islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
71 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 71 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 11:17

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=mahmud_550721088



Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Liban, duke e vizituar kufirin e Libanit me Izraelin.
Gjatë ditës së djeshme, zoti Ahmadinexhad, tha se Irani do të qëndroj me Libanin, në konfrontimin me atë që ai e quajti armiqësi nga Izraeli.
Presidentit iranian i është bërë një pritje entuziaste nga myslimantë shiitë në këtë vend.
Por, nga ana tjetër, sunitët dhe të krishterët e Libanit, kanë shqetësime se Irani dhe Hezbollahu dëshirojnë ta imponojnë politikën e tyre, duke e tërhequr Libanin në konflikt me Izraelin.
Shtetet e Bashkuara thanë se vizita e Ahmadinexhadit në Liban tregon se ai po vazhdonte me “mënyrat provokative”. Evropa e Lire


Edituar për herë të fundit nga Admin në Thu 14 Oct 2010 - 18:38, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Në shenjë hakmarrje digjet flamuri serb në Tiranë   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 11:21

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=serbi_proteste_545909282
Qindra të rinj të grumbulluar para amabsadës serbe kanë djegur flamurin e këtij vendi në shenjë revolte për atë që ndodhi në stadiumin e Xhenovas. Duke drejtuar thirrje drejt ambasadës, të rinjtë mbanin në duar sllogane me mbishkrimin “Kosova është Shqipëri”dhe “Shqipëria etnike.” Një kundërpërgjigjie kjo ndaj sloganit të ultranacionalistëve serbë “Kosova është Serbi” para ndeshjes me Italinë.
Forca të shumta policie kanë mbajtur nën vëzhgim protestuesit të cilët janë shpërndarë pa shkaktuar asnjë incident. Reagimi pas ndeshjes Itali-Serbi ku ultranacionalistë serbë dhe tifozë fanatikë kanë djegur flamurin shqiptar duke çuar në ndërprerjen e ndeshjes dhe në akte të shumta dhune në të gjithë qytetin e Xhenovas. Ngjarja ka lënë një shije të hidhur te të gjithë shqiptarët, duke qenë se bëhej fjalë thjesht për një ndeshje futbolli.
Për ngjarjen nuk ka asnjë reagim zyrtar, qoftë ky i palës shqiptare, apo i asaj serbe, për të kërkuar ndjesë për këtë xhest. Ministri i Jashtëm serb, i kërkoi ndjesë Italisë, për trazirat e shkaktuara por jo Shqipërisë për djegien e flamurit. Alsat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Çavez për vizitë në Rusi   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 11:22

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=cavez_990833879
Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez, sot arrinë për vizitë në Rusi, me qëllim që t’i forcoj lidhjet e dyanshme.
Pritet që në agjendë të takimit të tij me zyrtarët e lartë rusë, do të jetë edhe marrëveshja për zhvillimin e energjisë atomnike dhe blerja e tankeve ruse.
Në të kaluarën , Hugo Çavez, ka blerë së paku 5 miliarda dollarë armatim nga Rusia, përfshirë aeroplana luftarakë, sisteme raketore kundër-ajrore dhe tanke.
Moska, që synon eskportimin e teknologjive të energjisë atomike, i mbronë marrëveshjet e saj me Venezuelën, e cila është nënshkruese e marrëveshjeve për moszgjerim. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Shpëtohen 33 xehetarët kilean të bllokuar në minierë   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 11:23

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=kili_444212073
Të 33 xehetarët e bllokuar në një minierë në Kil, janë nxjerrë në sipërfaqe. Ata ishin të bllokuar në thellësi 700 metra nën tokë, për më tepër se dy muaj. Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka vlerësuar se shpëtimi i minatorëve ishte “një mrekulli”, që e ka bashkuar këtë vend. Raportohet se askush deri tash në histori nuk ka mbijetuar për 69 ditë nën tokë. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Zgjatet mandati i forcës së sigurisë në Afganistan   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 11:23

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=keshill_168129084
Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka votuar unanimisht për zgjatjen e mandatit për forcën e sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan, për një vit.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit thekson nevojën e përpjekjeve të qëndrueshme nga Forca Ndihmëse Ndërkombëtare e Sigurisë, e njohur si ISAF, me 143 mijë ushtarë, për ta ndihmuar qeverinë e Afganistanit në përmirësimin e sigurisë dhe për tu marrë me kërcënimet ekstremiste nga talibanët, al-Kaida dhe nga grupet e tjera të armatosura. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Vriten tre ushtarë të NATO-s në Afganistan   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 11:24

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=vriten_501366624
Nga një sulm me bombë në pjesën perëndimore të Afganistanit, sot janë vrarë tre ushtarë të NATO-s.
Aleanca nuk ka dhënë detaje për kombësinë e ushtarëve.
Në këtë pjesë të Afganistanit janë të vendosur ushtarët nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Spanja dhe Lituania.
Vetëm këtë muaj, në Afganistan janë vrarë së paku 35 ushtarë të jashtëm.
Dje u vranë gjashtë ushtarë amerikanë, ndërsa javën e kaluar, katër pjesëtarë të ushtrisë italiane u vranë nga sulmi me bombë. Evropa e Lire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Evropa jotolerante   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 12:03

onë

Lajmet Ditore %28u39u%29mbulesa%20ferexhe%20proteste%202355
Evropa jotolerante


E mërkure 13 Tetor 2010 22:16 “Nata e errët e fashizmit gjithmonë ka qëndruar mbi Shtetet e Bashkuara, por zbriti vetëm në Evropë”, tha Tom Volf në vitin 1965 dhe kështu është edhe sot.Komentatorë të ndryshëm kanë pohuar së fundmi se kundërshtimi i shumë amerikanëve ndaj propozimit për ndërtimin e qendrës islamike, dy blloqe nga vendi ku ndodhej Qendra Botërore e Tregtisë, paraqet fanatizëm fetar dhe paranojë.Por, nëse ndonjë vend është i pllakosur nga fanatizmi në rritje, ai nuk është Amerika, por Evropa, kontinenti ku mirëqenia e shteteve dhe pacifizmi admirohen aq shumë nga liberalët amerikanë.Vitin e kaluar, rreth 60 për qind të zviceranëve votuan për të ndaluar ndërtimin e minareve, të gjitha minareve, gjithkund, jo vetëm afër vendit ku u kryen sulmet terroriste.Në Belgjikë, Dhoma e Ulët e Parlamentit e miratoi Ligjin për ndalimin e ferexhesë në publik, i cili tash pret miratimin në Senat.Në Francë, ndalesa e tillë u bë ligj javën e kaluar, pas ngecjes në Gjykatën Supreme. Megjithëse ka arsye legjitime për ndalesat e tilla, një pjesë e mbështetjes së tyre vjen nga fanatizmi anti-mysliman.Në vitet e fundit, e djathta ekstreme dhe partitë kundër imigrantëve kanë bërë shumë punë në mbarë Evropën. Në Suedi, nacionalistët ‘Demokratët Suedezë’ hynë në parlament muajin e kaluar, për të parën herë nga themelimi i partisë në vitin 1988.Në Britaninë e Madhe, partia e ekstremit të djathtë, Partia Kombëtare Britanike, fitoi pothuaj trefish më shumë vota se në zgjedhjet e vitit 2005, ndërsa siguroi edhe dy ulëse në Parlamentin Evropian.Në Austri, Partia e Lirisë, që fillimisht drejtohej nga Jorg Haider, i cili fliste për nazistët, fitoi 17.5 për qind të votave në vitin 2008.Në Francë, Fronti Kombëtar i Zhan Mari Le Pen, i cili e ka vënë në pikëpyetje ekzistimin e dhomave të gazit të nazistëve, doli i dyti në zgjedhjet presidenciale më 2002, duke hyrë në balotazh me presidentin Zhak Shirak.Tash, e djathta ekstreme mund të rritet në Gjermani, ku ligjet mbi lirinë e shprehjes dhe pragjet parlamentare janë mbajtur jashtë Bundestagut.Një sondazh i agjencisë DPA tregon se 20 për qind e votuesve mund të mbështesin një parti anti-myslimane, mjaft sa për të hyrë në parlament.“Rënia e ulëseve parlamentare në duart e ekstremistëve paraqet tundjen më të madhe në politikën e Evropës që nga rënia e komunizmit”, shkroi Denis MekShejn në “Newsweek”.MekShejn është anëtar laburist i Parlamentit britanik dhe më herët shërbeu si ministër për Evropën.Evropianët nuk i shohin shtrembër vetëm myslimanët, por edhe hebrenjtë, të cilët pothuaj u zhdukën nga kontinenti 60 vjet më parë. Sondazhi më i fundit i “Pew Global Attitude” tregon se 50 për qind e spanjollëve kanë qëndrime të pafavorshme për hebrenjtë.Ky antisemitizëm u nënvizua së fundmi nga Komisionari për Tregti i BE-së, Karel De Guht, i cili tha se “as me hebrenjtë e moderuar nuk është lehtë të kesh diskutim racional se çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme”.Pra, kur liberalët amerikanë i kritikojnë homologët e tyre konservatorë si fanatikë që duan të imponojnë fashizmin në Shtetet e Bashkuara, ata e harrojnë atë pjesë të Perëndimit, ku vërtet ka mbetur nostalgjia për fashizmin.Cilido që ka udhëtuar nëpër Evropë, e di se imazhi, si shembull i progresit dhe i diversitetit etnik dhe fetar, është vetëm fabrikim në mendjen e liberalëve amerikanë.Liberalët amerikanë, të cilët nuk e përfillin fanatizmin evropian, ma kujtojnë sugjerimin tallës të skenaristit gjerman, Bertold Breht: “A nuk do të ishte më lehtë për qeverinë që ta shpërndajë popullin dhe të zgjedhë një tjetër”.Gjatë debatit për xhaminë, shumica e amerikanëve treguan se janë të aftë t’i respektojnë mospajtimet. Janë përsëri evropianët ata, nga impulset e errëta të të cilëve duhet të kemi frikë. /Wall Street Jornal / Express/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Aksion bëmirës për të ndihmuar hendikapët   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 16:23

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=imagesCAES770D_194616544
Rreth 1 mijë familje nga pjesat rurale të vendit duhet të furnizohen me pako ushqimore dhe ndihmë tjera materiale deri në fund të muajit si rezultat i aksionit bamirës që sot filloi Ambasada amerikane në Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kyq të Maqedonisë. Përveç grumbullimit të ushqimit, po zhvillohet edhe aksioni i dhurimit të gjakut që më vonë do të dërgohet nëpër spitalet e Maqedonisë.
“Mbështetjen që e kemi nga qytetarët e Maqedonisë është shumë e madhe. Vitin e kaluar më shumë se 100 persona kanë dhuruar gjak dhe shpresoj se një numër të ngjajshëm do të kemi edhe këtë vit dhe se ushqimi që do ta sigurojmë do t’i ndihmojë familjeve të varfra të kalojnë dimrin.”, thotë Filip Riker, ambassador i SHBA në Maqedoni.
“Mund të shpreh kënaqësinë se kemi një aksion shumë të suksesshëm, pritjet tona janë se do të mbledhim pako ushqimore për 1000 familje e cila do tia lehtësoj periudhën e dimtrit pasi harxhimet janë më të mëdha.”, thotë Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kyq në Maqedoni.
Aksioni bamirës po zhvillohet me rastin e Ditës së Urisë 16 tetor dhe do të vazhdojë deri në fund të javës. Pakot ushqimore duhet të dhurohen tek personat e moshuar në pjesët rurale dhe personat me invaliditet. Aksioni i sotëm ishte mbështetur edhe nga një delegacion i Kuvendit i udhëhequr nga kryetari Trajko Veljanovski, disa prej deputetëve ndihmuan duke dhuruar gjak.
Frosina Pandurska – Dramiqanin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Publikohen dosje për tre funksionarë të BDI-së   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 16:23

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=lustrimi_6533_436117361_222249267
Edhe pse Komisioni për verifikimin e fakteve ka mbaruar punën rreth hetimit të ministrave dhe deputetëve, profesori Shpend Lushi nga Tetova ka dorëzuar drejt këtij komisioni dosje të tre funksionarëve të lartë të BDI-së. Në to tre emra, një ministër aktual, një deputet, por edhe një ish deputet. Ministri aktual i regjistruar me nofkën “Mama”, deputeti me nofkën “Daja” dhe “Drim” si dhe ish deputeti me nofkën “Strelac”.
“Bisedohet për tre persona që janë funksionarë, ministra dhe deputetë, janë të partisë shqiptare në pushtet. Dokumentacionin ma kanë lënë në oborr, unë i takoj një familje të persekutuar, jo rastësisht tash e analizoj se kush dhe pse mundet t’i lejë këto”, thotw Shpend Lushi, qytetar.
Nga BDI e Ahmetit, dorëzimin e dosjeve nga Shpend Lushi e vlerësojnë si blof, pasi sipas tyre personi në fjalë është vëllai i deputetes së PDSH-së Sadije Iljazi. Nga partia e Ahmetit dyshojnë në kredibilitetin e dokumenteve.
“Kjo që ka ndodh sot edhe një herë dëshmon se oponenti ynë politik PDSH për fat të keq është vendosur që me çdo kusht, lustracionin t’a shndërrojë në betejë për përçarje dhe diskriditim të shqiptarëve. Mirëpo duke marrë parasysh deklaratat publike që kanë bërë ish zyrtarë të shërbimeve në të cilën pikërisht PDSH-ja është identifikuar si produkt i shërbimeve sekrete nuk na mbetet tjetër pos t’i përkujtojmë ata që këtë betejë e kanë humbur që në fillim”, u pwrgjigj Safet Neziri, deputet i BDI-së.
Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev tha se ende nuk i ka parë dokumentet, dhe shqyrtimi i tyre do të jetë në rend dite të Komisionit.
“Nuk e dimë se prej nga janë këto dokumente, ne as që i kemi parë, çfarë do të jenë do të shohim, tash për tash nuk e dimë, procedura vazhdon, dokumentet arkivohen, do ti vendosim në rend dite, do t’i shikojmë, do të ngremë procedurë, çfarë do të dalë do të shohim", thotw Haxhiev.
Në dosjet e dorëzuara përmenden aktivitetet e tre funksionarëve të BDI-së. Njëri prej tyre ka spiunuar edhe disa ish deputetë të përbërjes së kaluar, me të cilët tani gjendet në të njëjtën parti. Në dosje po ashtu përmendet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zekës, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë të viteve ‘80. Ka apo nuk ka spiunë brenda BDI-së, këtë duhet të tregojë Komisioni i verifikimit të fakteve, këto ditë.
Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Shqipja injorohet në Kongresin për qytetërimin islam   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 16:24

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=shqip_203939477
As edhe një fjalë apo shkrim në gjuhën shqipe nuk u pa në hapjen e Kongresit të katërt ndërkombëtar “Qytetërimi islam në Ballkan “ që prej sot e deri në fund të javës do të mbahet në Shkup. Përkundër paralajmërimeve se përveç përvec maqedonishtes, anglishtes dhe turqishtes në kongres do të flitet edhe në gjuhën shqipe, kjo nuk ndodhi ndërsa askush nga organizatorët nuk iu përgjigjen thirrjeve të televizionit Alsat për të mësuar shkaqet e anashkalimit të gjuhës shqipe. Ndryshe Kongresi organizohet nga Akademia e arteve dhe shkencave të Maqedonisë si dhe Qendra kërkimore për historinë islame, artin dhe kulturën në Stamboll, ndërsa mbështetet edhe nga presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Në kongres debatohet kryesisht rreth trashëgimisë dhe historisë islame në Ballkan.
“Në Maqedoni bashkëjetesa mes krishterëve dhe muslimanëve mund të vërehet pothuajse në çdo vend. Në vendet e shenjta ku edhe krishterët edhe muslimanët bashkë i luten Zotit si dhe përmes traditës për kremtimin e festave më të rëndësishme fetare. Ne kemi kuvendin, qeverinë dhe komunat ku sëbashku punojnë edhe funksionarë të lartë dhe punonjës të thjeshtë të religjioneve të ndryshme.”, tha Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu tha se zgjërimi dhe pranimi i shpejtë i fesë islame në Ballkan, nuk ishte si rezulat i dhunës, por i vlerave dhe konceptit që ka feja islame.
“Do të ishte gabim i madh që të trajtohet pranimi i islamit në Ballkan në baza nacionale. Historianët thonë se zgjërimi i islamit në Ballkan ka qenë si rezultat i asj se çfarë vlere ka feja islame, dhe si rezultat i konceptit të mënyrës së jetesës të cilën e prezenton islami.”, tha Ekmeledin Ihsanoglu, sekretar gjeneral I OIC.
Kongrese të ngjajshme kushtuar “Qytetërimi islam në Ballkan “ më parë janë mbajtur edhe në Sofje, Tiranë dheBukuresht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Zgjohu, protestë kundër djegies së flamurit shqiptar   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 16:25

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Zgjohu_658093701_469309384
Pas skandalit gjatë përballjes Itali - Serbi në të cilin u dogj flamuri shqiptar, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! ka ftuar qytetarët në protestë të qetë para ambasadës serbe në Shkup kundër siç thuhet ksenofobisë serbe. Tubimi i qytetarëve do të bëhet ditën e shtunë te Qendra Tregtare Çairçanja, me fillim në ora 12:30. Prej aty në mënyrë të organizuar protestuesit do të nisen drejt ambasadës serbe në Shkup. Lëvizja ZGJOHU!m njfton në komunikatën e saj, përmes këtij tubimi të qytetarëve dëshiron të protestojë kundër shprehjes së urrejtjes së huliganëve serbë ndaj popullit shqiptar. Alsat-M
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: javascript:emoticonp(':Lajmet:') Tetovari dorëzon dosje në Komisionin për lustrim   Lajmet Ditore EmptyThu 14 Oct 2010 - 18:54

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Shkelzen_1_667659167
Edhe pse Komisioni për verifikimin e fakteve ka mbaruar punën rreth hetimit të ministrave dhe deputetëve, profesori Shpend Lushi nga Tetova ka dorëzuar drejt këtij komisioni dosje të tre funksionarëve të lartë të BDI-së. Në to tre emra, një ministër aktual, një deputet, por edhe një ish deputet. Ministri aktual i regjistruar me nofkën “Mama”, deputeti me nofkën “Daja” dhe “Drim” si dhe ish deputeti me nofkën “Strelac”.
“Bisedohet për tre persona që janë funksionarë, ministra dhe deputetë, janë të partisë shqiptare në pushtet. Dokumentacionin ma kanë lënë në oborr, unë i takoj një familje të persekutuar, jo rastësisht tash e analizoj se kush dhe pse mundet t’i lejë këto”, thotw Shpend Lushi, qytetar.
Nga BDI e Ahmetit, dorëzimin e dosjeve nga Shpend Lushi e vlerësojnë si blof, pasi sipas tyre personi në fjalë është vëllai i deputetes së PDSH-së Sadije Iljazi. Nga partia e Ahmetit dyshojnë në kredibilitetin e dokumenteve.
“Kjo që ka ndodh sot edhe një herë dëshmon se oponenti ynë politik PDSH për fat të keq është vendosur që me çdo kusht, lustracionin t’a shndërrojë në betejë për përçarje dhe diskriditim të shqiptarëve. Mirëpo duke marrë parasysh deklaratat publike që kanë bërë ish zyrtarë të shërbimeve në të cilën pikërisht PDSH-ja është identifikuar si produkt i shërbimeve sekrete nuk na mbetet tjetër pos t’i përkujtojmë ata që këtë betejë e kanë humbur që në fillim”, u pwrgjigj Safet Neziri, deputet i BDI-së.
Kryetari i Komisionit për verifikimin e fakteve Tome Haxhiev tha se ende nuk i ka parë dokumentet, dhe shqyrtimi i tyre do të jetë në rend dite të Komisionit.
“Nuk e dimë se prej nga janë këto dokumente, ne as që i kemi parë, çfarë do të jenë do të shohim, tash për tash nuk e dimë, procedura vazhdon, dokumentet arkivohen, do ti vendosim në rend dite, do t’i shikojmë, do të ngremë procedurë, çfarë do të dalë do të shohim", thotw Haxhiev.
Në dosjet e dorëzuara përmenden aktivitetet e tre funksionarëve të BDI-së. Njëri prej tyre ka spiunuar edhe disa ish deputetë të përbërjes së kaluar, me të cilët tani gjendet në të njëjtën parti. Në dosje po ashtu përmendet edhe rasti i vrasjes së vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla si dhe Kadri Zekës, si dhe shumë veprimtarëve të tjerë të viteve ‘80. Ka apo nuk ka spiunë brenda BDI-së, këtë duhet të tregojë Komisioni i verifikimit të fakteve, këto ditë.
Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: