islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty96%SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty0%SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty0%SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty0%SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty1%SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty2%SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Bona
Antar-aktiv
Antar-aktiv
Bona


Numri i postimeve : 980
Data e regjistrimit : 27/04/2010
Mosha : 35
Nacionaliteti-Sheti : Në Tokën e All-llahut!

SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ  Empty
02032012
MesazhSHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ

SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ

Çdo gjë që ke humbur, ke shpresë se mund ta kthesh, përveç kohës. Nëse humbet koha, nuk ka shpresë për kthi­min e saj. Andaj, koha është gjëja më e shtrenjtë që e ka njeriu, dhe njeriu i mençur duhet t’i presë ditët sikurse koprraci që pret një pasuri të madhe: ai nuk lë pas dore as diç të vogël, duke u mashtruar pas të madhes, dhe mundohet që çdo gjë, sado e imët, ta vërë në vendin të cilin e meriton.
Sikur çdonjëri prej nesh të bëjë një shikim prapa, duke u munduar ta kuptojnë momentin prej kur e ka filluar rrugën në këtë jetë, në mënyrë që t’i numërojnë ditët dhe vitet që i ka kaluar, nuk do të meditojnë gjatë, sepse do të shohë vetëm një fillim të mbyllur, e pastaj do të tubohen ditët dhe netët e gja­ta, por do të duken se janë një ditë me gjatësi dhe gjerësi rrje-dhëse, me ngjarje të pandërprera.
Këtë e ndien njeriu tani, dhe të njëjtën do ta përjetojë edhe në Ditën e Gjykimit, kur do të ndalet për llogaritje:

“(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) si­kur nuk qëndruan (në dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete…” (Junus: 45)
“E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dunja) më shumë se nja dhjetë ditë. Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: Nuk qënd-ruat më shumë se një ditë!” (Ta Ha: 103-104)
“… atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetu­ar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” (En-Naziat: 46)

Ky përjetim, me tërë atë që ka, do t’i shkrumojë ata të cilët e ëndrronin amshueshmërinë në tokë dhe që e lidhën epilogun e tyre me dheun e saj. Ky është përjetim korrekt, nëse krahasohen ditët e kësaj bote me ditët e botës tjetër… Mirëpo, ndjenjat e atij që i kaluan ditët dhe i ikën muajt e vitet, i cili qarkulloi gjatë tërë ditës, u lodh e pushoi, janë ndjenja masht-ruese dhe devijuese, sepse ai, edhe për­skaj gjithë kësaj, ende mbeti mospërfillës ndaj kohës, filloi të dëfrehet dhe të vazhdo-jë në këtë rrugë, derisa të arrijë pleqëri të thellë, e të hyjë në terrin e vdekjes, kur zgjohet me ashpërsi! Por, e kotë! Ai u zgjua pasi kaloi koha…
Halli i njerëzve në këtë botë është i çuditshëm; ata tallen, ndërkaq caktimi i Zotit ndaj tyre është serioz; ata ha­rrojnë, kurse çdo imtësi e punës së tyre llogaritet:

“Në ditën kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse Allahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (El-Muxhadele: 6)
Muslimani i vërtetë e çmon shumë lart kohën, sepse koha është jeta e tij. Sikur ai të lejojë të humbet koha e tij kot dhe t’ua lërë ndryshimeve të ndryshme kohore t’ia rrëmbejnë atë, do të bënte vetëvrasje në këtë mënyrë kaq banale.
Njeriu ngutet për te Zoti, dhe çdo rrotullim i tokës agon me dhembjet e një mëngjesi të ri, i cili nuk është tjetër veçse një periudhë prej periudhave të rrugës në të cilën nuk ka ndalje asnjëherë. A nuk është mençuri që njeriu ta kup­tojë këtë reali-tet, dhe ta ketë çdoherë parasysh, duke e shpa­luar atë që ka pas dhe para vetes, sepse mashtrim është që njeriu ta konside-rojë veten të stopuar, kur koha ecën! Ky është mashtrim i shiki-mit, siç udhëtarit me tren i du­ket se sendet në natyrë ecin e ai rri në vend. Realiteti është se koha ecën edhe me vetë njeriun në vendqëndrimin e tij të përhershëm.
Islami është fe e cila e njeh vlerën e kohës dhe e vlerë­son rrezikun e saj; ai konfirmon fjalën e shtrenjtë popullore: “Koha është si shpata, nëse ti nuk e pret atë, ajo të pret ty.” Të kupt-uarit e këtij realiteti dhe veprimi në bazë të tij kon­siderohen fakte të cilat argumentojnë besimin dhe simpto­mizojnë devot-shmëri:

“Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë, vërtetë ka fakte për njerëzit që kanë droje.” (Junus: 6); “Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e du­nja­së dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indi­ferentë ndaj argumenteve tona. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punu-an.” (Junus: 7-8)

Islami ka bërë ndarjen e adhurimeve të mëdha në tërë pjesët e ditës dhe stinët e vitit. Pesë namazet mbërthejnë tërë ditën, përderisa kohët e tij janë në kontinuitet me rrje­dhën e saj. Në jurisprudencën islame është konfirmuar se Xhibrili [alejhis-selam], në bazë të urdhrit të Allahut, bëri përcaktimin e fillimit të kohës së namazeve dhe mbari­min e tyre, për të rezultuar nga kjo një ligj, sistem i përkryer dhe preciz, i cili do ta rregullonte jetën islame dhe maste atë me minutë, prej agimit, e derisa të humbë e kuqërremta e perën­dimit të Diellit:
“Atëherë, Allahun lartësonie kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithçka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.” (Er-Rum: 17-18)
Ndërsa vrojtuesi i thjeshtë nuk sheh në kohën diç tje­tër, përveçse gjurmë të kufizuara dhe dukuri konkrete, andaj edhe thotë: “Vallë, a mos u rrit fëmija dhe u zhduk plaku, vetëm se me kalimin e mëngjeseve dhe mbrëmjeve?” Po ash­tu ai thotë: “Njeriu gëzohet me kalimin e netëve, e shkuarja e tyre është edhe shkuarje e tij!” Ndërkaq, sa i përket kohës e cila ta rrudhë ballin, mbështjell exhelet, shkatërron civili­zimet, dhe pranë çudirave të së cilës mbesin njerëzit të ma­gjepsur, kjo kohë, në realitet, është rast i cili i motivon të zgjuarit që të shpejtojnë në veprimin e të mirave, në afrimin e të dobishmeve dhe në deponimin e të vlefshmeve. Allahu i Madhërishëm thotë: “I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon. Ai është që bëri natë e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës, dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.” (El-Furkan: 61-62)
Nata e zëvendëson ditën, ndërsa dita, me lëvizje të sfe­rave qiellore, të cilat pandërprerë janë në rrjedhë, zëvendë­son natën, e Zoti i botëve nuk i krijoi këto pa ndonjë qëllim. Do të ishte turp për njerëzit që jetën e tyre në këtë hapësirë ta konsi-derojnë të ngjashme me kotësitë. Në realitet, koha është një shesh që është përgatitur për gara maratonike, gara në të cilat inkuadrohen veç ata që e njohin Zotin e tyre, ata që përkujtoj-në të mirat e Tij, që falënderojnë dhuntitë e Tij, dhe ata të cilët vazhdimësisë së viteve ia bashkangjesin mun­din-palodh-shmërinë, për të arritur deri te pushimi i pandërprerë. E sa u përket të eturve pas intereseve të tyre të ngushta, ata s’janë tjetër gjë veçse të marrë, të cilët nuk këshi­llohen me urtësi dhe nuk përfitojnë nga leksionet: “A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.” (Et-Teube: 126)

Në të vërtetë, jeta jote është kapitali yt i madh dhe, pa dyshim, së shpejti do të pyetesh si ke vepruar me të dhe si e ke shpenzuar. I Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit nuk do të lëvizë këmba e bijve të Ademit, përderisa nuk përgjigjen për pesë gjëra: Si e kanë kaluar jetën? Si e kanë harxhuar rininë? Si e kanë fituar dhe shpenzuar pasurinë? Dhe çka kanë punuar me diturinë e tyre?” /Transmeton Tirmidhiu/
Islami shikoi në vlerën e kohës në shumë prej urdhra­ve dhe ndalesave të tij. Ai ishte i përkryer në luftën kundër grupeve të përtacëve, të cilët njëri-tjetrin e thërrasin: “Ejani ta mbysim kohën me gjëra të kota.” Të gjorët nuk kuptuan se ajo është lojë me jetën, dhe se mbytja e kohës është shkatë­rrim për indi-vidin dhe humbje për bashkësinë.
Prej urtësive, të cilat shpeshherë humbin nga vëmendja e popullatës së gjerë, është edhe kjo: “Obligimet janë më tepër se koha.” Koha assesi nuk qëndron e përmbajtur: ajo ose do të jetë mik i dashur, ose armik i rreptë.
Një thënie e Hasan El-Basriut thotë: “Nuk ka ditë që agon agimi, e një thirrës nga qielli të mos thërrasë: O biri i Ademit, unë jam një krijesë e re për veprat e tua dëshmuese, shfrytëzo-më mua që të përgatitesh me vepra të mira, ngase unë kurrë më nuk kthehem deri në Ditën e Gjykimit.”
Këto urtësi burojnë nga shpirti islam dhe nga të kup­tuarit e instruksioneve të larta të cilat të bëjnë të përfitosh nga jeta e kësaj bote për të mirën e jetës së amshueshme. Në të vërtetë, inspirimi i njeriut për të shfrytëzuar çdo orë nga jeta e tij në vepra të mira është meritë e Allahut dhe fakt për përkrahjen e Tij:
“Po mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, pra-ndaj, të jini mirënjohës!” (El-Kasas: 73)
Është pikëlluese ajo që masa e gjerë nuk ngurrojnë nga humbja e kohës së tyre për së koti, por, më tragjike është se këtij krimi ia bashkangjesin agresionin ndaj kohës së të tje­rëve, për t’ua çuar atë huq. Në shumë raste ata u impono­hen biznes-menëve, kur ata janë përqendruar në çështje serioze, për t’i preokupuar me çështje të imëta.
I Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Në dy begati shumica e njerëzve janë të papër­fill­shëm; ato janë: shëndeti dhe koha e lirë.” /Transmetojnë Bu­ha­riu dhe Muslimi/
Nga metodat më efikase për shfrytëzimin e kohës është edhe inkurajimi në kontinuitet të veprës, po edhe nëse ajo është e paktë, dhe përbuzja e të shumtës së ndërprerë, për atë se vazhdimësia e veprës së paktë në kontinuitetin e kohës dhe rrjedhën e pandërprerë e shndërron atë nga e imëta dhe e lig-shta, në peshë të kodrave, prej nga edhe vetë individi nuk do ta vërejë.
Islami, gjithsesi, urren që njeriu të bie në afekt, që do ta shtynte që ta shtojë dhe teprojë, e pas pak kohe ta kap­lojë bezdisja dhe ta ndërpresë veprën. Në një hadith qëndron: “O ju njerëz, merruni me vepra të bazë të mundësive, ngase Allahu nuk bezdiset derisa nuk të bezdiseni, veprat më të dashura tek Allahu janë ato që vazhdojnë, po edhe nëse janë të pakta.”
Transmetohet nga Aishja [radijAllahu anha], se i Dër­guari [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] hyri te dhoma e saj, ku kishte qenë një grua nga Beni Esed, dhe tha: “Kush është kjo?” Ajo iu përgjigj: “Kjo është filanja, e cila nuk fle natën.” Tha: “Ngadalë, preokupohuni me punë në bazë të mundë­si­ve të jua-ja.” Ai i pëlqente veprat fetare në të cilat ishte kon­tinuitiv pro-nari i tyre. /Transmeton Buhariu/
Gjëja e cila flet mbi kujdesin e Islamit ndaj kohës, është nxitja për zgjim herët dhe inkurajimi që besimtari të fillojë ditën herët, i freskët, shpirtmirë, me plot vendosmëri, ngase kujdesi për të përfituar prej orëve të hershme të ditës tërheq në vete vullnetin e fortë, që mos të humbë kot e tërë dita.
Sistemi islam parasheh fillimin e ditës prej mëngjesit; ai e obligon zgjuarjen e plotë para lindjes së Diellit, dhe e urr­en ndejën në orët e natës, ndejë e cila do ta vononte na­mazin e agimit nga koha e tij e përcaktuar. Në një hadith thuhet: “O Zoti im, bekoja umetit tim kohën e hershme.” /Transmeton Ebu Davudi/
Do të ishte moskujdes dhe privim nga e mira që disa t’i adaptohen gjumit deri në orët e vona të mëngjesit, dhe të lindë Dielli derisa ata kridhen në gjumë, përderisa të tjerëve në ato çaste u agon dita, që janë të zhytur në kontribut për të lulëzuar këtë botë dhe për t’u përgatitur për vend­kthimin e tyre.
Transmetohet nga Fatimja [radijAllahu anha], e bija e Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], se kishte thënë: “Kaloi pranë meje i Dërguari i Allahut, përderisa unë isha e shtrirë në mëngjes, e ai më lëkundi me këmbë, e pastaj tha: “Oj bija ime, zgjohu dhe dëshmo furnizimin e Allahut, dhe mos u bë nga indiferentët, ngase Allahu i ndan furnizimet e njerë-zve në mes agimit dhe lindjes së Diellit.” /Transmeton Bejhe-kiu/
Nga fakti se seriozët dhe përtacët dallohen në këtë ko­hë, dhe secilit prej tyre u jepet nga të mirat e kësaj dhe botës së ardhme në bazë të përgatitjes së tyre.
Koha, ashtu siç i përfshin obligimet me të cilat janë të ngarkuara supet e robërve, i përfshin edhe përcaktimet të cilat ua dërgon Allahu njerëzve, nga të mirat apo të kë­qijat. Përcak-time përplot leksione të gjalla dhe mësime të vyeshme për ata që u kushtojnë kujdes.

“Allahu bën rro­tullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë.” (En-Nur: 44)
Njerëzit i vërejnë ndodhitë, por janë indiferent ndaj Dërgu-esit të tyre; ata i shijojnë të mirat dhe të këqijat, por janë injorantë ndaj Atij që ua shijon ato. E kur t’u ndodhë ndonjë trazirë, ata fillojnë t’i mallkojnë ditët të cilat bartin tmerr. Kjo, pa dyshim, është një lloj injorance ndaj Zotit dhe indiferencë ndaj përcaktimeve të Allahut në robërit e Tij. I Dërguari i Allahut tha: “Thotë Allahu i Lartësuar: ““Më fyen biri i Ademit, e shan kohën, e unë jam koha, në duart e Mia janë të gjitha çështjet, e ndërroj ditën dhe natën.” /Transmeton Ebu Davu-di/
Do të thotë se koha nuk u shkakton njerëzve të mira apo të këqija, për të cilat ata do të gëzoheshin apo do të dëshpërohe-shin, por ato i sjell Zoti i kohës dhe i vendit: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju spro­vojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.”
(El-Enbija: 35) Allahu i Madhërishëm nuk u sjell situata të ndryshme njerëzve për diç tjetër përveçse për urtësi, të cilat do t’i kuptonin të dijshmit, dhe me këtë t’u shtohet edhe më tepër besimi në Atë dhe bindja në takimin me Të: “… Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argu­mentet, që të jeni të bindur për taki-min (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.” (Er-Rra’d: 2)
Ndërsa mendjelehtëve u ka­lojnë situata të mira dhe të këqija, e ata nga ato nuk përfi­toj­në asgjë. Në një hadith thuhet: “Dyfytyrë-shi, kur të sëmuret, e pastaj të shërohet, është i ngjashëm me devenë, të cilën e lidh pronari, e pas pak e lëshon; ajo as nuk kupton përse e kanë lidhur, e as përse e kanë lëshuar.” /Trans-meton Ebu Davudi/
Është e vërtetë se nuk është besimtar i vërtetë ai të cilin nuk e gdhendin përvojat dhe nuk e drejtojnë ditët. Dhembjet u ekspozohen njerëzve për t’u mësuar injorantët, për t’u zgjuar neglizhentët dhe për t’u afruar tek Allahu ata që janë larg Tij. Allahu i Madhërishëm thotë:
“Ne ke­mi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen. E pse të mos përule-shin kur ju erdhi atyre dëni­mi Ynë?…” (El-En’am: 42-43)
Është natyrë e njerëzve që ta njohin Zotin e tyre në mome-ntet e vështirësive dhe të kërkojnë strehim tek Ai në momentet kur përforcohen krizat. Njeriu i mençur, që goditet nga një vështirësi, e cila i vendos lidhjet me Krijuesin e tij, do të ishte e patjetërsueshme për të që, pas kalimit të vështi­rësisë dhe rik-thimit të shëndetit, atë lidhshmëri ta forcojë dhe kultivojë nga-se, mohimi i të mirave të Allahut dhe supozimi në pavarësi nga Ai, do të ishte turp i paparë.
Ndërsa, të prishurit, të cilët nuk i njohin vlerat dhe nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të ndryshme që i goda­sin, e as që nxjerrin mësime nga ndodhitë, ata në momentet e vështirësive i betohen Zotit, ndërsa në momente të siguri­së ikin nga Ai: “
“E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon, sikur-se të mos na ishte ulur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.” (Junus: 12)
Këtë sjellje të matufosur nuk bën ta ndjekë njeriu i ndershëm me Dhuruesin e dhuntive të tij.
Nga mënyrat e të përfituarit nga koha është edhe të studi-uarit e historisë së përgjithshme, përcjellja e fakteve të Allahut në horizonte dhe meditimi rreth gjendjeve të po­pujve: Si ngri-hen dhe si dështojnë? Si i ndërrojnë pozi­cionet, nga faza e lulë-zimit në fazë të dekadencës? Allahu i Madhërishëm kërkon prej njerëzve që t’i përcjellin këto ndryshime-situata suksesive dhe të kenë vetëdije solide, e cila do t’i udhëzonte kah përfitimi prej tyre: “
A nuk udhëtu­an ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kup­tojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vër­tet sytë nuk verbërohen, por verbëro-hen zemrat në kraha­rorë.” (El-Haxh: 46)
Njeriu është në mes dy gjendjeve: të zotërojë përvoja të tij të posaçme, të cilat i shfrytëzon në përmirësimin e ideve dhe forcimin e besimit, apo të mos zotërojë dituri, e në atë rast le të dëgjojë të tjerët për të përfituar nga njohuritë dhe përvojat e tyre. Sa i përket hapjes së syve kah kjo jetë, e cila valëzon me ndodhi madhore, pa medituar,pa studijuar dhe pa marrë leksio-ne nga ato, ajo do të ishte verbërim dhe errë­sirë, gjë e cila nuk i takon një besimtari. Jeta është e shkurtër, ndërsa mjedisi në të cilin jeton njeriu është i ngushtë, dhe mendja nuk përfiton ekzistencë, shkëlqim dhe dinamizëm nga ngurrimi dhe paaftë-sia. Është e patjetërsueshme që nje­riu të tejkalojë vendin e tij dhe të arrijë në hapësirat e gjëra, të tejkalojë kohën e tij derisa të arrijë në kohët e ndryshme të jetës së gjatë. Dhe nga të shkuarit rreth e rrotull, aty e kë­tu, me qëllime hulumtimi, ai kthehet me një thesar të madh nga idetë, rrëfimet, mendimet dhe ndodhitë, të cilat ia shtoj­në përvojën rreth botës dhe ia përforcojnë njohurinë për Zotin e botëve. Islami, pa dyshim, e ngre besimin e fortë në shtyllat e konsoliduara nga meditimi, mosngutja, hulumtimi dhe vëzhgimi. Nisur nga kjo, ai i thirri bijtë e vet që të bëjnë udhëtime të gjata dhe turizëm të gjerë, dhe ua dashuroi aty­re ecjen në anët e ndryshme të tokës; Dhe nuk e bëri këtë për tallje dhe lojë, por për dobi dhe dituri; as për argëtim dhe kalim të kohës, por për të hulumtuar, mësuar dhe përfituar leksion nga të gjallët dhe të vdekurit:
“Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që për­ge­njesh­truan. Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devot-shmit.” (Ali Imran: 137-138)
“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta, e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po Allahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të Allahut.” (Gafir: 21)

Kur’ani Famëlartë, poashtu, thërret që të studijohen ci­vi­lizimet e zhdukura dhe shkaqet e zhdukjes së tyre, për të arri-tur gjeneratat e reja që t’i tejkalojnë venddështimet të cilat ishin shkak për shkatërrimin e të parëve. Sa çudira na shfaq his-toria përmes shfletimit të faqeve të saj:


Netët e kohës janë shtatzënë,
Të rënda dhe lindin çdo çudi.


Atë që e njohim nga koha janë vetëm gjurmët të cilat ajo i lë në materie, e kush e di se ndoshta fshehtësia e amshueshmë-risë dhe zhdukjes është e përmbledhur në të, gjë të cilën nuk e di kush përveç të Informuarit mirë për gjërat e dukshme dhe të padukshme:
“Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni?” (El-Mu’minun: 79-80)
Ajo që duhet kuptuar është se jeta jonë nuk është shkel e shko, dhe se Allahu është i pastër nga vepra e tillë. Nëse nga kalimi i kohës përfitojmë sa më shumë, vetes sonë i kemi regjis-truar amshueshmëri, të cilën nuk do ta rrëmbejë koha, as me vjetërim e as me kalbje. E, atë e gjejmë te sho­qëria e lartë!


Pergatiti: Bona
Marre nga Libri:KARAKTERI I MUSLIMANIT

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://jetomeislam.albanianforum.net/
Share this post on: reddit

SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ :: Komentet

No Comment.
 

SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Rendesia dhe shfrytezimi i kohes
» Marrja e Avdesit sipas Sunnetit te Resulullahut alejhi selam
» Prej kishës në xhami dhe prej xhamisë në varr!
» Filmi Serik islam "As-habul Kehfi" (Banorët e shpellës) me titrat shqip (Epizodat prej 1 deri 9) prej fillimit të upladuara
» Një mësim nga një vajzë e vogël....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: