islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty96%DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty0%DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty0%DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty0%DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty1%DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty2%DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 DURIMI - QËNDRESA (SABRI)

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
AFET BEADINI
Imam-Aktiv
Imam-Aktiv
AFET BEADINI


Numri i postimeve : 202
Data e regjistrimit : 15/04/2010
Mosha : 46
Nacionaliteti-Sheti : DOBERDOLL GOSTIVAR

DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
MesazhTitulli: DURIMI - QËNDRESA (SABRI)   DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptyThu 7 Apr 2011 - 12:29

DURIMI - QËNDRESA (SABRI)
All-llahu i Madhërishëm thotë:
“O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...”
(Ali Imran, 200)
“Ne gjithsesi do t’ju sprovojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me hu¬mbje të pasurisë dhe të jetës e të fry-teve. Dhe ti (Muhammed) përgëzoji durimtarët.”
(el-Bekare, 155)
.”..Vetëm ata që janë të durueshëm realizojnë shpë-r-blim të pakufizuar.” (ez-Zumer, 10)
“Por kush duron dhe fal, ajo është nga punët e mençu-ra.”
(esh-Shûrâ 43)
“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët.”
(el-Bekare, 153)
“Ne do t’ju sprovojmë derisa t’i dallojmë luftëtarët nga me¬si juaj dhe durimtarët.”
(Muhammed, 31)
Ajetet të cilat flasin për sabrin dhe shpjegojnë rëndësinë e tij ja-në të shumta dhe të njohura, kurse në vazhdim hadithet e të Dërguarit:
Hadithi 26
Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e ima-nit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plo¬t묬son (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush gjithçka në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmo¬s¬ha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri, kur gdhin, shpir¬tin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 27
Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet të ketë thënë: “Një grup njerëzish prej ensarëve kërkoi (sende të ndrysh¬¬me) nga i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata përsëri kërkuan, e ai prapë u dha çka kërkuan, derisa nuk i mbeti atij asgjë, e kur harxhoi krejt çka kishte iu tha atyre: “Çdo gjë të mirë që kam do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej as s’do të mbaj për vete, por kush dëshiron dhe kërkon dëlirësi, All-llahu do t’ia japë e kush kërkon dhe dëshiron pavarësi, All-llahu do ta bëjë të pavarur, të pasur. Kush bën shumë durim, All-llahu do t’i ndihmojë në du¬rim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rën¬dë¬sishme sesa durimi (sabri).”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 28
Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinani r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimta-rit. Çësht¬ja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për as¬kë tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër), andaj edhe kjo i sjell dobi.”
(Transmeton Muslimi)
Hadithi 29
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pasi e rëndoi sëmun¬dja Pe¬jgam-berin s.a.v.s., e kaploi brengosja dhe tronditja e vdek¬jes, ndërsa Fatimeja r.anha tha: “O brenga e babait tim!” (Alejhis¬selami) Tha: “Prej sot, babai yt nuk do të ketë më brenga.” Pa¬si ndërroi jetë alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O brenga ime për babanë, që iu përgjigj thirrjes së Krijuesit të vet, o brenga ime për babanë, që tani është në Xhenetu-l-Firdevs, o brenga ime për ba¬banë, për të cilin edhe Xhibrili u brengos!” Ndërkaq, kur as-habët e varrosën në tokë (dhé), Fatimeja r.a. tha: “Shpirtërat tuaj si mund të hedhin dhé mbi trupin e të Dërguarit të All-llahut?”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 30
Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hâritheja - rob i liru¬ar i të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., i dashur i tij dhe bir i të da-shurit të tij r.a., se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit s.a.v.s. më dërgoi tek alejhisselami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vde-k¬je, që të vijë tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është e afatizuar, andaj le të bëjë durim duke lloga-ritur shpërblim me të tek All-llahu.” Vajza e alejhisselamit e dër-goi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhisselami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në preh¬rin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i rridhnin rrëke. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.” Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të Tij që Ai dëshiron. Dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robër¬ve të Tij të mëshirshëm.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 32
Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi s.a.v.s. ka¬loi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bë durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i tre-guan se ai ishte Pejgamberi s.a.v.s. ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe, pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njo-hur.” (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atë¬herë është më së vështiri).”
(Muttefekun alejhi)
Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël).”
Hadithi 33
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit Tim besimtar, kur t’ia marr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, është me Xhenet.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 34
Transmetohet nga Aishja r.a. se ajo e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se: “Ajo është dënim (adhab), që All-llahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjend-et në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar - e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 35
Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar të Dër¬gua-rin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë: “Në-se ro-bin Timin e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhenet.”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 36
Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet të ketë thënë: “Ibni Abbasi më ka thënë: “A do të ta tregoj një nga gratë e Xhenetit? “Gjithsesi” i thashë, e ai më tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pej¬ga-m¬beri s.a.v.s. e i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe unë atë e fsheh (nga njerëzit), andaj lute për mua All-llahun e Madhë¬rishëm.” (Pejgamberi) Tha: “Nëse do, bë durim në sëmun¬dje, do ta fitosh Xhenetin, e nëse do, po i bëj lutje All-llahut të Ma¬dhë¬rishëm që të të shërojë.” Ajo tha: “Do të duroj.” Pastaj ajo vazhdoi: “Unë e kam fshehur, andaj lute All-llahun që më mos ta fsheh.” Dhe Pejgamberi i bëri lutje.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 37
Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a., i cili ka thënë: “Sikur e shikoj të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s se si tregon për njërin nga Pejgamberët e All-llahut salavatull-llahi ve selamuhu alejhim se si e ka rrahur populli i vet aq shumë sa e ka për-gjakur, ndërsa ai duke e fshirë gjakun nga fytyra thonte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dine.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 38
Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejra r.anhuma përcillet se Pej¬gam¬beri s.a.v.s. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatke¬qësi, mad-je edhe të shpuarit e ferrës, me secilën prej këtyre All-llahu ia shlyen mëkatet atij.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 40
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të qëllohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit).”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 41
Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atë-she¬rë le të thotë: “O Zoti im, më le të jetoj derisa të jetë për mua jeta më e dobishme, kurse më vdis kur të jetë vdekja për mua më e dobishme.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 42
Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a.: “Iu ankuam të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për perseku¬ti¬met nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa’bës në burdën e tij, që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk do të na ndihmosh, a nuk do të na bësh lutje (dua)?” Ai na tha: “Më parë (pa¬ra jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, ia hapnin një gro¬pë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sanasë deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni (nuk jeni durimtarë).”
(Transmeton Buhariu)
Në një transmetim shtohet ky citat: “Ai e pat vendosur bur¬dën si jastëk, kurse neve mushrikët na persekutonin ashpër.”
Hadithi 44
Nga Enesi r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thë¬në: “Kur All-llahu i dëshiron një robi të Vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të Vetin ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit dhe aty e gjen e keqja.” Pejgamberi s.a.v.s. po ashtu ka thënë: “Vërtet ma¬dh-ësia e shpërblimit është sipas madhësisë së vështirësisë (fatke¬qësisë). Vërtet All-llahu kur e do një popull, e sprovon me fatke¬që¬si. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith hasen)
Hadithi 46
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është trimëri në dyluftim (mundje), por trimëri ësh¬të ta përmbash veten nga zemërimi.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 47
Nga Sulejman ibn Suredi r.a. përcillet të ketë thënë:”Isha ulur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse dy njerëz shaheshin ndërmjet veti. Një¬ri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dër-guari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: “E udhu bi-l-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetëm All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar.” Të pranishmit i thanë: “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga dja¬lli i mallkuar.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 48
Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përmban zemërimin e tij edhe atëherë kur ka mun¬dë¬si ta shprehë (mbi personin që e ka zemëruar), All-llahu i Madhë¬rishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyrijat.”
(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thotë se
është hadith hasen)
Hadithi 49
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet: “Një njeri i tha të Dërgua-rit të All-llahut s.a.v.s.: “Më porosit diçka (më përudhë).” I Dërgua-ri tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari së¬rish tha: “Mos u zemëro!”
(Transmeton Buhariu)
Hadithi 50
Nga Ebu Hurejra r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fat-keqësitë në ve¬tvete, në fëmijët dhe në pasurin e derisa të tako-het me All-llahun e Madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih)
Hadithi 54
Nga Ebu Ibrahim Abdull-llah ibn Ebi Evfa r.anhuma përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një prej ditëve kur priste takimin me armikun deri në fillim të perëndimit të diellit, u ngrit dhe u tha të pra-nishmëve: “O nje¬rëz, mos e dëshironi përleshjen me armi¬kun, luteni All-llahun për shëndet, por, kur të përlesheni me armi¬kun atëherë bëhuni të qëndrueshëm dhe di¬jeni se Xheneti është nën hije të shpatave.” Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. tha: “O Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve, Mundës i aleatëve (në luftën e Hendekut), mundi ata dhe neve na ndihmo ndaj tyre!”
(Mu¬ttefekun alejhi)
Ndihma dhe suksesi janë nga All-llahu xh.sh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
REJHANA-ENSAR
Moderator
Moderator
REJHANA-ENSAR


Numri i postimeve : 811
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Mosha : 36
Nacionaliteti-Sheti : stuttgart

DURIMI - QËNDRESA (SABRI) Empty
MesazhTitulli: Re: DURIMI - QËNDRESA (SABRI)   DURIMI - QËNDRESA (SABRI) EmptySat 9 Apr 2011 - 17:24

All-llahu ju shperblefte vellah
Allahu do t’i shpërblejë ata që kanë sabër më një shpërblim të trefishëtë: Bekim , mëshirë dhe udhëzim.“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë , me uri , me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet , por ti përgëzoji durimtarët.Të cilët, kur I godet ndonjë e pakëndëshmë thonë:,Të All-llahut jemi dhe vetëm tek Ai kthehemi !’. Të tillët janë ata që kanë bekime prej Zotit të tyre dhe mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit”(El-Bekare:155-157). Kur njerëzit erdhën për të ngushlluar një nga selefët (prej të parëve tanë të sinqertë ) për një fatkeqësi që I kish ndoshur ai kishte thënë : ”E pse të mos bëj durim , kur Allahu u ka premtuar atyre që e kanë atë (sabrin ) tre shperblime, secili prej tyre esht më i mirë se kjo botë dhe në të ?!”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://wwww.islami-eshte-drit.albanianforum.net
 
DURIMI - QËNDRESA (SABRI)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SABRI (DURIMI)…
» Durimi(sabri) është dritë e Besimtarit..!!!
» HAXHI HAFIZ SABRI KOÇI
» Durimi (Teme islame)
» Durimi i një nëne

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: