islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
60 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 60 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet ditore Empty96%Lajmet ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet ditore Empty0%Lajmet ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet ditore Empty1%Lajmet ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet ditore Empty2%Lajmet ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet ditore   Lajmet ditore EmptySun 31 Oct 2010 - 8:26

Moti i lig izolon Brezën, vdes 13-të vjeçarja


Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Valmir_1_897680155

Reshjet e shiut dhe rrugët e pakapërcyeshme kanë bllokuar shumë fshatra të Malësisë së Shkupit. Deri në komunën e Çuçer Sandevës rrugët janë të kalueshme, ndërsa disa kilometra më lartë vërehen vetëm gjurmët e kuajve dhe kamionëve të mëdhenj.
Për të shkuar deri në fshatin Brezë ju duhet një kamion ose një kalë. Kjo është zgjidhja e vetme, përndryshe do të mbyteni në baltë. Që prej sezonit të shirave, banorët e këtij rajoni ndihen të izoluar dhe do të vazhdojnë të jenë kështu deri pas daljes së dimrit.
Banorët ndihen të zhgënjyer nga pushteti qendror dhe ai lokal. Rruga për gjatë se 6 muaj, nga nëntori deri në prill, shndërrohet në masiv balte. Qytetarët mund të vijnë me vetura deri në pjesën e asfaltit, ndërsa rruga e dëmtuar duhet të ngjitet në këmbë.
“Vështirë, sot unë po vij prej Shkupit, 3 deri 4 km duhet me ecë në këmbë.... Për këtë shtetin na që kemi ndodhë këtu në Maqedoni, që vijnë këtu veç për vota, po mos të dalin as për vota, neve le të na llogarisin që nuk jemi fare, çka po vijnë, mos të na numërojnë se jemi fare, po rijmë këtu si njerëz të egër në mal”, u shpreh Miftar Osmani, banorë i fshatit Brezë.
Përveç kushteve mesjetare të jetesës, banorët e Brezës u ankuan për shërbimin shëndetësor. I sëmuri vdes ndër duar, qoftë edhe nga gripi sezonal, pasi nuk dërgohet në kohë në ambulanca apo spitalin më të afërt.
“Neve kemi pasur raste kur të sëmurë këtu deri diku i kemi dërgua me kuaj dhe më pas në shpinë, në krahë dhe prej atje 2 orë rrugë e deri këtu ku ka asfalt dhe ka bë vaki njerëzit e vdekur i kemi sjell deri këtu”, tha Masllan Masllani , banorë i fshatit Brezë.
Kryetari i komunës së Çuçer Sandevës, Jovan Pejkovski thotë se rruga do të rikonstruohet së shpejti, por nuk garantoi për mirëmbajtjen e saj. Sipas tij, janë vetë banorët lokalë si dhe Ndërmarrja ‘Pyjet e Maqedonisë’ që e shkatërrojnë rrugën duke mbingarkuar kamionët e tyre me dru për ngrohje.
“Ne si komunë do të realizojmë premtimet, rrugët përsëri do të mbulohen me tampon, do të rrafshohen dhe do të nivelohen ... por nëse vazhdohet me mbingarkimin dhe keqpërdorimin siç po ndodh tani, si nga banorët lokal po ashtu edhe nga Ndërmarrja publike ‘Pyjet e Maqedonisë’, komuna nuk do të jetë në gjendje t’i mirëmbajë rrugët”, deklaroi Jovan Pejkovski, kryetar i komunës së Çuçer Sandevës.
Edhe ekipi ynë i xhirimit nuk mbërriti dot deri në fshatin Brezë. Për këta banorë, ka filluar zyrtarisht periudha e izolimit. Valmir Kuçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Hoda: Ali Ahmeti nuk ka qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete serbe   Lajmet ditore EmptySun 31 Oct 2010 - 8:27

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Besim_Hoda_948388755

Ali Ahmeti, nuk ka qenë dhe nuk është bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete. Kështu vlerëson për Alsat-M përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Maqedoni, Besim Hoda. Sipas tij, njeriu i cili ishte organizatori kyç i një kryengritje të suksesshme në vitin 2001, njeriu që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mund të jetë bashkëpunëtorë i shërbimeve sekrete aq më shumë të atyre serbe. Hoda, thekson se kjo është një lojë e fëlliqur, pasojat e së cilës do të bien mbi popullatën e rëndomtë.
“Unë personalisht nuk dua të dyshoj dhe nuk besoj se Ali Ahmeti mund të jetë një bashkëpunëtorë i hershëm i policisë ose i shërbimeve të sigurimit. Absolutisht se shqiptarët do të kishin pësuar dhe dhimbja e një organizimit aq të madh të shqiptarëve duke u nisur nga ajo se Ali Ahmeti ka qenë një nga organizatorët edhe të luftës së Kosovës por edhe bartës i proceseve, njeriu kyç, njeriu numër një i luftës në Maqedoni, proces i cili për gjithë ushtarët e UÇK-së dhe sakrificave që u dhanë, është procesi më mirë i organizuar dhe është procesi kur shqiptarët me një organizim arrijnë ta mposhtin palën tjetër”, deklaroi Besim Hoda, përfaqësues i OVL-UÇK, Maqedoni.
Hoda, gisht në këtë proces sheh edhe tek qeveria aktuale dhe kryeministri Gruevski, i cili sipas tij mund të jetë iniciatori i këtyre problemeve.
“Është zgjedhur koha dhe momenti më i keq për t’u bërë një gjë e tillë. Këto përçarje që ndodhin mes subjekteve politike, kjo është fund i një kacafytje të tillë ku dihet që uji do të shkoj në mulli të Gruevskit, konkretisht, i cili padyshim se është iniciator i gjithë këtyre problemeve por edhe i dosjeve”, u shpreh Besim Hoda, Përfaqësues i OVL-UÇK, Maqedoni.
Ndryshe reth procesit të lustrimit dhe ‘Dosjeve’ ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (OVL-UÇK), duke i cilësuar ngjarjet e fundit në Maqedoni si tendencioze dhe të orientuara kundër shqiptarëve në përgjithësi. Kjo organizatë u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni, që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos merren me trillime të tilla, “sepse çdo gjë që nxit përçarjen dhe vëllavrasjen, shkon në dobi të armiqve tanë”, thuhet në reagimin OVL-UÇK-së së Kosovës. Bedri Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Qeveria në kuadër të ‘Ditës së Ideve’, hapi dyert për qytetarët   Lajmet ditore EmptySun 31 Oct 2010 - 8:28

Lajmet ditore Thumbnail.php?file=Qeveri___ditet_e_hapura_1_675410412

Për herë të tretë qytetarët patën mundësi të shpalosin idetë e tyre para anëtarëve të qeverisë së Gruevskit. Edhe kësaj radhe dominuan idetë nga sfera e arsimit, shëndetësisë, punës e politikës sociale, kulturës dhe sigurisë. Më tepër vizitor qeveria pati në mesin e pensionistëve, ndërsa të paktë ishin më të rinjtë. Disa qytetarë shfrytëzuan këtë mundësi që drejtpërsëdrejti kryeministrit Gruevski t’ia shpalosin problemet e tyre.
“Propozova se duhet njëherë e përgjithmonë të sjellin të gjitha partitë politike një program afatgjatë për papunësinë dhe të gjithë ta mbrojnë atë. Mendoj se pozitivisht e pranuan”.
“Kemi thënë për mungesën e librave që kanë nxënësit shqiptar për shkak se në shkollat e mesme profesionale të ekonomisë ekzistojnë libra të lëndëve profesionale dhe ato libra nëse ka mundësi qeveria apo ministria e arsimit të bëj përkthimin e tyre në gjuhën shqipe dhe të mësojmë edhe ne në gjuhën shqipe”.
“Më vjen turp të them mirëpo nuk më pëlqen plani 2014, por më bindën se sërish është mirë që janë ndërtuar ato ndërtesa dhe se ka njerëz që janë kundër dhe pro”.
“Ilaçet më të shtrenjta nuk janë në listën pozitive ndërsa ato të lirat janë në këtë listë. Me 10 mijë denarë çka do të paguajmë, nuk ka për asgjë dhe u pajtua me këtë ide dhe më tha se keni të drejtë”.
Sipas zëdhënësit të qeverisë, numri i qytetarëve për të shpalos idetë e tyre është në rritje e sipër nga viti në vit, ndërsa vetëm për sot kishte të paraqitur mbi 250 qytetarë të interesuar.
“Një pjesë e ideve që janë paraqitur në po këtë ditë të ideve vitin e kaluar veç më janë pjesë e programit të punës së ministrive dhe organeve të tyre. Këtu do të përmend idenë për ndihma juridike pa pagës, përforcimin e kritereve për zgjedhje dhe vlerësim të gjykatësve në bazë të treguesve matës të parashikuar me ndryshmet e reja në ligjin për gjykatat si dhe ide tjera për të cilat qeveria vlerëson se janë të dobishme”, deklaroi Martin Martinovski, zëdhënës i qeverisë.
Idetë e paraqitura nga ana e qytetarëve, qeveria premton se do t’i shqyrtojnë muajin e ardhshëm. Gjyltene Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Oklahoma voton kundër Sheriatit   Lajmet ditore EmptySun 31 Oct 2010 - 8:32

Lajmet ditore (u59u)oklahoma%20votes

Njerëzit në Oklahoma ose janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen apo janë kryekëput anti-musliman. Në javën e ardhshme në këtë shtet do të votohet nëse duhet apo jo të lejohen ligjet Islame (Sheriati),

Mjaft çuditërisht Oklahoma nuk është ndonjë qendër e muslimanëve dhe ka vetëm 15.000 pasues, dhe as nuk ka njohuri të ndonjë ligji Sheriatik në tërë këtë shtet të madh të SHBA-ve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Muhammed është emri më i shpeshtë në Angli e Skoci   Lajmet ditore EmptySun 31 Oct 2010 - 8:34

Lajmet ditore (u59u)baby%20names

Sipas shifrave zyrtare të publikuara të mërkurën, Muhammed është emri më i shpeshtë i djemve të lindur në Angli dhe Skoci në vitin 2009

Oliver udhëheq listën prej 10 emrave. Nëse merren parasysh edhe 12 ortografi nën të cilat paraqitet emri Muhammed, atëherë ky emër paraprin, me të ngjashëm si: Mohamed, Muhamed, Mohammad, Mohamed, Mohamad .. Sipas Këshillit britanik musliman, Britania e Madhe, e cila kryesisht është anglikane, ka më shumë se 2.5 milionë musliman nga një total prej 61 milionë banorë./islamgjakova/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet ditore   Lajmet ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: