Besimtari është si palma

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Besimtari është si palma Empty
16122012
MesazhBesimtari është si palma

Besimtari është si palma (u59u)palmaGjatë një tubimi shpirtëror, i dërguari i Zotit u tha shokëve të tij të pranishëm:”Shembulli i besimtarit, është si shembulli i një peme, të cilës nuk i bien gjethet.”


Nga: Dr. Nazmi Halil Ebul Ata Musa



A e di o vëlla besimtar, se cila është ajo pemë për të cilën flet i dërguari i Zotit në hadithin e mësipërm? A e di ku qëndron urtësia e krahasimit të besimtarit me këtë pemë?

Hadithin e lartpërmendur, e transmeton imam Muslimi, ku sipas Abdullah ibnu Umerit, një ditë, i dërguari i Zotit u tha shokëve të tij:”Më tregoni mbi një pemë, e cila është e ngjashme me besimtarin!”

Në një transmetim tjetër, Profeti a.s thotë:”Shembulli i besimtarit, është si shembulli i një peme, të cilës nuk i bien gjethet.” Të gjithë të pranishmit filluan të përmendin emrat e pemëve që gjendeshin në shkretëtira dhe lugina.

Abdullah ibnu Umer tregon: ”Në atë çast ma diktoi zemra se ajo pemë është palma (hurma arabe). Unë u mata disa herë ta them, por prezenca dhe autoriteti i figurave më të shquara të islamit, më bëri me turp.

Kur të gjithë heshtën dhe nuk e gjetën dot, i dërguari i Zotit a.s tha:”Ajo pemë është palma.”

Palma dhe besimtari.

- Palma, është mbretëresha e bimëve, si nga funksioni dhe roli që kryen në pastrimin e ajrit, ashtu dhe për nga paraqitja. Ajo jeton gjatë, u reziston ndryshimeve klimaterike gjatë vitit dhe prodhon fruta të shumtë dhe dobiprurës.

- Besimtari, është mbreti i krijesave mbi tokë, si nga ana shkencore, fetare, funksionale dhe shoqërore. Ai është i durueshëm ndaj fatkeqësive, është prodhues dhe kudo që ndodhet është dobiprurës.

Vëlla besimtar! A e kupton tani përse e krahasoi dhe përngjasoi i dërguari i Zotit, besimtarin me palmën?



Na e lër neve të ndihmojmë dhe të përmendim disa veti të përbashkëta mes besimtarit dhe palmës:

Së pari: Pamja tërheqëse.

Palma, me gjithë bukurinë e saj magjepsëse, ka dhe një konstruksion të caktuar i cili nëse ndryshon, vetëm sa ia shton asaj hijeshinë. Kjo hijeshi dhe bukuri, shfaqet veçanërisht në kohën kur frutat e saj piqen dhe duhen vjelë.

Po ashtu edhe besimtari ka një aparencë të caktuar, e cila nuk ndryshon me ndryshimin e modës dhe stilit. Po. Ai zbukurohet para bashkëshortes së tij, me qëllim që ta gëzojë dhe lumturojë. Ibnu Abasi: thotë ”Unë hijeshohem para gruas, ashtu siç do të dëshiroja që ajo të zbukurohej para meje.”

Ai zbukurohej gjatë festave të dy bajrameve, në kohën e vjeljes së shpërblimit të agjërimit dhe të Haxhit, ashtu siç zbukurohet dhe hijeshohet palma në kohën e vjeljes së frutave të saj të ëmbël. Po ashtu, Ibnu Abasi hijeshohej edhe ditën e Xhuma, në tubime, kur shkonte në xhami dhe kur priste delegacionet. Duhet të theksojmë se hijeshimi dhe zbukurimi i tij, nuk bëhej veçse me dhe për qëllime të ligjshme.

Së dyti: Qëndrueshmëria e rrënjëve me madhështinë e degëve.

Palma ka rrënjë të ngulura thellë në tokë, ndërkohë që trungu dhe degët e saj shpojnë lartësitë e qiellit. Ajo është e qëndrueshme ndaj thatësirës dhe ndryshimeve atmosferike, i përshtatet ambienteve klimatike, nuk thyhet kollaj para stuhive, energjinë e saj e thith nga dielli dhe ajri me anë të gjetheve të saj të dizenjuara për këtë qëllim. Forca e saj, qëndron në kurorën e saj.

Po kështu, besimtari është i qëndrueshëm dhe i palëkundur, pasi rrënjët e tij i ka të ngulitura thellë në besimin që ka përqafuar. Ai është i lidhur me tokën prej të cilës është krijuar. Prej saj ai siguron ujin, mineralet dhe ushqimin e nevojshëm. Besimtari është i durueshëm në sprova, fatkeqësi, bela dhe kobe, të cilat i përballon me guxim dhe pa i këputur shpresat. Fiziku i tij është i drejtë, dijet dhe dritën ai e merr nga qielli, prej ku buron zbulesa hyjnore dhe urdhëresat e Krijuesit fuqiplotë. Ai i ngre duart drejt Zotit të tij, duke e lutur në të mirë dhe në të keqe.

Forca e besimtarit qëndron në mendjen dhe arsyen e tij, ashtu siç qëndronte forca e palmës në kurorën e saj.

Besimtari nuk mund të jetojë pa zbulesën hyjnore, ashtu siç nuk mund të jetojë palma pa dritën diellore.

Së treti: Dobitë e përhershme.

Palma është e dobishme me frutat e saj, degët, hijen që lëshon, trungun, gjethet, fijet e trungut, bistakët e saj, cipën, palcën e trungut dhe hijeshinë e saj.

I tillë është dhe besimtari. Kudo që ndodhet, është i dobishëm për të tjerët, me dijet e tij, moralet, pasurinë, përpjekjet personale, bisedat, ushqimin, veprat, forcën, urdhërimin për mirë dhe ndalimin nga e keqja, bashkëpunimin për vepra të mira dhe devocion, mëshirën, kontaktet dhe solidaritetin me shoqërinë ku jeton.

Së katërti: Të keqen e shpërblen me të mirë.

Palma është durimtare, e urtë dhe bujare. Sa herë që e godet me gurë, ajo të godet me frutat e saj të ëmbël.

Besimtari është zemërgjerë dhe falës. Nëse të paditurit e sulmojnë besimtarin me fjalë, ai përgjigjet: “Paqja qoftë mbi ju!” Ai di të falë, nuk sillet padrejtësisht me të tjerët dhe nuk hakmerret ndaj të paditurve. Poeti arab thotë:

Si palma e lartë, askujt mos i mbaj mëri

Me gurë në të qëllofshin, fruta lëshoju ti.

Së pesti: Lehtësia e vjeljes dhe moralet e larta.

Palma është e tillë që frutat i vilen shumë kollaj edhe nëse është e lartë. Kjo pasi struktura e saj ta mundëson që t’i ngjitesh deri në majë. Ngjitja në palmë, nuk dëmton as gjethet e saj, as degët, as lëkurën dhe as sythet e saj.

I tillë është dhe besimtari, frytet e të cilit vilen kollaj. Ai i ndihmon të tjerët, edhe pse vetë është në kulmin e hallit dhe të nevojës për t’u ndihmuar. Ai jep ushqim me dëshirë dhe pasion për të vobektët, jetimët dhe robërit e luftës. I do njerëzit dhe u gjendet në nevojë. Në çdo situatë, ai nuk i braktis moralet dhe vlerat islame.

Së gjashti: Frutat e saj janë të shijshme në çdo stinë.

Frutat e palmës janë të konsumueshme në sasi të konsiderueshme në çdo kohë dhe stinë. Ato mund të thahen dhe të përpunohen në shumë forma, duke i bërë të dobishme për çdo stinë. Ato kanë qenë ushqimi më i preferuar i udhëtarëve dhe zahireja më e dashur për dimër. Frutat e palmës e ruajnë shijen dhe nuk kalben kollaj.

Besimtari jep zekatin e pasurisë së tij çdo vit, nëse ajo arrin shumën e konsiderueshme. Veç kësaj, ai jep zekatin e fitrit në fund të muajit të Ramazanit, jep lëmoshë gjatë gjithë vitit, ndihmon nevojtarët, ushqen të uriturit, jetimët dhe robërit e luftës. Gjithashtu, ai shtron darka dhe organizon ceremoni kur i lind një fëmijë, kur martohet, kur ther kurban, kur kryen haxhin, kur vjel prodhimin etj…

Së shtati: Lëvizje të kontrolluara

Një veçori dhe tipar tjetër i palmës është se ajo nuk shtrihet anash, duke dhunuar të drejtat e pemëve të tjera. Ajo ka një sipërfaqe të kufizuar shtrirjeje dhe është e vetë kontrolluar dhe disiplinuar për sa i përket shtrirjes dhe respektimit të drejtave të pemëve që e rrethojnë.

I tillë është dhe besimtari. Ai është i disiplinuar nga normat fetare për sa i përket marrëdhënieve me ata që e rrethojnë. Sjelljet dhe moralet e tij janë të kontrolluara, nuk hyn në shtëpinë e dikujt veçse me lejen e pronarit, nuk hap sytë për të mësuar të metat e të tjerëve, nuk e lejon syrin të jetë i lirë të shohë ç’ti dalë para, e gjen aty ku e ka urdhëruar Zoti dhe e humbet në vendet ku kundërshtohen urdhrat e Tij. Ai i frikësohet Zotit kudo që të ndodhet.

Së teti: Krasitet një herë në vit.

Palma krasitet dhe rrallohet një herë në vit, ku i hiqen gjethet e thara dhe të kalbura.

Po kështu dhe besimtari, i cili e ka për detyrë të agjërojnë një muaj në vit. Gjatë agjërimit, atij i fshihen gjynahet dhe pasi e përfundon agjërimin, ai zbukurohet dhe vishet hijshëm për festën e bajramit.

Së nënti: Rëndësia e sythit anësor.

Në kundërshtim me të gjithë pemët e tjera, palma thahet nëse i pritet sythi anësor.

Edhe besimtari nëse humbet arsyen dhe mendjen, i bie përgjegjësia për të kryer ritet dhe normat fetare. Kështu, për sa i përket shpërblimit dhe ndëshkimit, ai llogaritet mes të vdekurve.

Së dhjeti: Pllenimi

Palma, edhe pse bën pjesë tek njëthelboret me vetëpllenim natyror, si gruri, elbi, misri, banania, orizi etj... ajo ndryshon nga njëthelboret e tjera pasi ka nevojë për pllenim artificial.

Ajo e publikon nevojën e saj për pjalmim në momentin kur çel lulet. Kur bëhet pllenimi, lulet e saj hapen në atë formë që të gjithë e kuptojnë se ajo është pllenuar. Nëse ajo nuk pllenohet nga njeriu thahet.

I tillë është dhe besimtari, i cili për të vërtetuar martesën e tij, duhet të dëshmojnë e pakta dy dëshmitarë. Gjatë aktit të martesës dhe lidhjes së kurorës, veç dëshmitarëve duhet të jetë prezent dhe prindi i vajzës me kurorëzuesin. Djali, vajza dhe prindërit e saj pyeten nëse janë dakord me këtë martesë, e cila në fund duhet të publikohet me ceremoninë martesore të shoqëruar me gëzim dhe hare. Nëse një martesë kryhet fshehurazi pa e ditur askush, ajo është e pavlefshme.

Njëmbëdhjetë: Vetitë trashëguese.

Një nga llojet më të mira të palmës, është ajo që i njihet origjina. Ajo mund të shartohet me sytha dhe forma të tjera.

Po kështu besimtarit i dihet origjina. Ai është i qëndrueshëm në fenë dhe idenë që ka përqafuar, nuk sjell risi të reja në fe dhe normat e Zotit nuk i përzien me ato të njeriut. Në të kundërt, ai zvetënohet ashtu siç zvetënohet dhe prishet palma nëse ndërhyhet në cilësitë e saj trashëguese. Në një rast të tillë, frutat e saj e humbasin shijen dhe shiten me vështirësi. Madje, ato mund të vlejnë vetëm si ushqim për kafshët.

Dymbëdhjetë: Shije e ëmbël dhe pa aromë.

Kështu, frutat e palmës janë shumë të ëmbla dhe nuk kanë aromë të veçantë. I tillë është dhe besimtari që lexon Kuranin dhe vepron sipas udhëzimeve të tij. Ai të fal kënaqësi kur bisedon dhe qëndron me të dhe nuk i vjen erë.

Trembëdhjetë: Lloje të shumta

Pema e palmës përbëhet nga lloje dhe kategori të ndryshme. Prej tyre ka që janë shumë të ëmbla, me shije shumë të mirë. Këtu hyn axhua, palma e Medines, të cilën e mbolli vetë i dërguari i Zotit a.s me duart e tij. Ajo dallohet për shijen dhe dobitë e shumta. Gjithsesi, çdo lloj palme (hurme) është e dobishme dhe e shijshme.

Po kështu, është dhe besimtari që sipas besimit të tij herë forcohet dhe herë dobësohet. Siç e dimë, edhe besimtarët janë kategori të ndryshme. Prej tyre ka fjalë drejtë, që garojnë për vepra të mira, të sinqertë etj... por ka dhe gjynahqarë dhe gabimtarë. Thotë i dërguari i Zotit:”Besimtari i fortë, është më i mirë dhe më i dashur tek Zoti se besimtari i dobët. Megjithatë, të dy janë të dobishëm.”

Katërmbëdhjetë: Palmës nuk i bien gjethet.

Gjethet e bimës, janë pjesa më e rëndësishme për përftimin e mjaftueshëm të dritës, thithjen e ujit nga toka, prodhimin e oksigjenit dhe të dyoksidit të karbonit, thithjen e mjaftueshme të rrezeve të diellit, bëjnë shpërndarjen e ujit dhe të lëndëve ushqyese dhe i sigurojnë njeriut hijen e duhur. Kur gjethet e pemës bien dhe thahen, të gjithë këto procese ndërpriten deri në vitin e ardhshëm.

Palma është nga pemët me gjelbërim të përhershëm. Asaj nuk i bien gjethet dhe gjatë gjithë kohës ajo prodhon oksigjenin, siguron ujin etj...

I tillë është dhe besimtari. Ai është në lidhje të përhershme me Zotin e tij, jep rendimente të larta në punë dhe adhurim. Ai nuk bën dot pa mëshirën, adhurimin, punët e mira etj...

Palma, i dërguari i Zotit a.s dhe shokët e tij.

Shembulli i palmës, trungut të saj dhe degëve i përngjan shembullit të dërguarit të Zotit dhe shokëve të tij. Këtë e ka përmendur vetë Zoti i madhëruar në Kuran, në suren Fet'h:"Ndërsa në Ungjill, shembulli i tyre përshkruhet si një farë e mbjellë që lëshon filiza e forcohet e pastaj ngrihet e fortë me kërcellin e vet, duke i gëzuar mbjellësit. (Kështu përshkruhen ata) me qëllim që, nëpërmjet tyre, Ai t’i zemërojë mohuesit." (Fet'h 29)

Kjo është dëshmi e gjallë e Kuranit famë lartë, për ndershmërinë dhe drejtësinë e shokëve të profetit Muhamed a.s.

Përshkrim i bukur i palmës:

Lukmani i tha një ditë djalit të tij:"O biri im! Gjëja e parë që duhet të arrish pas besimit, është një shok dhe mik i ndershëm. Kjo, pasi miku i mirë dhe i ndershëm i ngjan palmës. Nëse ulesh poshtë saj, përfiton nga hija që lëshon, nëse e sharron përfiton nga druri i saj për zjarr dhe nëse ushqehesh me frutat e saj, të largojnë urinë dhe janë të shijshëm."

Imam Sha'bij, rrëfen se Cezari romak, i shkroi një letër Umer ibnul Hattabit, ku i thoshte:"Delegatët e mi, më kanë treguar që ju keni një pemë me gjethe si veshët e elefantit. Kur ajo çel lulet, ato u ngjajnë më së shumti diamanteve të bardhë. Kur frutat formohen, ato janë të gjelbër si një smerald. Më pas ato fillojnë të skuqen dhe duken si një safir i kuq. Kur piqen dhe bëhen për t'u ngrënë, ato shëmbëllejnë me ëmbëlsirën më të shijshme që ke ngrënë ndonjëherë. Ato mund të thahen dhe shërbejnë si zahire dhe ushqim për udhëtarët. Nëse delegatët e mi më kanë thënë të vërtetën, atëherë një pemë e tillë është nga pemët e xhenetit."

Umeri, në përgjigjen e tij i tha:"Me emrin e Zotit, Mëshiruesit Mëshirëbërësit. Nga robi i Zotit, prijësi i besimtarëve, drejtuar Cezarit, perandorit romak. Paqja qoftë mbi ata që ndjekin të vërtetën.

Të dërguarit e tu të kanë thënë të vërtetën. Ajo pemë, është pema të cilën Zoti e kultivoi për Merjemen, në çastet kur lindi Isai a.s. Prandaj, frikësoju Zotit dhe mos e adhuro Isain si të ishte Zoti i vërtetë."

Ebu Hatim Es-sixhistanit – Zoti e mëshiroftë – në librin e tij "Palma", thotë: "Palma është zonja e të gjithë pemëve dhe ajo është krijuar nga balta e Ademit a.s. fjalët:"La ilahe il-la Allah" Zoti i ka shëmbëllyer me këtë pemë. Zoti thotë në Kuran:"Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë (fjalën:"La ilahe il-la Allah") me pemën e mirë, (palmën) e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli? Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t’ua vënë veshin." (Ibrahim 24-25)

Ashtu siç është fjala "La ilahe il-la Allah" zonja e çdo fjale tjetër, ashtu dhe palma është zonja e çdo peme.

I tillë është shembulli i besimtarit. Ai është si palma, gjethet e të cilës nuk fishken dhe nuk bien. Ai është i pastër, i sinqertë, i dobishëm, i hijshëm, bujar dhe madhështor si palma.



Përktheu në shqip Elmaz Fida /AO/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Besimtari është si palma :: Komentet

No Comment.
 

Besimtari është si palma

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Mjeku dhe besimtari
» • BESIMTARI QE RUHEJ NGA HARAMI •
» Meleku i vdekjes tek mbreti dhe besimtari
» Çfarë mësoi besimtari nga jeta?
» Duaja e Kunutit dhe sa duhet të ndikojë ajo tek besimtari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Artikuj-
Kërce tek: