Islami nuk është një fe e re , nuk është një fe tjetër . Ne esencë është e njëjta fe te cilën Allahu ( apo”Zoti”) ja ka dërguar njerëzimit përmes te dërguarve te tij ne kohëra të ndryshme gjatë historisë- Fe e cila mjerisht është ndryshuar përmes falsifikimeve te njeriut,teologjisë dhe filozofisë. Për këtë shkak Muhammedi s.a.w.s ishte i dërguar i fundit . Ai u dash te dërgohej për te larguar shoshitjet dhe konfuzionin ne jetën njeriut. Ai i korrektoi çështje ne besim te cilat ishin te prezantuara nga njerëz konfuz te filozofisë dhe teologjisë. Ai restauroi besimin e pastër monoteist ne Krijuesin tonë dhe sjelli kuptimin me perfekt dhe fisnik te Allahut ( apo “Zoti”)

Qëllimi i jetës është te njohësh Allahun, te i besosh dhe te adhurosh Atë ne pajtim me atë qe jemi udhëzuar ta adhurojmë, këtu përfshin qe ne jetojmë sipas urdhrave te tij. Ne Kur’an , Allahu na tregon se si të gjitha porosite e Pejgambereve para Pejgamberit s.a.w.s ishin te shtrembuara asnjë nga këto objektiva nuk realizonin ne mënyrë korrekte vetëm përmes Pejgamberit s.a.w.s qe ishte i fundit. , dhe për këtë Allahu do i gjykoj njerëzit ne Ditën e Gjykimit bazuar se a e besuan dhe pasuan Islamin. Allahu thotë:

Feja e pranueshme tek All-llahu është islami

Ne te njëjtën Sure Allahu thotë:

E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrësesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit
Muslimanet besojnë se jeta prezentë është vetëm një provë për përgatitjen për sferën e ardhshme te ekzistencës. Muslimani e di se njeriu nuk është krijuar vetëm për këtë dunja

Pra,nëse budallai jeton për te ngrëne dhe i mençuri ha për te jetuar, atëherë besimtari jeton për te adhuruar Allahun.

Si mund ndonjëri te bëhet Musliman?

Të bëhet Musliman personi thjeshtë duhet te thotë Shehadetin ( Kushti i parë i besimit) me bindje te sinqertë “Esh-hedu en la ilahe il'la-Allah ve esh-hedu enne Muhammeden resulu Allah” qe do të thotë , “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, dhe Muhammedi është i Dërguari i Tij.”