Kur një njeriut të ngritur dhe pasanik iu afrua vdekja, i ftoi dy djemtë e tij dhe ua dorëzoi dy shkresa të mbyllura. U tha atyre: Letrën e parë do të hapni pasi që të vdes dhe para së të më varrosni, ndërsa të dytën, pas varrimit.
Pas vdekjes së babait, mblidhen djemtë dhe e hapin letrën e parë, të shohin testamentin e shkruar nga i ati. Në të thuhej:
“O fëmijë të mi të dashur, kur të vdes me jepni gusëll, më mbështillni me qefin dhe mi vishni çorapet. Assesi të mos më varrosni pa mi veshur ato!”Vëllezërit filluan të diskutojnë. Më i riu tha se duhet të përmbushin dëshirën e babait, derisa më i vjetri tha se asnjë nga muslimanët nuk varroset me çorapë kështu që as babai i tyre nuk do të varroset. Dhe kështu ndodhi, ata e varrosën babanë e tyre pa çorape.
Pas varrimit ata hapën edhe letrën e dytë që të shohin se çfarë testamenti u ka lënë babai i tyre. Në të shkruante:
“Fëmijë të dashur! Isha shumë i pasur dhe shikoni së në këtë dynja kam pasur çfarë të dëshiroj, ndërsa në varrë as çorapët nuk i mora!”
Sat 14 Jan 2012 - 18:27 nga Admin