Një messoburrë vendosi makinën e vet , modeli i fundit , buzë detit dhe nisi të provonte grepin që e kishte sjellë nga jashtë shtetit.Megjithëse ishte një burrë me fat , nuk po zinte dot qoftë edhe një peshk.
Pak më vonë, pranë tij u afrua një peshkatar i ri . I riu , i cili nga veshja kuptohej që ishte shumë i varfër , nxorri nga qesja kallamin ,peri i të cilit qe bërë nyje në disa vende dhe grepat me përmasa të ndryshme ishin ndryshkur.
Burri i pasur, me gëzim që tashmë e gjeti zbavitjen për ta larguar mërzinë , vështronte shokun peshkatar dhe buzëqeshi kur pa se për një moment ai u emociunua.Në majë të grepit që e tërhiqte me shpejtësi,me siguri që ishte kapur ndonjë gjë tjetër.Por paspak , u habit nga ajo që i panë sytë.Një peshk qepit.I riu e nxorri peshkun i cili peshonte gati gjysëm kilogrami i cili tundej në majë të gtepit e nxorri dule thënë "bismil -lah " , e vendosi në një qese të pastër dhe pas pesmbëdhjet minutash zuri një tjetër.
Burri i pasur nuk kishte parrë kurrë diçka të tillë.Gjëja e quajtur "rastësi " kjo duhet të ishte . Ndërsa rrinte e tunde më kot grepin e tij që flakërinte ,pa se i riu zuri edhe peshkun e tret.Menjëherë brofi në këmbë dhe iu drejtua të riut duke i thënë:
-Menjë grep kaq të keq, s 'e kuptoj si peshkon! A më thoni ku qëndron sekreti i kësaj?
I riu u mjaftua me peshqit që zuri.Teksa po mblidhte ngadalë grepin, tha duke buzëqeshur:
-Sekreti i kësaj qëndron tek voglushët e mi , të cilët iu lutën Allahut që unë të kapja peshq.Ka kaq ditë që nuk jan ngopur...[justify]