islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty96%Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty0%Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty0%Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty0%Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty1%Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty2%Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Si i ruan Allahu robërit e Tij?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Empty
MesazhTitulli: Si i ruan Allahu robërit e Tij?    Si i ruan Allahu robërit e Tij?  EmptySun 11 Sep 2011 - 21:30


Si i ruan Allahu robërit e Tij?  Roberit_e_allahut_200_200


Nëse besimtari e ruan fenë e Allahut, Allahu e ruan njeriun, familjen dhe pasurinë e tij, siç thotë në Kuran: “Kush bën vepra të mira, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’i japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.” (En-Nahl, 97)


Të shprehurit e Pejgamberit alejhi selam me fjalën “të ruan ty”, aludon se shpërblimi është i po të njëjtit lloj si dhe vepra, siç thotë Allahu xh.sh.: “...zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua, Unë zbatoj atë që u premtova…” (El Bekare, 40), pastaj thotë: “Pra ju më kujtoni Mua, Unë ju kujtoj ju.” (El Bekare, 152)

Allahu xh.sh. i ruan robërit e Tij në dy mënyra:
A) Ruajtja e vet njeriut, e cila arrihet duke ia ruajtur Allahu këto gjymtyrë:
1) trupin e tij në tërësi: Allahu xh.sh. e ruan njeriun në tërësi nga fatkeqësitë dhe dëmet që mund t’i shkaktohen nga të tjerët, siç thotë Allahu xh.sh. në Kuran: “Ai (njeriu) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e Allahut e ruajnë atë.” (Er-Rad, 11)

Thotë Ibën Abasi gjatë komentimit të këtij citati kuranor: “Këta janë melekë që e ruajnë njeriun me urdhrin e Allahut, e kur të vijë caktimi i Allahut, largohen nga ai.”

Allahu xh.sh. e ruan njeriun përmes melekëve në gjashtë anët që e rrethojnë njeriun, siç është transmetuar nga lutjet e shpeshta të Pejgamberit alejhi selam, i cili ka thënë: “O Zot, më ruaj nga para dhe prapa, në të djathtë, në të majtë dhe nga lart. Kërkoj nga Ti që të më mbrosh të mos më lëshojë toka.” Ahmedi, Ebu Davudi, Termidhiu Nesaiu dhe Ibën Maxhe nga Ibën Omeri, hadith i saktë.

Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Te secila këmbë e njeriut qëndrojnë dy engjëj, të cilët e ruajnë derisa të vijë caktimi (kaderi). Kur të vijë caktimi, e lënë atë të vetëm me të.” Ibën Sadi dhe Taberiu, njerëzit e zinxhirit janë të besueshëm.

2) ruajtja e trupit dhe e shëndetit: Allahu e ruan shëndetin e besimtarëve të devotshëm në pleqërinë e tyre, ngase ata e kanë ruajtur vetën e tyre nga haramet (ndalesat) kur kanë qenë në rininë e tyre. Shumë nga të parët tanë të mirë i kishin kaluar të njëqindat, siç është Hasen el Basriu, El Begaviu, El Gjuvejni etj., mirëpo ndiheshin shumë të kënaqur me shëndetin e tyre në pleqëri.

Transmetohet nga dijetari me famë islame, Et-Taberiu, se pasi i kishte kaluar të njëqindat dhe u ndiente shumë mirë me shëndet, e pyetën rreth asaj se çka kishte ndikuar dhe ai tha: “Këto janë gjymtyrët e trupit tonë, që iu patëm përkushtuar ruajtjes së tyre nga harami që nga koha adoleshente e më pas na i ruajti Allahu në pleqërinë tonë. ” (Shih Bidaje ue Nihaje 12/85)

Pra, nëse dëshirojmë që në pleqëri të shijojmë kënaqësinë e shëndetit, logjikës etj., duhet që prej kohës së rinisë t’i ruajmë këto gjymtyrë, sa nuk jemi vonuar, se përndryshe vjen koha që edhe nëse të vjen rasti i veprimit të ndonjë ndalese, do të jesh i pafuqishëm sepse mosha ndikon, por në këtë rast nuk ke shpërblim që largohesh nga kjo ndalesa. Prandaj kujdesu në moshën rinore për perspektivë dhe prosperitet në të ardhmen.

Nëse do lumturi të plotë, ruaje zemrën tënde nga dyshimet dhe pasionet, gjuhën tënde nga ndalesat, si gënjeshtra, përgojimi, bartja e fjalëve etj.. Ruaje veshin tënd nga dëgjimi që nuk e dëshiron Allahu, si përgjimi, muzika, bisedat e të tjerëve me pretekst të ndaluar. Ruaje syrin tënd nga shikimi i haramit, si të shikuarit e gjërave të ndaluara. Ruaje stomakun tënd nga ushqimet dhe pijet e ndaluara. Historia e muslimanëve të kaluar është e stërngarkuar me shembuj të muslimanëve të parë të mirë, se si ata i kanë ruajtur gjymtyrët e tyre në fëmijëri, i ka mbrojtur Allahu ato gjymtyrë nga rreziku në pleqëri.

Shëmbëlltyrë të kësaj kemi rastin e Ukbetu ibën Nafias, Allahu qoftë ikënaqur me të, i cili kishte shkuar të çlironte shtetet e Afrikës. Në kohën kur kishte vendosur të çlironte një qytet, i cili ishte i mbushur me pyje, kafshë të egra dhe insekte të ndryshme, prej të cilave njeriu nuk kishte mundësi të depërtonte brenda tij e assesi të jetonte aty. Ukbete për t’ia arritur qëllimit të tij filloi ta lusë Allahun xh.sh. që t’i largojë të gjitha ato egërsira dhe insekte të rrezikshme nga ai qytet. Kur Ukbete iu afrua qytetit, pa se egërsirat me të vegjlit e tyre dhe insektet largoheshin nga qyteti si një karvan udhëtarësh. Kjo e tëra ka ardhur si rezultat i sinqeritetit të muslimanëve.

3) ruajtja e fëmijëve dhe e familjes: Kush ruan ligjin e Allahut xh.sh. gjatë jetës së tij, Allahu ia ruan fëmijët dhe pasurinë e tij gjatë jetës dhe pas vdekjes së tij.

Kur dëgjoi Jakubi alejhi selam për birin e tij më të dashur, Jusufin alejhi selam, se e kishin hedhur në pus, u pikëllua si dhe çdo prind, por nuk humbi shpresën e tij tek Allahu dhe tha: “Allahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve.” (Jusuf, 64)

Thotë Hasen el Basriu: “Prej kohës që u nda Jakubi me Jusufin derisa u bashkuan kaluan tetëdhjetë vite dhe asnjëherë pikëllimi dhe lotët nuk iu ndanë Jakubit derisa u takua me të birin, por nuk ekziston në
rruzullin tokësor rob më i dashur tek Allahu sesa Jakubi.” (Shiko Gjamiul bejan 13/70)

Gjithashtu dhe shembulli i Musait alejhi selam me Hidrin na njofton lidhur me temën në fjalë, siç e përshkruan Kurani rastin e tyre. Kur ata të dy iu afruan një vendbanimi kërkuan nga banorët që t’i strehojnë dhe ushqejnë, mirëpo kërkesa e tyre nuk iu miratua. Në atë vendbanim gjetën një mur që ishte duke u rrënuar dhe e drejtuan atë e më pas Hidri i tregoi Musait alejhi selam shkakun e këtij veprimi, duke i thënë: “Për sa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetimë të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mire, e Zoti yt dëshiroi që ata të dy (jetimë) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre.

Kjo është mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarim i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim.” (El Kehf, 82)

Veprimtaria e bujshme dhe e mirë e prindit të këtyre jetimëve ka bërë që Allahu xh.sh. t’ia ruajë atij pasurinë dhe familjen e tij pas vdekjes së tij.

4) ruajtja e pasurisë: Pasuria është një mjet jetese që Allahu xh.sh. ia jep në dispozicion kujt të dojë prej robërve të Tij. Aq sa është dhuratë, mund të jetë edhe provokim. Atyre të cilëve ia kanë frikën Allahut xh.sh., Allahu ua ruan pasurinë dhe djersën e tyre gjatë jetës së tyre dhe pas vdekjes së tyre.

Kurani dhe Suneti i Pejgamberit alejhi selam janë të mbushur me shembuj të tillë. Ne mund të veçojmë;

- Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Pejgamberi alejhi selam, i cili fliste për një njeri në kohën e benu israilëve. Ka qenë një rob i mirë te benu israilët, i cili kërkoi borxh te benu israilët një mijë dinarë. Huadhënësi i tha: “Më sill dëshmitarë që të dëshmojnë.” Huamarrësi i tha: “Allahu është dëshmitari më i mirë.” I tha: “Më sill ndonjë garantues.” Ia ktheu huamarrësi: “Allahu është garantuesi më i mirë.” I tha huadhënësi: “The të vërtetën”, e ia dha dinarët me afat të caktuar. Huamarrësi i mori dinarët dhe i shfrytëzoi ato. Kur u afrua koha e kthimit të borxhit, huamarrësi doli në bregdet dhe priste se mos po kalonte ndonjë njeri që t’ia dërgonte borxhin huadhënësit. Priti një kohë të gjatë dhe askënd nuk takoi. Atëherë mori një dru, e hapi në mes dhe i futi dinarët dhe ia shkroi një letër huadhënësit.

Pasi e mbylli atë, shkoi afër detit dhe tha: “O Allahu im! Ti e di se unë i mora borxh filanit një mijë dinarë. Më pyeti për garantues, i thashë të mjafton Allahu për garantues dhe ai pranoi që Ti të jesh garantues. Më kërkoi dëshmitarë, i thashë që Allahu të mjafton për dëshmitar. Të pranoi Ty për dëshmitar. Unë u mundova të gjeja ndonjë udhëtar që t’ia dërgoj borxhin, por nuk gjeta dot. O Zot, unë po e lë këtë në kujdesin Tënd.” E më pas e hodhi në det derisa u zhyt, pastaj u kthye në familjen e tij. Po në atë kohë doli dhe huadhënësi në bregdetin e vendit të tij dhe priste mos vallë dikush po i sillte borxhin. Derisa priste, pa një dru që po lundronte.

Ai e mori drurin që ta përdorte për djegie në shtëpinë e tij. Kur shkoi në shtëpi, pa të çarën e drurit dhe dinarët bashkë me një shkresë nga huamarrësi. Mbas pak arriti dhe huamarrësi me një mijë dinarë dhe i
tha huadhënësit (por ai nuk dinte se atij i kishin arritur paratë): “Për Allahun, ende isha duke kërkuar ndonjë njeri që t’i sillte paratë, por nuk gjeta askënd.” Huadhënësi e pyeti: “A mos vallë ti më ke dërguar mua diçka?” I tha: “Unë po të njoftoj se s’kam mundur të gjej askënd që t’i sjell paratë derisa erdha vetëm.” Huadhënësi ia ktheu: “Për Allahun, mua më kanë arritur paratë e dërguara dhe shkresa së bashku me drurin e ti kthehu me një mijë dinarët në familjen tënde i gëzuar.” (Buhariu) Kjo pra ka qenë gjendja e muslimanëve të vërtetë dhe kështu Allahu ua ka ruajtur pasurinë.

- Kanë thënë disa të parë të mirë: “E kam parë një bari duke u falur, kurse ujku ia ruante delet e tij. Kur e përfundoi namazin, e pyeta bariun: “Prej kur ka bërë aleancë ujku me delet?” Tha:“Prej kur ka bërë aleancë pronari i deleve me Zotin e ujkut.”

B) Lloji i dytë i ruajtjes që i bën Allahu robit të Tij është ruajtja
e fesë dhe e besimit të besimtarit nga kufri, hipokrizia, besëtytnia
nga dyshimet e lajthitura dhe nga euforitë e ndaluara.
Ai që ruan
fenë e Allahut, Allahu xh.sh. ia ruan fenë, besimin e tij dhe e ruan nga
devijimet e mundshme. Pikërisht për këtë njëra nga lutjet e përditshme
të Pejgamberit alejhi selam ka qenë: “O Zot, nëse e merr shpirtin tim,
mëshiroje atë. Nëse e lë edhe më tej, atëherë ruaje siç i ruan robërit e
Tu të drejtë!” Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra.
Nga dhuntitë e
Allahut ndaj robërve të Tij është që Ai t’i ruajë nga lajthitjet e t’i
përgatisë ata për shpërblimet e mëdha në xhenet. Ibën Abasi, kur e
komentoi citatin kuranor: “Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së
tij”, El-Enfal, 24, tha: “Ndërhyn në mes besimtarit dhe mëkateve të tij
të cilat e tërheqin për në zjarr.” (Shiko Xhamiul ulum 1/469)


Shembuj nga historia njerëzore rreth atyre të cilët nuk e kanë ruajtur fenë e Allahu xh.sh. dhe Allahu nuk i ka ruajtur ata

Kurani dhe Suneti janë të mbingarkuar me shembuj nga historia e
popujve të kaluar, të cilët Allahu i ka shkatërruar si rezultat i
mosruajtjes së dinit të Allahut. Po cekim vetëm dy nga këta shembuj;

a) Faraoni ishte për një kohë të gjatë mbret i Egjiptit. Allahu i
dhuroi pushtet të gjerë dhe dhunti të mëdha. Ai jetonte në një zonë
shkretinore, por Allahu si dhuratë u dha lumenj të shumtë që rridhnin
përreth pallateve të tyre, me qëllim që këto dhunti të jenë mjet i
udhëzimit të tyre, por ndodhi e kundërta.

Edhe pse Allahu i dërgoi dy vëllezër Profetë, Musain alejhi selam dhe
Harunin alejhi selam, dhe i porositi që të shkojnë te Faraoni dhe t’i
bëjnë thirrje se ndoshta do t’i frikësohet Allahut e do të pendohet,
zemra e tij ishte mbuluar nga errësira e kufrit dhe nuk ndikuan tek ai
këshillat e këtyre Profetëve. Andaj siç dhe ka qenë ligj i Allahut në
këtë gjithësi, kur i kanë përgënjeshtruar popujt të Dërguarit e Allahut
dhe janë treguar mendjemëdhenj, Allahu e ka shkatërruar atë popull.

Allahu në shumë vende e përshkruan fatkeqësinë që i ndodhi Faraonit
dhe popullit të tij, të cilët mbas vetes trashëguan shumë pasuri, të
cilën nuk ditën se si ta shfrytëzojnë. Thotë Allahu në Kuran: “Sa
kopshte e kroje kanë lënë. Edhe ara të mbjella e vende të bukura. Dhe sa
të mira që i kanë përjetuar. Ja, ashtu atë ua lëmë në trashëgim një
populli tjetër. Për ata nuk qan as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha
afat.” (Eduhan: 25-29)

b) Rasti i Karunit, një biznesmen i papërshkrueshëm për kohën që ka
jetuar, saqë vetëm për mbajtjen e çelësave të depove të tij të mbushura
me pasuri janë dashur disa mbajtës. Nuk mungoi as këshilla e muslimanëve
të mirë ndaj tij, por fatkeqësia ishte se nuk ishte mirënjohës ndaj
Allahut xh.sh. për pasurinë që i ishte dhënë, por tha: “Ai (Karuni) tha:
“Më është dhënë vetëm në saje të dijes sime.” (El Kasas, 78)

Ishte mendjemadh dhe mohues, prandaj edhe Allahu xh.sh. e shkatërroi
në mënyrën më mizore, siç thotë në Kuran: “Po Ne atë dhe pallatin e tij i
shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati ndonjë që ta mbrojë e sa vetë
nuk pati mundësi të mbrohet.” (El Kasas, 81)

Fjala e Pejgamberit alejhi selam: “Ruaje fenë e Allahut e Allahun do
ta gjesh pranë teje”, do të thotë: Ruaje fenë e Allahut, Allahu të del
në ndihmë dhe përkrahje, të ruan dhe do të të sjellë suksese. Kjo është
përkrahje e veçantë për robërit e Tij besimtarë, siç e thekson Allahu në
Kuran: “Kur po i thoshte shokut të vet: “Mos u pikëllo (frikëso),
Allahu është me ne.” (Et-Teube,40),

dhe thotë: “Ai (Allahu) tha: “Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën time) jam me ju, dëgjoj dhe shoh.” (Ta’ha, 46)

Kjo përkrahje është e kundërt me përkrahjen e përgjithshme, e cila
manifestohet si përkrahje me dituri, vështrim dhe përkujdesje nga ana e
Allahut të Lartësuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Si i ruan Allahu robërit e Tij?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ai që është i kënaqur nga Allahu edhe Allahu është i kënaqur prej tij...
» Si e ruan veten nje perle???
» Jakup Hasipi(Allahu e mëshiroft)-Zhvlersimi i botës nga Allahu xh.sh
» Ky është ai derri me formë njeriu që ka bërë filmin për Pejgamberin tonë s.a.w.s, Allahu e shkatërroftë! Bëni dua Allahu ta shkatërron këtë pis!
» Allahu Allahu-video -ilahije

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2011 :: Tema-
Kërce tek: