islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
ForumPublikime postimeGalleryKërkoidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës

Share
 

 Mbreti misterioz [Tregim islam]

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin

Numri i postimeve : 8322
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 37
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Mbreti misterioz [Tregim islam] Empty
MesazhTitulli: Mbreti misterioz [Tregim islam]   Mbreti misterioz [Tregim islam] EmptySun 31 Mar 2019 - 18:10

Mbreti misterioz [Tregim islam] 20190114 “Një mbret po kalonte nga një rrugë me kalin e tij. Papritur pa një burrë që po flinte nën një pemë. Në ato momente, një gjarpër i zi filloi t’i hynte nga goja burrit që po flinte. Edhe pse mbreti shkoi me kalë drejt gjarprit dhe u përpoq për ta trembur, prapë se prapë nuk ia doli dot mbanë. Gjarpri i hyri burrit në trup.
Mbreti ishte një njeri largpamës, i zgjuar dhe plot urtësi. Ai mendoi shpejt dhe vendosi ta përdorte të gjithë aftësinë dhe zgjuarsinë e tij për ta shpëtuar burrin që po flinte nga një fund i dhimbshëm dhe i trishtueshëm. Për këtë arsye, filloi ta godiste burrin me kamxhik... Burri u zgjua duke u hedhur prej dhimbjes dhe filloi të ikte i frikësuar dhe i shqetësuar për të shpëtuar nga goditjet e kamxhikut që fishkëllenin njëra pas tjetrës.
Mbreti vazhdonte ta ndiqte nga pas burrin e shkretë. Ndërkohë që burri po ikte, arriti te një pemë molle. Mbreti e zuri burrin aty. Ai filloi t’ia fuste në gojë burrit mollët e kalbura dhe të prishura që kishin rënë në tokë. Ndërsa nga ana tjetër i bërtiste:
“O ti njeri i shkretë dhe i mjerë! Këto do t’i hash të gjitha! Këtë vuajtje do ta durosh!” Ndërsa burri i shkretë, nga njëra anë i gëlltiste me vështirësi mollët e prishura dhe të kalbura dhe nga ana tjetër e mallkonte mbretin pa pushim:
“O mbret! Çfarë të kam bërë?.. Çfarë do të bësh me mua? Cili është shkaku i kësaj padrejtësie që po më bën?.. Nëse do të më vrasësh, të paktën më gjuaj me shpatë dhe ma derdh gjakun! Përse po më bën të vuaj kaq shumë? Sa kohë e keqe paska qenë çasti kur të pashë!.. Sa njerëz fatlumë qenkan ata që nuk e kanë parë fytyrën tënde!.. As zullumqarët më të mëdhenj nuk ia bëjnë këtë padrejtësi një njeriu që s’ka bërë asnjë faj! Siç e sheh, nga goja po më del gjak edhe kur po i them këto fjalë!.. Betohem se nuk kam parë ndonjëherë njeri kaq të pamëshirshëm dhe të pandërgjegjshëm sa ti!.. O Zot! Ndëshkoje Ti këtë zullumqar!”
Mbreti nuk ua vuri veshin aspak këtyre fjalëve. Ai e detyroi atë t’i hante të gjitha mollët dhe pastaj përsëri filloi ta godiste me kamxhik duke i thënë: “Menjëherë vrapo në këtë luginë!”
Burri i shkretë filloi të vraponte si era prej frikës nga kamxhiku. Nganjëherë rrëzohej për tokë, por prapë ngrihej në këmbë dhe vraponte për shkak të kamxhikëve që hante. Stomaku i burrit të shkretë ishte i mbushur plot me mollë të prishura. Ndërsa fytyra i kishte marrë shumë plagë nga kamxhiku. Krahas kësaj, mbreti nuk shfaqte asnjë shenjë mëshire. Ai e bëri atë të vraponte derisa nuk i ngeli fuqi për ta hedhur hapin. Burrit të shkretë tashmë i shteroi fuqia. Stomaku i tij i mbushur me mollë të kalbura, u trazua pas gjithë atij vrapi shumë të mundimshëm. Për këtë arsye, burri i shkretë nuk duroi dot më shumë dhe filloi të villte.
Çdo gjë që kishte ngrënë, po i dilte nga goja edhe pse me vështirësi. Më së fundi, bashkë me mollët e kalbura doli jashtë edhe gjarpri i zi. Burri i shkretë u habit pa masë. Ai u tmerrua kundrejt gjarprit të frikshëm që doli nga stomaku i tij. Menjëherë e kuptoi çdo gjë. Menjëherë vrapoi dhe u përkul te këmbët e atij mbretit të devotshëm. Atij i tha:
Por!..
“Por ti paske ardhur si mëshira e Xhebrailit! Ti paske qenë një mirësi për mua! Sa kohë e bekuar paska qenë momenti kur të pashë! Po të mos ishe ti, do të kisha vdekur në një mënyrë të tmerrshme. Ti më fale jetë. Lum për atë që e shikon fytyrën tënde apo rastësisht vjen në lagjen tënde! O ti rob i dëlirë dhe i veçantë që meriton të lavdërohesh! Sa keq më bëri të flas injoranca dhe shkujdesja ime e mëparshme! Më fal që t’i thashë ato! A do të t’i thosha ato fjalë të papërshtatshme po të kisha vetëm pak dijeni për këtë gjë! Pra, ti e fshehe të vërtetën se ishe një mjek i fuqishëm që i jep ilaç të hidhur të sëmurit, në mënyrë që ai të shërohet. Po të më kishe treguar qoftë edhe pak për këtë, nuk do të të ofendoja, por do të të falënderoja. Ndërsa ti heshtje dhe më godisje në kokë pa reshtur. Si rezultat, koka mu hutua dhe mendja më iku. Prandaj çfarë nuk të thashë prej paditurisë. Më fal dhe mos m’i merr për keq ato që t’i thashë!”
Mbreti i bekuar dhe largpamës i tha: “Nëse do të të tregoja qoftë edhe pak për atë që kishe brenda, do të të plaste tëmthi. Frika do të të shkatërronte. Do të shkatërroheshe si miu para maces dhe do të veproje si një qengj para ujkut... Po të të tregoja për tmerrin e atij gjarprit të zi, në ato momente do të hutoheshe prej frikës. Po të kishe dijeni për përbindëshin që kishe brenda, nuk do të kishe fuqi as për t’i ngrënë ato mollët, as për të vrapuar, as për ta nxjerrë atë gjarpër të zi duke vjellë... Unë bëra durim ndaj fjalëve të tua të papërshtatshme. Në vete lutesha: “O Zot! Lehtësoja për ta nxjerrë gjarprin! Shpëtoje këtë të shkretë!” Edhe pse ti më the fjalë të hidhura, mëshira që kam në zemër nuk më lejoi të të lija në atë gjendje, sepse krijimi im është i mbrujtur me mëshirë.”
Burri i shkretë që e kuptoi të vërtetën e këtij miku të Zotit (xh.sh.), nuk dinte çfarë të thoshte. Për këtë arsye, duke e ndjerë veten të turpëruar, tha: “O njeri i lartë! Ky i shkretë nuk ka mundësi të të falënderojë ty siç e meriton! Prandaj, Allahu të shpërbleftë për këtë mirësi!”
Kuptimi I tregimit
Në këtë histori të mbushur plot me urtësi, siç janë edhe të gjitha historitë e tjera të Mesnevisë, gjendet simbolika e profetëve dhe evliave, të cilët janë edukues të njerëzve.
Gjarpri që kemi brenda: Nefsu’l-Emmare
Njeriu që flinte, i cili u përmend në histori është njeriu i shkujdesur nga e vërteta. Gjarpri që i hyri brenda është nefsu’l-emmare. Mbreti është udhërrëfyesi i përsosur. Rrahja me kamxhik, ndërsa ai ishte në gjumë, për ta zgjuar dhe detyrimi për ta bërë të vraponte në fushë e luginë, janë përpjekja dhe rijazati (ushqyerja me pak për ta edukuar veten, apo preokupimi me mendime e vepra të dobishme duke e ndaluar nefsin nga gjërat e këqija). Ndërsa dalja e gjarprit është shpëtimi nga nefsu’l-emmare.   
Nefsu’l-emmare është si një gjarpër i zi që dëshiron t’ia shkatërrojë njeriut jetën e përhershme. Ndërkohë njeriu e pandeh të pafajshme dhe të padëmshme nefsin që gjendet brenda tij dhe që i injekton atij dëshirat dhe ndjenjat e epshit. Ndërsa pejgamberët dhe miqtë e Zotit, na paralajmërojnë për sa i përket çështjes së të këqijave të nefsit. Hazreti Jusufi thotë:
Unë nuk e shfajësoj veten, sepse nefsi (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirë-plotë.” (Jusuf, 53)

Allahu ju shperbleft per postimin.
Mbreti misterioz [Tregim islam] 8THII


▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬

. . . . . . . . . . . . . . . . .Namazi im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . Kurbani im . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
Jeta ime dhe Vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve.
O Zoti ynë, na bere prej atyre qe kanë përfundim të mirë . . . . .
. . . . . . . . . . . . . . . . . . .A M I N . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬ஜ۩۞۩ஜ▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬▬
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Mbreti misterioz [Tregim islam]
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tregime Islame-
Kërce tek: