islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
60 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 60 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet ditore Empty96%Lajmet ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet ditore Empty1%Lajmet ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet ditore Empty2%Lajmet ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 8:55

Fuere: BE shpreson në zgjidhje të shpejt të kontestit reth emrit

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Ervan_Fuere_614740723

Takimet Gruevski-Papandreu janë të rëndësishëm dhe pozitive për vendin. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, duke komentuar takimin e fundit të dy kryeministrave në Bruksel. Sipas tij, Bashkimi Evropian ende shpreson në një zgjidhje të shpejt të kontestit rreth emrit.
“Mendoj që takimet janë të rëndësishme. Kjo thekson faktin se ka një dialog i bazuar në mirëbesim dhe sa më shumë dialog aq më shumë mirëbesim do të ketë. Sigurisht se ne shpresojmë që kjo do të rezultojë me një zgjidhje të shpejt. Të paktën ata u takuan dhe ranë dakord që të takoheshin sërish dhe kjo është ajo ku duhet fokusuar, sepse përbën një zhvillim pozitiv”, deklaroi Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Shkup.
Ndërkaq sa i përket raportit të ardhshëm të KE-së për përparimin e Maqedonisë, Fuere ka theksuar se në të do të përfshihen përparimet dhe mangësitë për të cilat në të ardhmen qeveria duhet kushtuar më tepër vëmendje.
“Unë nuk mund të paragjykoj se çfarë do të jetë raporti. Mendoj se do të dalin në pah çështjet ku ka pasur arritje të mirëpritura, por po ashtu do të ketë edhe sfera ku ne do të piketojmë rezultatet e dobëta”, tha Ervan Fuere ambasador i BE-së në Shkup.
Administrata publike, reformat në gjyqësorë, sektori energjetik, implementimi i legjislaturës, dialogu politik, liria e mediave, si dhe implementimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, pritet të jenë vërejtjet kryesore për Maqedoninë në raportin e nëntorit. Gjyltene Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Ahmeti: Kontesti reth emrit nuk tangon vetëm palën maqedonase   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 8:57

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=ALI_AHMETI_232731147




"Në NATO dhe BE nuk mund të integrohet gjysma e Maqedonisë, apo vetëm shqiptarët. Ne nuk duam të jemi faktor që nxit qytetarët dhe që krijon hendeqe midis dy etniteteve më të mëdha, etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar", deklaroi kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë. Sipas tij çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, zgjidhja e kontestit të Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit, nuk janë çështje që i takojnë ose stagnojnë vetëm një etniteti, por procese ku të gjithë duhet t`i bartin përgjegjësitë.
“Çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, zgjidhja e kontestit të Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit, nuk janë çështje që i takojnë ose stagnojnë vetëm një etnitet - vetëm shqiptarët apo vetëm maqedonasit. Proceset integruese paraqesin procese ku të gjithë duhet t`i bartin përgjegjësitë. Në NATO dhe BE nuk mund të integrohet gjysma e Maqedonisë, apo vetëm shqiptarët. Ne nuk duam të jemi faktor që nxit qytetarët dhe që krijon hendeqe midis dy etniteteve më të mëdha, etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: ‘Zgjohu’, protesta më 28 nëntor pro NATO dhe BE   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 8:58

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Aertan_Grubi_268649441

Më 28 nëntor, ditën e flamurit shqiptar lëvizja qytetare “Zgjohu” fton gjithë qytetarët në një protestë para qeverisë për të demonstruar vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni për integrim në NATO dhe BE. Sipas “Zgjohu” kjo vjen si rezultat i paralajmërimeve për një raport të KE-së pa datë për fillimin e negociatave si dhe Samit të NATO-s pa ftesë për anëtarësim.
“Lëvizja ‘Zgjohu’ konsideron që mungon vullneti politik i qeverisë së Maqedonisë në veçanti të VMRO-DPMNE-së për integrim të shtetit në NATO dhe BE. Shqiptarët janë lodhur nga kjo shtyrje dhe shqiptarët kërkojnë që t’ju bashkëngjiten shqiptarëve dhe Tiranës në Bruksel, sot flamuri jonë valon në Bruksel kurse ne mbesim të izoluar në këtë shtet ku jemi për shkak të mungesës së vullnetit politik të VMRO-DPMNE-s, andaj lëvizja qytetare Zgjohu fton të gjithë qytetarët që më 28 nëntor në ditën kur ky flamur i cili sot valon në Bruksel dhe ne e festojmë të demonstrojmë vullnetin e madh të shqiptarëve që të ecim në Bruksel dhe t’i bashkë-ngjitemi Shqipërisë si dhe 26 shteteve tjera që sot janë anëtare të aleancës më të fuqishme botërore të NATO-së”, deklaroi Artan Grubi, lëvizja ‘Zgjohu’.
Prej sot lëvizja qytetare “ Zgjohu” me logo të re dhe strategji veprimi. Përveç aktiviteteve të rregullta si dita e plisit, përvjetori i vdekjes së Skënderbeut, ata do të monitorojnë edhe procesin e regjistrimit të popullatës në prill të vitit të ardhshëm në përpjekje për të parandaluar keqpërdorimet eventuale. Po ashtu “Zgjohu” do të realizojë projektin “Së bashku” të financuar nga UNDP i cili ka për qëllim adresimin e problemeve mes nxënësve shqiptar dhe maqedonas në shkollat e mesme. Ndërsa nga java e ardhshme lëvizja qytetare “Zgjohu” do të veprojë edhe në Prishtinë ndërsa pritet që së shpejti të zgjerohet edhe në Tiranë. Në Prishtinë “Zgjohu” do të organizojë debate me tema që shqetësojnë shqiptarët në Prishtinë, Tiranë e Shkup, ndërsa do të bëj edhe monitorimin e zgjedhjeve në Kosovë si dhe do të realizojë anketë për besueshmërinë e partive politike dhe politikanëve kosovar. Gjyltene Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Partitë e vogla politike përballen me probleme financiare   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 8:59

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Hysni_Shaqiri_676857367

Financat janë problemi kryesor me të cilin përballen subjektet politike jo-parlamentare. Veprimi dhe ndikimi i partive të vogla në Maqedoni është i zbehtë për shkak edhe të sistemit të tillë politik të Maqedonisë. Hysni Shaqiri, kryetar i BDK-së deklaron se termi ‘parti të vogla, parti të mëdha’ nuk duhet të ekzistojë, por mund të quhen vetëm parti fituese të zgjedhjeve, ose jo fituese.
“Ne jemi një parti që ballafaqohemi edhe me financa, pikërisht në këtë drejtim kemi edhe problemin kryesor. Tash ajo është problem që ne duhet të gjejmë formë dhe ta tejkalojmë për të qenë sa më aktiv dhe për të qenë sa më prezent dhe të pranishëm në popullatë. Ne si BDK jemi të pranishëm sepse ka nevojë popullata për një koncept të ri siç e kemi ne, ka nevojë popullata për një angazhim të mirëfilltë dhe serioz, a në këtë drejtim BDK-ja nuk mungon, nuk mungon ajo që quhet koncept i ri i rregullimit të brendshme të shtetit dhe ndryshimeve që kanë të bëjnë me statusin juridiko-kushtetuese të shqiptarëve”, deklaroi Hisni Shaqiri, kryetar i BDK-së.
Ndërkohë analistit Rizvan Sulejmani thekson se është pikërisht Ligji për zgjedhje ai i cili nuk iu mundëson partive të vogla që të përfaqësohen në institucionin ligjvënës. Një pjesë të fajit, duhet ta ndajë edhe media që nuk iu jep hapësirë të mjaftueshme subjekteve politike jo-parlamentare.
“Partitë e vogla dhe idetë që shfaqen qoftë nëpërmjet partive të vogla, qoftë nëpërmjet organizatave joqeveritare, intelektual të pavarur është shumë rëndë të depërtojnë nëse nuk ka paraprakisht ndonjë konsensus më serioz në opinion se megjithatë duhet ndonjëherë të vlerësohen edhe idetë, jo vetëm sasia e informatës dhe nga kush vjen informata. Por është shumë me rëndësi se çfarë është ideja dhe jo nga kush. Këtu tek ne zakonisht vlen një e thanun ‘Ideja mund të jetë shumë e mirë, por nëse vjen prej njeriut të vogël ajo nuk ka vlerë”, tha Rizvan Sulejmani, analist politik.
Në Maqedoni elektorati njeh vetëm subjektet politike më të mëdha. Ky fenomen është prezent si në bllokun politik maqedonas ashtu edhe atë shqiptar. Gjithnjë në zgjedhje lufta zhvillohet mes partive të mëdha, ndërsa të voglat mund ta gjejnë veten, vetëm përmes koalicioneve me subjektet e mëdha. Bedri Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Marrin fund radhët e gjata për pasaporta biometrike   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 9:12

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=pasosha_284522776

Marrin fund pritjet e gjata që shpeshherë i kalonin edhe 2 vjet për të nxjerr një pasaportë të re biometrike me procedurë të rregullt. Radhët e gjata dhe polemikat e qytetarëve para sporteleve, i përkasin të kaluarës, deklarojnë nga Ministria e Brendshme. Nëse telefononi tani në numrin pa pagesë 0800 192 92 dhe kërkoni që t’ju caktojnë një orar për pasaportë, atëherë do t’ju përgjigjen se mundësia e radhës, është në muajin mars të 2011-ës.
Mirdita, më falni, cili është termini më i lirë për të caktuar për pasaportë me procedurë të rregullt?
A keni caktuar deri tani?
Jo, por dëshirojmë ta caktojmë.
1 mars.
1 mars 2011 apo 2012?
1 mars 2011.
Faleminderit, gjithë të mirat.
Të njëjtën gjë, e konfirmon për ALSAT M edhe zëdhënësi i MPB-së Ivo Kotevski. Ai sqaron se afatet që ishin caktuar për në fund të vitit 2011 e madje edhe vitin 2012, do të ndryshohen dhe do të ri-caktohen për në muajt e parë të vitit 2011.
“Është krijuar hapësirë në këtë periudhë që të bëhet ndryshimi i afateve të dhëna për aplikim për dokumente udhëtimi, dhe sigurisht shumë shpejt nga “Call Center” do të fillojë procesi i lajmërimit të qytetarëve që kanë marrë termin për aplikim për dokument udhëtimi. Operatorët do t’u telefonojnë qytetarët dhe do t’u ofrojnë afate shumë më të afërta për aplikim për pasaportë. Pikërisht ato afate që janë caktuar për vitin 2012 të ndryshohen dhe të ri-caktohen për në fund të muajit shkurt ose eventualisht mars të vitit 2011” Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së
Kotevski tha gjithashtu se e vlefshme ende do të jetë procedura e përshpejtuar për qytetarët që duan ta marrin pasaportën brenda disa ditëve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 1 milionë pasaporta biometrikë iu janë dorëzuar qytetarëve në 4 vitet e fundit, ndërkohë që fluksi më i madh i kërkesave për pasaporta, u shënua menjëherë pas liberalizimit të vizave për Maqedoninë. Melihate Rustemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Krahas grave, edhe burrat të kenë privilegjin e pushimit të lindjes   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 9:13

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=qytetare_903483380

Ideja që krahas grave, edhe burrat të mund të marrin pushim të lindjes, shumë shpejt pritet që të shndërrohet në ligj. Baballarët në të ardhmen janë në disponim që për dy muaj të marrin rolin i cili deri më tani me ligj ishte i rezervuar vetëm për nënat. Buxheti i Fondit për pushime sivjet ka kapur shifrën prej 2 miliardë denarë, gjegjësisht 400 milion më shumë se vitin e kaluar. Nga atje thonë se Qeveria duhet edhe më shumë të zgjidh qesen, nëse dëshiron që edhe burrave t’ua sigurojnë këtë të drejtë, e cila është normale në disa vende evropiane.
“Tani në modë është që gratë të punojnë kurse burrat janë në shtëpi kështu që mundet edhe pushim të lindjes. Kur më rijnë në shtëpi munden edhe të ruajnë fëmijë, kjo është normale”.
“Pse jo, kjo është zgjidhje nga e cila mund të fitojnë të papunësuarit dhe normalisht me këtë ti përzënë gratë të cilat janë të punësuara apo kanë probleme me punëdhënësit për shembull”.
“Pse jo, në shtetet e jashtme është kështu”.
“Kjo më pëlqen, e vetmja gjë që më pëlqen nga Qeveria. Ky propozim është super”
Këto reagime sikur e frikësuan shtetin. Ministria për punë dhe politikë sociale, nga ku edhe erdhi ideja, shpejtoi të informojë se për disa lloje të sëmundjeve këtë vit nuk ka të holla, kurse nuk dihet a do të ketë edhe në të ardhmen. Qëndrim të ngjashëm ka edhe institucioni i cili duhet ti paguajë të hollat.
“Nga viti 2006 deri më sot numri i përgjithshëm i pushimeve është rritur për dy herë e gjysmë, thonë nga Fondi i shëndetësisë. Kjo sipas tyre e bën këtë ide e cila është e pranueshme për qytetarët të jetë e pamundshme për buxhetin e Fondit”.
Dhe përderisa në Maqedoni debatohet për mundësinë që burrat për herë të parë të marrin të drejtën për pushim të paguar prej 8 javësh për të ruajtur fëmijët, deputetët e Parlamentarit Evropian nuk janë të kënaqur me 14 javët e garantuara nga ana e tyre. Para disa ditëve, ata propozuan që burrat nga BE-ja të kenë të drejtë për së paku 20 javë pushim të lindjes. Jane Dimevski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Bombë në Stamboll, 22 të plagosur   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 9:16

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=mbulim_Stamboll_728256655

Nga një atentat vetëvrasës në Stamboll, sipas agjencive të lajmeve, janë plagosur së paku 22 vetë. Objektivi i atentatit në qendër të qytetit ka qenë një automjet i policisë, njofton stacioni turk NTV. Atentatori vetëvrasës është përpjekur të hyjë në autobusin e policisë, që kishte parkuar në sheshin Taksim. Në Turqi separatistë kurdë kanë kryer kohët e fundit një serë aktesh dhune. Por edhe ekstremistët e majtë dhe islamistët kanë vendosur bomba këtu në të kaluarën. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Kaos në shëndetësi, shumë premtime dhe pak realizime   Lajmet ditore EmptyMon 1 Nov 2010 - 9:17

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Ambulanca___Kopanice_435680233

Kaos në shëndetësi. Ndërsa, paralajmërohen reforma të mëdha, objekte të shtrenjta, kujdes shëndetësor për të gjithë... nga e gjithë kjo, tani për tani, ka pak realizime. Shembulli më i mirë se si funksionon sistemi shëndetësor është ambulanca në fshatin Kopanicë. Objekt të ri ka, por pajisje dhe mjek nuk ka. Nga Ministria mbetet vetëm premtimi për zgjidhjen e problemit. Banorët e fshatit akuzojnë se politika është përfshirë në problematikë, prandaj dhe nuk ka mjek. Për këtë temë, por edhe për atë se a do të shtrenjtohen ilaçet dhe a është Fondi shëndetësor para falimentimit, më gjerësisht në emisionin e sotëm “Magazina ekonomike”, i cili emitohet menjëherë pas këtij edicioni të lajmeve.
“Atë ditë kur e mbajtëm protestën para dy jave, ministri tha se pas dy jave do të vijnë edhe pajisjet dhe mjeku dhe ambulanca do të funksionojë. Mirëpo nuk ka asgjë nga ajo. Njëherësh i apelojmë ministrit i cili është edhe bashkëfshatar i joni se duhet të kujdeset dhe ta shohë gjendjen në fshatin tonë “, tha Gamend Aliu, banorë i fshatit Kopanicë
“Thonë se numri i kartonëve duhet të jetë më i madh se sa duhet të jetë përafërsisht? Këtu ka 350 shtëpi dhe unë mendoj se mjafton, por tash varet se kush si është i lidhur me Qeverinë edhe e merr punën. Në qoftë se është i lidhur me partitë atëherë mund të fitoje diçka”, u shpreh një banorë i fshatit Kopanicë. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: