islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Edukata Hyjnore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Edukata Hyjnore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Edukata Hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Edukata Hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Edukata Hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Edukata Hyjnore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Edukata Hyjnore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Edukata Hyjnore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Edukata Hyjnore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Edukata Hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Edukata Hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Edukata Hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Edukata Hyjnore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Edukata Hyjnore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Edukata Hyjnore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Edukata Hyjnore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Edukata Hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Edukata Hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Edukata Hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Edukata Hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Edukata Hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Edukata Hyjnore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Edukata Hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Edukata Hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Edukata Hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Edukata Hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Edukata Hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Edukata Hyjnore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Edukata Hyjnore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Edukata Hyjnore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Edukata Hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Edukata Hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Edukata Hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Edukata Hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Edukata Hyjnore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Edukata Hyjnore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Edukata Hyjnore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Edukata Hyjnore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Edukata Hyjnore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Edukata Hyjnore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
30 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 30 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Edukata Hyjnore Empty96%Edukata Hyjnore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Edukata Hyjnore Empty0%Edukata Hyjnore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Edukata Hyjnore Empty0%Edukata Hyjnore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Edukata Hyjnore Empty0%Edukata Hyjnore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Edukata Hyjnore Empty1%Edukata Hyjnore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Edukata Hyjnore Empty2%Edukata Hyjnore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Edukata Hyjnore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Bujamin
Pena e Artë
Pena e Artë
Bujamin


Numri i postimeve : 423
Data e regjistrimit : 26/08/2010
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë- Maqedoni

Edukata Hyjnore Empty
MesazhTitulli: Edukata Hyjnore   Edukata Hyjnore EmptyFri 4 Feb 2011 - 19:53

Allahu i Madhëruar ka krijuar tokën dhe qiejt për njeriun.

Kurse njeriun, nuk e ka lënë të papërgjegjshëm për gjërat që ia ka lënë në disponim dhe për vetveten.

Domethënë Allahu, e ka drejtuar edhe gjithësinë edhe njeriun sipas ligjeve hyjnore.

Ai, kështu, ka caktuar që njeriu të jetë në baraspeshë të lirisë së ëmbël dhe përgjegjësisë.

Ja si e përshkruan Allahu i Madhëruar këtë segment në Kur’an:

“Ai e ngriti edhe qiellin dhe ai vuri drejtësinë. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.” (er-Rahman, 7-8)

Domethënë njeriu është njësuar me harmonin hyjnore të gjithësisë. Ashtu si që nuk ekziston asnjë prishje të baraspeshës në gjithësi, edhe njeriu, nuk duhet të devijojë nga rruga drejt Allahut.

Të urtë janë ata të cilët kanë jetuar në suaza të baraspeshës dhe harmonisë në fjalë. Ata janë robërit më fatlumë të të dy botëve.

Ata që jetojnë të pasionuar vetëm pas kënaqësive dhe argëtimeve kalimtare, janë të privuar nga fshehtësia e ardhjes dhe vajtjes nga kjo botë.

Këta nuk kanë arritur të mëshirohen me harmonin dhe artin hyjnor të Zotit të Vërtetë,nuk kanë kuptuar harmonin madhështore.Mjerë për ata të cilët kalojnë jetën në humnerën e injorimit dhe mashtrimit,Ahireti për ata do të jetë pikëllim i madh.

Zgjidhja e kësaj çështjeje gjendet e fshehtë në realitetin njeri. Është e vërtetë e pakontestueshme se njeriu, i cili është dërguar në këtë botë me qëllim sprove, është i përshtatshëm edhe për të mirën edhe për të keqen.

Ngaqë, sprova kërkon që njeriu të ketë mundësi edhe për të drejtën edhe për gabimin. Rrjedhimisht jeta e njeriut, në botën e brendshme dhe të jashtme, është në konflikt ndërmjet të së mirës dhe të së keqes, dhe që të dyja këto duan të sundojnë mbi njeriun.

Domethënë, te njeriu ashtu siç ekziston fuqia e së mirës ekziston edhe fuqia e së keqes (frymës, nefsit të paedukuar).

Arsyeja, të menduarit, të gjykuarit dhe vullneti nuk janë të mjaftueshme që e mira të dalë ngadhënjimtare karshi të keqes në këtë konflikt. Sikur të mjaftonin vetëm këto elemente, atëherë Allahu i Lartë nuk do të ndihmonte njeriun e parë të krijuar, Hazreti Ademin, edhe me revelatë.

Nuk do t’i kumtonte atij të vërtetat të cilat do të udhëzojnë njerëzimin në lumturinë e kësaj dhe botës së pasme.

Por,Allahu i Lartë ka udhëzuar njerëzimin vazhdimisht drejt të Vërtetës me shpallje, zbulesë hyjnore, dhe me profetë.

Ka dërguar libra të cilat kanë mbështetur e përforcuar arsyen dhe zemrën e njeriut, ka edukuar njerëzimin me edukatë hyjnore.

Ngaqë arsyeja është si ndonjë thikë me dy teha, e shtyn njeriun në të keq,po ashtu e çon njeriun të bëjë vepra të pëlqyeshme.

Njeriu me arsye arrin në “formën më të bukur”, respektivisht, në pozitën më të lartë që mund ta arrijë njeriu. Por shpesh njeriu për shkak të arsyes zbret në nivelin “ më inferior se të kafshëve”.

Atëherë themi se arsyeja duhet mbajtur nën disiplinë. Kjo disiplinë është edukata hyjnore e shpallur, është udhëzimi profetik.

Nëse arsyeja gjendet nën kontroll të shpalljes e dërgon njeriun në shpëtim.

Nëse privohet nga udhërrëfimi i shpalljes, mund të jetë shkak për pasoja të hidhura.

Në historinë njerëzore mund të gjesh shumë tiranë të cilët në të njëjtën kohë kanë qenë edhe në kulm të arsyes. Por këta njerëz, që sa e sa të këqija dhe padrejtësi kanë kryer e nuk kanë ndjerë fare mundimin e ndërgjegjes, ngaqë, krimet që kanë kryer, janë vepra të mençura për ta!

Për shembull mbreti hun, Hulagu, gjatë pushtimit në Bagdad, do të mbyste 400 mijë njerëz të pafajshëm, por ai nuk ndjente asnjë mundim të ndërgjegjes.

Po ashtu edhe prindërit e fëmijëve të Mekes, të periudhës së injorancës
paraislame, i dërgonin fëmijët e tyre femra në shkretëtirë për t’i varrosur për së gjalli, pa mos ua varur veshin britmave të zemrave të nënave të përvëluara.

Sipas tyre, ishte e njëjtë të presësh një dru dhe një skllav.
Madje ata këtë e pranonin si të drejtë legjitime dhe si diçka normale.

Edhe këta ishin njerëz të cilët posedonin arsye dhe ndjenja.Por ishin sikur dhëmbët e ndonjë dhëmbëzori të cilët punojnë prapshtë.Vepronin prapësht.

Këta dhe shumë momente të ngjashme me këta dëshmojnë se njeriu është krijesë e cila nga prirjet dhe dëshirat që vijnë nga krijimi, ka nevojë për udhëzim, edukim dhe udhërrëfim.

Por edhe udhëzimi duhet të jetë në përshtatje me natyrën e njeriut. Kjo është e mundshme vetëm e vetëm me edukim hyjnor,me kumtimin dhe udhëzimin e profetëve.

Në të kundërtën, nëse ndodh një udhëzim i papërshtatshëm për natyrën e njeriut, kjo mund të jetë pretekst për të keqe dhe dëm.

Cila cilësi sundon në karakterin e njeriut, ajo do të luajë rol asgjësues për cilësinë e kundërt. Nëse mbisundon e mira atëherë e zhduk ndikimin e së keqes. E nëse mbisundon e keqja, atëherë mundohet tëmbisundojë mbi të mirën.

Dhe kështu konflikti i brendshëm i njeriut zgjatë gjatë gjithë jetës.

Për këtë shkak Zoti i Vërtetë, me favorin e vetë, dërgoi profetë dhe evlija, miq të Zotit, si udhërrëfyes dhe edukues.

Vetëm ai njeri i cili është i edukuar nën përkujdesjen e duarve të shkathta, frymëzuese dhe të bekuara ka zbuluar bukuritë e natyrës njerëzore.

Nën këtë përkujdesje cilësitë e ngrira si akulli,shndërrohen në kopshte behari. Ashtu si njerëzit injorant të kohës paraislame në saje të udhëzimit të Krenarisë së Gjithësisë do të shndërrohen në personalitete më të çmueshme të njerëzimit.

Respektivisht, nëse njerëzit u përmbahen udhëzimeve profetike shndërrohen në njerëz me të cilët është i kënaqur Allahu, dhe të cilët meritojnë lëvdata.

Kurse ata të cilët bien nga provimi hyjnor, konflikti ndërmjet frymës, dhe shpirtit, bien në pozitën e më të poshtërve.

Edhe jeta e kësaj bote është krijuar për të sprovuar njeriun se cilën nga këto qëllime do të realizojë.

Njeriu me vullnetin e tij të lirë do të drejtojë tendencat pozitive dhe negative në njërën nga këto dy rrugë me kahe të kundërta.

Ky orientim do të realizohet sipas përfundimit të konfliktit ndërmjet frymës dhe shpirtit.

Por gjersa të realizohet kjo, njeriu përjeton momente të llojllojshme. Nëse njeriu gjendet në një kopsht me trëndafila shndërrohet në aromë të këndshme.

E nëse gjendet në vende të kundërta me këto, mbushet me erëra të papëlqyeshme. Pa mëdyshje, reflektimi i rrethit shihen tek ai.

Dhe për këtë themi se qenia më e nevojshme për udhëzim, edukim dhe pastrim është njeriu.

Bota e brendshme e njerëzve të paedukuar dhe personave, zemra e të cilëve nuk ka gjetur prehje, i përngjanë pyllit në të cilin janë të strehuar kafshë të shumta.

Në çdo njeri, sipas natyrës së tyre gjendet i fshehur një karakter si i kafshës.Dikush është kurnac si dhelpër, dikush mishngrënës si hienë, dikush energjik si milingonë, e dikush helmues si gjarpër.

Dikush kafshon kur e përkëdhel,dikush thithë gjak si shushunjë, dikush para teje qesh kurse pas të bën varrin.

Që të gjithë këta janë karaktere që gjenden tek kafshët.

Nuk ka shpëtuar veten me edukim shpirtëror nga sundimi i frymës, njeriu i cili nuk ka arritur të ndërtojë një karakter të shëndoshë, njerëzit e këtillë gjenden në harkun e virtyteve të shëmtuara.

Që të gjitha këto dëshmojnë faktin se nëse në një popull sundojnë njerëz me karakter bretkose, ai vend shndërrohet në baltovinë.

Nëse udhëheqin njerëz me karakter gjarpri dhe kolopendre, helmohet populli i tërë, fillon terrori dhe anarkia.

Por kur në një popull sundojnë persona me natyrë trëndafili, i tërë vendi shndërrohet në lulishte, njerëzimi gjen prehjen dhe lumturinë e vërtetë.

Që të gjitha këto janë manifestime të edukimit apo të mosedukimit të njeriut. Njeriu është ai i cili derdh gjak, ai që ujit tokën me gjak, ai që pi gjak, po ashtu njeriu është ai i cili i ofron gjak ose trëndafil nevojtarit.

Por ja që në këtë botë njerëzit me karaktere të kundërta jetojnë së bashku.

Nëse do të shëmbëllenim këtë realitet do të shohim, se kjo situatë i ngjanë gjendjes së drenushës së butë e cila është e mbyllur në një ahur së bashku me kafshë tjera me natyrë të vrazhdë e të egër. Herë-herë jetojnë afër njëritjetrit një koprrac dhe një bujar, një i urtë dhe një injorant, një tiran dhe një i mëshirshëm.

Koprraci është i pamëshirshëm, frikacak, larg shërbesës.
Në të kundërtën bujari është i mëshirshëm, modest, në shërbim të njerëzve.

I padituri, injoranti, nuk kupton dijetarin e urtë, tirani mendon se është i drejtë dhe çdo herë përdor forcën. Domethënë, në këtë botë jetojnë së bashku persona të cilët kanë shpirt engjëllor dhe pranë tyre hienat.

Njëri është në rrugën e njohjes, kërkesës dhe shërbesës së të Vërtetit, tjetri llogarit lumturi të jetuari me tipare të qenieve inferiore, qëllimi final i të cilëve është: ushqimi, epshet, pozita dhe pasionet e ndryshme.

Në realitet, është një sprovë e rëndë të jetosh në një botë e cila ngërthen në vete karaktere të ndryshme.

Qëllimi i vërtetë i njeriut është të kalojë këtë provim dhe të fitojë miratimin dhe takimin me Allahun.

Për këtë shkak ai duhet të zhvishet nga e shëmtuara dhe të përvetësojë virtytet e lavdëruara.

Qenia njerëzore, e cila është qiellore nga aspekti shpirtëror, fizikisht është e krijuar nga dheu.

Kur shpirti do të kthehet tek Allahu, trupi do të kthehet në tokë. Njeriu, nga aspekti fizik mban cilësi të qenieve tjera.

Për këtë shkak, është e nevojshme që ai të përgatisë veten me një edukatë dhe pastrim hyjnor, të mbajë nën kontroll egon e tij dhe të ushqejë dhe forcojë shpirtin. Në të kundërtën është e patejkalueshme disfata karshi djallit nga jashtë, dhe fuqive destruktive egoiste, nga mbrenda.

Në këtë kontekst Allahu i Lartë në një ajet kuranor thotë:

Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten (nga papastërtitë shpirtërore dhe fizike). E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (esh-Shems, 7-10)



Ja si i komenton dhe i përshkruan poeti Mevlana Xhelaled-din er-Rumi, të keqen dhe të mirën të cilat Allahu i Lartë i përmend në këtë verset kuranor:

O ti që udhëton drejt të Vërtetës,Hakut! Nëse dëshiron të mësosh të vërtetën, nuk ka vdekur as Musai e as Faraoni, sot ata jetojnë në ty, janë të fshehur në qenien tënde, vazhdojnë luftimet në zemrën tënde. Për këtë shkak, duhet të kërkosh në veten tënde këta dy persona që vazhdojnë të luftojnë ndërmjet veti!



Po ashtu, Rumiu këshillon dhe thotë:

Mos ushqe e mos zgjero lëkurën! Ngaqë, në fund ajo do të jetë një kurban që do t’i jepet dheut.Ti, shiko të ushqesh zemrën tënde! Eshtë ajo që do të ngrihet në madhëri dhe do të nderohet!”



”Ushqeje trupin me pak ushqim të yndyrshëm dhe me pak mjaltë.

Ngaqë ai i cili ushqen tepër atë, në fund, bëhet pre e dëshirave egoiste dhe poshtërohet!”

“Ushqeje shpirtin me ushqime shpirtërore. Afroji mendim të pjekur, kuptim të hollë dhe ushqime shpirtërore, le të shkojë i fortë dhe i qëndrueshëm në vendin e vajtjes!


Egoja e paedukuar i përngjet drurit me rrënjë të kalbura. Shenjat e të kalburit vërehen në degët, gjethet dhe frytet e saj. Nëse ka ndonjë sëmundje në zemër, kjo manifestohet në lëvizjet e trupit.

Këta janë cilësi egoiste, frymore, si zilia, urrejtja, kryelartësia, të cilat kanë nevojë për kurim të shpejtë.

Përmirësimi i këtyre cilësive negative është i mundur nëse ndiqet udhëzimi që dëshiron dhe ka porositur Allahu.





Mundësoi dhe Përpunoi: Bujamin Salija



Ke dy rrugë për të zgjedhur ?
Cilën nga këto rrugë do të zgjedhësh Xhehennem apo Xhehennet.?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Edukata Hyjnore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Një pasqyrim i dashurisë hyjnore
» Edukata në Shkollat e FYROM (IRJM) I domosdoshëm
» Turqi: Përfaqësuesit e feve hyjnore mblidhen në iftarë
» OKB: “Komedia Hyjnore” të hiqet nga shkollat, fyen Muhamedin a.s
» Mrekullitë e Jezusit (Isaut a.s.) A e shëndrrojnë atë në qenie Hyjnore?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: