Partia për Liri dhe Drejtësi e Egjiptit (FJP) dhe anëtarët e ish-Këshillit Shura (Dhoma e lartë e parlamentit egjiptian) kanë emëruar bashkërisht një ekip ligjor i cili do të vë para gjykatës krimet e bëta ndaj protestuesve.
Tajib Ali, një ndër avokatët më me nam pranë Odës së Avokatëve, është porositur për të krijuar një ekip ligjor i cili do të këshilloj mbi statusin e grusht shteti në ligjin ndërkombëtar dhe kushtetues, paraburgimin e paligjshëm të anëtarëve të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe aktet kriminale të kryera që nga 3 korriku 2013.
Ekipi ligjor përbëhet nga disa nga mendjet më të shquara ligjore në botë. Ekipi përfshin ish-drejtorin e Prokurorit Publik Ken Macdonald, ish-Raportuesin Special të OKB-së Profesor John Dugard, dhe avokatin e njohur të të drejtave të njeriut Michael Mansfield.
Me efekt të menjëhershëm, ekipi ligjor do të hetojë akuzat për krime kundër njerëzimit të kryera nga anëtarët e juntës ushtarake.
Veprimet e juntës ushtarake do të paraqiten si krim kundër njerëzimit dhe si akte të kryera kundër popullatës civile. Aktet mund të ndiqen penalisht nën hetim, si në juridiksionet e brendshme ashtu edhe në ato ndërkombëtare.