islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
73 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 73 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty96%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty0%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty0%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty0%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty1%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty2%[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 [Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Empty
26092014
Mesazh[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari

[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari Haxhi-rreth-3-milion-pelegrine-muslimane-vershojne-ne-meke-264x186 Pelegrinazhi për në vendet e shenjta është një rit i zakonshëm që shfaqet thuajse në të gjitha kulturat religjioze. Ai ka qenë tipari karakteristik për shumë religjione, që nga Egjipti, Persia, India, Japonia dhe Kina e Lashtë.
Pelegrinazhi është një manifestim shpirtëror i qenies njerëzore në kërkim të ngushëllimit përfundimtar. Është udhëtimi i pelegrinëve në kërkim të Krijuesit të tyre.
Pelegrini ia drejton të gjitha dëshirat dhe kërkesat Zotit të tij dhe kërkon mëshirë e falje për gjynahet e së shkuarës.
Ai do t’i tregojë Zotit se është i sinqertë në qëllimin e tij, nëpërmjet kryerjes së riteve dhe bërjes së sa më shumë sakrificave, që janë përgjithësisht pjesa thelbësore e pelegrinazhit (përfshirë këtu të gjitha fetë). Në rastet më të shumta, pelegrinët mbërrijnë në destinacion pas kryerjes së një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, udhëtim që kryhet nëpërmjet kursimeve të përftuara nga puna e tyre gjatë jetës.
Konstatohet lehtë se pelegrinazhet dhe ritet përkatëse vihen re thuajse në të gjitha fetë, por vlen për t’u theksuar fakti se pjesa më e madhe e ritualeve kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kjo ngjashmëri lyp një studim të thellë e të kujdesshëm në praktikat e pelegrinazheve. Megjithatë, si për të filluar këtë konstatim, le t’i kushtojmë vëmendje pikave të mëposhtme:
1. Kultura të ndryshme religjioze nga vende të ndryshme të botës, ruajnë praktika të njëjta fetare edhe pse supozohet se e kanë zanafillën në etapa të veçanta të historisë.
2. Në kohët e lashta, transporti dhe komunikacioni ishin tepër të vështirë e në disa raste edhe të pamundur.
Megjithatë, kishte tipare të përbashkëta që mund të dilnin në pah në ritualet e pelegrinazheve nga komunitetet e ndryshme, që banonin në vende të ndryshme të botës.
3. Shumë prej këtyre komuniteteve nuk e ruan ritualin në përgjigje të urdhrave të profetëve të tyre. Nëse do të ishte kështu, procedurat e ritualeve duhet të kishin qenë të ndryshëm njëri nga tjetri.
Këto ngjashmëri të çuditshme nuk janë aspak aksidentale apo të rastit dhe, për më tepër, nuk janë kryer si pasojë e riprodhimit të ritualeve nga një vend në tjetrin. Krijuesi dhe Mbrojtësi i botës, i Gjithëfuqishmi Allah, na e sqaron këtë në Kur’an:
“Secilit popull ne i dhamë ligj që ata veprojnë sipas tij, pra le të polemizojë me ty për këtë çështje e ti thirri te Zoti yt se, pa dyshim, ti je në një rrugë të drejtë.” (22: 67)
Ajeti kuranor i mësipërm e shtyn njeriun të mendojë rreth motivit të pelegrinazhit në të gjitha komunitetet. Le të nxjerrim në pah të përbashkëtat e ritualeve të pelegrinazheve kudo në botë:
1. Psalmet dhe këngët te hindusët dhe budistët.
2. Këndimi i hymneve nga kristianët dhe bërja e dhiarit nga pelegrinët myslimanë.
3. Lutjet e vazhdueshme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm gjatë periudhës së pelegrinazhit.
4. Sakrifikimi i kafshës nga myslimanët dhe sakrifikimi simbolik te kristianët dhe hebrenjtë.
5. Rruajtja e kokës te myslimanët dhe te disa sekte hinduse.
6. Rregulli i veshjes së veçantë në këtë rast të spikatur te myslimanët dhe hindusët.
7. Ardhja qark vendeve të adhurimit te myslimanët dhe hindusët.
Duket qartë se këto rituale janë në thelb të njëjta në të gjitha fetë, ndonëse në forma dhe mënyra të ndryshme.
Kur’ani e shpjegon këtë fakt në një ajet tjetër: “Ne i kemi përcaktuar çdo populli vendtherjen (e kurbanit) që ta përmendin emrin e Allahut për arsye se i furnizoi ata me kafshë. Zoti juaj është Një Zot, andaj vetëm Atij dorëzohuni e përgëzoi të dëgjueshmit.” (22: 34)
Në dy ajetet e cituara (22: 34 dhe 22: 67) fjala në arabisht ‘menasik’ përdoret për ceremoni fetare të ndërthurura me pelegrinazhin e Haxhit. Është për t’u marrë në konsideratë fakti se fjala ‘menasik’ nënkupton në të njëjtën kohë edhe “sakrificë fetare”. Kësisoj, është më se e qartë se është vetë Zoti i Gjithëfuqishëm, i Cili përshkruan ritualet për të gjitha bashkësitë. Me fjalë të tjera, pelegrinazhi është një nga përshkrimet e Allahut, që provon mëshirën dhe dashurinë e Tij për të gjitha krijesat, pa asnjë lloj paragjykimi në funksion të racës, besimit, gjuhës, ngjyrës, etj. Pelegrinazhi gjithashtu nxjerr në pah Njësimin e Zotit dhe begatinë e dashurisë së Tij për të gjithë njerëzimin dhe krijesat.
Fakti i pakundërshtueshëm se ky ritual ruhet në tërësi me ngjashmëritë dhe diferencat midis komuniteteve të ndryshme kudo në botë, provon se e ka origjinën te Zoti i Vetëm. Ajo që mbetet për t’u hetuar është se “si” dhe “pse” ndryshimet nxorën kokë në këto besime me kalimin e kohës.
Pelegrinazhi në Islam
Midis të gjitha llojeve të pelegrinazheve, Haxhi është i vetmi, për faktin se pelegrinët vizitojnë vendin e shenjtë, Qaben, në përgjigje të ftesës së Zotit. Myslimanët besojnë
se Allahu e ftoi gjithë njerëzimin nëpërmjet profetit Ibrahim (paqja qoftë mbi të). Kjo ftesë hyjnore përmendet në Kur’an: “Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë dhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.”
“Pastaj le të heqin papastërtinë e tyre, le t’i zbatojnë premtimet e veta dhe le të sillen rreth Shtëpisë së Lashtë.” (22:27-29)
Pra, ftesa e drejtpërdrejtë ndaj gjithë njerëzimit është përhapur për herë të parë nga profeti Ibrahim, i cili ka jetuar mijëra vjet të shkuara. Ftesa e Allahut është përhapur në kombe të ndryshme që shtrihen anembanë botës, përmes profetëve nga gjiri i tyre. Përfundimisht, ishte profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!), i cili u urdhërua të ftojë gjithë njerëzimin. Sidoqoftë, në periudhën e fundit, një mori kombesh kanë humbur rrugën e drejtë nga pasaktësitë e klerikëve të tyre. Të nxitur nga përfitime materiale, ata i kanë bërë njerëzit të besojnë se profetët dhe disa njerëz të mëdhenj të fesë ishin gjysmëzot. Hyjnorja iu atribuua profetëve. Për pasojë, varrezat e tyre u shndërruan në vende pelegrinazhi.
Këto vende pelegrinazhesh dhe ritualesh njerëzore, që spikasin tani në fe të tjera, kanë evoluar në kohë prej një formati origjinal, që ishte padyshim krejt ndryshe nga formatimet e shumta që gjejmë sot. Ndërhyrja e kohëpaskohshme ndryshoi destinacionin origjinal të pelegrinazhit të përshkruar nga Allahu në destinacione njerëzore. Për pasojë, forma origjinale e pelegrinazhit ndryshoi dhe risitë dolën në sipërfaqe. Edhe në ditët e sotme vazhdojnë ritmet galopante të rritjes së numrit fiktiv të destinacioneve njerëzore të pelegrinazheve. Por Meka, si një destinacion pelegrinazhi, është, padyshim, krejt ndryshe nga vendet e tjera, për disa arsye:
Së pari, varri i profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!) është në Medine dhe jo në Mekë, ndërkohë që Medina nuk është vend i caktuar për pelegrinazhin e Haxhit. Në fakt, profeti Muhamed ka qenë tejet i
kujdesshëm për të mos lënë asnjë mundësi që varri i tij të bëhej vend adhurimi. Ai druhej se i njëjti fat i profetëve të mëparshëm do të binte edhe mbi umetin e tij. Ky mendim bëri që Profeti edhe në momentet e fundit të jetës, t’i kushtonte shumë rëndësi këtij fakti, siç na bën me dije Aishja dhe Ibnu Abasi, dhe vjen e transmetuar nga Imam Buhariu.
Së dyti, bërja e vizitave në varret e njerëzve të mëdhenj, përfshirë këtu edhe profetët, nuk është pjesë
e pelegrinazhit islam. Asnjë varr profeti nuk gjendet në afërsi të Qabes, Minasë, Arafatit apo Muzdelifes, vende në të cilat qëndrojnë pelegrinët gjatë periudhës së Haxhit.
Pelegrinët vizitojnë varrin e profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të!) dhe shokëve të tij në Medine, por kjo nuk është pjesë e pelegrinazhit. Pelegrinët, duke ardhur nga vende të ndryshme të botës, e shohin si një rast të rrallë mundësinë për të vizituar Xhaminë e Profetit gjatë kohës së haxhit. Ata nuk duan që t’u ikë nga dora ky shans unik. Përveç kësaj, ajo është xhamia e dytë më e rëndësishme për myslimanët. S’ka asnjë fakt tjetër që i bën myslimanët të vizitojnë xhaminë e Profetit në Medine.
Përmbledhtazi, asnjë mysliman i vetëdijshëm nuk e konsideron vizitën në Xhaminë e Profetit apo në varrin e tij si pjesë e pelegrinazhit. Kështu, në ndryshim nga fetë e tjera, Meka është bërë destinacioni i pelegrinazhit për vetë faktin se Qabeja (faltorja e parë në botë për të adhuruar Allahun ndërtuar nga profeti Ibrahim) ndodhet pikërisht atje.
Së treti, në kontrast të plotë me pasuesit e feve të tjera, myslimanët e kryejnë pelegrinazhin në përgjigje të ftesës së lashtë e mijëravjeçare të Allahut. Ata e konsiderojnë veten si bujtës të Allahut në Mekë dhe njëkohshëm, nëpërmjet Kur’anit dhe Profetit konturimi i haxhit është kryer nga Allahu për gjithë njerëzimin. E për rrjedhojë, myslimanët e ndjekin edhe sot rigorozisht këtë akt thelbësor. Pelegrinazhi i kryer nga profeti Ibrahim mijëra vjet më parë, i kryer nga profeti Muhamed 1400 vjet më parë dhe pelegrinazhi i kryer nga myslimanët në kohët e sotme, janë një dhe të pandarë. Të njëjtat rite, i njëjti kod veshjeje e kështu me radhë. Nuk është bërë asnjëherë ndryshim në formë dhe përmbajtje. Nuk mund të gjendet në asnjë fe tjetër, një ruajtje kaq aktive dhe e pastër, duke sfiduar devijimet në kohë dhe ndërhyrjet klerikale. Ajetet kuranore, që i referohen kësaj ftese të bërë nga profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të!), zbritën ndërkohë që Qabeja ishte nën kontrollin e jomyslimanëve. Është e pabesueshme që një udhëheqës vendi të urdhëronte pasuesit e tij të kryenin pelegrinazhin në Mekë, e cila ishte nën kontrollin e armiqve të tij deklaruar, të cilët mezi ç’prisnin rastin t’i dëbonin myslimanët.
Myslimanët ishin shumë të dhënë në ndjekje të sunetit të profetit Muhamed a.s. qoftë në jetën e tyre, qoftë edhe në të gjitha hallkat e jetës së përditshme. Shokët e tij vëzhgonin qoftë edhe lëvizjen apo reagimin më të vogël të Profetit dhe nuk linin që fjala e tij të binte në tokë, por në çast e vinin në zbatim në jetën e tyre e në raste të tjera, e ruanin fort në kujtesë për ta vënë në zbatim kur ta lypte nevoja. Profeti Muhamed a.s. ishte shumë i ndërgjegjshëm mbi këtë fakt. Ai e dinte se në vitet në vijim pelegrinët do të përpiqeshin fort ta kryenin Haxhin sipas shembullit të tij. Ai druhej se qoftë edhe një fjalë apo lëvizje e kryer jashtë ritit, do të perceptohej nga pasuesit e tij si pjesë e rregullave të Haxhit. Kështu, gjatë kohës së kryerjes së Haxhit të parë dhe të vetëm prej tij (Haxhi i Lamtumirës), ai ishte tejet i kujdesshëm në secilin prej riteve që kryente dhe në çdo hap që hidhte. Duket qartë se çdo gjë që Profeti bëri në
respekt të Haxhit, nuk ishte gjë tjetër veçse një ripërtëritje e riteve të monoteizmit, duke mënjanuar zakonet pagane që depërtuan me kalimin e kohës. Ai riktheu në zbatim Ditën e Arafatit, e cila ishte anashkaluar dhe për pasojë edhe mënjanuar nga rituali i Haxhit prej pelegrinëve paganë. Përkundrazi, Profeti urdhëroi ndjekësit e tij ta kalonin natën në Muzdelife duke u falur dhe pushuar. Ai gjithashtu ndaloi therjen e kafshëve në Qabe. Në vend të saj, ai rivendosi rregullin që sakrifikimi i kafshëve të kryhej në shesh të hapur në Mina, si një simbol i nënshtrimit tërësor ndaj vullnetit të Allahut. Edhe pse kanë kaluar mbi 14 shekuj, pelegrinët myslimanë i kryejnë këto rite pa asnjë ndryshim apo devijim.
Haxhi – Një mrekulli
Duke u bazuar në transmetimet profetike, ishin më se 30.000 haxhilerë që e shoqëronin profetin Muhamed a.s. në udhëtimin e tij nga Medina. Ndërkohë që në Mekë kishin mbërritur afro 100.000 të tjerë nga vende të ndryshme, për të kryer haxhin me Profetin. Në ditët e sotme, mbi 3-4 milionë haxhilerë mbërrijnë çdo vit në Mekë. Një mori mjetesh transporti me pelegrinë arrijnë në Mekë, ditë përpara se të nisin ditët e Haxhit. Rreth 49.000 metër katror sipërfaqe vihet në dispozicion të parkimit të automjeteve. Qindra e mijëra punonjës rendi janë në detyrë në çdo orë të ditës për të vënë rregull në mjetet e transportit, qysh nga makinat luksoze, mikrobuzët, autobusët, etj. Kjo panoramë na sjell ndër mend ajetin
kuranor që flet për këtë masë të madhe e të mahnitshme mjetesh transporti e njerëzish:
“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin Allahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për atë që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra prej tyre (kurbaneve) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin.” (22: 27-28)
Në fakt, ky ajet kuranor, me gjithë ngjyrimet dhe larminë e kuptimeve të fjalëve të përdorura në të, nxjerr në pah faktin e hyjnores në Kur’an. Sensi, shpirti dhe profecia e ngërthyer në këtë ajet, është një dëshmi e qartë për këdo që sheh një fluks prej miliona njerëzish nga vende të ndryshme të botës, që tubohen në mes të shkretëtirës.
Këto lloj urdhrash me fuqi zbatimi që mobilizojnë njëkohshëm miliona njerëz, e kanë origjinën vetëm në
burim hyjnor, sepse përndryshe askush nuk do të merrte një udhëtim të gjatë e të lodhshëm drejt Qabes. Fuqia e pakrahasueshme e këtij ajeti mund të konstatohet edhe nga çdo njeri me gjykim mesatar, i cili mund të dëshmojë ngjarjen madhështore në fjalë, Haxhin. Historia njerëzore nuk sjell dot në kujtesë një ngjarje tjetër, e cila mund të krahasohet me këtë ngjarje që kryhet vit pas viti. Pelegrini që viziton Mekën është miku dhe i ftuari i Allahut. Feja e tij varet në fije të perit për disa arsye, pasi atij i duhet të kalojë provën e besimit, për të njohur realisht veten e tij.
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por tek Ai arrin bindja juaj. Ashtu Ai ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni Allahun për udhëzimet që ju bëri…” (22: 37)
Profeti Muhamed a.s. i këshillonte myslimanët të kujdeseshin që asnjë gjurmë politeizmi mos të shfaqej
gjatë periudhës së kryerjes së riteve të Haxhit. Në mënyrë fort të habitshme, zakonet dhe risitë që shtrojnë udhën drejt politeizmit janë eliminuar totalisht nëse do të marrim në konsideratë udhëzimet e tij
Shekuj e shekuj para profetit Muhamed a.s., profetët Ibrahim dhe Ismail (paqja qoftë mbi ta!) i kryen këto rite nën urdhrat e të Gjithëfuqishmit Allah. Profeti Muhamed a.s. ndoqi të njëjtat rite me të njëjtën renditje. Tani, pas më shumë se 14 shekujsh, miliona myslimanë mbërrijnë çdo vit në Mekë dhe kryejnë të njëjtin ritual, pa cenuar aspak formën dhe përmbajtjen e tij.
(Revista Drita Islame – Shtator 2014)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari :: Komentet

No Comment.
 

[Temë islame] Haxhi, udhëtimi për te më i Madhëruari

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Hazbi Therra - Këngë patriotike Haxhi Gashi -dasem islame
» MESHIRA (Teme islame)
» [Temë islame] 3 lumenjtë e shpëtimit
» [Temë islame] Fatkeqësitë e pamsëtrkoajtneët
» [Teme islame] Shpirti i jetës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: