islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet ditore Empty96%Lajmet ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet ditore Empty1%Lajmet ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet ditore Empty2%Lajmet ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:02

Vula të rrejshme për 100 euro


Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Ata_486624404_783008899
Rasti me objektin e kompanisë ATA, ku komuna e Tetovës e falsifikoi dokumentin e Ministrisë së Transportit hapi një numër madh të çështjeve. Midis tyre është edhe pyetja se sa ne qytetarët jemi të mbrojtur nga vulat dhe firmat e rrejshme. Sipas kompanive që i punojnë vulat, për momentin janë shumuar personat që bëjnë vula të falsifikuara dhe ato mund të blihen për 100 euro. Por, a ka ndonjë mbrojtje për qytetarët të cilët, për shembull, blejnë apartament dhe besojnë se me nënshkrimin dhe vulën në dokument janë të sigurt për atë që kanë blerë, që pastaj të dalë se kjo është e rrejshme. Avokatët thonë se ka një mënyrë për të provuar që të vërtetohet falsifikimi, por vetëm në procedurë gjyqësore dhe gjatë analizës së ekspertëve. Kjo temë është vetëm një pjesë e emisionit “Magazina ekonomike”.
"Praktikisht qytetarët të cilët kanë dokumente aktualisht vështirë se mund të dallojnë se a janë të rrejshme ose jo. Mundësitë, de fakto, janë reduktuar në minimum, pasi në trafikun juridik ka një grumbull të dokumenteve, mund të dallohet falsifikimi i atyre personave që për çdo ditë punojnë me dokumente të caktuara dhe ato zakonisht menjëherë i vërejnë ato ose i dallojnë se diçka në atë dokument nuk është siç duhet. Por ata qytetarë të cilët rrallë kanë kontakt me dokumentin e caktuar vështirë se ose aspak nuk do ta dallojnë dokumentin e falsifikuar", thotë Aco Vasilev, avokat . Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:06

BDI publikon kreatorët e dosjeve

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=New_Image_875973860
Deputeti Talat Xhaferi, në emër të BDI-së akuzoi sot PDSH-në, si fabrikuese dhe bashkëpunëtore të shërbimit sekret, pas dorëzimit të dosjeve pranë Komisionit për Verifikimin e Fakteve, që shënjestrojnë si spiunë 3 zyrtarë të Partisë së Ahmetit. Talat Xhaferri tha se autorë kryesorë të fabrikimeve janë Hisen dhe Rexhep Musliu. Xhaferi tha se ka qenë vetë PDSH ajo që e pati quajtur luftën e UÇK-së tradhti ndërsa dëshmorët tradhtarë.
“Këto fabrikime të ‘fakteve’ dalin nga kuzhina e mbikëqyrur nga Vojvoda e mbështetur nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit siç janë Hisen Musliu, ish shef i sigurimit për Tetovë dhe Gostivar, dhe Rexhep Musliu ish shef i sektorit të punëve të brendshme për Kërçovë që tani këshilltarë të Vojvodës për çështje të sigurisë e më parë këshilltarë në kabinetin e Refet Elmazit 2006-2008 që aktivitetin e tyre në shërbimet sekrete e vazhdojnë përmes pasuesve të tyre, Urimit dhe Erollit aktualisht të besueshëm të shërbimeve të shtetit’, akuzoi Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.
I menjëhershëm ishte reagimi i PDSH-së.
‘Një ditë thonë se janë letra pa vlerë një ditë tjetër se janë dokumente të rëndësishme, e ditën tjetër ky apo ai i ka sjellë... e vërteta është se ‘Mama’, ‘Strelaci’ ‘Vujko-Drim’ ‘Personi me 13 faqe’, dhe një tjetër që do të publikohet brenda këtyre ditëve-në vazhdimësi kanë vepruar kundër popullit të vet.....së shpejti ju spiunë të BDI do të jeni objekt hetimi para hetuesisë gjermane, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë për të marrë dënimin e merituar për krim ndaj njerëzimit’.
BDI nga ana tjetër, vazhdon ta quajë këtë një fushatë të egër antishqiptare të orkestruar nga PDSH.
Bashkim Sulejmani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:08

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=shkupi_188576853_973929717

Idrizi: Rinia të pastrojë rrugaçërinë politike

Qytetarët me plotë të drejtë kanë humbur besimin tek politikanët. Premtimet e tyre boshe tanimë nuk zënë vend tek qytetarët. Kjo, sipas profesorit universitar Zekirja Idrizi, vjen si rezultat i asaj se tanimë në vendin tonë kemi një plejadë të rinjsh të shkolluar, të cilët nuk bien pre e premtimeve boshe të politikës ditore, por janë të vetëdijshëm dhe të aftë për të analizuar programet dhe platformat e subjekteve politike.
“Kemi një plejadë të rinjsh të cilët do të thotë i kemi nëpër universitete. Dhe ata më nuk janë të verbër të cilët nuk dinë ti lexojnë programet e tyre politike... Në zgjedhjet e ardhshme, dhashë Zoti që rrugaçëria politike do të hiqet nga skena politike, sepse vetë këta studentë i mprehin bërrylat për t'i hjek ata të cilët nuk dinë të shfaqin gjithë atë çka është interes i popullit por i shikojnë vetëm interes të tyre personale pasi të mare votën e popullit...Merrne cilindo politikanë, maksima e tyre është kjo, po që se donë të pasurohesh merru me politikë. Prandaj çdo politikan i jonë nuk do të kisha thënë millardier, por milioner gati se po”, thotë Zekirja Idrizi, profesor universitar.
Sipas Idrizit për rënien e besueshmërisë ndaj politikës, fajtor janë vetë politikanët, të cilët prioritet kanë realizimin e interesave të tyre personale.
“Pas daljes nga mandati i tyre si politikanë do e shihini edhe vetë, do të thotë se ngritën pallate të mëdha, ngritën fabrika gati se po nga ata të cilët fshihen pas perdes se nuk janë ata. Të cilët janë pronarë të njërës apo tjetrës, të tenderëve të ndryshëm, apo ku ta di unë se çka e çka. Krejt kjo tregon se rinia është zgjua nga gjumi dhe tani ajo donë ta mare fatin e saj në duart e veta...”, shton profesori Idrizi.
Edhe qytetarët e anketuar nga Alsat-M, shprehen se kah moti kanë humbur besimin tek politikanët.
Të pyetur se sa sa u besojnë politikanëve, pasojnë edhe përgjigjet...!
“Bash hiç nula, ku mos me e humb besimin, fukarat dalin s’kanë bukë me hëngër”
“Relativisht pak”.
“S’ju besoj aq, se kurxho s’janë duke punuar për popullin, për atë”.
Ndryshe anketat e fundit flasin se qytetarët në numër të madh kanë humbur besimin tek subjektet politike dhe dita ditës është në rritje numri i qytetarëve të cilët shprehen se në zgjedhjet e ardhshme do të abstenojnë. Ndërkohë që alarmante është gjendja edhe me ata të cilët janë të papërcaktuar.
Bedri Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:09

Komunat kërkojnë korigjimin e ndarjes territoriale

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=haracina_406094984

Të pakënaqur me ndarjen teritoriale të vitit 2004, komuna e Haraçinës, deri te Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Transportit dhe Lidhjeve, ka ngritur nismë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarje territoriale. Kryetari i kësaj komune, Bastri Bajrami, për ALSAT-M thotë se kjo nismë ka për qëllim kthimin e tokave të komunës të cilat tani i takojnë dy komunave tjera, Gazi Babë dhe Ilinden. Sipas tij, kjo ndarje pamundëson që në tokat të cilat janë pronë e banorëve të Haraçinës të ndërtohet ndonjë zonë industriale. Ai thotë se ka raste kur një shtëpi i takon dy komunave, njëra pjesë bie në Haraçinë, ndërsa tjetra në Gazi Babë.
“Me ndarjen që është bërë atëherë, shumë komunave tjera u është bërë padrejtësi, por Haraçina është definitivisht e sakatuar me ndarjen teritoriale. Mund të paramendoni gjysma e Haraçinës me teritor është në komunën e Gazi Babës, ndërsa banorët me adresa banojnë në komunën e Haraçinës. E njejta gjë është bë edhe me komunën e Ilindenit, faktikisht të gjithë tokat që punohen janë të banorëve të Haraçinës dhe me të drejtë ky teritor i takon komunës tonë”, thotë Bastri Bajrami, kryetar i komunës së Haraçinës.
Për ndarje të re territoriale është edhe kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili thotë se, Çairi është komuna urbane me popullsi më të madhe, ku në një kilometër katror jetojnë mbi 18.000 banorë.
“Ka nevojë dhe me siguri do të paraqitet nevojë, jo vetëm për shkak të Çairit, po për shkak se brenda 85 komunave ka komuna që janë politike, komuna që nuk kanë kapacitet të zhvillohen. Mendoj se numri i komunave, i duhur për Maqedoninë mund të sillet diku 50 deri 60 komuna. Në momentin kur do të hapet debati për ndarje të re teritoriale ne me shumë vigjilencë do ta ndjekim sepse kjo është ndër çështjet më të rëndësishme të komunës së Çairit”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i komunës Çairit.
Ndërsa, ministri i pushtetit lokal Musa Xhaferi, thotë se ndarja territoriale e vitit 2004 ka qenë një kompromis që mos të ketë ndarje etnike të komunave.
“Arritëm të gjejmë dhe të balansojmë të gjejmë një optimum të asaj ndarje, për arsye se ajo mund të rrezikonte që të ndahen në vija etnike komunitetet dhe ajo nuk do ti shërbente qëllimit dhe decentralizimit”, shton ministri Xhaferi.
Kryetari i komunës së Haraçinës, Bajrami thotë se nëse Qeveria nuk pranon një nismë të tillë, atëherë haraçinasit do të kërkojnë bashkim me qytetin e Shkupit. Sipas tij me ndarjen e vitit 2004, komunave me shumicë shqiptare iu mor pjesa më e madhe e tokave ndërtimore, të cilat janë kusht për zhvillimin e tyre ekonomik.
Nevzat Mamuti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:10

Hendikapët pa kujdes të mjaftueshëm nga shteti


Lajmet ditore Thumbnail.php?file=_________________228611639

Personat me hendikep ose ata të paralizuar ankohen për mungesë shërbimesh dhe kujdesi nga shteti. Ky është 66 vjeçari Vaxhdi Velija nga Hasanbegu i cili prej 12 vjetësh lëviz vetëm me karrocë. Përveç dëshpërimit të një jete të tillë, ai ankohet se autoritetet nuk i mundësojnë terapi fizike.
“...Unë kam qenë disa herë në terapi fizike por me kanë refuzuar edhe pse kam shumë nevojë..... unë vet masandej kom bo terapi te ura ktu në Hasanbeg, janë do hekra aty, tu u mundu me zor edhe kam pas shumë përmirësim.”, ankohet Vaxhid Velija, i hendikepuar.
Vaxhidi thotë se edhe tarifat e shërbimeve shëndetësore janë të shtrenjta dhe të papërballueshme për të. Ai kërkon që të hendikepuarit si ai të lirohen nga këto pagesa, dhe t’i marrin shërbimet falas. Të ardhurat e familjes së tij nuk mund të mbulojnë as shpenzimet mujore.
“Nuk e kemi pagu rrymën, duhet ta paguajmë ujin, paguaj atë e këtë, ilaçet i paguaj, nuk ka lirime, përpara nuk kemi pagu kurgjo. Tash edhe ndihmën e shpejtë e paguaj, tash e kisha radhën me shku, 200 denarë kam pagu që më dërgojë deri në spital. Nëse mundet ministri i shëndetësisë me na liru prej këtyre të dhënave që nuk i kemi dhënë përpara e tash na kanë detyru mi dhanë.”, thotë Velija.
66 vjeçari i qan hallet më shpesh me nipin e tij 2 vjeçar, i cili nuk i kursen përqafimet. Pjesa tjetër e familjes orvatet me punë për të mbijetuar.
Melihate Rustemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:12

Vjeshta shtrenjton produktet ushqimore

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=pazar4_836395313_578997436

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore i frikon qytetarët. Ata thonë se me çdo hyrje në market ose në treg fitojnë një shok të ri të çmimeve. Një pjesë e tyre mahiten duke thënë se e kanë mbërritur thënien popullore “Hesapi i shtëpisë dhe i pazarit nuk është i njëjtë”.
“Po gjendemi disi... jetojmë në varfëri. Për shembull, nëse duhet të blej një kilogram domate, unë blej gjysmë, dhe kështu gjysmën e shpenzojmë dhe mbijetojmë, pasi ne nuk mund të jetojmë sikurse që jeton populli në Perëndim, ne jemi shumë larg atij standardi”.
“Çdo gjë është shtrenjtë, e gjithë është shtrenjtuar, me një fjalë varfëri e madhe. Nuk ka ditë e të mos shtrenjtohet diç. Nuk mund të arrijmë fundin, tani edhe me çmimin e rrymës do të jetë shumë shtrenjtë... Ne nuk kemi para dhe do të ngrihemi”.
“Çmimet janë astronomike, produktet janë të shtrenjta, kurse para nuk kemi”.
Raporti i fundit i Entit i statistikës e zbulon shtrenjtimin edhe individualisht për prodhim. Kështu, spinaqi, hudhra dhe trangujt u shtrenjtuan për 5 deri 10 denarë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Për 10 për qind u shtrenjtuan edhe vajrat, vezët për dy denarë, por është e madhe rritja e produkteve të qumështit, sikurse kaçkavalli, që para një muaji shitej prej 250 deri 300 denarë, e tani sillet prej 300 deri 390 denarë. Një pjesë e ekspertëve thonë se vala e re e shtrenjtimeve, prekë sidomos bukën dhe vajin për ngrënie, pasi gruri dhe lënda e parë për prodhimin e vajit për ngrënie po rritet në bursat botërore.
Megjithatë, nuk pritet rritja drastike e çmimeve, pasi edhe prodhuesit janë të vetëdijshëm për aftësinë gjithnjë e më të vogël blerëse të qytetarëve.
Verica Pavllovska
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:13

Mashtrohen mbledhësit e shisheve plastike

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=JC6D9729_20_Small__797148190

Mbledhësit e shisheve plastike mbetën të mashtruar. Asgjë nga premtimet para gjysmë viti se autoritetet do t’i paguajnë ata që e grumbullojnë plastikën. Gjyshja Zumbule nga Shkupi, së bashku me nipërit tashmë disa vite i mbledh shishet plastike për të siguruar mjete për ekzistencën e familjes. Ajo thotë se një thes me plastikë të përzier që mbushet për një ditë kushton vetëm 100 denarë, kurse deri para disa javëve kushtonte dyfish. Nga kjo punë jetojnë edhe dhjetëra familje të tjera të cilat ankohen se nga dita në ditë është më vështirë për të jetuar.
"Prej mëngjesit kur dola dhe deri më tash po mbledh, kurse nuk janë bërë as për një thes të madh, dhe, a i thuan kësaj jetë, prej askund nuk ka asnjë ndihmë, na premtojnë, kurse aspak nuk ndihmojnë. Dikush nuk ka ardhur, të paktën të na pyesin se si jemi. Sa kushton një thes i madh? 100 denarë, nëse mbushet plotë është 100 denarë, çmimi ka rënë dhe i zgjedhin, kur e shohin plastikën e jogurtit e largojnë", thotë Zumbula, mbledhëse e plastikës.
"Një thes i mbushur nga këto shishe kushton 230 denarë, por vështirë se mblidhen vetëm ato më cilësore. Nuk na lejojnë as këtë ta punojmë, na kap policia dhe na dënon me nga 50 euro ose një javë të punojë në komunë, kurse gjatë asaj jave derisa punon në komunë nuk të pyesin për fëmijët, le të vdesin nga uria, thjeshtë me marrë veten me e varë", tregon një mbledhës i plastikës.
Nga ndërmarrja “Higjiena komunale” për Televizionin ALSAT-M thonë se që të fillojë realizimi i projekt së pari duhet që me dy komuna të Shkupit të arrihet marrëveshja se ku do të mblidhet plastika dhe pastaj të rregullohet statusi i mbledhësve të plastikës në Shkup. Nga USAID-i nuk kanë komente. Na drejtojnë në deklaratën e ndërmarrjes “Higjiena komunale”. Tek këta njerëz në prill të këtij viti ishin edhe ministri i Mjedisit, Nexhati Jakupi dhe euro-ambasadori, Ervan Fuere. Atëherë iu premtuan një të ardhme më të mirë. Për fillimin dhe ruajtjen e sistemit të riciklimit janë investuar 1.3 milionë dollarë. Sipas USAID-it aktualisht në mbarë vendin 5.000 njerëz mbledhin shishe plastike dhe në këtë mënyrë i ushqejnë familjet e tyre.
Frosina Pandurska - Dramiçanin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:15

Indi, 10 viktima nga paniku në tempull


Lajmet ditore Thumbnail.php?file=indi_657602031

Të paktën 10 persona kanë vdekur për shkak të daljes në panik nga një tempull në shtetin e Biharit, në lindje të Indisë. Rreth 15 persona të tjerë u plagosën, kur një turmë prej 40 mijë besimtarësh dolën duke shkelmuar njëri-tjetrin nga tempulli ku festohej riti tradicional i therjes së qengjave. Autoritetet thanë se shkelmimi erdhi pas alarmit të përhapur tek njerëzit se një pjesë e tempullit ishte rrënuar dhe një gjarpër i madh ishte parë në ambientet e tij. Autoritetet u ofruan shpërblim familjeve të viktimave, midis të cilave katër janë gra. Besimtarët ishim mbledhur me rastin e festës Durga Puga, dhe në të merrnin pjesë dhjetëra mijëra njerëz. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:21

Irani liron biznesmenin amerikan


Lajmet ditore Thumbnail.php?file=iran_636331295

Autoritetet ne Iran kanë liruar një biznismen amerikan i cili ishte burgosur në Teheran për më shumë se 2 vjet me akuzën për lidhje me një grup të dhunshëm opozitar. Pierre Prosper, avokat i Reza Taghavit, 71 vjeçar, ka thënë se klienti i tij “nuk ka pranuar asgjë dhe se ende vazhdon t’i qëndrojë versionit të pafajsisë.” Taghavi pritet të kthehet në SHBA gjatë javës së ardhshme. Irani e kishte akuzuar atë se i ka dhënë 200 dollarë para në dorë një iraniani i cili ka lidhje me grupin opozitar, Tondar. Departamenti amerikan i shtetit ka thënë se Uashingtoni e mirëpret lirimin e Tanghavit nga burgu në Teheran dhe se ai shpejt pritet t’i kthehet familjes së tij në Amerikë. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albi-ibro
Antarë-Fillestar
Antarë-Fillestar
Albi-ibro


Numri i postimeve : 1471
Data e regjistrimit : 06/05/2010
Mosha : 50
Nacionaliteti-Sheti : Hamburg-Germany

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 17 Oct 2010 - 17:23

Kuçi: LDK fut Kosovën në krizë institucionale


Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Hajredin_20Kuci_447993391

Zëvendwskryeministri i Kosovës njëkohësisht nënkryetari i PDK-së Hajredin Kuçi, komentoi vendimin e LDK-së për të dalë nga koalicioni qeverisës duke theksuar se “me këtë hap jo parti futi Kosovën në krizë institucionale”
“Momentalisht vendi është në krizë institucionale. Nuk ka nevojë që të shkojë më tutje. Tani duhet të dalë nga kjo krizë dhe zgjEdhjet e jashtëzakonshme mund të jenë dalje nga kriza sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Kuçi. (e.n/rel/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: