islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
60 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 60 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:43

Pakistani hap kufirin për furnizimet e NATO-s


Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=pakistan_634081571
Pakistani e ka rihapur kalimin kryesor kufitar për furnizimet e NATO-s për në Afganistan.
Zyrtari lokal qeveritar, Raza Khan, tha se nga e diela, afro 120 kamiona me furnizime të NATO-s, kanë kaluar në Afganistan, nëpërmjet vendkalimit Torkham.
Qindra kampiona ishin bllokuar, prej se Pakistani e kishte mbyllur kufirin për NATO-n më 30 shtator, në një protestë të qartë kundër sulmeve me helikopterë të Shteteve të Bashkuara, nga të cilat u vranë dy ushtarë pakistanezë.
Mbyllja e kufirit u shënua edhe me sulme të militantëve kundër kamionëve të NATO-s me furnizime.
Gjatë bllokadës 11 ditëshe, janë shkatërruar shumë makina me furnizime të NATO-s për në Afganistan. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Feith: BE përgatit dialogun Kosovë-Serbi   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:44

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=37159_1_772957393
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith deklaron se koha dhe ritmi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ndikohen nga situata e krijuar me dorëheqjen e presidentit Sejdiu.
Por,Feith theksoi se për BE-në është shumë e rëndësishme që Prishtina të mos distancohet nga bisedimet me Serbinë teksa po shikohet për shpërbërjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Në një intervistë për BBC-ne, përfaqësues i BE-së në Kosovë tha se Brukseli është i interesuar që edhe gjatë procesit zgjedhor në Kosovë, të mbetet e hapur mundësia e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Ai shton se dialogu po përgatitet gradualisht nga ana e Bashkimit Evropian dhe për fillim, palët mund të diskutojnë çështje që janë më lehtë të zgjidhen.
Z.Feith nuk ishte në gjendje të thotë kohën dhe axhendën e këtyre bisedimeve, duke thënë se i takon Prishtinës dhe Beogradit të merren vesh për cështjet që mund t’i diskutojnë, përfshirë ato në veri.
Ndarja e Kosovës dhe çështjet që kanë të bëjnë me statusin, siç thotë ai, nuk priten të jenë në tryezën e bisedimeve.
Duke folur për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar tha se votimet duhet të mbahen disa javë para regjistrimit të popullsisë që do të zhvillohet në fillim të muajit prill.
(s.g/BBC/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: KE: Ikin Investimet e huaja nga Shqipëria   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:46

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=37468_786801314
Investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë shënuar një rënie në masën 21 për qind gjatë gjashtë muajve të parë të vitit në vazhdim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ky është konstatimi i bërë nga Drejtoria e Përgjithshme Ekonomiko-Financiare
e Komisionit Evropian, Departamenti për vendet kandidate apo ato që aspirojnë të
aderojnë në BE, në raportin më të fundit, të publikuar këto ditë në Bruksel.
Në raport i cili është botuar sot në "Gazeta Shqiptare" thuhet se "Pas një rritjeje të fuqishme gjatë tre muajve të parë të vitit, investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie gjatë muajve prill deri në qershor, duke e çuar totalin e tyre, në shkallë vjetore, në 21 për qind më pak".
Raporti vëren se borxhi i jashtëm bruto ka vijuar të rritet, duke arritur në nivelin e 3.5 miliardë eurove, nga 3.1 miliardë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe se remitancat kanë qenë 7. 6 % më pak se vitin e kaluar.
(s.g/balkanweb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Gjermania synon thellimin e lidhjeve me Rusinë   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:47

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=german_579658369
Presidenti gjerman, Christian Wulff, sot e fillon vizitën e tij pesëditëshe në Rusi, që ka për qëllim thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Gjatë vizitës, pritet që zoti ëulff të takohet me presidentin rus, Dmitri Medvedev, dhe me kryeministrin rus, Vlladimir Putin. Gjermania është partneri më i madh ekonomik i Rusisë. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vazhdon numërimi i votave në Kirgizi   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:48

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=vota_901497105
Në Kirgizi po vazhdon llogaritja e votave, pas zgjedhjeve parlamentare. Votimet e djeshme kaluan pa raporte për dhunë, që shpërtheu në muajin qershor ndërmjet kirgizëve dhe uzbekëve etnikë, në pjesën jugore të këtij vendi. Zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje ishte 57%.
Pas pothuajse 90% të votave të numëruara, Komisioni i Zgjedhjeve njoftoi se partia nacionaliste, që ka mbështetje të fuqishme në mesin e kirgizëve etnikë, Ata-Jurt, po udhëheq para Partisë Socialdemokrate dhe disa partive të tjera. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Klinton nis turneun ballkanik   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:50

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=klinton_995853275
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot e fillon turneun e saj në Ballkan, me ç’rast do të qëndroj në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë.
Vizitën triditëshe, zonja Klinton e fillon sot në Sarajevë, ku pritet të takohet me liderët e Bosnjës, për të diskutuar situatën pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
Pas Sarajevës, zonja Klinton e viziton Serbinë dhe Kosovën. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Perdja e syrit në Spitalin shtetëror prej tani operohet me laser   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:52

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Valmir_2_554808852
Katarakti ose perdja e syrit, tani mund të operohet me metodën laser edhe në Maqedoni, në spitalin e përgjithshëm të qytetit. Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani tha se kjo mundësi, është 24 orë e mundur jo vetëm për pacientët vendas por edhe ata të rajonit. Osmani theksoi gjithashtu se mjekësia në Maqedoni po dëshmon se ka kapacitete dhe kuadër profesionistësh që të ndjekë ritmet botërore në sferën e oftalmologjisë.”Është metodë minimale invazive, është metodë ditore për dallim nga metodat e deritanishme ku pacientët shtriheshin me ditë të tëra në spital. Edhe sektori shtetëror dhe spitalet shtetërore kanë kapacitet dhe potencial për të përcjellë të gjitha trendët më moderne në mjekësi” tha ministri i shëndetësisë Bujar Osmani. Ndërkohë oftalmologu Naum Trpenovski i cili kreu ndërhyrjen e parë të këtij lloji, tha se operacioni kryhet me një prerjeje prej 2.8 milimetra dhe 1.6 milimetra, parametra që plotësojnë të gjitha kriteret. Por Trpenovski shprehu keqardhje se pacientët duhet me vetëfinancim të blejnë thjerrëzat e tyre.”Nëse pacientët dëshirojnë të operohen, ata duhet me vetë-iniciativë të blejnë thjerrëzat e tyre dhe çmimi për një operacion të tillë është diku 300, 350 ose 400 euro dhe përkujdesi ynë spitalor është 35 euro ose 1700 denarë, por për fat të keq materialin edhe më tej duhet t’a sigurojnë pacientët” tha oftamologu Naum Trpenovski. Nga spitali i përgjithshëm i qytetit paralajmëruan se nga dhjetori i këtij viti edhe fëmijët e moshave të vogla do të kenë mundësi të operohen nga katarakti. Ndërkohë operacioni i parë me laser në këtë spital u bë me 7 tetor, ku u operua një grua 52 vjeçare. Valmir Kuçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vonohen pagesat e lindjes   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 13:54

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Verica_1_551258283
Ligji është i mirë, por nuk zbatohet si duhet, kështu ekspertët e huaj e komentojnë Ligjin për marrëdhënie pune, në pjesën e pushimit të lindjes. Ekspertët vërejnë se tek ne miratohen ligje për të cilët nuk ka mjete të mjaftueshme, kështu që vijmë në situatë që gratë të cilat kanë lindur me muaj presin paratë nga Fondi i Shëndetësisë.“Më e rëndësishme është që të bëhet sistemi dhe të gjitha palët që janë të involvuara të përfshihen me ligjin. Mirëpo, nëse nuk ka buxhet po ashtu ligji nuk do të jetësohet. Ne të gjithë së bashku duhet të punojmë dhe të krijojmë hapësirë ku saktësisht do të dimë se çka duhet të punohet dhe çka do të jetë ndihmesë për të mirën e të gjithëve. Më e rëndësishme është se të gjithë duhet të jemi aktiv, por edhe të kemi institucione të mira qeveritare që do të mund ta zbatojnë ligjin dhe e gjithë kjo për të mirën e qytetarëve” tha profesoresha Alida Blek. Edhe nga Lidhja e Sindikatave thonë se ndonëse se ligji i tashëm është më i mirë se ai i mëparshmi, nënave të reja shpesh u ndodh të kërkojnë mbrojtje ose ndihmë të njëhershme në të holla nga organizatat sindikale në të cilat punojnë që të mund të mbijetojnë me foshnjat e veta. “Tani është gjetur zgjidhja që është e pranueshme për të gjithë, por problemi me siguri është në mënyrën e implementimit të ligjit në pjesën e pagesës. Mendoj se për këtë, Qeveria dhe Ministria e Punës duhet të bëjnë përpjekje që detyrimet e krijuara, sipas këtij ligji, ti paguajë sepse kjo kategori e qytetarëve është vërtet e rëndësishme, pasi pa riprodhim nuk ka ardhmëri. Andaj duhet të respektohet ligji” tha Angjellko Angjellkovski nga LSM-ja. Nga Fondi i Shëndetësisë pranojnë se nga viti në vit po i zvogëlohet buxheti për pagesën e pushimit të lindjes dhe kjo ua vështirëson punën. Mirëpo, sipas tyre, nuk është e saktë se ka vonesa me pagesën e rrogave për gratë që kanë lindur.“Vazhdimisht ka nevojë për rritjen e mjeteve. Kjo pjesë e buxhetit të fondit para disa vitesh ishte veç 6 për qind, kurse tani është 12 për qind. Të gjithë që nuk e kanë marrë pagesën për pushimin e lindjes muajin e kaluar, pagesa vazhdon këtë javë, përkatësisht më së voni deri të martën. Edhe më tej specifikimet e mbetura të përpunuara do të paguhen kah mbarimi i këtij muaji dhe fillimi i muajit të ardhshëm” tha Maja Parnarxhieva Zmejkova, drejtoreshë e Fondit të Shëndetësisë.
Ndërsa të dhënat statistikore flasin se për shkak të standardit të dobët dhe vonimit të pagesës së pushimit për lindje, çiftet e reja bashkëshortore gjithnjë e më pak vendosin të kenë fëmijë. Përpos tek ne, situatë e ngjashme me uljen e numrit të foshnjave të sapolindura është edhe në disa vende të rajonit e në veçanti në . Bullgarinë dhe Serbi. Verica Pavllovska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Zudi Fejzuli
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 633
Data e regjistrimit : 17/05/2010
Nacionaliteti-Sheti : Bologna.Italy

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyMon 11 Oct 2010 - 14:56

Francë: Qeth kokën e saj në shenjë proteste ndaj ndalimit të hixhabit në shkollat shtetërore

Xhenet Doganay (15) hoqi shaminë e saj, duke hyrë në shkollën e mesme Lycée Louis Pasteur në Strasburg të Francës lindore, vetëm për të zbuluar kokën e sajë të qethur.
11.10.2010


Xhenet Doganay (15) hoqi shaminë e saj, duke hyrë në shkollën e mesme Lycée Louis Pasteur në Strasburg të Francës lindore, vetëm për të zbuluar kokën e sajë të qethur.

Duke hyrë në shkollë, të premten e kaluar, ajo tha: "Unë do të respektojë ligjin francez dhe atë musliman, kështu që do të heqë atë që kam në kokën time dhe nuk do ti tregoj flokët e mija."

Franca ka vendosur të ndalojë të gjitha simbolet fetare në shkollat shtetërore, duke përfshir simbolet krishtere, turbanin dhe kapelën hebreje. Franca ka ngjallur polemika duke miratuar një ligj që ndalon hixhabin dhe simbolet fetare në shkollat publike.

Human Rights Watch (HRW), hodhi këtë veprim francez si "diskriminues".

Abdullah Milson, nga komisioni “Pro hixhab” tha që shembulli i Doganay tregon dëshpërimin dhe zhgënjimin e nxënësve që veshin hixhab dhe se ata duan të arrijnë një ekuilibër mes fesë dhe arsimimit.

Ai gjithashtu tha se komisioni ka monitoruar gjatë tërë muajit rastin Doganay, duke u ankuar se zyrtarët e shkollës refuzuan atë që të veshin qoftë edhe një copë pëlhure.

Fatma El-Zehaw Kryetare e Ligës së Grave "Women's League” tha se protesta e Doganay, e cila është "ekstreme deri diku" pasqyron një ndjenjë të thellë zhgënjimi për ndalimin francez të simboleve fetare në shkolla.

Komiteti i “Pro-hixhabit” u themelua si rezultat i ligjit anti-hixhab. Duke mbledhur së bashku muslimanët dhe jo-muslimanët, si dhe përfaqësues të organizatave islamike në Francë, ky trup ndihmon vajzat në aspektin psikologjik, pasi ata u dëbuan nga shkolla për shkak të hixhabit.

Nga që akt-ligji u prezantua në shtator, shkollat deklaruan se nuk do të përjashtojë automatikisht studentët të cilët vijnë në shkollë me shami, por do të përpiqen të shmangin reagimet e stuhishme me anë të dialogut.

Xhenet, familja e së cilës është me origjinë nga Turqia, u lejua vetëm në klasën e saj në Strasburg në shtator, ndërsa administrata e shkollës do organizohet për t'a kthyer në klasë pa shami.

Me pamjen e saj “kokë qethur” ajo është e lejuar për t'u kthyer në shkollë të premten.


"Unë e respektojnë ligjin, por ligji nuk me respekton mua", u tha gazetarëve ndërsa ishte duke pritur jashtë shkollës.

Nëna e saj tha se ajo u përpoq më të gjitha format "beretë dhe mënyra tjera, por ata nuk e lejuan të hyje ne klasë."

"Ajo ishte e traumatizuar që në fillim të vitit shkollor. Por, kishte kërkuar që të ndërmarë gjithçka për të shkuar në shkollë si gjithë të tjerët", ajo i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP.

Raportet thonë se 120 vajza nga e gjithë Franca janë këmbëngulëse të mbajnë hixhabin që nga fillimi i vitit shkollor, por shumica e tyre janë kërcenuar së do të përjashtohen. Në shtator, dy motra muslimane, u dëbuan nga shkolla Henri Lycée Wallon në periferinë veriore të Parisit e Aubervilliers për shkak se mbanin hixhabin.

Zyrtarët e shkollës thonë se vetëm 19 vajza ende jane këmbëngulse për të mbajtur hixhabin në Strasburg.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: