islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Paqja qoftë me ju EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Paqja qoftë me ju EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Paqja qoftë me ju EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Paqja qoftë me ju EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Paqja qoftë me ju EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Paqja qoftë me ju EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Paqja qoftë me ju EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Paqja qoftë me ju EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Paqja qoftë me ju EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Paqja qoftë me ju EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Paqja qoftë me ju EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Paqja qoftë me ju EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Paqja qoftë me ju EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Paqja qoftë me ju EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Paqja qoftë me ju EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Paqja qoftë me ju EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Paqja qoftë me ju EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Paqja qoftë me ju EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Paqja qoftë me ju EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Paqja qoftë me ju EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Paqja qoftë me ju EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Paqja qoftë me ju EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Paqja qoftë me ju EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Paqja qoftë me ju EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Paqja qoftë me ju EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Paqja qoftë me ju EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Paqja qoftë me ju EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Paqja qoftë me ju EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Paqja qoftë me ju EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Paqja qoftë me ju EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Paqja qoftë me ju EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Paqja qoftë me ju EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Paqja qoftë me ju EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Paqja qoftë me ju EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Paqja qoftë me ju EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Paqja qoftë me ju EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Paqja qoftë me ju EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Paqja qoftë me ju EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Paqja qoftë me ju EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Paqja qoftë me ju EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Paqja qoftë me ju Empty96%Paqja qoftë me ju Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Paqja qoftë me ju Empty0%Paqja qoftë me ju Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Paqja qoftë me ju Empty0%Paqja qoftë me ju Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Paqja qoftë me ju Empty0%Paqja qoftë me ju Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Paqja qoftë me ju Empty1%Paqja qoftë me ju Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Paqja qoftë me ju Empty2%Paqja qoftë me ju Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Paqja qoftë me ju

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Paqja qoftë me ju Empty
04032013
MesazhPaqja qoftë me ju

Paqja qoftë me ju U59upe10Të japësh dhe përshëndetësh me selam, do të thotë të nënshkruash marrëveshje paqeje dhe sigurie mes teje dhe tjetrit, ku ti je nismëtari dhe iniciatori.

E shtune 2 Mars 2013 11:06 Nga: Dr. Selman Aude Bëra një hulumtim lidhur me fjalët më të përhapura dhe më të përdorura në fjalorin mes myslimanëve në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe kërkimi më çoi tek tre syresh: E para, dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Zotit, e cila e bën njeriun pjesë të umetit mysliman dhe të cilën e citojmë me dhe pa raste për të shtuar sevapin dhe për të ripërtërirë besimin. E dyta, “bismilahi” me të cilën fillojmë çdo vepër të mirë duke i kërkuar Zotit ndihmë për përmbushjen e detyrave dhe arritjen e suksesit. Këtë fjalë, myslimani e reciton sa herë që ia nis një pune individuale qoftë apo kolektive. E treta, ishte togfjalësh i përshëndetjes mes myslimanëve “Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu” (paqja, mwshira dhe bereqeti i Zotit qoftë me ju). Qëllimi dhe thelbi i saj është ndërtimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve sublime mes individëve të shoqërisë të gjitha shtresave. Në këtë përshëndetje, ashtu si tek “bismilahi” manifestohet fjala “mëshirë –rahmet” mbi të cilën bazohen marrëdhëniet e myslimanit me Zotin, por edhe me vëllanë e tij mysliman. Përse i përshëndesim të tjerët me selam? Unë u thellova pak në kuptimin dhe domethënien e kësaj fjale dhe zbulova se sillej rreth katër kuptimeve: Kuptimi i parë: Kur të përshëndes me selam, sikur të dhuroj paqen, të shoqëruar me një nga emrat e Zotit të lartësuar; I Plotfuqishmi, i Shenjti dhe Paqedashësi. Tregon Abdullah ibnu Mesudi:”Gjatë namazit citonim:”Paqja qoftë mbi Allahun, mbi filanin...” Por Profeti a.s na tha një ditë:”Allahu është Paqedashësi, prandaj nëse dikush qëndron ulur në namaz, le të thotë:”Ettehijat (përshëndetjet) lilahi ves salavatu... salihin.” Kur e thotë këtë, bereqeti mbërrin tek çdo rob i ndershëm dhe dinjitoz.” (Buhari, 6328) Prandaj, kur të jap selam, është njësoj sikur të them se je në mbrojtjen, kujdesin dhe vëmendjen e Allahut. Urtësia e zgjedhjes së këtij emri të bekuar, qëndron në faktin se ai shpreh shpëtimin nga çdo e ligë dhe largimin nga çdo e keqe e dëmshme. Kuptimi i dytë: Shpëtimi nga të metat dhe mangësitë. Përshëndetja me selam në thelb është një lutje që Zoti të shpëtojë dhe ruajë nga çdo ligësi që mund të prekë besimin apo jetën tënde. Ajo që e përforcon këtë ide, është vetë fakti se selami mund të vijë i shoqëruar me emrin e Allahut “Selamullahi alejkum”. Kuptimi i tretë: Siguria. Të japësh dhe përshëndetësh me selam, do të thotë të nënshkruash marrëveshje paqeje dhe sigurie mes teje dhe tjetrit, ku ti je nismëtari dhe iniciatori. Në këtë rast, sikur i thua palës tjetër: Mos kij frikë prej meje dhe mos u shqetëso, pasi nuk kam asnjë qëllim të keq ndaj teje, s’bëhet fjalë për komplot, as shfrytëzim dhe as për urrejtje. Përballë teje unë jam një faqe e bardhë e cila titullohet: Sinqeritet, besë dhe mirëkuptim. Frika nga çdo gjë e panjohur, ka qenë zakon dhe traditë e njerëzve përgjatë shekujve, saqë luteshin:”Zoti na ruajt nga çdo gjë e panjohur!” Por kur u vinte një i panjohur dhe i përshëndeste menjëherë me:”Paqja qoftë mbi ju!” u largohej frika dhe paniku duke u qetësuar e rehatuar. Që këtu, është mirë që përshëndetja “Esselamu alejkum” të kthehet me fjalët “We alejkum selam” e njëjtë ose duke shtuar fjalë të tjera. Nëse dikush që vjen na thotë “Ue alejke” do të ndiheshim në siklet dhe do të na lindnin dyshime lidhur me qëllimet që fsheh. Prandaj, përshëndetja me selam, është garanci dhe besë e cila nuk shkelet, është marrëveshje e cila nuk prishet. Ebu Bekri Zoti qoftë i kënaqur me të, thoshte:”Selami është garancia e Zotit në tokë.” Kurse Profeti a.s thoshte:”Musliman, është ai i cili është në paqe me myslimanët e tjerë, si me gojë ashtu dhe me vepra.” (Buhari, 10) Kuptimi i katërt: Dëlirësi, pastërti dhe zemërbardhësi. Kështu kuptojmë se përshëndetja me selam – paqe, i fshin mëritë e kaluara dhe debatet shterpë. Selami është një faqe e re, epokë plot shkëlqim, miqësi, dashuri dhe besë. Tregon një nga të parët tanë:”Nëse dikush me të cilin jam konfliktuar më takon dhe më përshëndet me selam, më zbutet zemra në çast.” Prandaj, mos harrojmë se përshëndetja me paqe (selam) nuk është thjesht një fjalë që del nga goja, një fjalë e zhveshur nga çdo përmbajtje dhe domethënie. Në fakt, ajo është një linjë e re marrëdhëniesh, është fabrikë harmonie dhe mirëkuptimi mes njerëzve. Selami (paqja), është një emër të cilin Zoti e zbriti në tokë për një qëllim të lartë, ai është simboli i harmonisë, emblema e miqësisë, dëshmitari i dashurisë dhe çelësi i prezantimit. Me anë të tij largohet vetmia, thyhet frika, manifestohet mirësia dhe merr jetë suksesi. Përshëndetja me selam është një lloj ushtrimi për më shumë modesti dhe respekt për të tjerët. Njerëzit janë të gjithë njëlloj përballë selamit, nuk i dallon dhe diferencon asgjë. Prandaj, përshëndetja me selam vlen si për ata që i njeh ashtu dhe për ata që nuk i njeh. Ky fakt, e mbush me energji njeriun dhe e orienton drejt objektivave madhore dhe të fisme. Motoja e Islamit është selami, i cili përmban në vetvete mëshirën dhe ajo është dy llojesh: E para, është cilësi e Zotit të lartësuar (Errahman dhe Errahim). E mëshira e Tij i paraprin zemërimit. Ai e ka obliguar veten e Tij me mëshirë. Prandaj trashëgimia islame është e mbushur dhe zien nga ky emër dhe kjo cilësi hyjnore, të cilën e hasim pothuaj në çdo lutje dhe dhikër. E dyta, mëshira e krijesave. Në një hadith të transmetuar nga imam Buhari dhe Muslim, thuhet se Profeti a.s ka thënë:”Zoti i lartësuar ka njëqind njësi mëshire. Vetëm njërën njësi e ka zbritur dhe instaluar në tokë, me të cilën mëshirohen njerëzit, egërsirat, shpendët dhe kafshët. Kurse 99 njësi të tjera i ka rezervuar për Ditën e Llogarisë.” (Buhari, 6000 – Muslim, 2752) Fjala mëshirë (rahmet) përfshin zemërbutësinë, mirësjelljen dhe tolerancën. Zoti i lartësuar krijoi Ademin a.s dhe i fryu shpirtin. Kur shpirti i mbërriti tek zgavrat e hundës, Ademi a.s teshtiu dhe Zoti i tha:”Të mëshiroftë Allahu o Adem!” Kështu, shohim që mëshira hyjnore ishte fjala e parë me të cilën Zoti i lartësuar iu drejtua robit, të dërguarit të Tij dhe babait tonë Ademit a.s. Ndoshta, teshtima e Ademit a.s me ti mbërritur shpirti tek zgavrat e hundës, ishte treguesi i jetës së tij dhe se ajo – jeta – i ka mbërritur tek hunda. Këtë ide e përforcojnë fakihët dhe shkencëtarët bashkëkohorë të cilët thonë se jeta fillon nga truri, e nëse vdes truri, njeriu radhitet tek të vdekurit dhe trajtohet sipas dispozitave të vdekurit. Por edhe përfundimi i njeriut, është drejt mëshirës dhe se problemet dhe vështirësitë me të cilat përballet në këtë jetë, janë aksidentale. Në lashtësi, arabët e konsideronin teshtimën si sëmundje dhe mendonin se ajo është rrufë e dhimbje. Por profeti Muhamed a.s i sqaroi se Zoti i lartësuar e do teshtimiën dhe e urren hapjen e gojës. Ai na ka obliguar që personit që teshtin ti themi:”Jerhamukallah!” (Të mëshiroftë Zoti) (Buhari, 6223) Sikur teshtima të ishte diçka aksidentale e cila së shpejti do të largohej duke lënë pas shëndetin dhe mirësinë. Për këtë ne lutemi që personi të kthehet sërish në normalitet. Kjo nënkupton dhe është sinjal që gjithçka që prek myslimanin në këtë jetë, në shëndetin e tij, pasurinë, familjen, fëmijën apo besimin, është diçka aksidentale në vetvete e cila do të shuhet edhe pse mund të lërë shenja. Fatkeqësitë dhe problemet që na vijnë, nga vetja apo armiku, duhet të shihen si aksidentale dhe rastësore, të pasohen nga vepra të mira, ftesë në rrugë të Zotit dhe reforma të njëpasnjëshme. Umer ibnu Abdul Aziz lutej:”O Zot! Nëse unë nuk e meritoj të përfshihem nga mëshira Jote, është mëshira Jote ajo që meriton të më përfshijë mua. Mëshira Jote përfshin gjithçka, e meqë unë jam pjesë e gjithçkaje, më përfshi me mëshirën Tënde o i Gjithëmëshirshëm.” “Berekatuhu” është emër shumës, kurse njëjësi është “bereke” (bereqet). Ky emër përfshin gjithë të mirat e Zotit të përhershme dhe të përsëritshme. Për këtë, përshëndetja islame, vjen në shumës “Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu (bereqetet e Tij), sepse bereqetet shfaqen tek fëmijët, pasuria, jeta, koha, punët dhe në çdo gjë tjetër. Bereqeti i pasurisë është me shtimin e saj, si dhe faktin që është fituar dhe shpenzohet në hallall, larg haramit. Bereqeti në fëmijë, manifestohet tek udhëzimi i tyre, edukimi i mirë, përkujdesi etj... Ka njerëz për të cilët pasuria është barrë e rëndë për ta, pasi janë kopracë dhe dorështrënguar duke mos e shpenzuar as për veten dhe as për fëmijët. Njerëz të tillë, bëjnë pazar për ta ulur çmimin, edhe me personin që do u hapë varrin, me shpresën se do i ulin ndonjë qindarkë më shumë. Po ashtu, barrë është dhe fëmija për prindin, nëse ka ndjekur rrugë të keqe. “..ata i drejtohen Allahut për ndihmë, (duke i thënë djalit): “Mjerë për ty! Beso, sepse premtimi i Allahut është i vërtetë!” (Ahkaf, 17) Bereqeti manifestohet edhe tek jeta, morali i mirë, modestia dhe thjeshtësia. Ajo manifestohet tek koha, nëpërmjet menaxhimit të drejtë të saj, duke e mbushur me përkujtim të Zotit, istigfar dhe vepra të mira. Bereqeti në jetë, është për ata që jetojnë jetë dinjitoze dhe të ndershme. Ka njerëz të cilët jetojnë vetëm dyzet apo pesëdhjetë vite, megjithatë ata kanë mbushur botën me dije dhe famë. Sakaq, ka të tjerë që i kalojnë të njëqindat, por emri i tyre u harrohet me tu kthyer nga varrimi, pasi nuk kanë lënë pas punë të mira, apo fëmijë të mbarë. Ata vdesin në brigjet e kësaj jete, pa u kujtuar kush për ta. Bereqeti është edhe në dua dhe lutje, që Zoti ti shtojë të mirat, pasurinë, familjen, fëmijët dhe jetën. Që këtu, kuptojmë se përshëndetja islame e plotë “Esselamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu” përfshin paqen, mëshirën dhe bereqetin. Ajo fillon me paqen, për tu lutur që të jesh i shpëtuar nga çdo e ligë, edhe pse njeriu mund të shpëtojë nga ligësia, por nuk sheh ndonjë të mirë. Për këtë, pasohet nga rahmeti ose mëshira e Zotit, e cila përmban lutje që ti jepen të mirat e Tij, ti shtohen dhe të jenë të përhershme. Nëse do të bënim një hulumtim mbi përshëndetjet e të gjithë kombeve mbi faqen e tokës, nuk do të gjejmë si përshëndetja islame, domethëniet e saj, bereqetin dhe mirësitë. Jo praktikantët, i dëgjojmë të përdorin përshëndetje të tilla si: Mirëmëngjes, mirëmbrëma, natën e mirë etj... përshëndetje të cilave u mungojnë kuptimet dhe gjithëpërfshirja e përshëndetjes islame. Besimtari mysliman, teksa shkëputet nga namazi dhe lutja e tij e përditshme, përshëndet me selam një herë në drejtim të supit të djathtë pastaj në drejtim të supit të majtë. Këto shprehje sinjalizojnë përfundimin e lutjes dhe namazit të tij. Kështu, në çdo gjendje, në namaz kur komunikon me Zotin, apo gjatë komunikimit me njerëzit, besimtari e fillon dhe përfundon me selam, paqe, mëshirë dhe bereqet. Sa madhështor është Islami dhe sa të fisme janë mësimet e tij! Besimtari i freskon marrëdhëniet mes tij dhe vëllait mysliman, fqinjë qofshin, ortakë apo të afërm, me puhiza dashurie, zemërbutësie dhe miqësie. Ai nuk lejon që debatet dhe konfliktet aksidentale, të zëvendësojnë lidhjen e vëllazërisë. Kurani fisnik na bën thirrje të kapemi fort pas litarit të Allahut dhe të mos përçahemi. “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al Imran, 103) Le ta të jetë motoja jonë në jetë, fillimisht e mbarimisht: Paqja, mëshira dhe bereqetet e Zotit qofshin me ju![justify]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Paqja qoftë me ju :: Komentet

No Comment.
 

Paqja qoftë me ju

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
»  Muhamedi, paqja e Allahut qoftë mbi të, pishtari ndriçues
» Kur humbet paqja shpirtërore
» Fryti i sinqeritetit:Paqja shpirterore
»  KY ISHTE PEJGAMBERI YNE, PAQJA DHE LEVDATAT E ALLAHUT QOFSHIN MBI TE!
» Qofte me kos

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: