islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
75 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 75 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty96%[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty0%[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty0%[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty0%[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty1%[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty2%[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! Empty
MesazhTitulli: [Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale!   [Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale! EmptyFri 4 Jul 2014 - 1:46

[Only admins are allowed to see this image]E falënderojmë Allahun xh.sh. i Cili ka krijuar çdo gjë nga asgjë dhe në mesin e këtyre krijesave është edhe koha, që e ka bërë rrotulluese, lëvizëse, e që në një ajet të Kuranit thotë:" Dhe këto janë ditët të cilat i rrotullojmë mes njerëzve dhe që Allahu të i dijë ata të cilët kanë besuar dhe që të përzgjedhë prej jush dëshmorë (dëshmues), Allahu nuk i do zullumqarët “(3:135).

Prandaj, prej urtësive të Allahu është edhe ajo se myslimanët janë të obliguar që të llogarisin kohët e tyre me kalendarin hënor, siç ka thënë i Dërguari s.a.v.s:" Agjëroni me vrojtimin e saj (hënës) dhe mbarojeni agjërimin me vrojtimin e saj (hënës) ", dihet se kalendari hënor ka së paku dhjetë ditë më pak se kalendari diellor që përdoret në mesin tonë dhe mu këtu shfaqet urtësia e Allahut xh.sh., që e bën të mundur që të mos mbetet as një ditë e vitit, vetëm se në të te ketë agjërim, prandaj edhe ne jemi dëshmitarë të asaj që muaji i shenjtë i Ramazanit, në prag të te cilin jemi tani, çdo vit lëviz nga dhjetë apo njëmbëdhjetë ditë. Pra këto janë ato ditët, të cilat Allahu xh.sh. po thotë që i ka bërë të rrotullohen në mes njerëzve.

Këtë ligj të rrotullimit të ditëve në mesin e njerëzve duhet kuptuar në të gjitha sferat e jetës andaj edhe ata që janë lartë le ta dinë se do të vije dita kur do të bien poshtë e edhe këta që janë poshtë le të shpresojnë në ditën kur do të ngritën lartë. Pra nëse ne si mysliman e kuptojmë realisht këtë ligj të Allahut xh.sh në natyrë atëherë nuk duhet që të brengosemi në sprova sepse siç thuhet: Pas shiut lind dielli dhe pas natës vije dita.

Allahu xh.sh. nuk ka krijuar asgjë në mënyrë spontane dhe pa qëllim, prandaj çdo gjë që e krijuar nga Allahu xh.sh. e ka misionin e vetë krijues që me përfundimin e këtij misioni do të përfundojë edhe vetë qenia sepse ekzistenca e qenies pa mision (qëllim) është e kotë, prandaj edhe ky rrotullim i kohës e ka qëllimin e vetë e që është ndarja e besimit nga mosbesimi, dallimi i besimtarit nga jobesimtari, dallimin e të sinqertëve nga labilët, të burrave nga burrecët dhe të atyre që janë besimtarë të vërtete të Allahut xh.sh nga ata që janë besimtarë sezonal të Allahut xh.sh, me një fjalë sprove për të parë se kush janë besimtarët e vërtetë. Fatkeqësisht ne vetëm se kemi filluar rënien në këtë sprovim me ardhjen e këtij Muaji të shenjtë në vapën kërcëlluese të verës.

Allahu xh.sh thotë:’’ Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t'i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do ta pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje e të orienton ty në rrugën e drejtë. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë ‘’( 48: 1-3), këto citate të Kuranit kanë zbritur pasi që i Dërguari s.a.v.s nuk mundi të hynte në Meke. Këto ishin përgëzim dhe myzhde për një fitore të sigurt por që më shumë ngjasonte me një fitore shpirtërore dhe morale sesa me një fitore materiale dhe fizike. Andaj edhe ky muaj i Ramazanit është një shans për një fitore të sigurt shpirtërore dhe morale, është një shans për të pastruar shpirtin dhe trupin, për të ngritur moralin dhe për të përmirësuar marrëdhëniet tona ndër-njerëzore, është një shans për të shlyer të kaluarën,për ta përmirësuar të tashmen dhe për ta ngritur e ndriçuar të ardhmen, është një shans për të arritur tek parajsat e Allahut xh.sh dhe për të arritur kënaqësinë e Allahut xh.sh si piedestal i të gjitha arritjeve.

Ramazani është një shkollë në vete, një shkollë që përfshin të gjithë pa dallim moshe dhe gjinie, një shkollë që për pranim ka vetëm dy kushte bazike e që janë: Besimi në Allahun xh.sh dhe sinqeriteti në vepra, kjo shkollë është intensive andaj kërkon mund e që vetvetiu duhet stolisur edhe me durim në mënyrë që të mund të përballojmë sfidat që hasim gjatë këtij muaji duke filluar nga ato truporet, shpirtëroret, shoqëroret e deri tek sfidat dhe cytjet që na vinë nga djajtë prej njerëzve dhe xhinëve.

Andaj le të kyçemi në këtë shkollë të Islamit me synimin më të lartë dhe me pretendim që të arrijmë piedestalet e këtyre sukseseve dhe për të arritur rezultatet jetike. E që për sukseset e arritura në këtë shkollë nuk dihet shpërblimi pasi që ai është i fshehur tek Allahu xh.sh. Në lidhje me këtë në një hadithë kudësij i Dërguari s.a.v.s thotë: Thotë Allahu xh.sh: Të gjitha veprat janë për bijtë e Ademit përveç agjërimit. Ai është për Mua dhe Unë shpërblejë për të ‘’, e që pa dyshim se ky shpërblim do të jetë tepër i madh pasi që është Allahu xh.sh që shpërblen.

Ndërsa sa i përket asaj se përse është veçuar agjërimi si i vetmi adhurim që i takon Allahut xh.sh ndërsa të gjitha veprat janë për bijtë e Ademit a,s, Allahu e di më së miri por mendojmë se kjo është për tri arsye si më kryesoret:

a) Arsyeja e parë është se të gjitha veprat mund të ketë në to qasje edhe mosbesimi përveç agjërimit. E kjo ndodhë pasi që adhurimet e tjera që i kemi ne mund të bëhet shoqërimi edhe i dikujt tjetër përveç Allahut xh.sh ndërsa kjo në agjërim nuk mund të ndodh pasi që agjërimi është synim i fshehtë dhe nuk e dinë askush përveç Allahut xh.sh.

b) Të gjitha veprat e kryera në këtë botë në mesin e njerëzve do të kenë llogaridhënie në Ditën e Gjykimit dhe kjo do të jetë në mesin e njerëzve andaj nëse dikush i ka borxh dikujt apo i ka bërë padrejtësi këtë të drejtë do ta paguaj në Ditën e Gjykimit kur bëhet gjykimi ndërmjet njerëzve e ndërsa agjërimi është vetëm për Allahun xh.sh dhe në të nuk mund të kenë qasje njerëzit pasi që është diçka që kryhet tërësisht në fshehtësi.

c) Të gjitha adhurimet që bëhen e kanë anën fizike dhe shpirtërore andaj edhe duhet bërë veprime të caktuara që përkasin me atë adhurim e që mund të shihen nga ana e njerëzve dhe kjo mund të qoj njeriun që të bie në syefaqësi përveç agjërimit sepse agjërimi është nijet që bëhet në mes teje dhe Allahut xh.sh dhe nuk ka veprime demonstruese për të andaj edhe mund të kryhet tërësisht në fshehtësi dhe pa e ditur askush prej njerëzve.

Nga Ebu Hurejre r.a transmetohet se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë:’’ Çdo gjë e ka zekatin e tij, ndërsa zekati i trupit është agjërimi ‘’, andaj le të përgatitemi që të japim zekatin e trupit tonë. E mos të lejojmë assesi që ky zekat të jetë për disa pjesë të trupit e për disa jo prandaj edhe kërkohet që të agjërohet me tërë trupin e jo vetëm me stomakun tonë.

E nëse disa qindra vetë përgatiten për të falur namazin, nëse disa mija vetë përgatiten për të dhënë zekatin, e nëse disa milion vetë përgatiten për të kryer haxhin, janë mbarë myslimanët ata që përgatiten për të agjëruar ramazanin ngase e dinë se shpërblime të pakufishme janë në pritje të tyre, e dinë se një derë është përcaktuar të jetë enkas për agjëruesit, e dinë se aroma e gojës së tyre tek Allahu është më e dashur se vetë misku, e dinë se ky është muaji i Kuranit, muaji i mëshirës, i paqes dhe i begative të shumta, e dinë se ky është muaji i Allahut ngase Ai e ka marrë përgjegjësinë e shpërblimit andaj edhe përgatitja jonë duhet të jetë maksimale, duhet që të jetë falënderim për mundësinë e dhënë, duhet që të agjërojmë me kënaqësi ngase në ditët e tij ka nga dy gëzime.

Muaj i Ramazanit nuk do të thotë vetëm ndalim nga të ushqyerit dhe nga marrëdhëniet intime, sepse kjo është një pjesë e agjërimit, por nuk është krejt ajo që agjërimi ngërthen në vete, kjo kuptohet nga shumë thënie të Pejgamberit s.a.v.s në të cilat tërhiqet vërejtja se nga shumë prej agjëruesve nuk mbetet asgjë më shumë se uria dhe etja, e si ndodhë kjo...

Kjo ndodhë sepse agjëruesi gjatë këtij muaji e realizon vetëm një nga anët e agjërimit e për të cilën Allahu xh,sh më së paku ka nevojë që ti të stoposh vetën nga ngrënia dhe pirja, ndërsa e harron anën tjetër , e harron agjërimin e gjymtyrëve të trupit, e harron agjërimin e zemrës dhe të shpirtit.

Pra, eja që së bashku këtë muaj të agjërimit ta agjërojmë më ndryshe, eja që së bashku këtë muaj të agjërojmë me

Sy, duke mos shikuar në asgjë që do ta hidhëronte Allahun xh,sh, eja që këtë muaj të shikojmë vetë ato gjëra që na janë lejuar për shikim e të cilat e kënaqin Allahun xh,sh, eja që në këtë muaj të meditojmë në krijesat e Allahut,sepse një çast meditim është më i vlefshëm tek Allahu xh,sh se mira muaj adhurim.

Gojë, eja që së bashku këtë muaj të ndalojmë nga të sharat dhe fyerjet ndaj të tjerëve, eja që këtë muaj të ndalojmë nga përgojimi dhe nënçmimi, nga shpifjet dhe gënjeshtrat, eja që këtë muaj, gjuha jonë të jetë e njomur nga përmendja e Allahut, dhe nga përshëndetjet mbi të Dërguarin e tij.

Duar, eja që së bashku këtë muaj ta e ndalojmë vetën nga marrja e haramit, nga marrja e pasurisë së të tjerëve pa të drejtë, nga marrja e hakut të huaj, e nëse më parë ka ndodhur kjo, atëherë ktheje para fillimit të agjërimit, ktheje në mënyre që në këtë muaj të jesh i pastër, në mënyre që këtë muaj të mos e vësh në pikëpyetje agjërimin tënd dhe mirësitë e tij për disa qindarka të pa vlera të kësaj dynjaje, eja që këtë muaj duart tona të jenë të lira në dhënien e zeqatit,lëmoshës dhe ushqimit për të varfëritë, eja që duart tona të jenë në shërbim të vëllezërve tanë nëse dom që Allahu të jetë i kënaqur dhe në shërbim tënd.

Pra,eja që kështu të agjërojmë me të tërë trupin sepse nëse do të ishte agjërimi vetëm nga ngrënia dhe prija, atëherë Allahu me mëshirën e Tij, do ta llogariste si agjërim mos ngrënien tonë natën, por e bëri atë ditën në mënyre që ty të te sprovoje dhe gjymtyrët tuaja t’i sprovojë e për të cilat prapë ti do të përgjigjesh..!?

Myslimani duhet ta pres me dashuri këtë muaj dhe me padurim ashtu siç e pret i sëmuri shërimin, toka në mes të verës dhe nën vapën përcëlluese të diellit shiun,e për prej gjërave që mund të përfitojmë janë:

Pendimi tek Allahu xh.sh dhe largimi nga çdo mëkat:

Nëse këtë muaj e fillojmë me një pendim të sinqertë, me nënshtrim të plot, me derdhje lotësh për hir të Allahut, me një pastrim të zemrës, atëherë kjo do ti mundësojë zemrës së pavëmendshme që të rizgjohet dhe të kthehet drejt Allahut xh.sh, me pendim do ta lirojmë vetën nga materializmi, do ti heqim prangat e kënaqësive dhe epsheve të kësaj bote sepse vetëm kështu do të mund të përkushtohemi në adhurime ashtu siç kërkon Allahu xh.sh, e kush fillon mbar edhe e përfundon mbar, çdo fillim i mirë e ka edhe përfundimin e mirë.

Lutja që Allahu xh.sh të na e mundësojë arritjen e ramazanit me shëndet të mirë, e nëse e arrijmë që të na e pranojë atë:

Transmetohet nga Enesi r.a se kur hynte muaj Rexheb,Pejgamberi s.a.v.s lutej duke thënë ''O Allah, na begato neve muajin Rexheb dhe Shaban, si dhe na e mundëso që ta arrijmë muajin Ramazan'', e ndërsa nga sahabet r.a transmetohet se ata luteshin që ta arrinin këtë muaj e kur e arrinin luteshin për pranimin e tij, sepse nëse nuk jemi mirë me shëndet dhe nuk mundemi që ti përkushtohemi plotësisht këtij muaji, atëherë padyshim se dobitë tona do të jenë më të pakta.

Falënderimi i Allahut xh.sh për arritjen e këtij muaj:

Vëlla i dashur dhe ti motër e ndershme, nuk është e lehtë që njeriu në një muaj të caktuar të ketë kësi lloj përfitimesh të veçanta siç janë shpërblimet e shumëfishta për një vepër, të llogariturit e veprave vullnetare si obligativetë, hapja e dyerve të xhenetit, gëzimet që i ka besimtari në kohen e iftarit dhe kur të takohet me Allahun xh.sh, prandaj të gjitha këto padyshim se meritojnë falënderim nga ana jonë.

Përgatitja e programit për këtë muaj:

Jemi mësuar të merremi me përgatitje të programeve për përfitime nga kjo botë, por për fat të keq shumë prej nesh fare nuk preokupohen që në jetën e tyre të kenë një program nga i cili do të përfitojnë në botën tjetër, pra eja që së bashku ta bëjmë një program për këtë muaj e të mos na shkon koha kotë sepse më të vërtet koha në të është shume e vlefshme, pra eja që së bashku të caktojmë..

-Kohen e përshtatshme për leximin e Kur'anit, në mënyrë që ne fund të ramazanit së paku një herë ta kemi përfunduar leximin e tij.

-Mësimet dhe ligjëratat që do ti dëgjojmë gjatë këtij muaji, apo librave që do ti lexojmë.

-Përgatitjen e një plani rreth vizitave tek të afërmit dhe ftesave të tyre ne iftare.

-Përgatitjen e programit ramazanorë në xhamit në të cilat falemi.

-Përgatitjen dhe mbledhjen e fondeve për iftare në xhami qoftë edhe me nga një hurme, si dhe për familjet e skamnorëve.

Prandaj, me plot të drejtë, Ramazanin mund ta quajmë si sezon adhurimesh në aspektin e rëndësisë që ka ky muaj dhe në aspektin e shumëfishimit të shpërblimeve në këtë muaj, por assesi nuk guxojmë që këtë muaj ta marrim si muaj të vetëm të adhurimit dhe me kalimin e këtij muaji të zhytemi në "gjumë ariu", por këtë muaj duhet marrë vetëm si një shtytës, gjenerator, mbushës i motorit tonë (zemrës) që të mos e ndalim tampon e adhurimeve deri sa të vijë Ramazani tjetër në mënyrë që prapë t’i rimbushim zemrat tona me besim dhe përkushtim ndaj Allahu xh.sh.

Andaj le ta presim këtë mik të dashur pas një viti mos prezence, le ta presim kthimin e tij me mallëngjim të plotë, le ta presim ashtu siç e pret toka shiun pas thatësirave, le ta presim ashtu siç e pret foshnja gjirin e nënës, le ta presim ashtu siç e pret jeta lindjen e diellit, le ta presim këtë mik me përmallimin më të madh, me dashurinë më të madhe, me kënaqësinë më të skajshme ngase dhuratat e tij janë më të çmuara se vetë diamantet, më të shtrenjta se vetë margaritarët, dhuratat e tij janë parajsat e Allahut xh.sh, gjerësia e të cilave është më e madhe se toka e qielli.

O Allah, na e mundëso arritjen e agjërimit, na e mundëso të agjërojmë me besim dhe vetë-llogaritje, na e mundëso që të agjërojmë me kënaqësi dhe na e prano agjërimin që e bëjmë vetëm për Ty.

Autorë: Mr. Artan Musliu

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temë e Ramazanit] Ramazani, muaji i shpërblimeve shumë dimensionale!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» [Teme e Ramazanit] Ramazani, muaji i garave më të mëdha që përjeton bota islame
» [Temë e Ramazanit] Ky është muaji i solidaritetit jo i teprimit
» [Temë e Ramazanit] Ramazani në kohët e arta
» [Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë
» [Temë e Ramazanit] Ramazani ofron mundësi për të lënë duhanin, si ??

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Kërce tek: