islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
65 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 65 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty96%A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty0%A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty0%A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty0%A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty1%A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty2%A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 A urdhëron shpirti për mirë apo për keq?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? Empty
MesazhTitulli: A urdhëron shpirti për mirë apo për keq?   A urdhëron shpirti për mirë apo për keq? EmptyTue 3 Aug 2010 - 8:52

A urdhëron shpirti për mirë apo për keq?

Pyetja:

Selamun alejkum! Allahu i Lartmadhëruar ju shpërbleftë për punën që po bëni. Desha të bëj një pyetje me disa nënpyetje. Dihet se shpirti është krijesë e Zotit të Madhërishëm, përpos se na mban të gjallë trupin tonë, a ka ndonjë ndikim tjetër te ne për shembull në veprat tona, qofshin të mira apo të këqija ato.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Një nga veçoritë e besimtarit të mirë është besimi në gajb. Fjala “gajb” rrjedh nga folja arabe gabe-jegibu, që do të thotë mungesë dhe sekret. Ndërsa në terminologji përkthehet “e fshehta”, pra besimi i muslimanit në të fshehtën. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

“Elif, Lâm, Mîm. Ky është Libri në të cilin nuk ka dyshim. Ai është udhërrëfyes për të devotshmit, të cilët besojnë në të fshehtën, falin namazin...”.[1]

Mirëpo, me besimin e myslimanit në të fshehtën, nuk është për qëllim, sikurse mund ti jap dikush shpjegim se njeriu beson në gjëra ashtu symbyllur. Prandaj është e domosdoshme të bëjmë një sqarim rreth besimit të myslimanit në gajb.

Çfarë do të thotë të besosh gajbin

Njeriu është qenia më e përsosur e krijuar nga Allahu i Lartmadhëruar, cilësitë dhe karakteristikat e tij janë mbi çdo gjallesë tjetër të krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm. Prandaj edhe Zoti e dalloi njeriun me përgjegjësi dhe bartje të amanetit. Allahu i Madhëruar thotë:

“Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi...”.[2]

Mirëpo fakti se njeriu është krijesë më superiore ndaj krijesave të tjera nuk e bën atë që cilësitë dhe veçoritë e tij të jenë absolute e tërësore. Me një fjalë çdo cilësi e njeriut është e kufizuar dhe jo gjithëpërfshirëse. P.sh. syri i njeriut, me gjithë përparësitë, është i kufizuar dhe ai mund të shohë vetëm deri në një distancë të caktuar, ose nuk mund të shohë prapa mureve; pastaj edhe të dëgjuarit, nuk kemi mundësi të dëgjojmë vetëm se atë që e kemi afër; gjithashtu edhe fuqia e njeriut është e kufizuar dhe ai nuk mund të ngrejë vetëm se një peshë të caktuar dhe kështu me radhë.

Kësisoj është edhe me mendjen e njeriut, ai mund të logjikojë, mendojë, kuptojë gjërat, shumë më mirë se të gjitha qeniet e tjera, që me gjuhën e Kantit kjo quhet fuqia e njohjes tek njeriu. Prandaj ai është mbi çdo krijesë tjetër dhe në një formë apo tjetër me anë të logjikës dhe mendjes së aftë, që e posedon njeriu arrin ta udhëheqë botën.

Megjithëkëtë prapë kjo mendje është e kufizuar dhe disa gjëra nuk ka mundësi t’i perceptojë tërësisht. Filozofi David Humi thotë se mendja, sado që duket se zotëron gjithë këtë liri, ajo është “me të vërtetë e kufizuar brenda kufijve tepër të ngushtë”[3]. Për këtë, botën në të cilën ne jetojmë, ekzistojnë shumë dukuri të cilat, me gjithë arritjet shkencore, mbeten akoma të pamundura të shpjegohen dhe definohen nga ana e njeriut.

Pranimi i njeriut se mendja e tij nuk është absolute dhe është e kufizuar sikurse çdo karakteristikë tjetër në të do të thotë besimi në gajbin. Me fjalë të tjera të besojë njeriu në gajbin do të thotë që ai ta miratojë se jo çdo gjë mund të jetë e kapshme për mendjen e tij dhe jo çdo gjë mund të perceptohet drejtë dhe tërësisht nga ana e mendjes.

Qasja e besimtarit ndaj shpirtit


Pas sqarimit të gajbit themi se perceptimi i shpirtit nga ana e njeriut konsiderohet nga gjërat të cilat nuk ka mundësi t’i kuptojë ashtu si duhet tërësisht. Pra, realiteti i shpirtit, përbërja, vendi ku gjendet në trup, esenca e tij, si del nga trupi gjatë vdekjes, çfarë ndodh me të gjatë gjumit dhe shumë gjëra tjera janë realitete për të cilat njeriu shumë pak di. Kjo për faktin se të kuptuarit e këtyre gjërave janë të paperceptueshme si duhet për mendjen tonë. Prandaj edhe Zoti i Madhëruar në Kuranin Famëlartë thotë:

“Do të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, ndërsa juve nuk ju është dhënë veçse pak dijeni.”[4]

Thelbi i krejt asaj çfarë mund të themi rreth shpirtit është se dituria e plotë për të është veçanti e Zotit të Gjithëdijshëm, askush përveç Tij nuk di esencën e shpirtit dhe njohuria e njeriu është e ngushtë ta kuptojë tërësisht realitetin e tij. Në anën tjetër, Zoti i Madhërishëm na ka informuar me disa njohuri të përgjithshme rreth shpirtit.

Disa njohuri rreth shpirtit

Para se të flasim rreth disa njohurive të cilat përmenden në Kuran dhe Hadithe themi se shpirti në citatet sheriatike emërtohet me Err-rruh dhe En-nefs, prandaj e sakta nga mendimet e dijetarëve është se këto dy emërtime janë sinonime për shpirtin edhe pse disa kanë thënë se Err-rruh i thuhet kur shpirti është jashtë trupit dhe En-nefs emërtohet kur ai është brenda në trup.

Pastaj për t’i larguar edhe disa paqartësi themi se duhet ta kemi parasysh se të dy këto fjalë në Kuran përdoren me disa kuptime, pra janë fjalë homonime. Kështu fjala Err-rruh e ka kuptimin e shpirtit, por gjithashtu me këtë emërtohet edhe meleku Xhibril, ndërsa En-nefs, krahas përdorimit për shpirtin me këtë emërtohet edhe personi (uni i njeriut).[5]

Shpirti është i krijuar nga ana e Allahut të Lartësuar dhe ai është faktori esencial i jetës së çdo gjallese, me të ndërlidhet ekzistenca e çdo qenie e gjallë, që ka fillim e mbarim. Allahu i Lartësuar kur e krijoi njeriun e parë, Ademin alejhi selam, pasi ia dha formën, atij ia fryu shpirtin dhe me këtë filloi të gjallërohet njeriu dhe gjëja e parë që bëri ishte teshtitja dhe falënderimi i Allahut.[6]

I Dërguari i Allahut tregon se foshnja në moshën 120 ditore i fryhet shpirti, ai ka thënë: “Vërtet çdonjëri nga ju formohet në mitrën e nënës së tij dyzet ditë si pikë (nutfetun), pastaj gjak i ngjizur (alekatun) ngjashëm me këtë periodë, pastaj, bëhet copë mishi ngjashëm me këtë periodë, pastaj i dërgohet meleku dhe e frymëzon në të shpirtin (ruh)...”.[7]

Këto janë disa informacione në lidhje me shpirtin, për të cilat na ka informuar Allahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të.

Ndikimi i shpirtit në veprat e njeriut

Ndërsa në lidhje me atë se a ka ndikim shpirti në veprat e njeriut, që ai të bëj vepra të mira apo të këqija themi se shpirti i njeriut në vete ka karakteristika dhe cilësi, disa janë të mira dhe disa të këqija dhe varësisht nga ato njeriu ka prirje për të vepruar mirë apo keq. Sido që të jetë, dijetarët i kategorizojnë llojet e shpirtit ose veçoritë më të theksuara të tij në këto lloje të cilat nxirren nga citatet kuranore:

1- En-Nefsu Emare Bis Suë - Shpirti i prirë për të keqen:

Është për qëllim shpirti i cili kaplohet me pasimin e epsheve dhe të mëkateve. Për këtë lloj Zoti i Madhëruar thotë: “Unë nuk e shfajësoj veten, sepse shpirti (i njeriut) është fort i prirë për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im. Me të vërtetë, Zoti im është Falës dhe Mëshirëplotë.”[8]


2- En-Nefsul Levame - Shpirti qortues:

Është fjala për shpirtin i cili sillet mes mëkatit dhe pendimit, Allahu i Madhëruar thotë: “Betohem në shpirtin qortues!”[9]


3- En-Nefsul Mutmeineh - Shpirti i qetësuar:

Shpirti i qetësuar është ai i besimtarit të pastër, Allahu i Madhëruar thotë: “O ti shpirt i qetësuar! Kthehu te Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai kënaqur me ty!”[10]

Ka mendime te dijetarët Islamë se me këtë ndarje, a është fjala për llojet e shpirtrave te njerëzit, apo është fjala për karakteristikat e ndryshme me të cilat cilësohet çdo shpirt.

Dijetari i mirënjohur Ibën Kajim el Xhevzije e vërteton se shpirti është një mirëpo me këtë ndarje është për qëllim për cilësitë e ndryshme me të cilat karakterizohet shpirtrat e njerëzve në përgjithësi dhe emërtimi i secilës është varësisht cila është më e theksuar në një shpirt.[11]

Në fund themi se shpirti është i krijuar nga Zoti i Madhëruar dhe ai në vete ka cilësi pozitive të cilat e ndihmojnë njeriun të jetë në rrugën e drejtë dhe ka cilësi negative që e prijnë njeriun në veprimin e të këqijave. I shpëtuar është ai i cili i kultivon cilësitë e mira dhe kalitet me to, ndërsa humbës është ai i cili jepet pas cilësive të këqija pasi ato largojnë njeriun nga rruga e drejtë. Zoti e di më së miri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A urdhëron shpirti për mirë apo për keq?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pakistan: Gjykata urdhëron bllokimin e faqes Facebook
» [Lajmet Ditore] Gjykata turke urdhëron arrestime të reja mbi rastin Mavi Marmara
» Shpirti dhe Burimi i Jetës
» Barcolet-Azraili dhe shpirti
» Aty ku shpirti prehet në paqe…!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Pyete Hoxhen-
Kërce tek: