islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty96%Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty0%Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty0%Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty0%Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty1%Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty2%Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Jasemina
Motrat islame
Motrat islame
Jasemina


Numri i postimeve : 523
Data e regjistrimit : 19/02/2011
Nacionaliteti-Sheti : Aty ku ma ka dhan Zoti rriskun..NE TOK

Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II Empty
11022012
MesazhTë tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II

Dr. Gustav Lebon, mjek dhe historian francez,. ka lindur në vitin 1841. Në librin e tij “Civilizimi Arab”, thotë:
“Parimi i barazisë, që është proklamuar në Evropë, ishte deklarativ e nuk ishte faktik, ndërkaq ai ishte i ngulitur thellë në natyrën e njerëzve të Lindjes… Muslimanët nuk njohin klasa sociale, ekzistenca e të cilave ka nxitur, dhe akoma vazhdon të nxisë, revolucionet më të vrullshme në Perëndim. Në Lindje, ndërkaq, s’është fare vështirë të takosh shërbëtorin për bashkëshort të vajzës së padronit të tij, ose argatin si udhëheqës me famë.”[55]
“Parimet morale në Kur’an janë shumë të larta, me to nuk mund të krahasohen parimet e të gjithë librave të mëparshëm fetarë… Ajo që është me rëndësi të rezymojmë, është fakti i ndikimit të Islamit tek popujt, të cilët i janë përgjigjur dispozitave të tij. Fetë, të cilat kanë ndikuar në shpirtrat e njerëzve, sikurse ka ndikuar Islami, janë të pakta. Nuk mund të gjesh fe, e cila ia doli ashtu sikurse ia doli Islami, me ndikimin e tij të vazhdueshëm… Kurani është libër i legjislaturës, fesë, politikës dhe rregullave sociale. Dispozitat e tij zbatohen që prej dhjetë (e më shumë) shekujsh.”[56]

Ilse Lictenstadter, studiuese gjermane, ka studiuar shkencat islame dhe shkencat e gjuhës arabe, thotë:
“Muslimani bashkëkohor beson se Libri i tij i shpallur e lejon, madje e obligon atë, që t’i zgjidhë problemet e kohës në pajtim me fenë e tij. Kjo bindje nuk e pengon atë dhe as nuk ia zvogëlon kureshtjen për njohjen e të arriturave të shkencës bashkëkohore. Sipas bindjes së muslimanit, veçoria e Kur’anit qëndron në faktin se ai konsiderohet si plotësues i librave të mëparshëm qiellorë, se pajtohet me ta në bazat e besimit, ndërkaq ndryshon prej tyre në cilësimin e përgjithshëm. Mesazhi i tij s’ka të bëjë me një kohë të caktuar, gjë që do të zhvleftësohej me kalimin e kohës, dhe as me nje popull të caktuar, që do t’i përshtatej vetëm një populli, e jo edhe popujve të tjerë. Prej tij kërkohet që të jetë (çfarë është) i përhershëm, për çdo kohë dhe për çdo brez.”[57]

Kardinali Quenge, kryepeshkop austriak, thotë:
“Kurani fisnik na flet për njeriun dhe përpjekjet e tij për të arritur tek Krijuesi, në këto vargje të qarta: “Është fakt se, në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës (në të gjitha këto), ka argumente për një popull që mendon.” (el Bekarah, 164)
Historia e religjionit në përgjithësi, kurse ajo e monoteizmit në veçanti, na tregon se vetëm besimi në një Zot është përgjigja e kënaqur për çdo pyetje, që ka të bëjë me origjinën e universit, krijimit dhe qëllimit të tyre. Jeta e njeriut s’mund të ketë për qëllim veçse Zotin e Vetëm. Religjioziteti i çdo njeriu të vetëdijshëm ose jo, burimin e ka tek besimi në Zotin Një.
Kishte monoteizëm, kur u shfaq Kur’ani. Ai monoteizmin e mori si rrugë për ithtarët e tij besimtarë. S’ka dyshim se, Gazaliu ka të drejtë, kur pohon se besimi vetëm në një Zot është qëllimi më i lartë i Kur’anit të Shenjtë.
Le ta themi hapur se monoteizmi është armik për secilin, i cili jetën e kësaj bote e shpall si normë për veten e tij. Kjo është një e vërtetë, e cila na skicon kufijtë e përgjegjësisë sonë. Preukopimi ynë, në këto ditë të vështira, është që ne t’i ndihmojmë njerëzit që t’i përgjigjen thirrjes së Zotit, që jetën e tyre ta sistemojnë sipas urdhrit dhe vullnetit të Tij. Kjo thirrje është përgjigje ndaj thirrjes së natyrshme (siç e quajnë muslimanët), e cila është e ngulitur në zemrën e çdo njeriu dhe është esenca e besimit në Zotin e Vërtetë dhe të Qartë. Ne, kështu, mbase bëjmë një hap vendimtar në vendosjen e monoteizmit mes njerëzve.”[58]

Volfred Cantwel Smith, profesor i studimeve islame në Universitetin e Montrealit, ka shkruar disa libra për Islamin, më i njohuri ndër të cilët është “Islami në kohën bashkëkohore”. Ai thotë:
“S’ka asnjë fe, e cila ithtarëve të saj i ka shpallur ndjenjën e krenarisë, sikurse ndjenja e cila e kaplon muslimanin, pa e ngarkuar atë artificialisht. Krenaria e muslimanit për fenë e tij është veti që haset tek të gjithë muslimanët, pavarësisht nga nacionaliteti ose gjuha. Ndjenja e të qenurit mirënjohës për përkatësinë e tyre islame, është një gjë, që haset tek të gjithë muslimanët.
Perëndimi nuk do të arrijë ta kuptojë Islamin në mënyrë të drejtë, nëse nuk ia del të kuptojë se Islami është program jete, i cili influencon në jetën e jashtme dhe të brendshme të besimtarit. Islami nuk përbëhet nga ide dhe bindje, për të cilat besimtari ose polemizon me mendjen e tij, ose i pranon ato në mënyrë të padiskutueshme. Mendimi nuk sjell dobi, nëse nuk shoqërohet me zhvillimin e jetës në shoqërinë islame, dhe me përparimin e saj të jashtëm dhe të brendshëm.”[59]

Dominik Sourdel, i cili është marrë me korrektimin e shumë librave arabe, thotë:
“Islami është feja monoteiste, me të cilën Muhammedi a.s., i biri i Abdullahut, e sihariqoi Gadishullin Persik, në shek. e VII-të. Më pas, gjatë shekujve, Islami u përhap në të gjitha anët e globit. Muslimanët e besojnë këtë fe. Civilizimi islam është rezultat i kësaj feje.
All-llahu është Një, i Amshueshëm, askush s’është si Ai, është i Gjithëfuqishëm në çdo gjë… Kur’ani, e vërteton këtë monoteizëm, në shumë ajete, por më së qarti kjo shfaqet në suren 112, e cila është shumë e njohur dhe që konsiderohet ndër suret e para: ‘Thuaj: Ai është All-llahu, Një i vetmi! All-llahu është mbrojtës i gjithkujt. Nuk ka lindur, as është i lindur. Dhe askush Atij nuk i përngjet.’
Besimi në Zotin Një është ai që, sipas muslimanëve, e dallon fenë islame rrënjësisht nga të gjitha fetë e tjera dhe nga Krishterizmi, i cili, besimin e tij në Trinitet, e sheh të pandashëm nga monoteizmi, duke e ngatërruar atë me elemente idhujtarie.
Nuk mund të mohohet fakti se, Islami ka kultivuar vlera të mirëfillta, veçanërisht norma morale me vlerë, sidomos në ato shoqëri që i janë përgjigjur thirrjes islame. Këto vlera, i gjejmë në urdhëresat që janë vazhdueshmëri e devotshmërisë, sikurse e përcakton ajeti kur’anor: “Nuk është tërë e mira të ktheni fytyrat tuaja kah lindja ose perëndimi, por e mira (e vërtetë) është ajo e atij, që beson All-llahun, Ditën e gjykimit, engjëjt, librat, pejgamberët, dhe pasurinë, që e do, ua jep të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, udhëtarëve, lypësve dhe për lirimin e robërve, dhe ai që fal namazin, jep zeqatin, dhe atë që premtojnë e zbatojnë, dhe të durueshmit në skamje, në sëmundje dhe në flakën e luftës. Të tillët janë të sinqertit dhe të tillët janë ata të devotshmit.” (el Bekarah, 177)
Ndihma, mikpritja, fisnikëria, përmbushja e premtimit me individët e bashkësisë, drejtësia me të panjohurit dhe bindja e thellë, janë vlerat me të cilat veçohen muslimanët edhe sot e kësaj dite.”[60]

G. E. Von Grunebaum, është me origjinë austriake. Ka diplomuar në universitetin e Vjenës dhe të Berlinit. Ka ligjëruar në universitin e Çikagos, të Nju Jorkut dhe të Kalifornisë, më pas u bë kryetar për studime të Lindjes së Afërt në këtë Universitet. Ai thotë:
“Islami e bëri përgjegjës individin rreth së ardhmes së tij, për botën tjetër. Ai e avancoi përgjegjësinë individuale dhe morale dhe, në këtë drejtim, ai ka shkuar dukshëm përpara. Islami i ka dhënë rëndësi të veçantë çdo momenti të jetës së besimtarit…
Islami, me pohimin e tij se, çdo bashkësi patjetër duhet të zbatojë disa obligime bazë, të domosdoshme, kërkon nga çdo individ musliman, domosdoshmërinë e rregullimit politik. Ndërsa arabët e injorancës mendonin në kuadër të familjes ose fisit, ndërkaq, muslimani, fillon të mendojë sipas të kuptuarit shoqëroro-politik, të mbështetur mbi bazën e besimit, prandaj qe caktuar që në fund të dominojë në botë. Njerëzit, nuk ndaheshin më në fise të ndryshme, por në njerëz besimtarë dhe jobesimtarë, dhe qe e nevojshme që kjo ndarje të vazhdojë madje edhe pas vdekjes.
Hendeku ekzistues, në civilizimin tonë perëndimor, në mes fushës politike dhe fetare, nuk gjendet asesi në një përmasë të tillë në Islam.”[61]

Edvin Carvelery, ka diplomuar në Universitetin Briston në SHBA. Ka shkruar disa libra për Islamin. Mes të tjerash, ai thotë:
“Shumë njerëz, nën ndikimin e trashëgimisë së tyre kulturore, gjendjes shoqërore dhe formimit të tyre arsimor, bëjnë ndarjen e fesë nga shteti. Protestantët perëndimorë, këtë çështje e konsiderojnë të padiskutueshme. Mirëpo, në realitet, kjo ndarje ndërmjet fesë dhe shtetit, është gjë e re për Kristianizmin dhe është shpikur nga shkolla të pakta. Islami, ose ndonjë fe tjetër botërore, nuk e ka njohur ndonjëherë këtë ndarje.
Le të sjellim, si shembull të një studimi të drejtë, artikullin që ka shkruar prof. Arthur Jefery, në revistën ‘Bota islame’, në janar të vitit 1940, ku flet për njërin nga përkthimet e Kuranit në gjuhën angleze. Ai ka pranuar, në mënyrë të qartë, vlerat e shkëlqyeshme shpirtërore të fesë, së cilës ai nuk i përkiste.”[62]

L. Lavta
“Islami e pranon njeriun ashtu siç është dhe përpiqet t’i drejtojë sjelljet e tij, pa pretendime që ta bëjë të mbinatyrshëm.”[63]

Prof. Bernard Luis
“Feja Islame, ia doli aty ku Krishterizmi dështoi. Ajo arriti të predikojë besimin e thellë të shoqëruar me tolerancë fetare, e cila shprehet ndaj pjesëtarëve të religjioneve të tjera si edhe ndaj heretikëve dhe mosbesimtarëve. Ekzistimi i një numri të madh shkollash ideore, në rrafshin e shpjegimit dhe aplikimit të Sheriatit, është argument tjetër i tolerancës dhe justifikimit logjik islam. Feja islame, për nga prizmi shoqëror, ka qenë gjithmonë demokratike ose, thënë më mirë, më e drejtë…
Edhe përkundër tendencave të disa shteteve islame që të formojnë klasë aristokrate, ideja për barazinë, në asnjë periudhë kohore, nuk është çrrënjosur nga shoqëria islame. Botëkuptimi islam e favorizon dominimin e ligjit dhe domosdoshmërinë e nënshtrimit të udhëheqësit (sundimtarit) ndaj ligjit.
Vendosmëria dhe forca e shkencëtarëve në periudhën osmane, ka bërë që të respektohet ky parim islam.”[64]

George Marcy, orientalist francez, ka shkruar shumë studime për të drejtën islame dhe gjuhën arabe:
“Haxhi, i cili është obligim për çdo musliman që mund ta marrë atë rrugë një herë në jetë, nuk është më me pak rëndësi, sa edhe këmbimi i mallrave dhe lidhja e pjesëve më të largëta të botës islame. Namazi është adhurim dhe nënshtrim i njeriut ndaj Krijuesit, pesë herë në ditë, i cili e zbaton atë në kohë të caktuar, pasi të jetë pastruar, duke u drejtuar kah Meka, drejt Qabesë. Besimtari, duke falur namazin, bën lëvizjet e sexhdes dhe të rukusë, që janë të përcaktuara saktësisht. Namazi bashkërisht është i pëlqyeshëm, por ai mund të falet edhe vetëm në çdo vend, me kusht që të bëhet larg çdo papastërtie, dhe në tokë të pastër. Namazi i përbashkët falet në xhami. Xhamia, në esencë, është shtëpia e namazit, dhe është projektuar në atë mënyrë që të jetë e denjë për adhurim. Në namaz, njerëzit qëndrojnë njëri përkrah tjetrit, duke formuar kështu një front të gjerë, të radhitur rresht pas rreshti, të cilët i udhëheq imami i drejtuar me fytyrë kah Kibla. Edhe xhemati bën të njëjtat lëvizje, ashtu sikurse imami, duke u lutur si lutet ai, të drejtuar kah Qabja, qendra e Islamit dhe shtëpia (e parë) e Zotit në Tokë.
Islami është monoteizëm absolut, s’ka Zot tjetër përveç All-llahut. Mësimet e Pejgamberit, Muhammmedit a.s., janë shfaqur si sfidë e fortë kundër zotave të rrejshëm: idhujve të cilët i madhëronin arabët, idhujtarisë greke, romake dhe trinitetit, të cilit i besojnë të krishterët. All-llahu nuk ka shok, Ai s’ka lindur dhe s’është i lindur, asgjë s’mund të krahasohet me Të. Përderisa, Kur’ani në mënyrë të përmbledhur e ka ndaluar adhurimin e idhujve, hadithet janë zgjeruar në këtë drejtim, dhe ky ndalim u ruajt fuqishëm, dhe nuk u sfidua edhe gjatë zbukurimit të faltoreve dhe vendeve ku adhurohet. Kjo ka ndikuar në zhvillimin e artit Islam në tërësi. Islami ka influencuar në jetën e përditshme, madje edhe atëherë kur arti është përdorur për çështje shekullare. Në vendet Islame, arti mbeti art islam.”[65]

J. K. Birge, profesor në Universitetin e Ledenit. I ka kushtuar kujdes të veçantë misticizmit në Islam, dhe ka shkruar shumë studime për Xhelaludin Rumiun dhe të tjerë. Ai thotë:
“S’ka nevojë që të zgjerohemi aq shumë, për të theksuar specifikat e Islamit dhe ndryshimin e madh në mes Islamit dhe Hinduizmit. Sistemi i fraksioneve, që gjendet në Hinduizëm, s’ka kurrfarë gjurme në Islam. Kjo është fe tolerante, i cila fuqinë e vet e ka nxjerrë nga masat e gjëra dhe dashuria e tyre ndaj Islamit. Islami ia doli ta bëjë vendin e vet në zemrat e njerëzve, ithtarët e tij krenohen gjithnjë me të, në të nuk ka kler, i cili e mbikëqyr jetën fetare. Divergjenca e mendimtarëve rreth një çështje, konsiderohet mëshirë e Zotit. Ky qëndrim i dijetarëve muslimanë tërheq vëmendjen tonë në të ekzistuarit e mirëkuptimit, tolerancës dhe argumenton domosdoshmërinë e kompaktësisë në mes muslimanëve, duke hedhur poshtë mundësinë e klerit, i cili do t’ua impononte njerëzve mendimin e vet.
Ndikimi i haxhit, i cili është i obligueshëm për çdo musliman, që mund ta marrë këtë rrugë, një herë në jetë dhe ndikimi i gjuhës arabe në përpjekjet e tyre për bashkimin dhe unifikimin e metodave të arsimimit në gjithë botën islame, ka bërë që ideja e mendimit unik të jetë e gjallë, madje të zërë vendin e parë, edhe pas shpartallimit të Hilafatit në principata të ndryshme.”[66]

Annemarie Schimmel, studiuese e njohur gjermane, thotë:
“Islami është shembull tipik i interpretimeve të gabuara. Pikërisht, ashtu sikurse artistët e shekullit të XIX-të, që dëshironin të jepnin fotografinë e muslimanëve (muhammedanë nuk është term korrekt) si luftëtarë mizorë me shpatë në dorë, apo në skenat e nxehta të haremeve, ashtu edhe sot, fjala Islam në mënyrë frekuente nxit pamjen e dijetarëve mizorë. Fotografitë dhe idetë e këtij lloji janë bazuar mbi interpretime të gabueshme, të cilat mund të korrigjohen nga ata, që kanë studiuar kulturën islame, apo kanë jetuar në mesin e muslimanëve. Islami, si i ardhur pas Krishterizmit, nga të krishterët mesjetarë është shikuar si herezi…
Shtimi befasues i bashkësisë muslimane arriti suksese të shumta duke u shkaktuar frikë perëndimorëve, nga superioriteti politik dhe ushtarak i muslimanëve. Në vitin 711, muslimanët në perëndim kaluan ngushticën e Gjibraltarit, duke i vënë themelet kulturës grandioze ‘maure’ të Andaluzisë (Spanjës)…Njëkohësisht Spanja u bë stacion relejik ndërmjet Evropës dhe botës islame, e shprehjet e shumta shkencore, medicinale, astronomike dhe kulturore, sot dëshmojnë për ndikimin sofistik të kulturës muslimane andaluziane ku të krishterët, jehuditë dhe muslimanët jetonin njëri pranë tjetrit, në harmoni dhe kuptim të ndërsjellë, dije e cila asnjëherë më nuk është parë…Por, është tragjike, tendenca që Islami bashkëkohor të identifikohet me terrorizmin apo fundamentalizmin (term i cili është marrë prej historisë amerikane të religjionit), edhe pse deri në një masë është e kuptueshme, meqenëse bëhet fjalë për ato manifestime të fesë që janë të huaja për të kuptuarit tonë fetar, i cili gjithmonë tërheq vëmendjen më të lartë, ngaqë grupet e moderuara, asnjëherë nuk kanë profile të larta. A e identifikojmë krishterizmin me terrorizmin, kur dëgjojmë për sulme në qytete të ndryshme të Evropës? Ngandonjëherë, më duket se frika nga turqit, të cilët në dy raste patën arritur deri në Vjenë (1529 dhe 1683), edhe më tej jeton nën sipërfaqe, në Evropën Qendrore, duke formësuar shikimet e shumë njerëzve në fenë e turqve, arabëve, persianëve dhe muslimanëve të botës indo-indoneziane. Madje, edhe njerëzit e arsimuar dinë shumë pak për literaturën dhe artin islam, e rallëherë flasin se Alhambra në Granadë dhe Taxh Mahalli në Indi, janë vepra të arkitekturës islame. E sa njerëz e dinë se Islami flet me respekt të madh për Jezusin (Isain a.s.) dhe nënën e tij të virgjër? Jezusi konsiderohet si i Dërguari, që i ka paraprirë Muhammedit a.s., dhe si njeri që publikisht ka predikuar dashuri dhe asketizëm, se ai nuk është kryqëzuar, por se është ngritur në qiell.”[67]
“Lexuesi do ta gjejë Islamin, të cilin shumë perëndimorë e shohin si të vjetruar, i prezentuar (autorja e ka fjalën për librin `Islami si Alternativë`, të dr. Murad Hofmann) si fe përplot jetë, produktivitet dhe jetesë dinjitoze. Në fund, nuk duhet të harrojmë thënien e Goethes, prej Divanit Lindje-Perëndim, vepër që dëshmon sharmin e thellë të tij në botën shpirtërore të Islamit:
‘Nëse Islami është nënshtrim ndaj Vullnetit të Zotit, atëherë të gjithë jetojmë dhe vdesim në Islam.’“[68]

Dr. Hugo Marcus Ph. D., thotë:
“Ndër të gjitha fetë, Islami qëndron më lart nga aspekti i arsyetimit, sepse ai nuk kërkon gjëra, që nuk janë në përputhje me mendjen e shëndoshë të njeriut. Ai proklamon se të gjitha mësimet e tij, vetvetiu ndjekin arsyen.
Në Islam, historia gjithkund zë vendin e dytë për të provuar të vërtetat e pavdekshme, dhe krejt në kundërshtim me fetë e tjera, ai shkon paralel me shkencën dhe intelektin. Prandaj Islami u jep fare pak rëndësi dogmave, kurse studiuesve të tij, u lë të lirë fushën e lirisë mendore. Kundërshtimi i rreptë ndërmjet besimit dhe diturisë, që e ndan jetën shpirtërore të Evropës, në Islam nuk ekziston.”[69]

Arthur Leonard
“Islami, në realitet realizoi një detyrë të madhe. La gjurmë të pashlyera në fletët e historisë, që mund të vlerësohen plotësisht vetëm gradualisht me zhvillimin e botës.”[70]

Hilary Rodham Klinton, bashkëshortja e ish-presidentit Bill Klinton, ka thënë:
“Islami është religjioni me përhapje më të shpejtë në Amerikë.”[71]

Geraldine Baum, shkrimtare religjioni në Newsday, shkruan:
“Islami është religjioni që më së shpejti përhapet në vendin tonë (Amerikë).”[72]

Ari L. Golman
“Islami është religjioni me përhapje më të shpejtë në Shtetet e Bashkuara.”[73]

Usa Today, The Population Reference Bureau:
“Muslimanët janë grupi me përhapje më të shpejtë.”[74]

D. Grenless
“Vë në dukje veçmas tolerancën e madhe të Islamit, i cili thekson se të gjitha fetë kanë lindur me shpalljet e njëpasnjëshme nga Një Zot, me parime të njëjta, në pajtim me hapësirën dhe kohën ekzistuese…”[75]

Dikastri
“Për shkak të ngritjes së dinjitetit njerëzor, Islami arriti të bëjë për vete një shumicë të madhe njerëzish. Ky dinjitet njerëzor u lartësua nëpërmjet të përmendurit të Zotit, pesë herë në ditë, dhe me ndalimin e gjërave (të dëmshme) që njeriu i dëshiron për vete. Ndër faktorët kryesorë, që mundësuan përhapjen e fesë islame, është shpjegimi i saj në mënyrë të qartë, të drejtë dhe të hapur që i bëhet njerëzve. Kjo fe është e natyrshme dhe e çveshur prej çdo misteri.”[76]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Share this post on: reddit

Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II :: Komentet

No Comment.
 

Të tjerët për Islamin, Kur’anin dhe Muhammedin alejhis-selam, II

Mbrapsht në krye 

Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» Ja si ishte Muhammedi Alejhis-selam
» Një hungareze e re lexon Kur’anin dhe pranon islamin
» Filmi që fyen Muhamedin [alejhis-selam] dhe reagimet e muslimanëve Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi E mërkurë, 19 Shtator 2012 01:20
» [Kthime ne islam] Ish-prifti britanik pranon Islamin pasi lexoi Kur’anin
» Muhamedi alejhis-selem dhe filozofët perëndimorë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi i përgjithshëm :: Forumi i përgjithshëm :: Tema Islame-
Kërce tek: