islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
ForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës

Posto temë të re   Përgjigju temës
Share
 

 [Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8322
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë Empty
MesazhTitulli: [Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë   [Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë EmptyMon 29 Jun 2015 - 1:08

[Only admins are allowed to see this image]Ramazani është muaji i ndryshimit, ngase, me agjërimin, myslimani e ndryshon rutinën e përditshme të ushqimit ditor. Njeriu ha gjithnjë dy a tri herë në ditë, e në Ramazan agjëron, pra këtë rutinë të ushqimit e ndryshon me iftarin dhe syfyrin. Ky ndryshim i rutinës ditore është prolog për gatishmërinë e ndryshimeve të mëdha që
duhet t’i bëjë myslimani në jetën e tij.

Normalisht, ndryshimi duhet bërë në emër të Allahut, sipas udhëzimeve të Tij dhe duke synuar kënaqësinë e Tij. Kjo, sepse në hadithin kudsij qëndron se Allahu i Madhërishëm për agjëruesit e sinqertë thotë: “E lë hajen dhe pijen për hir Timen”. Kjo qasje ndaj agjërimit konsiston në faktin se myslimani duhet të ketë objektiva madhorë në jetën e tij, dhe këta objektiva duhet të çojnë në ndryshime pozitive në jetën e myslimanit, në mënyrë që të jetë vërtet një personalitet i respektuar dhe me peshë në shoqëri.(1)
Ndryshimi për se bën thirrje muaji i Ramazanit, nuk ndalet vetëm në nivel individual, po shkon përtej tij dhe përfshin edhe shoqërinë dhe mbarë gjininë njerëzore. Kjo, sepse Ramazani njeriun e bën të mendojë seriozisht rreth sjelljes së tij në këtë botë, siç e paraqet këtë vetë Kur ‘ani, kur Allahu i Madhërishëm ua shpalosi meleqve këtë qenie të dalluar dhe rolin e tij, duke thënë (Shih: El Bekare,30).(2)
Të qenët zëvendës në tokë, nënkupton veprimin permanent për ndryshime nga e mira në gjithë botën, e këtu demonstrohet karakteri universal i mesazhit islam dhe i mesazhit të Ramazanit për ndryshime. Ramazani është muaji i ndryshimit të sjelljes dhe qëndrimit të myslimanit ndaj tjetrit, ose, thënë ndryshe, muaji i pastrimit shpirtëror që reflekton në përmirësimin e sjelljes së myslimanit dhe të vetive të tij në drejtim të ndërtimit të karakterit të shëndoshë. Muaji i Ramazanit, ashtu siç është përshkruar në Kur ‘an dhe në hadithet e të Dërguarit të Allahut a.s., sjell mesazh të qartë për myslimanin, se duhet të ndryshojë në drejtim pozitiv, të ngrihet në piedestale më të larta morale dhe të shndërrohet në shembull të njeriut me karakter të vyeshëm. I Lartmadhërishmi ka thënë:3 (Shih: El Bekare,183).(4)
Edhe Muhamedi a.s., në hadithet e tij ka nënvizuar në veçanti thirrjen e Ramazanit për ndryshim, duke e shprehur këtë karakter të muajit të Ramazanit në mënyra dhe formulime të ndryshme në thëniet e tij. Pejgamberi a.s., në një hadith të tij thotë: ”Ai që nuk i lë fjalët e mbrapshta dhe veprimet e shëmtuara, le ta dijë se Zoti nuk ka nevojë që ta lërë hajen dhe pijen”. (Buhariu).(5)
Po ashtu, transmetohet se Pejgamberi a.s.,ka thënë: “Sa e sa agjërues ka që prej agjërimit të tyre nuk kanë asgjë tjetër përveçse durojnë urinë dhe etjen”. (Nesaiu dhe Ibn Maxhe).(6)
Ramazani është muaji i ndryshimit për mbarë njerëzimin, ngase në këtë muaj pati filluar shpallja e Kur’anit, ngjarje kjo që hapi faqe të re të historisë për gjithë njerëzimin, e jo vetëm për myslimanët. I Lartmadhërishmi Allah, në Kur ’anin famëlartë, ka thënë: (Shih: El Bekare,185).(7)

Ramazani është muaji i ndryshimit

Ramazani është muaji i ndryshimit për të gjithë njerëzit, ngase në të filloi të shpallej Kur ’ani, i cili është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i gjërave, gjegjësisht njerëzve ua shpjegon qartë se cila është rruga e vërtetë dhe ku të çon ajo, dhe cila është rruga e gabuar e çfarë përfundimi të ofron ajo. Ai që kupton, kur e lexon Kur ’anin, do të bëjë patjetër ndryshime në botëkuptimin, moralin, sjelljen dhe programin e jetës në përgjithësi.(8)
Muaji i Ramazanit është muaji i ndryshimit në planin intelektual. Edhe kjo është e lidhur pikërisht me fillimin e shpalljes së Kur ’anit në këtë muaj të shenjtë. Ramazani është simbol i shpalljes së librit, fjalëve, lavdërimit të diturisë dhe lapsit. Në një ambient dhe botë, ku mbretëronin injoranca dhe padituria, në muajin Ramazan filloi shpallja e librit të Allahut, i cili bën thirrje për dituri, mësim, lexim dhe shkrim.(9)
Me këtë u bë ndryshim i madh në planin intelektual. U hapën horizonte të reja të dijes dhe ngritjes intelektuale. Në këtë muaj iu shpall luftë injorancës: Muaji i Ramazanit paraqet frontin më të madh kundër injorancës dhe paditurisë. Kjo, sepse në këtë muaj filloi shpallja e Kur ‘anit, gjegjësisht ky muaj u dallua sepse në të u shpallën fjalët e para kuranore që bëjnë thirrje për shkencë, dituri dhe progres: (Shih: El Alek,1-5).(10)
Ramazani është muaji i ndryshimit në drejtim të vënies së planeve strategjike për zhvillimin e shtetit islam. Kjo, ngase në muajin e Ramazanit u zhvillua Lufta e Bedrit, e cila bëri kthesë të madhe në arenën botërore përkitazi me qëndrimin e fuqive të kohës ndaj shtetit islam dhe misionit pejgamberik në përgjithësi. Pas fitores në Bedër, myslimanët në arenën botërore u panë si fuqi serioze, e cila do ta ushtronte fuqimisht ndikimin e vet në marrjen e vendimeve dhe në bërjen e politikës rajonale dhe globale. Thënë ndryshe, u thye bindja e gabuar, e imponuar nga makineria propagandistike e mushrikëve të Mekës, se bëhej fjalë për një grupacion rebel ndaj traditave të të parëve, të cilët nuk kishin perspektivë. Pas luftës së Bedrit, myslimanët u promovuan si shtet serioz me ushtri, komandë, udhëheqje politike, sistem të përkryer shoqëror, politik dhe ekonomik, që buron nga Zoti.(11)
Normalisht, kjo nënkuptonte vënien e një strategjie për veprim në arenën ndërkombëtare, ndryshe nga veprimtaria më e ngushtë në Mekë, kur myslimanët nuk kishin ende shtet dhe ndonjë ndikim më gjerë në arenën ndërkombëtare.
Nisur nga kjo, Ramazani jep mesazh të qartë për Ymetin islam se duhet të marrin vend meritor në hartimin e politikës botërore dhe të bëhen subjekt aktiv në qarqet vendimmarrëse, e jo të ngelin si deri tash subjekt joserioz i padenjë edhe në zbatimin e vendimeve, e jo më në marrjen e tyre. Këtij Ymeti që, për shekuj me radhë, i priu me sukses njerëzimit dhe kontribuoi aq shumë për botën, nuk i ka hije të gjendet në margjina të ndodhive dhe proceseve botërore. Ja, Ramazani për çdo vit është një nga thirrjet dhe mesazhet madhore se Ymeti islam duhet të rikthehet aty ku e ka vendin, pra në krye të vendit në dhomën e vendimmarrjes, por duke vepruar dhe punuar seriozisht për këtë.(12)
tjetër, që mbështet këtë koncept dhe mesazh të agjërimit, janë edhe thëniet e të Dërguarit të Allahut, në të cilat kërkohet dhe lavdërohet ai që ushqen një agjërues në Ramazan. Pejgamberi a.s.,: ”Kush ushqen ndonjë agjërues ose përgatit ndonjë luftëtar, do të ketë shpërblimin sikur ata”. (Hadithi është i saktë, e transmeton Bejhekiju në përmbledhjen e tij “Es-Sunen”).(13)
Në një hadith tjetër, ai thotë: “Kush i jep iftar ndonjë agjëruesi, do ta ketë shpërblimin sikur ai, pa iu pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit”. (Hadithi është i saktë, e transmetojnë Ahmedi, Tirmidhiju, Ibn Maxhe).(14)
Në këtë drejtim, në muajin e Ramazanit kemi edhe institucionin e sadekatu-l-fitrit, i cili është i gradës vaxhib për agjëruesin në terminologjinë e shkollës sonë juridike, pra medhhebin Hanefi. Sadekatu-l-fitri u jepet të varfërve, dhe kjo tregon se muaji i Ramazanit është muaj i solidaritetit dhe bamirësisë. Margaritarët që flasin se Ramazani është muaj i ndryshimit, nuk përfundojnë me kaq, por ne po e përmbyllim këtu këtë temë, me shpresën që, edhe kaq sa u tha këtu, do të jetë e dobishme për lexuesin.

Ramazani muaji i Faljes dhe mëshirës

Ai është muaji, fillimi i të cilit është mëshirë, mesi i të cilit është falje dhe fundi i të cilit është mbrojtje nga Zjarri.”
Një prej veçorive që e dallojnë këtë muaj, është edhe fakti se Muhamedi a.s. e ka cilësuar këtë si muaji i “mbrojtjes nga zjarri i Xhehenemit”. Siç transmeton Ahmedi një hadith nga Xhabiri r.a., Pejgamberi a.s. ka thënë:“Agjërimi është mburojë që i mbron njerëzit nga zjarri”. Nga sa u tha më lart, mund të nxjerrim këto përfundime:

1. Ligjvënësi më i Urtë ka nxitur për agjërimin e Ramazanit, duke qartësuar dobitë e tij dhe vendin e lartë të tij tek Ai; sikur agjëruesi të kishte mëkate sa shkuma e detit, atij i falen ato për shkak të këtij adhurimi të mirë e të begatë. Ebu Hurejra r.a., transmeton se i Dërguari i Allahut a.s., ka thënë:“Kush e agjëron Ramazanin me bindje të plotë, duke llogaritur shpërblimin nga Allahu, atij i falen të gjitha mëkatet e bëra më parë”.
2. Agjërimi i Ramazanit është shkak për pranimin e lutjeve dhe shpëtimin nga Zjarri I Dërguari i Allahut thotë: “Allahu liron nga Zjarri prej robërve të Tij çdo ditë e çdo natë të muajit të Ramazanit. Çdo myslimani, që lutet me ndonjë lutje, ajo i pranohet”.
3. Agjëruesi është prej të sinqertëve dhe dëshmorëve.

Amr ibn Murrah el Xhuheni r.a., transmeton: Një burrë erdhi tek i Dërguari a.s., dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Çfarë thua nëse dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet, përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Tij, e fal Namazin, e jap Zekatin, e agjëroj Ramazanin dhe ngrihem me ibadet në të (falem natën – teravitë), atëherë nga cilët jam unë? Ai tha: “Nga të sinqertët dhe dëshmorët – shehidët”.


____________________
(1) Abdullah ibn Xharullah, “Si ta presim muajin e Ramazanit”, f. 98, 2007
(2) Kur’an, Bekare, 30
(3) Aid b. Abdillah El Karni, Muaji i Ramazanit muaj i pendimit, shtator 2009
(4) Kur’an, Bekare, 183
(5) Sahihul Buahri
(6) Sunenu Ibni Maxhe
(7) Kur’an, El-bekare, 185
(8) Nasir b. Sulejman Umer, Metodologjia e të pyeturit në Ramazan, f, 120 , gusht 2009
(10)Kur’an, El Alek, 1-5
(11) Suhbai, “Programi ditor i agjeruesit”, f 35, 2006
(12) Sulejman ibn Nasir, “Komentim i librit të agjërimit nga përmbledhja e imam Tirmidhiut”, f 139, 2011
(13) Sahihul muslim
(14) Sunenu ibni Maxhe



Fejsal Spahiu

Allahu ju shperbleft per postimin.
[Only admins are allowed to see this image]


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
[Temë e Ramazanit] Ramazani, simbol i ndryshimit të individit dhe shoqërisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: THESARI I RAMAZANIT :: Temat e Rmazanit-
Posto temë të re   Përgjigju temësKërce tek: