islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:41

USHT, seminar i albanologjisë


Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=usht_336155984
70 studiues shqiptarë dhe të huaj. Seminari në fjalë, do të trajtojë tema nga më të ndryshmet me qëllim perfeksionimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Organizatori i seminarit Dr. Fehari Ramadani falënderoi të gjithë kontribuuesit në fushën e gjuhës, historisë dhe etnologjisë. Në seminar pritet të lexohen rreth 50 kumtesa të studiuesve të ndryshëm. Seminari do të zgjasë deri në 14 Tetor, ndërsa në kuadër të tij, të pranishmit do të realizojnë edhe vizita pranë monumenteve kulturore e historike të Tetovës.
“Shpresojmë që si edhe viteve të tjera të jetë një aktivitet i suksesshëm i cili do t’i kontribuojë shkencës së albanologjisë dhe përgjithësisht studimeve shkencore”, tha Agron Reka, rektor i USHT-sw.
“Nga ky seminar presim që të dalin rezultate të reja shkencore të cilat padyshim do i çojnë përpara studimet në fushat e letërsisë, historisë dhe etnokulturës shqiptare”, deklaroi Fehari Ramadani, organizator i seminarit. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Kurti: Qeveria e Maqedonisë diskriminon shqiptarët   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:41

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Albin_Kurti_783384291 Albin Kurti
Në një intervistë për emisionin ‘Studio e Hapur’, lideri Lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, akuzon qeverinë e Shkupit se po diskriminon shqiptarët e Maqedonisë. Sipas tij, problem kryesor në vend, nuk është kontesti i emrit me Greqinë, por politika anti-shqiptare që po udhëhiqet nga Gruevski. Në Emisionin ‘Studio e Hapur’, që do të transmetohet sonte në ora 22.00. Kurti flet edhe për zhvillimet politike në Prishtinë, por edhe për idenë e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
“Është krijuar përshtypja që problemi kryesor I Maqedonisë është emri, a duhet të quhet Maqedoni, a duet të quhet IJRM, apo duhet të ketë ndonjë emër krejtësisht tjetër. Mirëpo mendoj se problemi kryesor i Maqedonisë, është karakteri i shtetit, i cili është nacional shovinist dhe i cili është një shtet anti-shqiptar. Kjo për shkak të diskriminimit, nënpërfaqësimit dhe shtypjes që iu bëhet shqiptarëve atje. Nëpër të gjitha institucionet publike, shoqërore dhe në të gjithë administratën shtetërore-shqiptarët janë të nënpërfaqësuar. Mandej buxheti republikan nuk iu ndahen njësoj komunave. Kjo bëhet varësisht nga përbërja demografike e tyre, a është me shumicë shqiptare apo maqedonase dhe se fundmi investimet ekonomike, nuk janë në mënyrë të barabartë të shpërndara”, u shpreh Albin Kurti, Lider i “Vetëvendosje”. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Asambleja e Përgjithshme e KB-së zgjedhë pesë anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:42

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=okb_732163871
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara sot do të zgjedhë pesë anëtare të reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit, të cilët nga 1 janari vitin e ardhshëm do t'i ndërrojnë Turqinë, Japoninë, Ugandën, Austrinë dhe Meksikën.
Kandidatë për anëtare të reja jo të përhershme janë India, Kolumbia, Afrika e Jugut, Portugalia, Kanadaja dhe Gjermania. Votimi është i fshehtë dhe pritet se do të ketë disa raunde për votim për shkak tw gjasave të barabarta të Portugalisë, Kanadasë dhe Gjermanisë.
Tani më është arritur marrëveshje me anëtaret e reja të tri rajoneve, kështu që India do ta ndërrojë Japoninë si përfaqësues i Azisë, Kolumbia do të jetë anëtare e re në vend të Meksikës nga territori i Amerikës Latine, ndërsa Afrika e Jugut do ta përfaqësojë Afrikën në vend të Ugandës.
Nga rajoni i Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore në vend të Austrisë dhe Turqisë pretendojnë Gjermania, Kanadaja dhe Portugalia.
Këshilli i Sigurisë ka gjithsej 15 anëtare - pesë të përhershme dhe 10 jo të përhershme. Anëtaret jo të përhershme kanë mandat dyvjeçar, ndërsa zgjidhen çdo vit nga pesë anëtare të reja. Që një shtet të bëhet anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë duhet të marrë mbështetje nga së paku dy të tretat e votave të anëtareve të Asamblesë së Përgjithshme.
Anëtare të përhershme të Këshillit të sigurisë janë Kina, SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Rusia, ndërsa jo të përhershme për momentin janë Turqia, Japonia, Uganda, Austria, Meksika, mandati i së cilave skadon më 31 dhjetor të këtij viti, si dhe Bosnjë e Hercegovina, Brazili, Gaboni, Libani dhe Nigeria, mandati i së cilave skadon më 31 dhjetor të vitit 2011. /MIA/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Clinton të mërkurën në Kosovë   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:43

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=clinton_630319535
Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton do ta vizitojë Kosovën të mërkurën në kuadër të turneut të saj në Ballkan.
Clinton turneun e saj e ka filluar me vizitën në Bosnjë e Hercegovinë, për të vazhduar në Serbi, ndërkaq të mërkurën do ta vizitojë shtetin e Kosovës.
Kjo do të jetë vizita e saj e parë në vendin tonë, ndërkaq gjatë mandatit të dytë të presidentit Bill Clinton, ajo ka vizituar refugjatë kosovarë në Maqedoni.
Ndryshe, zyrtarë të lartë të Protokollit të Departamentit amerikan të Shtetit në bashkëpunim me zyrtarë vendor që nga e premtja janë marrë me përgatitjen e vizitës së shefes së diplomacisë amerikane.
Ndryshe, tashmë në Kosovë vërehet atmosferë ngrohëse pritëse për sekretaren amerikane të shtetit. Flamuri amerikan dhe ai i Kosovës dhe “billbordat” me figurën e sekretares amerikane të shtetit vërehen kudo në kryeqytet.
Shefja e diplomacisë amerikane thuhet se do të inkurajojë liderët në Prishtinë dhe Beograd që të vendosin bashkëpunim dhe të normalizojnë marrëdhëniet në bisedimet që pritet të nisin pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Pas vizitës në Kosovë, Clinton do të takohet me udhëheqës të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Palestinezët refuzojnë propozimin e Netanjahut për kolonitë   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:45

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Palestina_596114147
Kryeministri izraelit propozoi pezullimin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor në shkëmbim të njohjes së Izraelit si atdhe i hebrenjve nga ana e palestinezëve, por propozimi u hodh poshtë nga palestinezët.
Zëdhënësi i presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, tha se çështja fare nuk ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve paqësore.
Bisedimet izraelito-palestineze të ndërmjetësuara nga SHBA-të filluan në shtator në Uashington.
Por vazhdimi i tyre u vu në dyshim nga refuzimi i palestinezëve që t’i vazhdojnë bisedimet nëse Izraeli nuk e zgjat moratoriumin e ndërtimit të kolonive në Bregun Perëndimor, tokë që palestinezët shpresojnë ta përfshijnë në shtetin e ri të Palestinës. /REL/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Sonte ose nesër pritet të fillojë nxjerrja e 33 minatorëve kilianë   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:46

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=kili_156580411
Po numërohen orët mbi gropën në minierën San Hoze në pjesën veriore të Kilit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, mëngjesin që vjen bota do të mund të shohë minatorin e parë të dalë në sipërfaqe. Gjithsej 33 minatorë prej 68 ditës qëndrojnë të bllokuar 700 metra nën tokë. Pas një rrëshqitje dheu, më 5 gusht, dalja e minierës së arit dhe bakrit, u bllokua. Nxjerrja e një minatori përmes hapjes vertikale duhet të zgjasë rreth 15 minuta.
“Na thanë së janë në disponim të mirë dhe se janë shumë të lumtur kur i pyetëm se si ndihen në vetëm disa orë para fillimit të aksionit historik të shpëtimit, i cili nuk është parë ndonjëherë deri tani në historinë e inxhinierisë dhe të shpëtimit të minatorëve”, theksoi Alehandro Pino, nga asociacioni për siguri të Kilit.
Qeveria e Kilit nxori vendim që së pari të nxirren ata minatorë që janë në gjendje më stabile psikike, pasi nxjerrja mund të shkaktojë klaustrofobi. Tubi-ashensor nëpërmjet të cilit do të tërhiqen minatorët është vetëm 50 centimetër i gjerë. Pas nxjerrjes, minatorëve do t’u ofrohet ndihma mjekësore.
“Shtretërit janë gati, gjithashtu edhe aparatura dhe personali. Në çdo shtrat do të ketë bombola oksigjeni dhe aparaturë për ndjekjen e parametrave të tyre shëndetësorë”, tha Haime Manaliç, ministër i shëndetësisë i Kilit.
Pasi të nxirren, çdo minator do të transferohet me helikopter për në spital, në qytetin më të afërt Kopiapo, rreth 15 minuta fluturim prej minierës San Hoze. Në pritje të nisjes së operacionit të nxjerrjes, kampi mbi gropën po mbushet me mijëra shokë dhe familjarë të minatorëve, si dhe qytetarë që duan t’u japin përshëndetjen e parë. Pasi të nxirren, minatorët i presin aktivitete të gëzueshme. Ata janë ftuar të marrin pjesë në ndeshje futbolli në Spanjë dhe Britani. Një manjat anonim i minierave, ka vendosur t’i dhurojë nga 10 mijë dollarë çdo minatori, ndërsa do t’u organizohet edhe një pushim, në një nga ishujt grekë në detin Egje. Ivan Bllazhevski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Ahmeti: Duam të zgjidhim, jo të shkaktojmë probleme   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:47

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Shkelzen_1_468454039
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë për Alsat ka dhënë detaje lidhur me vizitën e fundit në Bruksel, ku nga zyrtarët e Bashkimit Evropian mori mesazhet për zgjidhjen e shpejt të çështjes së emrit. Duke folur për vijat e kuqe të BDI-së lidhur me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, Ahmeti tha se partia e tij është pjesë e qeverisë për të zgjidhur e jo për të shkaktuar probleme. Në këtë intervistë, Ahmeti flet edhe për statusin e ish-pjestarëve të UÇK-së, koalicionin qeveritar, zgjedhjet e parakoshme, regjistrimin e popullsisë si dhe për çështje tjera.
“Ka një shqetësim për zvarritjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të shtetit si pengesë e vetme thuan që është përsëritur në të gjitha takimet, është bërë një apel, thirrje që ne të angazhohemi sa më shumë me fqiu tonë Republikën e Greqisë për të gjetur kompromis zgjidhje të tejkalohen pengesat. Sa i takon vijës së kuqe apo durimit të BDI-së, unë mendoj se ne kemi hyrë në këtë koalicion në këtë bashkëqeverisje për të kontribu dhe për të zgjedh problemet, jo për të shkaktu probleme dhe i gjithë angazhimi dfhe kapacitetet politike , njerëzore të BDI-së janë të angazhuar dhe punojnë që të jenë të dobijshëm në zhvillimin e proceseve dhe shpresojmë se të gjtiha energjitë pozitive që drejtohen në këtë fushë veprimtarie me në fundtë arrijmë suksesin e pritshëm që vendi ynë të tejkalojë vështirësitë dhe sa më parë të jetë pjesë e NATO-s po edhe të fillojë negociatat për anëtarsim në BE-së ”, thotë Ali Ahmeti, Kryetari I BDI-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Projekti energjetik “Përroi jugor”, has në vështirësi   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:48

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=AMBO_360195451
Projekti për ndërtimin e gazsjellësit “Përroi jugor” i cili duhet t’i tejkalojë Ukrainën dhe Bjellorusinë, ka hasur në vështirësi. Për momentet e reja personalisht kanë biseduar edhe kryeministrat e Italisë Silvio Berluskoni dhe i Rusisë Vladimir Putin. Problemi tash është Bullgaria. Gjegjësisht, sipas analizës së bërë nga agjencia Fokus, projekti për gazsjellësin iniciatorët e së cilës janë Roma dhe Moska dhe i cili duhet që drejt Evropës të bartë gaz natyror rus, ka hasur në një lloj bllokade nga ana e Bullgarisë. Përndryshe, Sofja dëshiron që kompanitë bullgare ta ndërtojnë rrjetin, të ketë qasje në kreditë e ndryshme preferenciale, çmimi i gazit për shfrytëzuesit final në Bullgari të jetë më i lirë, etj. Kryeministri italian Berluskoni paralajmëron se në periudhën e ardhshme do të ketë përpjekje më të mëdha diplomatike që të bindet vendi problematik, i cili nuk deshi që në mënyrë direke ta përmendi që të mos shkaktojë vështirësi për projektin. Njëkohësisht nga kompania ruse “Gasprom” thonë se janë duke punuar që “ Përroi jugorë” të fitojë statusin e rrjetit trans-evropian ashtu siç është edhe projekti “ Përroi verior”, me çka do të hapet rruga për përfundimin e tij më të shpejtë. Ivan Bllazhevski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Nis gjyqi për sulmet terroriste të 2005 në Londër   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:49

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=londer_memorial_544736841
Hetimet për 52 viktimat e sulmeve terroriste të 7 korrikut në metronë e Londrës janë hapur, pesë vjet pas goditjes më të rëndë që ka marrë kryeqyteti britanik në kohë paqeje. Seancat dëgjimore do të jenë shqyrtimi I parë publik për shpërthimet dhe ngjarjet që i pasuan ato.
Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit e sulmeve për një kohë të gjatë kanë kërkuar një hetim publik, pasi konsideronin se versioni zyrtar kishte qenë i pamjaftueshëm dhe i pasaktë. Kërkesat e tyre morën peshë nga rrëfimet e mëvonshme, sipas të cilave autorët e sulmeve me bombë kishin qenë në radarët e shërbimeve sekrete, por këto të fundit nuk i kishin konsideruar si kërcënim serioz.
Katër islamikë britanikë shpërthyen katër bomba artizanale në tre linja të ngarkuara metroje dhe në një autobus në një sulm që mori jetën e 52 personave.
Policia ka ruajtur versionin se të akuzuarit kanë pasur ndihmë nga persona të tjerë të lidhur me Al Kaedën. Sidoqoftë, askush nuk është shpallur fajtor për përfshirjen në këto sulme, madje dhe tre persona të arrestuar vitin e kaluar janë liruar nga akuzat për bashkëpunim. Alsat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Burgim të përjetshëm për oficerin grek që vrau djaloshin   Lajmet Ditore EmptyTue 12 Oct 2010 - 14:50

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=greqi_policia_11t_448852430
Oficeri i policisë i akuzuar për vrasjen e një djali shkolle 15 vjecar në Athinë gjatë protestave të vitit 2008, është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor nga gjykata. Djali, Alexandros Grigoropoulos, vrasja e të cilit ndezi një valë të fuqishme protestash në Greqi, u vra gjatë një demostrimi kundër qeverisë më 6 dhjetor 2008, në një lagje të Athinës.
Gjykata në qytetin e Amfisës ka marrë në shqyrtim akuzën për vrasje ndaj oficerit të policisë, 38-vjecarit Epaminondas Korkoneas i cili u gjet fajtor. Masa e dënimit pritet të shpallet brenda ditës.
Anëtari tjetër i patrullës që u përfshi në vrasje, Vassilios Saraliotis, 32 vjecar është shpallur fajtor për bashkëpunim dhe ka marrë dënimin me dhjetë vjet burg. Siç raporton BBC, ky është verdikti që pritej nga familjarët e djalit të vrarë, dhe mbyll një kapitull të errët në historinë e Greqisë, atë të një përplasjeje sociale, më e madhja në katër dekadat e fundit.
Verdikti i gjykatës ka qenë 4 me 3 në favor të shpalljes fajtor të Korkoneas për vrasjen me dashje të 15 vjecarit. Oficeri i policisë me këtë vendim rrezikon dënimin me burg të përjetshëm. Alsat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: