islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
banoret - Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
banoret - Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
banoret - Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
banoret - Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
banoret - Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
banoret - Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
banoret - Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
banoret - Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
banoret - Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
banoret - Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
80 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 80 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
banoret - Lajmet Ditore Empty96%banoret - Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
banoret - Lajmet Ditore Empty0%banoret - Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
banoret - Lajmet Ditore Empty0%banoret - Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
banoret - Lajmet Ditore Empty0%banoret - Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
banoret - Lajmet Ditore Empty1%banoret - Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
banoret - Lajmet Ditore Empty2%banoret - Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 11:42

Sejdiu, para dorëheqjes


banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=sejdiu23_114620956_801650958
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka gjasa që të japë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, se ai ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës, respektivisht të nenit 88.
Burime të gazetës Koha Ditore të afërta me presidentin, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që këtë akt Sejdiu ta bëj publik menjëherë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dorëheqja, sipas burimeve të gazetës do të konsiderohej si “akt burrëror”, pasi presidenti gjithmonë është thirrur si institucionalist.
Shmangia e Sejdiut nga posti i presidentit, sipas tyre, nuk pritet të përcillet me krizë institucionale, pasi një gjë e tillë nuk dëshirojnë ta shohin as përfaqësuesit e shteteve mike.
Për kapërcimin e situatës janë duke u bërë përgatitjet që pasuesi i Sejdiut, i cili do të propozohej nga LDK-ja të siguronte edhe votat e deputetëve të PDK-së. Deri në zgjedhjen e presidentit të ri, përgjegjësit e njeriut të parë të shtetit do të delegoheshin te krye-parlamentari. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Në Shqipëri rikthehen reshjet e shiut   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 11:57

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Shiu___Tirane_201189446
Reshjet e shiut janë rikthyer në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke shënuar edhe një ulje të temperature deri me 6 gradë celsius krahasuar me një ditë më parë.
Reshjet e shiut filluan që në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës, me intensitet më të lartë në zonat bregdetare dhe të ulëta, raporton Gazeta Start.
Meteorologët bëjnë të ditur se reshjet do të vazhdojnë edhe të dielën, me intensitet më të lartë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Ditën e hënë reshjet e shiut do të dobësohen, dhe të martën do të jenë të pranishme vetëm në zonat malore. Sa i përket temperaturave, meteorologët thonë se sot do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius, ndërkohë që të premten temperaturat ishin deri në 28-29 gradë.
Sipas meteorologëve, përgjatë muajit shtator reshjet ishin nën normat mesatare, megjithëse muaji nisi me reshje. Ndërkohë, tetori dhe nëntori do të jenë dy muaj tipik të vjeshtës mesdhetare, të lagësht dhe me temperatura të larta. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Në Shqipëri rikthehen reshjet e shiut   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 11:57

banoret - Lajmet Ditore 76122 banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Shiu___Tirane_201189446
Reshjet e shiut janë rikthyer në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke shënuar edhe një ulje të temperature deri me 6 gradë celsius krahasuar me një ditë më parë.
Reshjet e shiut filluan që në orët e para të mëngjesit dhe do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës, me intensitet më të lartë në zonat bregdetare dhe të ulëta, raporton Gazeta Start.
Meteorologët bëjnë të ditur se reshjet do të vazhdojnë edhe të dielën, me intensitet më të lartë në zonat Verilindore dhe Juglindore.
Ditën e hënë reshjet e shiut do të dobësohen, dhe të martën do të jenë të pranishme vetëm në zonat malore. Sa i përket temperaturave, meteorologët thonë se sot do të arrijnë deri në 22 gradë Celsius, ndërkohë që të premten temperaturat ishin deri në 28-29 gradë.
Sipas meteorologëve, përgjatë muajit shtator reshjet ishin nën normat mesatare, megjithëse muaji nisi me reshje. Ndërkohë, tetori dhe nëntori do të jenë dy muaj tipik të vjeshtës mesdhetare, të lagësht dhe me temperatura të larta. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Në një stuhi të papritur në Haiti kanë humbur jetën pesë persona   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 12:26

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Stuhi_135226121
Në stuhinë e cila dje papritur e goditi kryeqendrën e Haitit, humbën jetën persë persona, ndërsa disa të tjerë janë lënduar në hovin e erës që çrrënjosi pemë, shembi bilborde dhe kampe për akomodim të përkohshëm, kumtuan autoritetet vendore.
Jetën e kanë humbur tre persona të rritur dhe dy fëmijë në kampet, të cilat ende ekzistojnë në Port-o-Prens, tetë muaj pasi që vendin më 12 janar e goditi një tërmet i fuqishëm, kumtoi Maria Alta Zhan-Baptista, i angazhuar për mbrojtje civile.
"Ende vlerësojmë se sa tenda janë shkatërruar dhe dëmtuar", tha ai.
Koha e keqe e papritur nuk është ndërlidhur me asnjë sistem tropikal, respektivisht stuhi tropikale, por regjistrohet në presionin e ulët të ajrit në zonën e Antileve të Mëdha. /MIA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Aeroplani bën ulje të detyruar pas kërcënimit me bombë   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 12:29

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Aeroplani_142466129
Një aeroplan me 273 persona në bord ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Arlanda të Stokholmit për shkak të alarmit për bombë.
Aeroplani ishte nisur nga Kanadaja drejt Pakistanit dhe vendimi për ulje në Suedi u morr pas informacioneve të policisë kanadeze se një nga udhëtarët kishte lëndë shpërthyese me vete.
Policia morri pasagjerin e dyshuar, por pa e evakuuar aeroplanin e linjës Toronto-Karaçi. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Kontributet, Maqedonia gjobit punëtorët, perëndimi kompanitë   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 12:32

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=punetore_828221884
Kompanitë u ikin pagesës së kontributeve për punëtorët e tyre, me qëllim të uljes së shpenzimeve në procesin e punës. Kështu thotë kryetari i Konfederatës së punëdhënësve të Maqedonisë Mile Boshkov. Sipas tij kjo ndodhë për shkak të joproduktivitetit, çmimeve të larta dhe mungesës së konkurrencës së kompanive vendase, dhe normalisht për shkak të fitimit më të lartë të vetë menaxherëve nëpër kompani të ndryshme.
“Kompanitë ende nuk e ndjejnë se mund t’i ulin shpenzimet përmes pagesës së kontributeve për punëtorët. Nga ana tjetër ndikim të madh ka edhe produktiviteti i dobët, sepse assesi nuk mund të vijnë deri te fitimi i pritur”, tha Mile Boshkov, kryetar i konfederatës së punëdhënësve të Maqedonisë.
Sipas menaxherit për projektim të Organizatës Evropiane të Biznesit “Europe Biznes”, Vitce Rushen, Maqedonia duhet ta luftojë ekonominë joformale me një përkushtim më të madh. Ai tregon përvojën holandeze në luftën kundër ekonomisë së zezë, për të cilën thotë se bëhet pa kurrfarë kompromisi.
“Në shtetin tim, ekonomia joformale është e kontrolluar shumë mirë, ndërsa mospagesa e kontributeve për punëtorët parasheh sanksione të larta për kompanitë. Por te ne dallojnë gjobat nga madhësia e kompanisë. Sa më e madhe të jetë një kompani aq më të larta janë gjobat”, u shpreh Vitce Rushen, projekt menaxherit i organizatës evropiane Europe Biznes.
Ndërsa në Maqedoni, te një kompani tek e cila takohet ndonjë punëtorë, i cili punon pa qenë i siguruar, dënimi është 22 mijë euro dhe ndalesë 30 ditore për punë. Ndërsa personi e humb të drejtën që brenda 1 viti të evidentohet si i papunë në Agjencinë për punësim. Nevzat Mamuti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Liderët kosovarë shumë takime me udhëheqës botërorë   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 12:35

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Sejdiu___lobim_per_njhje_347681683
“Sapo të aprovohet qeveria e re irakiane, një ndër çështjet e para do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës”, kështu citohet të ketë thënë Presidenti irakian, Xhalal Talabani, gjatë një takimi që ka pasur me shefin e qeverisë së Kosovës, Hashim Thaci.
Lajmi është bërë i ditur nga një komunikatë e qeverisë së Kosovës e cila njofton se Kryeministri Thaci ka marrë këtë premtim në Nju Jork ku zyrtarët kosovarë po zhvillojnë takime të shumta me liderë botërorë.
Zyra për shtyp e qeverisë së Kosovës gjithashtu thotë se Presidenti Talabani ka shprehur respekt për “sakrificën e popullit të Kosovës” dhe se ai për këtë arsye mendon që kosovarët “e meritojnë lirinë e fituar”.
Komunikata gjithashtu thotë se shefi i qeverisë, Thaci është takuar edhe me Kryeministrin e Antigua dhe Barbados si dhe me Kryeministrin e Andorës, Zhamë Bartome Kasani, i cili ka premtuar se vendi i tij do ta shqyrtojë vendimin për njohjen e Kosovës, në një të ardhme të afërt.
Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka shfrytëzuar pjesëmarrjen në pritjen e organizuar nga Organizata e Konferencës Islamike në Nju Jork për tu takuar me shumë homologë të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.
Në mesin e tyre është dhe ministri i jashtëm i Iranit, Mausher Motaki, ministri i jashtëm i Sirisë, Presidentin e Somalisë dhe zyrtarë të shteteve të tjera.
Komunikata e Ministrisë së Jashtme njofton se një natë më parë, Ministri Hyseni është takuar me zyrtarë amerikan në mesin e të cilëve kongresistin amerikan, Eliot Engel, ish zv Sekretarin amerikan të Shtetit, Nikolas Burns dhe Ambasadorin Frank Wisner. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vriten mbi 30 militantë afganë   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 12:37

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Afganistan_522930266
Dy nga ushtarët e forcës shumëkombëshe në Afganistan janë vrarë, njoftojnë burimet e NATO-s në terren. Të njëjtat burime theksojnë se ushtarët humbën jetën nga një mjet shpërthyes i vendosur në rrugë, por nuk kanë dhënë detaje.
Në të tjera zhvillime më shumë se 30 kryengritës u vranë gjatë luftimeve me forcat e koalicionit në lindje të Afganistanit. Forcat e NATO-s kanë kapur një komandant të militantëve, i cili kishte lidhje me sulmet ndaj zyrtarëve afganë gjatë fundjavës së kaluar, kur u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në Afganistan. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vejseli: Komuna falsifikon vendimin e Ministrisë së Transportit   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 19:37

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Vejseli_193008962
Zyrtarë të lartë të komunës së Tetovës falsifikojnë vulën dhe nënshkrimin e ministrit të transportit Mile Janakievski. Kështu ka akuzuar pronari i kompanisë ATA nga Tetova Naser Vejseli. Sipas tij kryetari i Komunës Sadi Bexheti dhe udhëheqësi i sektorit për urbanizëm Skënder Palloshi, kanë falsifikuar vendimin e ministrisë së Transportit dhe lidhjeve me të cilin kjo ministri hedh poshtë vendimin e komunës për rrënimin e objektit afaristë të kompanisë ATA në Tetovë. Pronarët për të njëjtën ankesë kanë marrë dy vendime të Ministrisë me numra të njëjtë. Origjinalin e firmosur nga ministri të datës 9 Qershor dhe vendimin tjetër po të kësaj ministria por që e kanë pranuar nga Komuna e Tetovës në të cilën figuron data 13 shtator dhe është vendim krejt ndryshe nga ai i 9 qershorit. Në të parin, vendimin e MT-së ankesa e kompanisë ATA pranohet, ndërsa në të dytin, pas tre muajsh dokumenti, qartësisht i falsifikuar tregon se ankesa e ATA-s nuk pranohet.
“Sot para jush shpalosi skandalin kriminal të radhës që e kanë bërë zyrtarët e Komunës së Tetovës, si Sadi Bexheti, Skender Palloshi dhe shefi I tyre kreu I PDSH-së. Personat në fjalë kanë bërë aktin më të shëmtuar që nuk e njeh historia, kanë falsifikuar vendimin e Ministrisë për Transport dhe lidhje, janë habitur të gjitha institucionet e shtetit se si mundë personat e lartpërmendur, të bëjnë falsifikimin e një dokumenti zyrtarë. Por mua personalisht nuk më habit fakti për këtë falsifikim se këto janë persona që kanë bërë dhe bëjnë falsifikime, rrëmbime, kërcënime, burgosje, vrasje, reket etj”, kështu deklaroi Naser Vejseli, pronar i kompanisë ATA.
Pohimet e Naser Vejselit I ka vërtetuar edhe vetë ministria e Transportit. Të kontaktuar nga ALSAT-M, zyrtarë të kësaj ministrie thonë se vendimi i datës 9 qershor të vitit 2010 është dokumenti i vetëm valid. Në prononcimin me shkrim nga kjo ministri më tej theksohet se:
“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e njoftuar me paraqitjen edhe të një vendimi tjetër të kundërt, dhe pikërisht për këtë qëllim kërkon nga komisioni përkatës të hetojë se si ka ndodhur një punë e këtillë, me qëllim që të ngrejë procedurë për sanksionimin e personave që kanë shkelur ligjin”.
Rastin në fjalë pronarët e kompanisë ATA e kanë denoncuar në polici dhe të gjitha institucionet përkatëse . Ata për këtë skandal kanë informuar edhe institucionet ndërkombëtare në vend.
“Falsifikimi i bërë nga Sadi Bexheti, Skender Palloshi dhe shefi i tyre kreu I PDSH-së , është një vepër shumë e rëndë kriminale, për të cilën gjë do marrin dënimin e merituar nga institucionet shtetërore. Kjo vepër kriminale paraqet një vepër që ka shfaqur habi tek të gjithë institucionet se si mund Komuna e Tetovës të falsifikojë dokumente zyrtare të institucioneve tjera”, deklaroi Naser Vejseli, pronar i kompanisë ATA. Alsat-M kontaktoi me zyrtarët e komunës së Tetovës për të marrë qëndrimin e tyre rreth këtij skandali por ata refuzuan të komentojnë të njëjtin. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë, personat që kryejnë falsifikime të ndonjë vendimi apo firme, rrezikojnë dënim me burg deri më 3 vjet. Nevzat Mamuti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Sëmundjet e zemrës, ulet prekja e të rinjve   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 19:39

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=osmani_121226500
Zvogëlohet kufiri i moshës për sëmundjet e zemrës. Në klinikën për kardiologji për momentin nga infarkti shërohen një pacient 19 vjeç dhe një 24 vjeç. Sipas ministrit për shëndetësi Bujar Osmani, ata tani janë në gjendje të mirë për shkak të zbulimin në kohë me ndihmën e aparateve të reja në klinikë. Gjatë vizitës së sotme në spital me rastin e Ditës botërore të zemrës, ministri kumtoi se kardiologët kundër këtij trendi të keq do të luftojnë pikërisht në zbulimin sa më të shpejtë të sëmundjeve dhe shërimin e tyre. Ministri pohon se me aparatet e ri tani koha e pritjes së pacientëve tek të nuk nevojitet intervenim urgjent, është rreth 15 ditë. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Patishka Rekë, banorët kërkojnë largimin e forcave policore   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 19:40

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Patishka_Reka___bllokada_465811940
Numër i madh i forcave policore edhe sot ka kontrolluar hyrje-daljet në fshatin Patishka Rekë për të siguruar punëtorët që po zhvillojnë punimet për ndërtimin e ujësjellësit për 13 fshatrat e komunës së Sopishtës. Banorët e revoltuar gjatë takimit që zhvilluan me përfaqësuesit e komunës kërkuan largimin e menjëhershëm të forcave policore dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit, në të kundërtën, protestat do të vazhdojnë çdo ditë.
“Ne kemi vetëm një kërkesë, e kemi kërkesën që të tërhiqet policia urgjentisht nga vendi i ngjarjes dhe ne protestuesit menjëherë të tërhiqemi dhe të shkojmë në qeveri me krye-prefektin, kryetarin ose me dikë të qeverisë, me gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare në kuvendin e Maqedonisë që të mirremi vesh një herë e mirë që të zgjidhet ky problem edhe mos të zvarritet kështu”, deklaroi Muharem Shaqiri nga këshilli organizativ.
Për të zbutur gjendjen e krijuar, këshilltari i BDI-së në komunën Sopishtë, Mazllam Latifi thotë se ndërtimi i ujësjellësit do të mundësoj që Patishka Reka të ketë ujë dy herë më shumë, si për pijë ashtu edhe për ujitje ndërsa deputeti Fehmi Jonuzi kërkoi banorët e Patishka Rekës që të veprojnë më gjakftohtësi.
“Patishka Reka njëherit nuk ka ujë për pije, dhe me këtë projekt që e bëjmë Patishka Reka bëhet me ujë edhe nuk paguajnë asgjë. E kundërshtojnë për shkaqe politike, pse unë e bëj e ai mos e bëj, veç shkaqe politike këtu ka”, deklaroi Mazllam Latifi, këshilltarë në komunën e Sopishtës
“Duhet qytetarët të jenë të kujdesshëm edhe të mendojnë me kokë të shëndoshë, mos të manipulohen nga struktura të ndryshme që nuk ua duan të mirën atyre qytetarëve, por duhet të jenë të kujdesshëm, gjakftohtë edhe të analizojnë mirë punën edhe të bëjnë këto punë për të mirën e fshatit Patishkë. Të kenë ambulantë, kanalizim, ujë të pijshëm por edhe atë që përmendi kryetari I komunës, do të ndërtohet edhe hidrocentrali aty afër që do të furnizohen edhe me rrymë elektrike”, deklaroi Fehmi Jonuzi, deputet I BDI-së.
Sipas drejtuesve të pushtetit lokal, ujësjellësi i Patishka Rekës synon zgjidhjen e problemit me ujin në 13 fshatra të komunës Sopishte. Vlera e projektit është rreth 7 milionë euro. Melihate Rustemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: VMRO-DPMNE paralajmëron ndryshme në ligjin për lustrim   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 19:41

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Lustrimi_625820707
Ligji i lustrimit mund të pësojë ndryshime. Komiteti ekzekutiv i VMRO DPMNE-së formoi grupin e punës i cili do të kërkoj që lustrimi të vlejë deri më sot, të jetë transparent, të përfshijë grupin më të madh të njerëzve. Edhe LSDM edhe VMRO – Partia Popullore pajtohen që dosjet të shqyrtohen deri në ditën e hyrjes në fuqi të ligjit. Opozitarët u përgjigjën edhe në letrën e djeshme të Gruevskit. I tërë konstruksioni i tij mbështeten në të pavërteta, se gjykatësi i përmendur i Gjykatës Kushtetuese ishte zgjedhur me propozimin e Branko Crvenkovskit dhe se përmes tij ishin penguar reformat e Qeverisë, thotë Makraduli.
“Gjykatësi i përmendur i gjykatës kushtetuese është zgjedhur nga kuvendi i Maqedonisë më 7 maj të vitit 2003 me propozimin e Këshillit Gjyqësor, në këtë përbërje: Jordan Deskovski, Blagorodna Duliq, Tomisllav Stojanovski – Dallavera, Kiril Çavdar, Stojançe Ribarev, Mahmut Jusufi, Muhamed Dardhishta. Sikurse që mundeni edhe vetë të shikoni përbërja është nën kontrollin e tërësishëm të VMRO DPMNE-së, i zgjedhur në periudhën e kësaj partie kur ishte në pushtet”, deklaroi Jani Makraduli, deputet i LSDM-së.
“Në këtë periudhë pushtetin absolut e kishte Lidhja Social Demokrate dhe vendimet i merrnin ata dhe ata i votonin propozimet edhe për këshillin gjyqësor republikan edhe për gjykatën kushtetuese”, tha Aleksandar Biçkiliski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.
Dhe derisa VMRO DPMNE dhe LSDM po debatojnë se me kë ishte i afërt gjykatësi kushtetues, nga partia e Lubço Georgievskit paralajmërojnë se nëse Komisioni punonte nën presion, atëherë ka mundur të ndodhë që lustrimi të bëhet në rrugë.
“Kur jemi tek pjesa praktike kërkojmë që urgjentisht të iniciohet, të mundësohet që komisioni i lustrimit të mos mbivotohet dhe po ashtu sikurse është rasti me gjykatësin e gjykatës kushtetuese të mundësohet për të dy rastet e deputetëve aktual për të cilët spekulohej në opinion, dosjet e tyre të mos mbyllen”, deklaroi Nikolla Tasev nga VMRO PP.
Lideri i Partisë Popullore Georgievski pardje përmes letër drejtuar Gruevskit vuri në dukje se ka pasur njohuri se dy deputetët aktual, njëri anëtar i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së e tjetri nga radhët e BDI-së ishin të dyshimtë për komisionin. Edhe ai edhe PDSH pohojnë se për të dytë ishte penguar procedura e mëtejme përmes mbivotimit nga anëtarët e komisionit. Procedura vazhdoi vetëm për një gjykatës të gjykatës kushtetuese i cili të hënën pritet që ti argumentoj të gjitha qëndrimet e veta në mbledhjen publike. Frosina Cvetkovska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ivanov: Maqedonia mbetet e angazhuar në gjetjen zgjidhjes së çështjes së emrit   banoret - Lajmet Ditore EmptySat 25 Sep 2010 - 19:42

banoret - Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Gjorge_Ivanov_329313210
‘Të prekur me emrin tonë, me të drejtën e vetë-identifikimit dhe të dinjitetit njerëzor’. Kështu theksoi mbrëmë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Gjorge Ivanov. Para krerëve të shteteve dhe të qeverive, ai tha se Maqedonia është e angazhuar plotësisht për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për çështjen e emrit.
"Zgjidhja është e mundshme vetëm nëse respektohet Karta e Kombeve të Bashkuara, rezolutat e saj, e drejta ndërkombëtare dhe parimet mbi të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar. Me kryeministrin grek zhvillova një takim në drejtim të krijimit të klimës së besimit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit dhe shpresoj se si dy vende fqinje që kanë jetuar dhe do të jetojnë njëri pranë tjetrit, do t’ia dalim të gjejmë një zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë", tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Duke folur për integrimet e penguara euro-atlantike, presidenti Ivanov e akuzoi Greqinë për mos respektim të Marrëveshjes së Përkohshme të vitit 1995.
"Këtu në Nju Jork, u firmos Marrëveshja e Përkohshme me fqinjin tonë jugor me të cilën Greqia u obligua që të mos pengojë anëtarësimin e vendit tim në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe integrimin e saj. Por, më duhet të përmend faktin se vendi im ende pret para dyerve të këtyre dy organizatave për shkak të veprimeve të fqinjit tonë jugor me obligimet e ndërmarra me Marrëveshjen e Përkohshme", deklaroi Ivanov.
Ivanov shkoi në sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-se pasi Gruevski u tërhoq nga udhëtimi në Nju Jork. Pikërisht vendimi i kryeministrit që të qëndrojë në Shkup nxiti kritika të ashpra nga Athina zyrtare. Shefi i diplomacisë greke, Dimitris Drucas e akuzoi disa herë Gruevskin për mungesë të vullnetit të sinqertë për gjetjen e një kompromisi. Ndërkaq, Ivanov krahas me Papandreun, sikurse bëjnë të ditur burime diplomatike maqedonase, realizoi dy herë takime të shkurtra dhe joformale edhe me presidentin amerikan Barak Obama. Të njëjtat burime pohojnë se Uashingtoni mori sinjale pozitive lidhur me çështjen e emrit. Frosina Cvetkovska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





banoret - Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   banoret - Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: