islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty96%Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty0%Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty0%Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty0%Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty1%Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty2%Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne ..

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rezarta
Antar-aktiv
Antar-aktiv
rezarta


Numri i postimeve : 239
Data e regjistrimit : 24/02/2013

Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. Empty
21102013
MesazhFabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne ..

Cito :
Ata kanë ngritur strehimore ku i mbajnë vajzat e mitura dhe i detyrojnë ata në marrëdhënie të dhunshme seksuale, me persona edhe shumë më të vjetër se vetë ata, vetëm e vetëm të kenë në dorë një foshnje që do ti tërheq vëmendjen e kalimtarëve. Policia e Tetovës nuk ka dijeni për këtë kriminelitet, ndërsa informojnë se vitin e kaluar, kanë dënuar vetëm tre prind.
Arben ZEQIRI
Një vajzë e re në moshë, por e rënduar nga kushtet e jetës, mban në duar një foshnjë që dukej vetëm disa muajshe, ulur në një nga trotuaret në qendër të Tetovës. I inspiruar nga dyshimet që qarkullojnë në opinion, se foshnjave u jepet alkool dhe sedativë të ndryshëm për ti mbajtur në gjumë, i afrohem vajzës e cila në çdo çast përsëritë retorikën e të kërkuarit lëmoshë. E pyes nëse është foshnja e saj dhe ajo vetëm më pohon dhe më pas – ulë kokën në tokë dhe vazhdon me lutjet e njëjta “Zoti ju ndihmoftë”. Për herë të dytë e pyes se prej nga është dhe përse fëmija i saj po fle në mes të asaj zhurme. Në moment ajo ngritet pa dhënë përgjigje dhe largohet disa hapa më tej duke më shikuar me bisht të syrit. Pak më larg se ajo, në një park të gjelbër ndodhet një burrë, një grua dhe dy fëmijë të tjerë, të cilëve tenton t’ju bashkëngjitet edhe vajza me foshnjën në dorë. Në çast, ajo i afrohet personit të moshuar dhe i drejton gishtin kah unë dhe më pas ai niset, por me një qetësi të zakontë. Pas një përshëndetje, ai më pyeti nëse jam polic ose inspektor, ndërsa unë i mohova duke i thënë fillimisht se jam qytetarë i zakonshëm dhe jam shqetësuar për foshnjën. Ai më tha se foshnja, është motra e vajzës së re që e mban në duar, dhe jo bija e saj, ndërsa të katër fëmijët janë të atij dhe bashkëshortes e cila me trishtim na ndiqte vetëm disa hapa më larg. E luta për një bisedë të shkurtër dhe ju prezantova që jam gazetar që dua të di të vërtetën rreth shumë thashethemeve në opinion për gjendjen e tyre, pas çka zotëriu më hodhi dorën në shpatull dhe më ftoi t’ju bashkëngjitëm në strehimoren e tyre, që në fakt, ishte vetëm një dru që ju bënte hije. Zotëriu i takonte komunitetit rom dhe fliste gjuhën shqipe, por me pengesa në aksent, ndërsa rrjedhshëm fliste gjuhën maqedonase.
Fillimisht e pyeta se përse ka grumbulluar fëmijët dhe nuk janë duke “kryer” punën të cilën i kemi parë duke e bërë vazhdimisht. “Është koha e ushqimit, bujrum na shoqëroni nëse doni”, më tha nikoqiri në parkun e qytetit. I thash që nuk dua ti vonoj, vetëm ti parashtroja dy tre pyetje, përderisa fëmijët dhe zonja mund të vazhdojnë me ushqimin e tyre. Pyetjen e parë e dinte vetë dhe me të qeshur mu përgjigj përnjëherë! “Jo, ne nuk jemi nga ata që vijnë prej Shkupi me atë kombin e kaltër. Unë jam vetëm me familjen time dhe shfrytëzoj transportin publik ose taksitë private që udhëtojnë në linjën Tetovë-Shkup”, tha personi i cili edhe përkundër insistimit tim, nuk tregoi emrin e tij. Meqë u lirua në bisedë, i shpjegoja që nuk dua ta dëmtoj atë dhe familjen e tij, vetëm se jam i interesuar për më shumë informata rreth keqpërdorimit që u bëhet fëmijëve nga grupe të organizuara, të cilat i përmendi edhe vetë ai. “Ka vetëm një kombi, një person që i transporton, është ky thjesht taksist apo ka ndonjë lidhje me ata persona që i sjell në Tetovë”, e pyeta unë. “Jo, janë disa persona, por shumica vijnë me vetura me nga 4-5 fëmijë apo më së shumti 16-17 vjeçarë. Unë e di që janë dy nga Shkupi dhe një nga Kumanova që kanë grupet e tyre me fëmijë dhe persona të tjerë që i sjellin nga Shkupi dhe qytetet e tjera në Tetovë dhe pastaj vazhdojnë në vende të tjera”, sqaroi ai, duke shtuar se bëhet fjalë për persona të fuqishëm ekonomikisht dhe fizikisht, të cilën kujdesen edhe për sigurinë e lypsave në terren.
Mes lypsave “të pavarur” dhe atyre që janë pjesë e klaneve ekziston dhe “beteja e zonave”, që siç shpjegoi bashkëbiseduesi im, këtyre u kishin ndaluar të frekuentojnë kafenetë kur zbarkojnë anëtarët e grupeve në fjalë, ndërsa u lejohet të lypin lëmoshë vetëm nëpër rrugët e qytetit. Në pyetjen time, përse ai nuk i ka ofruar edhe fëmijët e tij që të punojnë në ato grupe, bashkëbiseduesi im më dha përgjigjen dhe informatën e padëgjuar deri më tani. Ai tha se grupet e caktuara që eksploatojnë fëmijët, kryesisht të komunitetit rom, i detyrojnë ato me dhunë që të kenë marrëdhënie seksuale me bashkëmoshatarë, ose meshkuj më të vjetër të angazhuar në të njëjtin grup. Nga kjo torturë nuk kursehen as vajzat më të reja, ndërsa kushti i vetëm është që ata të mund të lindin. “Nuk i jap dy vajzat tek ata. Mjafton edhe 100 denarë në ditë të nxjerri nuk i lejoj të shkojnë atje. Një kushëriri im i ka dërguar fëmijët dhe ai tani rrallë herë i takon. Vajza e tij 15 vjeçare është detyruar të ketë marrëdhënie seksuale me një më të vjetër në atë grup dhe të lind fëmijë me qëllim që kur të dalë në terren, kalimtarëve t’ju vijë keq dhe ti japin para. Më pas ne u interesuam, por nuk mundëm ta kthejmë vajzën, ndërsa mësuam se të gjitha vajzat atje bëjnë të njëjtën, mbeten shtatzënë, por nuk martohen kurrë”, tha babai i katër fëmijëve, të cilët gjatë gjithë bisedës nuk i largonte nga sytë. Ai më tha se kjo dukuri është paraqitur tani e 3 vite, ndërsa shpeshtohet gjithnjë e më shumë. Foshnjat që lindin nga këto marrëdhënie jashtë martesore, pas moshës 3 vjeçare largohen nga nënat e tyre dhe dalin vetë rrugëve, ndërsa atyre u kthehen vetëm në mbrëmje për tu kujdesur për nevojat e tyre. Paratë që viktimat e këtyre grupeve i mbledhin gjatë gjithë ditës, në mbrëmje ja japin padronit i cili për kompensim u jep vetëm ushqimin, i cili siç thotë bashkëbiseduesi im, nuk plotëson as minimumin e nevojave.
“Unë i kam parë ata fëmijë, ata hanë vetëm nga një kifle në mëngjes, ndonjë sandviç të lirë pas ditë dhe këtu përfundon gjithçka. Unë kurrë nuk do të kisha lejuar që fëmijët e mi të përdoren në këtë mënyrë, ta di se edhe do të vdesim nga uria, nuk i jap vajzat atje, as këto dy të mëdhatë, e as në të ardhmen këtë të voglën”, thotë njeriu në moshë. Djali i tij i shoqëronte tre motrat sa herë që ato ndaheshin dhe njëra shkonte gjithmonë me babain, ndërsa vajza e madhe dhe e vogla qëndronin me vëllaun. Nëna merrte drejtimin e tretë dhe kështu shpërndaheshin për tu mbledhur në mbrëmje në dalje të qytetit për të pritur transportin për rikthim në Shkup. Shumica e fëmijëve dhe të rriturve që hasen rrugëve të qytetit duke kërkuar lëmoshë nuk posedojnë as dokumente personale, ndërsa nuk janë të regjistruar as edhe në evidencën e institucioneve shtetërore, andaj kjo e bën edhe më të lehtë punën e banditëve që keqpërdorin fëmijët lypsa. Këtë e konfirmon edhe policia e qytetit, e cila vite më parë, në bashkëpunim me qendrën rajonale për punë dhe politikë sociale, ndërmori aksion për largimin e lypsave nga rrugët e qytetit dhe ndjekjen e personave që i lëshojnë fëmijët në këtë lloj “profesioni”. Për shkak të mungesës së dokumenteve, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se e kanë të vështirë që edhe tu shqiptojnë dhe ekzekutojnë dënimet për kundërvajtje, të cilat i parasheh ligji.
“Problemi i lypjes së lëmoshës është më tepër problem social sesa i sigurisë dhe për këtë shkak, kujdes më i madh i kushtojnë shërbimet adekuate sociale. Shumica e personave që lypin janë pa dokumente dhe në gjendje tejet të rëndë financiare, andaj edhe çdo kërkesë për pagesën e gjobës bëhet e deplasuar, pasi praktikisht nuk kemi prej kujt të paguajmë dënimin e paraparë për këtë vepër”, deklaroi zëdhënësi i SPB-së në Tetovë, Marjan Josifovski. Policia e Tetovës nuk ka ende njohuri zyrtare për informatat e plasuara për grupe të organizuara që kontrabantojnë dhe eksploatojnë fëmijët të cilët i detyrojnë të kërkojnë lëmoshë dhe aq më pak për informatën se ata janë të dhunuar seksualisht. Gjatë vitit të kaluar, SPB e Tetovës ka ngritur tre padi për këtë vepër penale, por siç mësojmë nga burime të sigurta, bëhet fjalë për prindër të cilët janë dënuar për fëmijët e tyre, por jo edhe për kriminel që keqpërdorin dhe detyrojnë me dhunë fëmijë të tjerë në këtë lloj kriminaliteti. “Vitin e kaluar, në 2012, në rajonin e SPB Tetovë janë regjistruar tre vepra penale, lëshim të fëmijëve të mitur, të cilët janë të lidhur ngushtë me lypjen e lëmoshës. Dy raste kanë qenë në rajonin e Tetovës dhe një në Gostivar”, thotë zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski. Edhe babai i katër fëmijëve që i hasëm në rrugët e Tetovës tha se vite më parë, ka qenë një ndër personat e dënuar për këtë vepër penale, pasi punëtorët socialë dhe policia e kanë hasur atë në një vend të ngjashëm bashkë me fëmijët e tij, të cilët forcat e rendit i kishin ndjekur rrugëve të qytetit.
Kjo dhe më tepër konfirmon informatat nga burime tona brenda policisë se edhe tre të akuzuarit e fundit janë prindër dhe jo kriminelët e vërtetë. Mirëpo, përkundër vitit të kaluar, brenda këtij viti, policia dhe punonjësit social në Tetovë nuk kanë kapur asnjë nga fëmijët që lypin rrugët e qytetit, aq më pak kriminel dhe madje as prindërit të cilët lypin bashkë me fëmijët e tyre edhe përkundër deklaratave se “angazhohen në parandalimin e kësaj dukurie”.
“Këtë vit nuk kemi ndonjë padi penale për këso vepra, e as padi për kundërvajtje për kërkim lëmoshe nëpër rrugë. Ndryshe, këtë vit, në kontinuitet janë realizuar aktivitete bashkë me Qendrën për punë sociale, për gjetjen dhe trajtimin adekuat të personave që lypin rrugëve të qytetit të Tetovës dhe Gostivarit. Bartës i aktiviteteve është Qendra për punë dhe politikë sociale, ndërsa nëpunësit e SPB-Tetovë janë mbështetje dhe logjistikë në këto aktivitete”, thotë Josifovski. Për mënyrat e reja të keqpërdorimit të fëmijëve nuk janë në dijeni as Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi”, e cila keqpërdorim e quan vetëm lypjen e lëmoshës në çfarëdo forme. Këtë problem e shohin më tepër nga prizmi social dhe si pasojë e moskujdesit adekuat të institucioneve kompetente për familjet e rrezikuara nga kjo dukuri. “Në ambasadën e parë të fëmijëve Megjashi dhe SOS linjën për fëmijë dhe të ri nuk kemi marrë denoncim në lidhje me fëmijët që lypin dhe që keqpërdoren nga ana e grupeve kriminale. Por, lypja e lëmoshës në vetvete paraqet formën më të keqe të keqpërdorimit të punës së fëmijëve, që i rrezikon të drejtat elementare të fëmijëve mes të cilave edhe të drejtën elementare të njeriut për jetë. Keqpërdorimi i mundit të fëmijëve në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me varfërinë dhe kyçjen e fëmijëve në procesin e rregullt arsimorë. Disa familje të varfra nuk mund të lejojnë shpenzime direkte ose indirekte për arsimimin e fëmijëve”, shprehet Dragi Zmijanac, themelues i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë, Megjashi.
Kjo ambasadë ka kërkuar në vazhdimësi angazhim më të madh të institucioneve vendore për përmirësimin e jetës dhe standardit jetësor të familjeve të rrezikuara sociale dhe kyçjen e fëmijëve të tyre në sistemin edukativ dhe arsimorë në vend, si formë e vetme për luftë kundër dukurisë së lypjes së lëmoshës nga ana e fëmijëve të mitur. “Derisa për këto familje nuk sigurohet të paktën punësim për një anëtarë, kulm mbi kokë dhe përfshirje të fëmijëve në arsimimin e obligueshëm fillorë, fëmijët në rrugë do të mbeten edhe më tej viktima të varfërisë dhe analfabetizmit”, thotë Zmijanac. Ndryshe, gjatë sezonit të verës, kur në Tetovë dhe qytetet e Maqedonisë Perëndimore shtohet fluksi i mërgimtarëve të kthyer në vendlindje, rrugëve të qytetit rritet dukshëm edhe numri i fëmijëve që kërkojnë lëmoshë. Qytetarë të shumtë janë dëshmitarë të furgonave që në vende të caktuara sjellin dhe zbarkojnë fëmijë, të cilët më pas i lëshojnë rrugëve të qytetit dhe po në të njëjtin vend, i marrin ato në orët e vonshme të darkës. Personat që drejtojnë këtë lloj kriminaliteti, sipas bisedave të çarshisë, janë shumë të rrezikshëm dhe nuk kanë frikë as nga forcat e rendit. Këta të fundit madje shpesh herë kanë mbyllur sytë para fëmijëve që kërkojnë lëmoshë para këmbëve të tyre, ndërsa në shumë raste janë arsyetuar se nuk mund të veprojnë pa prezencë të personave socialë./koha/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Share this post on: reddit

Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne .. :: Komentet

Subhanallah subhanallah e elxova gjith tekstin dhe u habita mjer keta femije mjer keta persona vall ku jetojm ne shkretire apo ne nje vend i cili synon te futet ne evrop dhe qe jeton me dashje apo padashje ne evrop. Deri sa lexoja tekstin pyesja veten a thua valle me cka meren policet e tetoves cka bejn ata apo vetem kalojn orarin e tyre per te mare rrogat ne fund te muajt. Mjerim mjerim.
Allhu e shperbelft vllaun per kete tekst dhe juve moter per sjelljen en forum.
Allahu i ndihmoft keta te mjere nga kurthat e mashtruesve poshtrues.
 

Fabrika për "prodhimin"e lypsave..[E DHIMBSHME]..mos e lini pa e lexuar ..po ndodh tek ne ..

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» [Lajmet Ditore] Turqi, hapet fabrika per prodhimin e avioneve te rinj
» •...Rrëfime Tronditëse...•
» [Tregim islam] Tek Zoti i lini amanet
» Një tjetër fabrikë për prodhimin e ujit zemzem në Mekë
» ajeti qe duhet lexuar cdo dite

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: