islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
34 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 34 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet ditore Empty96%Lajmet ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet ditore Empty1%Lajmet ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet ditore Empty2%Lajmet ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:19

Publikohet dosja e ish komandantit të UÇK-së, BDI mohon[center]

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=dnevnik_107049644

Vazhdon publikimi i dosjeve të funksionarëve të lartë të BDI-së. Pas dosjeve të “Mama”, “Strelac” dhe “Daja”, e përditshmja në gjuhën maqedonase “Dnevnik” publikoi sot dosjen e katërt të funksionarit të lartë të BDI-së dhe ish komandant i UÇK-së me nofkën “Ibri”. Sipas dokumenteve, “Ibri” është lindur në fshatin Zajaz të Kërçovës, ndërsa fillimi i bashkëpunimit daton që nga viti 1980 me rekomandim të bashkëpunëtorit me nofkën “Daja”. Në takimin themelues të mbajtur në një banesë në afërsi të Cyrihut, nga tetë emigrantë shqiptarë, më së paku dy ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve serbe të sigurisë, nofkat e të cilëve ishin “Ibri“ dhe “Daja”, që të dy nga Maqedonia. “Ibri” dhe “Daja” në fillimin e viteve ’80 kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete jugosllave, ndërsa ai bashkëpunim ka vazhduar edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit” thuhet në dosjen të cilën e publikoi e përditshmja “Dnevnik”. Në dosje ka dokumente që përputhen me dokumentet e dosjes “Daja”, posaçërisht lidhur me vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe shokut të tyre Kadri Zekës. Përmenden gjithashtu edhe shumë emra të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Evropa Perëndimore për të cilët “Ibri” dhe “Daja” u kanë dhënë informata shërbimeve“, shkruan më tej ‘Dnevnik’.
Angazhmani i tij Beogradit i ka kushtuar 167.560 franga zvicerane, 50.000 marka gjermane si dhe një shumë e pavërtetuar në dinarë. Nga periudha prej 1983/84 deri në qershor të vitit 1997, “Ibri” shërbimeve u ka dorëzuar mbi 10 mijë informacione të vlefshme, të dhëna, shënime dhe dokumente” thuhet mes tjerash në shkrimin e publikuar në “Dnevnik”.
Ndaj shkrimit në gazetën “Dnevnik’ ka reaguar partia e Ahmetit. Shpesh herë na ka ndodhur të provokohemi, të goditemi dhe të sulmohemi në mënyrat më të ulëta e më të pista, më jo dinjitoze, më jo njerëzore, madje edhe me plumba “kallashi“ pas shpine. “Kjo që me ditë të tëra po ndodh me të ashtëquajturat “dosje”, të cilat janë të fabrikuara nga laboratorët e mbeturinave të politikës antishqiptare, kalon çdo kufi, shkel çdo normë njerëzore dhe rrënon çdo tezë të kufirit të çmendurisë. Ato kësaj radhe, në çmendurinë e tyre, e tejkaluan edhe veten. BDI duke i dënuar, duke u distancuar dhe duke shprehur neverin e çdo shqiptari i pyet fabrikuesit dhe shpërndarësit e këtyre fabrikimeve: A ka kufi çmenduria juaj? Deri ku jeni të përgatitur të shkoni në përcarjen e popullit dhe përdhunimin luftërave më të lavdishme të popullit shqiptar të shekullit njëzet, siç janë ato të Kosovës dhe Maqedonisë”, thuhet në reagimin e BDI-së, ku shtohet se populli shqiptarë nuk do të lejoj që kontabandistët dhe fundrinat e politikave antishqiptare të ulin krenarinë dhe shenjtërin e luftave të drejta të popullit tanë.
Në reagimin me shkrim BDI-ja bënë apel deri te të gjithë qytetarët, të mos binë pre e provokimeve, por si gjithmonë, të rruajnë gjakëftohtësinë, për shkak se përçarja dhe vëllavrasja është qëllimi kryesor i këtyre strukturave antishqiptare.
Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Haliti: Pas dosjeve qëndrojnë shërbimet serbe   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:21

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Xhavit_Haliti_152471461

Ndërkohë, një nga personalitetet që përmendet në të gjitha dosjet e publikuara për zyrtarët e lartë të BDI-së, është edhe Xhavit Haliti, ish drejtues kryesor i Lëvizjes Popullore të Kosovës, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës. Haliti në një prononcim ekskluziv për Alsat-M thotë se pas dosjeve qëndrojnë jo vetëm shërbime të caktuara serbe, por edhe qarqe të ndryshme që përmes formave të këtilla tentojnë të arrijnë në pushtet si dhe të fusin përçarje në mesin e shqiptarëve. Intervistën e plotë me Xhavit Halitin do të mund ta ndiqni ditëve në vijim.
“Nga informatat që kam se çfarë po zihet në këtë tregun e dezinformatave të shërbimeve të specializime të Serbisë dhe të shërbimeve, kur them të Serbisë, po dua ta përsërisë dhe të shërbimeve të ndryshme të cilat nuk janë shumë dashamirëse ndaj nesh dhe të cilat e kanë shndërrua në poligon të tyre edhe Kosovën edhe Maqedoninë edhe Shqipërinë deri diku, dua të them se për këtë duhet të flasin analistët të cilët kanë përvojë në këto gjëra. Dhe tjetra dua të them se qëllimi kryesorë është se duan të na përçajnë, që të na shtinë të vrahemi në mes veti, që të na shtinë të vuajnë njerëzit për këto gjëra. Dhe në fund do të thoja ka ndonjë tendencë edhe ndoshta për ta goditur dikë për të rënë ose për tu ngrit në pushtet”, deklaroi për Alsat-M, Xhaviti Haliti, ish drejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Gjysmë milion euro për sheshin ‘Skënderbeu’   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:22

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Sheshi_Skenderbeu_243384229_190175906

Për vitin e ardhshëm, Qeveria do të ndajë nga projektbuxheti i vitit 2011, 490 mijë euro për hartimin e projektit ideor për sheshin ‘Skënderbeu’, ndërsa janë parashikuar fonde për vendosjen e tre përmendoreve shqiptare në sheshin e Shkupit dhe 4 të tjera në urën “Syri” e cila pritet të jetë gati vitin e ardhshëm. Në buxhetin e vitit 2011 është parashikuar përfundimi i ndërtimit të Universitetit shtetëror në Tetovë me 3 milion euro, ndërtimi i Shkollës së Mesme në Saraj, dhe disa shkollave fillore, vlera e të cilave arrin në 817 mijë euro.
“Kemi paraparë projekte me rëndësi, siç është sheshi Skënderbeu, ku Qeveria hapur qëndron pas këtij projekti dhe atë nga 10 milion buxhet këtë vit nga ministria e pushtetit vendor, për vitin që vjen janë paraparë fillimisht 30 milion denarë me çka pas debatit publik pritet të realizohet projekti themelor dhe të nisë ndërtimi. Dhe në momentin kur do të dihet konstrukti financiar përfundimtar atëherë do të mund të dijmë edhe vlerat më të sakta për përkrajhje të këtij projejkti të komunës së çairit”, thotë Fatmir Besimi, ministër i Ekonomisë.
Projekteve infrastrukture u prinë ndërtimi i ujësjellësit në Likovë me 571 mijë euro, dhe kanalizimi në Hasanbeg të Shkupit me rreth 350 mijë euro. Në buxhet është parashikuar ndërtimi i autostradave Gostivar- Shqipëri, dhe autostradës Shkup- Bllacë, rikonstruimi i rrugës Kumanov-Likovë-Haraçinë, ndërtimi i rrugës Shkup-Tanushë dhe disa rrugë të tjera lokale.
“Projektet strategjike me rëndësi janë projektet e koridorit 8 tek të cilat rrugët Gostivar-Qafë thanë janë paaraparë në nivel autostrade dhe kjo është në proces tenderimi për koncesion. Ndërsa gjithashtu është në përfundim të sipër projekti ideor për hekurudhë nga Kërçova drejt Shqipërisë “, shton ministri Besimi.
Ministrit Besimi, thotë se do të rikonstruohet edhe qendra kulturore në Tetovë, do të ndërtohet Biblioteka në Tetovë për të cilën janë siguruar rreth 350 mijë euro, ndërsa me rreth 100 mijë euro do të ndahen për rikonstrumin e teatrit shqiptar në Shkup. Sipas parashikimeve qeveritare, 15.6 % e fondeve në buxhet shkojnë për rroga dhe pensione, 20 % për mallra dhe shërbime, 10 % për vetëqeverisjen lokale, 7 % për destinime të tjera, 32 % destinime sociale dhe vetëm 15 % destinime kapitale.
Nevzat Mamuti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Gjykata administrative vendos për lustrimin e Ivanovskit   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:23

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Shkelzen_1_828881889_791245458

Një muaj pasi Komisioni për verifikimin e fakteve kishte sjellur konkluzion se Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete, dhe pas kundërshtimit të këtij të fundit, të dyja palët sot u ballafaquan në Gjykatën Administrative. Pala mbrojtëse insiston se vendimi i Komisionit për verifikimin e fakteve është i pa bazë pasi aasnjë dokument nuk është nënshkruar nga inspektorët. Ndërkohë që dokumentet të cilat komisioni i ka marrë për bazë kanë dallime mes atyre të arkivit.
“Është vendosur në bazë të dokumenteve që nuk ekzistojnë, dokumete që nuk janë të regjistruar dhe nuk janë të nënshkruar dhe dokumente për të cilët paditësi nuk ka pasur asnjëherë kurrfarë lidhje.”, tha Stevan Pavllevski, avokat i Trendafil Ivanovskit.
Ndërsa, Komisionit për verifikimin e fakteve mbetet në qëndrimin e vet të mëparshëm.
“Ne vërtetojmë se deklarata që e ka dhënë personi para Komisionit, a është e vërtetë apo jo. Përderisa ajo është e kundërta e asaj me të dhënat që ne posedojmë, ne sjellim konkluzion më pastaj edhe vendim, dhe drejtojmë që ai të tregojë vërtetësinë e deklaratës së tij”, pohoi Tome Haxhiev, kryetar i Komisionit për verifikimin e fakteve.
Seanca gjyqësore për rastin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Trendafil Ivanovski, me kërkesë të palës mbrojtëse është shtyrë për të martën e ardhshme, me qëllim që paditësi dhe pala mbrojtëse të sjellin me vete nga një ekspert për lëminë e lustrimit.
Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Debat publik për ligjin për regjistrim   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:24

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=19877_200x200_287341856

Nëse keni besim në punën e Entit të Statistikës atëherë duhet të beson edhe në rezultatet e regjistrimit të popullsisë i cili pritet të realizohet vitin e ardhshëm. Kështu u shpreh numri një i këtij institucioni, Bllagica Novkovska ne debatin publik rreth projekt ligjit për regjistrimin popullsisë.
“10.2 % nga numri i përgjithshëm i të punësuarve në Entin shtetëror për statistikë janë shqiptar. Si çështje kryesore nëse duhet ose jo të ket besim në rezultatet e regjistrimit të popullsisë, u shtrua çështja e përfaqësimit. Unë vlerësoj se nëse i besohet në gjithë asaj që prodhon dhe publikon Enti për Statistikë, siç janë rezultatet e rreth 300 hulumtimeve, atëhër duhet të kihet besim në punën e këtij institucioni.“, tha Bllagica Novkovska, drejtoresh e Entit për statistikë.
Por, sipas Demokracisë së Re, Enti i Statistikës ka shkelur kushtetutën pasi nuk ka respektuar çështjen e përfaqësimit dhe kjo sipas DR-së, lenë hapësirë për të dyshuar në rezultatet e regjistrimit.
“E nderuar drejtore e Entit për statistika na thirrni të kemi besim në këtë ent nuk e di a keni nëndrejtor shqiptar në Entin ku ju jeni drejtoresh e para. Edhe akademisë së arteve e shkencave duhet t’i besojmë por na e nxor enciklopedinë dhe nuk mund të dalim pastaj nga kaosi që e prodhoi ajo enciklopedi që vazhdon pastaj edhe në shumë sektor tjerë. Që t’ju besojmë juve si ent e nderuar ju duhet ta respektoni kushtetutën”, reagoi Sulejman Rushiti, DR.
Ndërkohë për VMRO-DPMNE-në mbajtja e regjistrimit në prill është obligim ndërkombëtar, kurse BDI-ja tenton që përmes ndërhyrjeve ligjore të përmirësoj gabimet në ligjin për regjistrim.
“Ne si Maqedoni pavarësisht që kemi Marrëveshje të Ohrit, pavarësisht që jemi shoqëri multi-etnike nuk mund të jemi përjashtuar nga standardet e Evropës apo të botës lidhur me hulumtimet ndërkombëtare nga sfera e statistikës“, tha Sillvana Boneva, VMRO-DPMNE.
“Me rëndësi është që ky ligj momental ka disa defekte të vogla të cilat edhe mund t’i përmirësojm pavarësisht nga cili subjekt politik pavarësisht nga cili deputet do të na vij një ofertë më e mirë ligjore”, vlerësoi Tahir Hani, BDI.
Gjatë debatit pati edhe vlerësime të ndryshme lidhur me rolin e Komisionit Shtetëror të Regjistrimit.
“Nëse i shihni kompetencat shihet qartë se kush është organi kryesor dhe është në rregull në këtë proces statistikor. Ajo që nuk është në rregull është mbulimi i përgjegjësisë së entit shtetëror për statistikë pas rolit të komisionit shtetëror të regjistrimit”, theksoi Xhemali Saiti, ish-nënkryetar i KSHR-së.
“Komisioni shtetëror i regjistrimit duhet të jetë organ mbikëqyrës i punës së Entit për statistikë, e jo ai ta udhëheq, organizoj apo zbatoj procesin”, vlerësoi Donço Gerasimovski nga nga Enti për Statistikë.
Edhe sektori joqeveritar dhe disa përfaqësues të mediave theksuan nevojën e shtyrjes së afatit të regjistrimit për shkak të mungesës së diasporës në muajin prill.
Gjyltene Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Rajoni i Pollogut për 18 orë në terr   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:25

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=largpercues_730957900_448222299_101932018

Tetova dhe më shumë fshatra të Pollogut prej mbrëmë janë pa rrymë. Qytetarët thonë se kanë mbetur në terr dhe në të ftohtë që nga ora 22 e mbrëmjes, ndërsa në disa pjesë të qytetit furnizimi më rrymë nuk u rivendos edhe gjatë ditës. Nga kompania për distribuim të energjisë MEPSO thonë se ndërprerja ndodhi për shkak të një defekti në largpërçuesin Vrutok- Pollog- Tetovë. Sipas tyre problemi ka ndodhur në momentin kur është këputur litari për mbrojtje nga rrufeja i cili ka shkaktuar kontakt në largpërçuesin.
“Defekti i këtij lloji nuk mund të parashikohet për shkak se ndodh nga kushtet e pavolitshme të motit. SHA MEPSO, me të gjitha mjetet që ka në disponim e mban këtë rrjet në kondicion optimal, por nuk mund të parashikon veprime të padëshirueshme të shkaktuara nga moti i ligë”, thotë Nikolla Stojanov, zëdhënës i MEPSO-s.
Nga MEPSO thonë se ekipet e tyre kanë punuar që mbrëmë për evitimin e defektit. Kjo është hera e dytë që Tetova të mbetet pa furnizim me rrymë në këto dy vitet e fundit kur për shkak të këputjes së largpërçuesit rajoni nuk kishte rrymë për 18 orë. Jane Dimeski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Shtyhet gjyqi për fundosjen e anijes Ilinden   Lajmet ditore EmptyWed 27 Oct 2010 - 8:26

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=sotir_fileski1_219663430

‘Nuk isha i vetëdijshëm se çfarë ndodhi – isha i sigurt në anijen time, tha para mediave për herë të parë pas fatkeqësisë kapiteni, Sotir Filevski i cili tani një vit e gjysëm ndodhet në arrest shtëpiak. Nuk kishte mundësi që këto ti thotë në gjykatë për shkak se seanca nuk filloi për shkak të mungesës së akuzuarit të dytë, Branko Baiq, përfaqësuesi i autorizuar i Lord-it gjerman i cili ka garantuar rregullsinë teknike të anijes së fundosur.
“Asnjëherë nuk mund ta harroj atë ngjarje të tmerrshme. Ajo që ndodhi ishe pjesë e sekondit, unë nuk jam i vetëdijshëm. Anija ishte në gjendje të mirë teknike, nuk kishte ndonjë mangësi ose problem. Unë në të isha plotësisht i sigurt. Pas asaj traume, kur të shoh anijet, më kujtohet ai moment.”, tha Sotir Filevski, kapedan i Ilindenit.
Avokati i Baiqit thotë se klienti i tij nuk ka ardhur në seancën e parë gjyqësore për shkak se nuk ka qenë i ftuar.
“I ftuari nuk ishte prezent për shkak se ftesa nuk i është dorëzuar në mënyrë të rregullt. Shpresoj se do të vij. Qëndrimi i tij është se nuk është fajtor.”, pohoi Sllavko Kotevski, avokat i Branko Baiqit.
Gjykatësja pohon të kundërtën – ajo thotë se Baiqi i cili jeton në Beograd, ka marë ftesë të rregullt për gjykim. Avokati i Sotir Filevskit thotë se Baiqit mund të gjykohet në mungesë nëse plotësohet kushtet për atë. Sipas tyre kapiteni i anijes së fundosur nuk është fajtor.
"Për neve është me rëndësi që Lojd nuk e kryer deri në fund detyrën e vet dhe për atë nuk ka kurrfarë faji në anën e prokurorit. Kanë dhanë leje se anija është në gjendje të mirë teknike dhe se ka mundur të lundrojë.”, tha Savo Kocarov, avokat i Sotir Filevskit.
Procesi gjyqësor, të cilin e pritnit të fillojë edhe disa gazetar bullgar, është anuluar për 18 janar vitin e ardhshëm. Ilindeni u fundos vitin e kaluar në shtator, ku jetën humbën 15 turist bullgar. Familjarët e të ndjerëve, përveç dënim për fajtorët, kërkojnë edhe dëmshpërblim prej gjysëm milion euro. Miki Trajkovski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: