islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Veprat që të shpien në Xhenet EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Veprat që të shpien në Xhenet EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Veprat që të shpien në Xhenet Empty96%Veprat që të shpien në Xhenet Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Veprat që të shpien në Xhenet Empty0%Veprat që të shpien në Xhenet Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Veprat që të shpien në Xhenet Empty0%Veprat që të shpien në Xhenet Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Veprat që të shpien në Xhenet Empty0%Veprat që të shpien në Xhenet Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Veprat që të shpien në Xhenet Empty1%Veprat që të shpien në Xhenet Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Veprat që të shpien në Xhenet Empty2%Veprat që të shpien në Xhenet Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Veprat që të shpien në Xhenet

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Veprat që të shpien në Xhenet Empty
05042022
MesazhVeprat që të shpien në Xhenet


NAVIGATE


Veprat që të shpien në Xhenet 0
BY REVISTA ON DECEMBER 15, 2021KREU, NJOHURI RRETH ISLAMIT
Nga: Dr. Murat Kaja

Të mos i bësh shirk Allahut

“Ai që vdes pa i bërë shirk Allahut, hyn në xhenet. Ndërsa ai që vdes duke i bërë shirk Allahut, hyn në xhehenem.” (Muslim, Iman, 151.)

Transmetohet se Ata Ibn Ebi Rebah, (r.a.), ka thënë:

“Abdullah ibn Abbasi, (r.a.), më tha:

-A të të tregoj një grua që është prej banorëve të xhenetit?

Unë i thashë:

-Po, ma trego!

-E shikon këtë grua? Ja, kjo grua erdhi një ditë te i Dërguari i Allahut, (a.s.), dhe i tha:

-Unë jam e sëmurë me epilepsi dhe më hapen rrobat kur më zënë krizat. Lutjuni Allahut të më shërojë!

I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha:

-Nëse duron, do të hysh në xhenet. Por sidoqoftë, nëse ti do, unë mund t’i lutem Allahut të të japë shërim.

Pastaj gruaja i tha:

-Unë e duroj sëmundjen, por lutu që të mos më hapen rrobat kur të më zënë krizat!

I Dërguari i Allahut, (a.s.), bëri dua për të. (Bu­hari, Merda 6; Muslim, Birr 54.)

“Unë dhe ai që përkujdeset për jetimin, do të jemi kështu në xhenet.” (Buhari, Talak 25, Edeb 24.)

“Nëse dikush merr një jetim, që gjendet ndërmjet myslimanëve dhe e çon në shtëpinë e tij për ta ush­qyer, përderisa të mos bëjë ndonjë mëkat të pafal­shëm, Allahu Teala e fut atë në xhenet.” (Tirmidhi, Birr 14.)

Tri vajza

“Kush përkujdeset dhe rrit tre fëmijë vajza, i edu­kon mirë ato, i marton dhe e vazhdon mirësinë e tij ndaj tyre, ai është prej banorëve të xhenetit.” (Ebu Davud, Edeb 121; Ahmed b. Hanbel, Musned, III, 97.)

“Gruaja që vdes, duke qenë bashkëshorti i kënaqur prej saj, është prej banoreve të xhenetit.” (Tirmidhi, Rada 10.)

“Prindërit bëhen shkak, për të hyrë në xhenet nga dera kryesore.” (Tirmidhi, Birr 3. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Talak 36.)

“Nëse një njeri shkon për të pyetur një të sëmurë për gjendjen e tij apo shkon për të vizituar dikë për hir të Allahut, një engjëll i thotë kështu:

“Lum për ty! Ke bërë një udhëtim të mirë. Vetes i ke përgatitur një vend strehimi në xhenet!” (Tirmidhi, Birr 64. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Xhenaiz 2.)

I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:

“Kur një mysliman shkon për të vizituar një vëlla të sëmurë mysliman, ai është afër një hurfe të xhenetit derisa të kthehet.”

E pyetën:

-O i Dërguari i Allahut! Çfarë është hurfeja e xhe­netit?

I Dërguari i Allahut, (a.s.), tha: “Është një frut i xhenetit.” (Muslim, Birr 40-42. Veçanërisht shih Tirmidhi, Xhenaiz 2.)

Vizita e të sëmurit

“Nëse një mysliman shkon në mëngjes dhe viziton një vëlla mysliman të sëmurë, shtatëdhjetë mijë en­gjëj i kërkojnë Zotit mëshirë për të deri në mbrëmje. Nëse e viziton në mbrëmje, shtatëdhjetë mijë engjëj kërkojnë falje për të deri në mëngjes. Dhe për atë njeri ka fruta të mbledhura në xhenet.” (Tirmidhi, Xhenaiz 2. Veçanërisht shih Ebu Davud, Xhenaiz 3; Ibn Maxhe, Xhenaiz 2.)

Dashuria e ndërsjelltë

“Betohem në Allahun, në dorën e të cilit është shpirti im se nuk do të hyni në xhenet, përderisa të mos besoni. Ju nuk do të besoni, përderisa të mos doni njëri-tjetrin. A t’ju tregoj diçka që, nëse e bëni, do ta doni njëri-tjetrin? Përhapni selamin ndërmjet jush!” (Muslim, Iman, 93-94.)

Sevbani, (r.a.), ka thënë:

I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:

“Kush më jep fjalën se nuk do të kërkojë gjë nga njerëzit, unë i garantoj xhenetin.”

I thashë:

-Unë ta jap fjalën.

Transmetuesi thotë se Sevbani nuk kërkonte gjë prej askujt. (Ebu Davud, Zekat 27. Veçanërisht shih Tirmidhi, Zuhd 61.)

Xheneti

E pyetën të Dërguarin e Allahut, (a.s.):

-Cila është ajo gjë që i shpie më shumë njerëzit në xhenet?

I Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:

“Respekti ndaj Allahut dhe morali i lartë.”

Xhehenemi

Ndërsa kur e pyetën:

-Cila është ajo gjë që i shpie më shumë njerëzit në xhehenem,- i Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:

“Goja dhe organi gjenital.” (Tirmidhi, Birr 62. Ve­çanërisht shih Ibn Maxhe, Zuhd 29.)

Tri cilësi

“Unë i jam garant se atij që e lë debatin, edhe pse është në të drejtë, do t’i jepet një shtëpi në qoshe të xhenetit. Unë i jam garant se atij që nuk gënjen qoftë edhe me shaka, do t’i jepet një shtëpi në mes të xhenetit. Unë i jam garant se atij që është i da­shur, do t’i jepet një shtëpi në vendin më të lartë të xhenetit.” (Ebu Davud, Edeb 7. Veçanërisht shih Tirmidhi, Birr 58; Ibn Maxhe, Mukaddime 7.)

Tre grupe

“Banorët e xhenetit janë tre grupe:

Kryetari i shtetit, që është i drejtë dhe i sukses­shëm.

Ai që është i mëshirshëm dhe zemërbutë kundrejt të afërmve dhe myslimanëve.

Ai që largohet nga fitimi haram dhe nuk kërkon gjë prej askujt, edhe pse familja e tij është e madhe.” (Muslim, Xhenet 63.)

“Nëse dikush dëshiron të shpëtojë nga xhehenemi dhe të hyjë në xhenet, duhet të vdesë duke i besuar Allahut dhe Ditës së Gjykimit. Gjërat që kërkon t’i bëhen atij, edhe ai duhet t’ua bëjë të tjerëve…” (Mus­lim, Imare, 46. Veçanërisht shih Nesai, Bej’at 25; Ibn Maxhe, Fiten 9.)

“O njerëz! Përhapeni selamin, ushqeni të tjerët dhe vazhdojeni lidhjen e ndihmën me të afërmit tuaj. Falni namaz kur flenë njerëzit, në mënyrë që të hyni në xhenet me paqe.” (Tirmidhi, Kijamet 42. Veçanë­risht shih Ibn Maxhe, Ikamet 174, Et’ime 1.)

Sureja Ihlas

Një burrë tha:

-Unë e dua suren “kul huvallahu ehad”.

I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha:

“Dashuria ndaj saj, do të të fusë në xhenet.” (Bu­hari, Ezan 106. Veçanërisht shihTirmidhi, Fedailu’l-Kur’an 11.)

“Nëse dikush prej jush merr abdest bukur duke e plotësuar atë dhe pastaj thotë: Esh’hedu en la ilahe illallahu vahdehu la sherike leh ve esh’hedu enne Muhammeden abduhu ve rasuluh, atij i hapen tetë dyert e xhenetit. Ai mund të hyjë nga cila derë të dëshirojë.” (Muslim, Taharet 17.)

“Kush shkon në xhami në mëngjes e mbrëmje, për çdo rrugë Allahu i përgatit atij një gosti në xhenet.” (Buhari, Ezan 37; Muslim, Mesaxhid 285.)

“Nëse një mysliman fal çdo ditë dymbëdhjetë re­kate nafile për hir të Allahut përveç farzeve, Allahu Teala i bën një shtëpi në xhenet” ose “atij i bëhet një shtëpi në xhenet.” (Muslim, Musafirin 103. Veçanë­risht shih Ebu Davud, Tatavvu 1; Tirmidhi, Salat 189; Nesai, Kijamu’l-lejl 66-67.)

Pesë çështje

Një burrë i tha të Dërguarit të Allahut, (a.s.):

-Më thuaj një punë që do të më fusë në xhenet!

I Dërguari i Allahut, (a.s.), i tha:

“Adhuroje Allahun dhe mos i bëj shirk asgjë. Fale namazin, jepe zekatin dhe kujdesu për të afërmit!” (Buhari, Zekat 1, Edeb 10; Muslim, Iman 12, 14. Veçanërisht shih Nesai, Salat 10.)

Fshatari arab

Një fshatar arab erdhi te i Dërguari i Allahut, (a.s.) dhe i tha:

-O i Dërguari i Allahut! Më trego një vepër me të cilën mund të hyj në xhenet .

I Dërguari i Allahut (s.a.s.), i tha:

“Adhuroje Allahun pa i bërë shirk asgjë! Fali na­mazet farz! Jepe zekatin që është farz dhe agjëro Ramazanin!”

Beduini i tha:

-Betohem në Allahun, në dorën e të cilit është jeta ime, se këtyre që më the nuk do t’u shtoj asgjë.

Kur fshatari u largua, Pejgamberi (a.s.), tha:

“Kushdo që kënaqet duke parë një banor të xhe­netit, le të shikojë këtë burrë!” (Buhari, Zekat 1; Muslim, Iman 15, Fedailu’s-Sahabe 150. Veçanërisht shih Ibn Maxhe, Ru’ja 10.)

“Umreja është kefaret për mëkatet që bëhen deri në umren tjetër. Ndërsa, shpërblimi i haxhit të pra­nuar, është vetëm xheneti.” (Buhari, Umre 1; Mus­lim, Haxh 437.)

“Kush thotë: “Subhanallahi ve bihamdihi (Unë

e lartësoj Allahun nga cilësitë që nuk i kanë hije pozitës së Tij si Zot dhe e falënderoj Atë), për të mbillet në xhenet një pemë hurme.” (Tirmidhi, Da­avat 60.)

Ebu Musa, (r.a.), ka thënë:

“I Dërguari i Allahut, (a.s.), më ka thënë:

-A të të tregoj për njërin nga thesaret e xhenetit?

Unë i thashë:

-Po, o i Dërguari i Allahut. Më trego!

Ai (a.s.), më tha:

“La havle ve la kuvete illa billah” (Nuk ka vull­net dhe as fuqi përveç se me Allahun ). (Buhari, Megazi 38, Daavat 50, Kader 7, Tevhid 9; Muslim, Dhikr 44-46.)

Gjuha dhe turpi

“Kush më jep fjalën se do ta mbrojë gjuhën dhe nderin, unë i premtoj xhenetin.” (Buhari, Rikak 23. Veçanërisht shih Tirmidhi, Zuhd 61.)

“Kush dëshiron të largohet nga xhehenemi dhe të futet në xhenet, le ta presë vdekjen duke i besuar Allahut dhe Ahiretit. Po ashtu, le të sillet ndaj të tjerëve siç dëshiron të sillen të tjerët ndaj tij.” (Mus­lim, Imare 46.)

Një ditë, i Dërguari i Allahut, (a.s.), u tha atyre që kishte pranë:

-Kush prej jush është agjërueshëm sot?

Ebu Bekri, (r.a.), tha:

-Unë jam agjërueshëm, o i Dërguari i Allahut.

Pejgamberi, (a.s.), tha:

-Kush ka marrë pjesë sot në një namaz xhena­zeje?

Ebu Bekri, (r.a.), tha:

-Unë, o i Dërguari i Allahut.

I Dërguari i Allahut, (a.s.), i pyeti:

-Kush ka ushqyer sot ndonjë jetim?

Ebu Bekri, (r.a.), tha:

-Unë, o i Dërguari i Allahut.

Krenaria e Gjithësisë, (a.s.), i pyeti:

-A ka ndonjë prej jush që ka vizituar ndonjë të sëmurë?

Përsëri Ebu Bekri, (r.a.), tha:

-Unë, o i Dërguari i Allahut.

Pastaj i Dërguari i Allahut, (a.s.), tha:

“Kush i bën në të njëjtën kohë këto vepra të mira, patjetër do të hyjë në xhenet.” (Muslim, Fedailu’s-Sahabe, 12.)

“Besimtari nuk ngopet me asnjë mirësi derisa të hyjë në xhenet.” (Tirmidhi, Ilm 19.)

Mësimi i dijes

“Kush merr rrugën për të mësuar dije, Allahu Te­ala ia lehtëson atij rrugën për në xhenet. Engjëjt për shkak se i pëlqejnë, i mbulojnë ata me krahët e tyre. Krijesat që janë në qiej dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë, i përgjërohen Allahut për t’i falur dijetarët. Epërsia e një dijetari kundrejt dikujt që merret vetëm me ibadet, është si epërsia e hënës ka­tërmbëdhjetëshe ndaj yjeve të tjerë. Dijetarët janë tra­shëgimtarët e pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë flori e argjend si trashëgimi, por dije. Ja pra, ai që e trashëgon këtë dije, ka fituar një kësmet shumë të madh.” (Ebu Davud, Ilm 1; Tirmidhi, Ilm 19.)

Sexhdja

Sevbanit, (r.a.), i kishin kërkuar t’u tregonte një vepër që e shpie njeriun në xhenet dhe këtë kërkesë ia kishin shprehur tri herë. Pastaj Sevbani, (r.a.), transmetoi këtë hadith:

“Mundohu të bësh shumë Razz, sepse Allahu të ngre një gradë dhe të fshin një gabim si shpër­blim për sexhden që ke bërë.” (Muslim, Salat 225. Veçanërisht shih Ebu Davud, Tatavvu’ 22; Tirmidhi, Salat 169; Nesai, Tatbik 80, 89.)

Ata që duan dhe që nuk duan të hyjnë në xhenet

I Dërguari i Allahut, (a.s.), ka thënë:

“Umeti im do të hyjë në xhenet, përveç atyre që nuk duan.”

Sahabët e pyetën:

-O i Dërguari i Allahut! Kush nuk do të hyjë në xhenet?

Pejgamberi, (a.s.), tha:

“Ata që më binden mua, do të hyjnë në xhenet, ndërsa ata që më kundërshtojnë, do të thotë se nuk e duan xhenetin.” (Buhari, I’tisam 2.)

Shehadeti

“Kush thotë si fjalë të fundit “La ilahe illallah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut), do të hyjë në xhenet.” (Ebu Davud, Xhenaiz 20; Hakim, el-Mustedrek, I, 351.)

Të mos nxehesh

“Mos u nxeh dhe do të hysh në xhenet!” (Buhari, Edeb, 76.)

Ndershmëria

“Ndershmëria në fjalë dhe në punë, të drejton drejt hajrit dhe mirësisë. Ndërsa mirësia të shpie në xhenet. Njeriu regjistrohet si i sinqertë te Alla­hu, duke thënë gjithmonë të vërtetën. Mashtrimi të zvarrit drejt devijimit. Ndërsa devijimi të shpie në xhehenem. Kur njeriu e përvetëson mashtrimin, te Allahu shkruhet si mashtrues.” (Buhari, Edeb 69; Muslim, Birr 103-105.)

Pesë bazat

“Kini frikë nga Allahu! Falni pesë kohët e nama­zit! Agjëroni muajin e Ramazanit! Jepni zekatin e pasurisë tuaj! Bindjuni prijësve tuaj! (Në këtë më­nyrë) do të hyni në xhenetin e Zotit tuaj.” (Tirmidhi, Xhuma 80.)

“Më janë treguar popujt (e mëparshëm). Kam parë një pejgamber që kishte pranë një grup të vogël prej tre deri në pesë vetash. Kam parë një pejgamber tjetër, pranë të cilit gjendeshin një deri në dy veta. Kam parë një pejgamber, që nuk kishte pranë asnjë. Në ato momente, më doli përpara një kallaballëk i madh. Pandeha se ishte umeti im. Mua më thanë: ‘Ky është umeti i Musait. Ti shiko në horizont!’ Pa­shë, ishte një siluetë (shumë) e madhe. Më thanë:

‘Ja, ky është umeti yt. Ndërmjet tyre ka shtatëdh­jetë mijë vetë, që do të hyjnë në xhenet pa llogari dhe pa u ndëshkuar. Ata janë njerëzit që nuk bëjnë magji, që nuk urdhërojnë për magji, që nuk i besojnë fatit të keq dhe që i besojnë Zotit.” (Buhari, Tib 1, Rikak 50, Libas 18; Muslim, Iman 374.)

Zemra e butë

“Ka disa prej njerëzve që do të hyjnë në xhenet, zemrat e tyre janë të buta (dhe i mbështeten Alla­hut).” (Muslim, Xhenet, 27.)

Rebia Ibni Ka’b el-Eslemi, radijallahu anh, ka thënë:

“E kaloja natën bashkë me të Dërguarin e Allahut, (a.s.). Ujin e abdesit dhe nevojat e tjera ia plotësoja unë. Si shpërblim për këtë, një herë më tha:

-Kërko (nga unë çfarë të duash)!”

Unë i thashë:

-Dua të jem me Ty në xhenet.

I Dërguari i Allahut, (a.s.), më tha:

-A nuk dëshiron diçka tjetër?

Unë i thashë:

-Kjo është dëshira ime.

Pejgamberi, (a.s.), më tha:

“Atëherë më ndihmo për veten tënde duke falur shumë namaze dhe duke bërë shumë Razz!” (Mus­lim, Salat, 226.)

Shkuarja në xhami

“Për atë që shkon në xhami në mëngjes apo në mbrëmje, për çdo rrugë Allahu përgatit për të një gosti në xhenet.” (Buhari, Ezan 37; Muslim, Me­saxhid 285.)

“Atë që pret një pemë mbi rrugë, e cila shqetëson myslimanët, e kam parë duke notuar në mirësitë e xhenetit.” (Muslim, Birr 129.)

“Një burrë pa një pemë mbi rrugë dhe tha: ‘Beto­hem në Allahun se do ta heq nga këtu, në mënyrë që të mos shqetësojë myslimanët.’ E hoqi atë dhe për këtë arsye u fut në xhenet.” (Muslim, Birr 128.)

“Një burrë po ecte në rrugë dhe pa një degë ferre. E largoi atë nga rruga. Për këtë arsye, Allahu u kënaq nga ai dhe e fali.” (Buhari, Ezan 32, Mezalim 28; Muslim, Birr 127, Imare 164.)

“Ka dyzet sevape, më i larti prej të cilëve është t’i japësh dikujt amanet një dhi me qumësht për ta mjelë. Kush bën ndonjërën prej këtyre dyzet mirësive, duke shpresuar sevapin dhe duke u besuar premti­meve për to, Allahu e fut në xhenet.” (Buhari, Hibe 35. Veçanërisht shih Ebu Davud, Zekat 42.)

Të dobëtit, mendjemëdhenjtë

“A t’ju tregoj se kush janë prej banorëve të xhene­tit? Janë ata njerëz që nuk u jep vlerë askush, për shkak se janë të dobët dhe se shihen si të tillë nga njerëzit, por nëse ata betohen se do të bëhet kështu, Allahu ua plotëson atë që thonë.

A t’ju tregoj se kush janë prej banorëve të xhehe­nemit? Janë ata njerëz me zemër të ngurtë, të ash­për dhe mendjemëdhenj, që ecin duke u mburrur.” (Buhari, Ejman 9, Tefsiri i sures 68, 1, Edeb 61; Muslim, Xhenet 47.)

Jetimi

I Dërguari i Allahut, (a.s.), nxori gishtin tregues dhe gishtin gjatë, i hapi pak dhe tha:

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Share this post on: reddit

Veprat që të shpien në Xhenet :: Komentet

No Comment.
 

Veprat që të shpien në Xhenet

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Rrugët moderne që të shpien në imoralitet
» Veprat e mira !
» Kur veprat kundërmojnë
» Kur veprat kundërmojnë...!?
» 6 Veprat që prishin agjërimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: