islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty96%Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty0%Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty0%Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty0%Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty1%Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty2%Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Një pasqyrim i dashurisë hyjnore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Një pasqyrim i dashurisë hyjnore Empty
MesazhTitulli: Një pasqyrim i dashurisë hyjnore   Një pasqyrim i dashurisë hyjnore EmptySat 24 Jul 2010 - 2:59



Kjo nuk do të thotë se ne e duam të keqen që vjen nga agjentët moralë. Në fakt, është veprim besimi të urresh atë që është e urryer për Zotin. Prandaj kur Zoti thotë se Ai nuk i do shtypësit, është shtypja ajo që ne duhet të urrejmë.

Shumë myslimanë besojnë se nocioni “Zoti i do të gjithë” është thjesht i gabuar dhe se nuk përputhet me mësimet islame. Në Kuran ka shumë vargje në të cilat qortohen ata që Zoti nuk i do: mes shumë të tjerëve gënjeshtarët, hipokritët, tiranët, arrogantët, prepotentët dhe ata që duan të lavdërohen për atë që nuk e kanë bërë. Kur i lexon këto vargje është e lehtë të fillosh të kesh antipati për këta persona dhe të besosh se Zoti nuk i do të gjithë. Megjithatë nëse i shohim nga afër këta persona, tek ata do të shohim elemente të vetes tonë.

Ajo që është e vërtetë për një njeri është e vërtetë për të gjithë njerëzit: ndryshimi i vetëm është shkalla në të cilën ajo është e vërtetë. Profetët dhe shenjtorët janë përjashtimet e vetme të kësaj të vërtete universale. Jezusi, paqja qoftë mbi të ka thënë, siç është shkruar në al-Muwatta të Imam Malikut: “Mos shikoni gabimet e të tjerëve, sikur të jeni zotërinj, por kujdesuni për gabimet tuaja si shërbëtorë. Në të vërtetë, njerëzimi përbëhet vetëm nga dy lloje njerëzish: të vuajturit dhe të fortët. Prandaj tregoni mëshirë për të vuajturit dhe lavdëroni Zotin për të mirat”.

Individi nuk duhet të urrejë mëkatarin por mëkatin; sepse thelbi i gjithë njerëzimit është shpirti i krijuar për t’iu nënshtruar Krijuesit të tij. Nëse ai shpirt e pranon këtë në një nivel të vetëdijshëm apo jo është çështje mirësie dhe ky arsyetim na mundëson t’i shikojmë të tjerët me dhembshuri. Të gjithë njerëzit, kudo që janë dhe gjatë gjithë kohës vuajnë nga fatkeqësitë në çaste të caktuara të jetës së tyre. Në këtë çast zemra po thyhen dhe jetë po shkatërrohen, me gratë po abuzohet dhe fëmijët po dhunohen, dhe disa njerëz po vdesin, ndërsa të dashurit e tyre po qajnë. Gjithashtu po në këtë çast, zemra të tjera po gëzohen, fëmijë po lindin, nënat po i ushqejnë ato, ka njerëz që buzëqeshin, po jepet bamirësi dhe njerëzit që duhen po bashkohen. Aeroporti është një prej metaforave të mëdha të kohës tonë: aty sheh fytyra të lumtura, të trishtuara dhe indiferente, ku njerëzit nisen për udhëtim me të dashurit e tyre, ose përshëndeten me ta, ose thjesht presin të marrin apo të përcjellin njerëz që i njohin fare pak. I trishtuar, i lumtur dhe indiferent janë gjendje që përmbledhin grupin tonë të përbashkët të shpirtrave. Megjithatë, në botën tjetër ka vetëm gëzim ose mjerim, gëzim ose dhimbje – nuk ka indiferencë.

Sipas një hadithi të bukur, profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin me të, ka thënë se në Ditën e Fundit, kur dy shpirtrat e fundit do të nxirren para Zotit, ata janë të dy të dënuar me zjarr. Ndërsa engjëjt i shoqërojnë ata në vendbanimin e tyre të nxehtë, njëri prej tyre shikon pas me trishtim. Pas kësaj, Zoti i urdhëron ta sjellin atë përsëri te Ai dhe e pyet njeriun përse ktheu kokën pas. Njeriu iu përgjigj: “Prisja diçka tjetër nga Ti”. Zoti iu përgjigj duke i urdhëruar engjëjt “Dërgojeni në Parajsën Time”.

Është ajo që ne presim nga Zoti që e përcakton se ku ne jemi. Kjo thekson nevojën për të menduar mirë jo vetëm për Zotin, por edhe për krijimin e Zotit, pavarësisht nga fakti se ne të gjithë jemi gabimtarë, njerëz me të meta, që po luftojmë gjatë këtij udhëtimi.

Ne ose i dorëzohemi Zotit, ose atyre që i marrin për zota, që janë gjithmonë të rremë. Por dashuria e vërtetë, që është dashuria e Zotit, është forca e vetme më e fuqishme në botë. Është një dashuri që “nuk ndryshon, kur gjen ndryshim”. Ajo rritet dhe nuk pakësohet asnjëherë. Nëse dikush pretendon se e ka humbur atë, mund të thuhet vetëm se një person i tillë nuk e kishte atë që në fillim. “Ajo është ylli për çdo anije të humbur”. Dhe duke dashur Zotin, individi do gjithë krijimin e Zotit, thjesht për faktin e pakundërshtueshëm se gjithçka është krijim i Zotit. Zoti do gjithçka duke qenë se Ai e ka krijuar gjithçka nga një veprim i dashurisë hyjnore dhe ata që e duan me të vërtetë Zotin dhe me syrin e brendshëm depërtues të realitetit, mund të jenë vetëm mëshirë në këtë botë. Kjo nuk do të thotë se ne e duam të keqen që vjen nga agjentët moralë. Në fakt, është veprim besimi të urresh atë që është e urryer për Zotin. Prandaj kur Zoti thotë se Ai nuk i do shtypësit, është shtypja ajo që ne duhet të urrejmë. Duke mohuar humanizmin që është i qenësishëm te shtypësi, ne nuk arrijmë të kuptojmë dhe refuzojmë mundësinë se dera e mëshirës së Zotit është e hapur për të gjithë. Nëse ne besojmë me të vërtetë se duam për të tjerët atë që duam për veten tonë, ne duhet të duam që të gjithë, pavarësisht nga gjendja e tyre mendore apo stacioni i tyre në jetë, të hyjnë në derën e mëshirës dhe të dashurisë së Zotit, nëpërmjet pendimit dhe keqardhjes. Duke bërë të mundur këtë ne mund të jemi mëshirues, ashtu siç ishte profeti (a.s.).

Më poshtë vijon një përshkrim i thellë i kësaj të vërtete nga emiri ‘Abdul Kadër Al-Xhezairi (1300-1883), ndoshta shembulli i fundit i islamit në të gjitha nivelet e karakterit profetik – si mësues, luftëtar, burrë shteti, baba dhe mësues i rrugës së profetëve:

“Ata e duan Zotin, dhe Zoti i do ata” (Kuran, 5:54). Ju duhet ta dini se dashuria që i Vërteti ka për krijimin është disa llojesh. Njëri lloj është dashuria hyjnore për ta para se ata të ekzistonin; dhe tjetra është dashuria hyjnore pasi ata u krijuan. Këto dy lloje kategorizohen më tej në dy lloje të tjera: njëra është dashuria hyjnore e të zgjedhurit dhe tjetra është dashuria hyjnore e elitës së të zgjedhurit.

Për sa i përket të parës [dashurisë hyjnore para krijimit], ajo depërton në gjithë ekzistencën, pavarësisht nga larmia e llojeve, tipave dhe karaktereve. Kjo kuptohet në thënien e njohur mirë për dijetarët e zemrave.1 “Unë isha një thesar i fshehur, që dëshironte të bëhej i ditur, kështu që e krijova këtë krijim për të prezantuar Veten dhe nëpërmjet tij, ata më njohën Mua”. Kjo dashuri, është dashuria që bëri që bota të ekzistojë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë” (51:56). Me fjalë të tjera të më njohin Mua. Kjo është dashuria e vërtetë që ne kemi përmendur; është tendenca e Zotit të shfaqë emrat dhe cilësitë e Tij hyjnore dhe kjo është një tendencë e natyrës hyjnore thelbësore, që nuk është e zbukuruar me një emër apo cilësi, sepse emrat nuk manifestohen në këtë nivel konsiderate.2 Pastaj kjo tendencë e dashurisë hyjnore që të vetëshprehet u zgjerua te të gjithë emrat hyjnorë dhe kërkonte të shfaqej nëpërmjet epifanive të gjurmëve hyjnore, siç ishin fshehur më parë në thelbin hyjnor, të konsumuar në unitetin hyjnor. Por sapo Zoti i krijoi ata, ata e njohën Zotin, ashtu si Zoti dëshironte të njihej, duke pasur parasysh se vullneti hyjnor është i pakundërshtueshëm. Çdo lloj krijese e njihte Zotin në bazë të nivelit të të kuptuarit dhe të përgatitjes që Zoti i kishte dhënë asaj. Për sa u përket engjëjve, secili është një lloj në vetvete dhe secili ka një vend ose gradë, ashtu si pjesa tjetër e krijimit ka lloje dhe gradë. Asnjëri prej tyre nuk mund të refuzojë apo të largohet nga grada e tij, dhe pranimi i tyre presupozohet sipas shkallës së dijes për Zotin që ata kanë. Sepse pa dyshim, dija e tyre u rrit kur Ademi, paqja qoftë mbi të, u mësoi atyre emrat, ashtu si na ka mësuar i Lartësuari në Kuran. Për sa u përket objekteve të pajetë dhe kafshëve, përveç njerëzve, ata kanë një dispozitë të natyrshme që përshin një dije hyjnore që as nuk rritet, por as nuk pakësohet. Secili prej tyre ka gjithashtu një stacion dhe nuk mund t’i kalojë kufijtë e dijes. Për sa i përket qenies njerëzore, ai ose ajo ka një dije primordiale (megjithëse humbet kur hyn në botë) që mund të pësojërenovatio.3 Ripërtëritja e saj varet në gjendjen e tij të jashtme; me këtë e kam fjalën për gjendjen e shpirtit dhe të intelektit të tij.4 Sepse në realitet, gjithë dija është e përqendruar në realitetin e individit, ajo thjesht shfaqet herë pas here, në bazë të vullnetit hyjnor, sepse realiteti hyjnor është përfshirë në secilin person. Dhe secila qenie njerëzore, për shkak se është qenie njerëzore, është e hapur ndaj mundësisë së shkallës së “njeriut të përsosur”. Megjithatë, ata do të ndryshojnë në mënyrën se si shfaqet perfeksioni njerëzor tek ata.

Për sa i përket llojit të parë të dashurisë, që është ajo e të përzgjedhurit, kjo rezervohet vetëm për ata që janë shërbëtorë të Zotit. Shembuj për këtë gjenden në Kuran: “Allahu i do ata që pendohen” (2:222). Gjithashtu mes atyre që Zoti i do janë ata që e pastrojnë veten e tyre, i duruari, mirënjohësi, ata që besojnë Zotin, ata “që luftojnë në rrugën e Tij” (61:4), për të mos përmendur të gjithë njerëzit e tjerë të dashur, që Zoti i përmend në Kuran, të cilët kanë mishëruar ato cilësi dhe karakteristika që bëjnë të nevojshme këtë dashuri të veçantë nga Zoti i Plotfuqishëm. Megjithatë është një lloj dashurie që mbulon dhe [prapëseprapë] mundëson të kuptuarit transcendent të Zotit. Për më tepër, është një dashuri që nuk mund të arrihet për disa lloje njerëzish, siç përmendet në vargjet “Allahu nuk i do të padrejtit” (3:57), dhe “Allahu nuk i do jobesimtarët” (3:32). Pavarësisht nga kjo, ata janë akoma të përfshirë në llojin e parë të dashurisë hyjnore [domethënë dashuria hyjnore para se ata që ekzistonin].

Për sa i përket llojit të dytë të dashurisë hyjnore, ajo është për të zgjedhurin e elitës; thuhet në një hadith5: “Me asgjë robi im nuk mund më mirë të më afrohet, pos me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ec. I këtilli nëse më kërkon diç, do t'ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë”6. Me fjalë të tjera, identiteti i të Vërtetit i zbulohet atij si e fshehta e aftësive të tij të brendshme dhe të jashtme. Kjo lloj dashurie hyjnore ndodh me një epifani mbi njeriun e dashur, fryti i së cilës tregohet në këtë botë për shkak të vizionit dhe përjetimit hyjnor që ndodh në fushën imagjinare7; ose ndodh gjithashtu edhe me gjërat e tjera si një shpërthim i dijes empirike nëpërmjet dhuntive të panumërta. Për sa i përket llojit të mëparshëm të veçantë të dashurisë, ajo është akoma një dashuri e fshehtë për shkak se zotëruesi i saj është akoma i ngecur në iluzionin e vjetërsisë dhe të dualizmit. Si rrjedhim frytet e saj jepen vetëm në botën tjetër. Për këtë arsye Ata Allah (709/1309) ka thënë në Aforizmat (al-Hikam) “Njerëzit e devotshëm dhe asketët largohen nga kjo botë ndërsa zemrat i kanë akoma të mbushura me tjetërsi”.8

Dashuria e fundit arrihet vetëm nga ata që kanë dije të drejtpërdrejtë për Zotin që është përshkruar në hadithin e shenjtë më lart. Për më tepër, ajo arrihet vetëm nga ai që ka në zemrën e tij atë dashuri universale për gjithë krijimin siç kuptohet në vargun kuranor: “...e mëshira ime ka përfshirë secilin send” (7:156). Është mëshira që i dërguari i Zotit (a.s.) përmendi kur tha: “Ju nuk do të besoni me të vërtetë derisa të tregoni mëshirë për njëri-tjetrin”. Pasi profeti tha këtë, një shok i profetit tha: “Por, o i dërguari i Allahut, ne të gjithë jemi të mëshirshëm me të tjerët”. Profeti (a.s.) shpjegoi: “Nuk po flas për mëshirën që ju mund të tregoni për mikun tuaj, por për mëshirën universale, mëshirën për gjithë njerëzimin”.

Në lidhje me hadithin e njohur: “Asnjë prej jush nuk beson me të vërtetë, derisa të dojë për vëllain e vet, atë që do për vete”, Imam Neveviu (676/1277) thotë në komentimin e tij se kjo dashuri, përfshin dashurinë për gjithë njerëzimin. Ai shpjegon më tej se është një dashuri që shkon kundër natyrës tonë të vërtetë, me natyrë engjëllore dhe fitohet vetëm duke mohuar egon. Kjo luftë me egon – me veten tonë hakmarrëse – është një prej sfidave më të vështira me të cilat ne përballemi. Por pasi e fitojmë këtë luftë, ne nuk jemi të aftë vetëm të falim: ne jemi gjithashtu të aftë të godasin, kur përgjigja e duhur është të godasim – por me dorën e Zotit, jo me dorën e egos tonë, sepse është realitet i pamohueshëm se ekzistojnë njerëz të ligë, se ka djaj prej njerëzve, e keqja e të cilëve duhet të ndalohet. Ky është thelbi i xhihadit: të marrësh shpatën në mënyrë që t’ua heqësh shpatën nga dora atyre që duan të bëjnë ligësi në tokë. Megjithatë, muxhahididuhet të pastrohet nga egoja e tij në mënyrë që të mund të veprojë si një përfaqësues hyjnor në botë. Kjo ishte e vërteta për profetin (a.s.) në betejë, për të cilin Zoti tha: “… ti nuk i gjuajte (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por Allahu (të ndihmoi) i gjuajti” (8:17). Vetëm këta njerëz ia vlejnë të jenë kalifët e Zotit mbi tokë. Ata janë ata të cilët Zoti do t’u japë pushtet. Dhe ata që nuk i kanë cilësi, por kanë dashurinë e Zotit, dhurata më e madhe e Zotit është të mos u japë atyre fuqi. Privimi nga Zoti është në vetvete një dhuratë, sepse ai nuk jep jo sepse nuk ka, por sepse është më mirë kështu./fri/



Referenca

1. Fjala e përdorur në arabisht është kawm, që do të thotë në kuptimin e parë “njerëz”. Megjithatë në fjalorin teknik tëtasawwuf (Sufizëm), u referohet vetë sufistëve. Kjo bazohet në hadithin e njohur në të cilin engjëjt i tregojnë Zotit për një grup që po e përkujton Atë dhe ata përmendin njërin që nuk ishte pjesëmarrës por po qëndronte me ta. Për këtë Zoti përgjigjet “hum el-kaum la jeshka bihim xhalisuhum,” “ata janë njerëz (kaum), prej të cilëve edhe ai që po rri ulur me ata është i shpëtuar”, thjesht pse është në shoqërinë e tyre.

2.Në teologjinë myslimane klasike një cilësi ose emër i Zotit nuk është as thelbi i Zotit dhe as më shumë sesa thelbi. Kjo do të thotë se çdo cilësi ose emër nuk mund të përmbajë një përmbledhje të Zotit që vetëm thelbi i Zotit përmban.

3. Renovatio është term teologjik latin që duket se e përçon në mënyrë të përsosur texheded, “përtëritjen” arabe. Në teologjinë klasike të krishterë, imago dei i korruptuar rikthehet në integritetin fillestar. Kjo bën të ditur mirë kuptimin që synohet këtu dhe Allahu e di më së miri.

4. “Intelekti” në këtë rast i referohet të kuptuarit mesjetar të intelektit, që ndryshon nga arsyeja. Intelekti ishte funksioni i inteligjencës së individit që bënte dallimin ndërmjet reales dhe të dukshmes – pra fjalën latine inte lectus për të bërë dallimin ose për të gjykuar ndërmjet [reales dhe të rremes].

5. Një hadith i shenjtë (hadith kudsi) nuk është as në shkallën e hadithit, që është thënie e profetit, as një thënie e Kuranit. Ajo është në një shkallë të tretë, është një thënie hyjnore, domethënë konsiderohet shpallje, por ndryshe nga Kurani, shprehet nga profeti Muhamed (a.s.), mund të themi se është profeti që po parafrazon Zotin e tij.

6. Ky hadith regjistrohet nga Imam al-Bukhari dhe konsiderohet tërësisht i vërtetë.

7. Emiri përdor shprehjen ‘ala tekhjil, që lidhet me imagjinatën, por nuk duhet të ngatërrohet me përdorimin bashkëkohor të kësaj fjale; d.m.th imagjinar.

8. Emir ‘Abdul Kadir el-Xheza’iri, al-Mawakif, vëllimi. 1 (Beirut: Dar al-Kutub al-‘Ilmiyyah, 2004), 196-197,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Një pasqyrim i dashurisë hyjnore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edukata Hyjnore
» Turqi: Përfaqësuesit e feve hyjnore mblidhen në iftarë
» OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin a.s
» Mrekullitë e Jezusit (Isaut a.s.) A e shëndrrojnë atë në qenie Hyjnore?
» Mrekullite Hyjnore ne Kuran - Mrekulli ne trupin tend

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Tema-
Kërce tek: