islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Lajmet Ditore EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Lajmet Ditore EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Lajmet Ditore EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Lajmet Ditore EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Lajmet Ditore EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Lajmet Ditore EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Lajmet Ditore EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Lajmet Ditore EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Lajmet Ditore EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Lajmet Ditore EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Lajmet Ditore EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Lajmet Ditore EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë :: 3 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Lajmet Ditore Empty96%Lajmet Ditore Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Lajmet Ditore Empty0%Lajmet Ditore Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Lajmet Ditore Empty1%Lajmet Ditore Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Lajmet Ditore Empty2%Lajmet Ditore Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Lajmet Ditore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 12:32

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=luge_most_422457843

Qytetarë kërkojnë unitet të partive, për regjistrimin e popullsisë
Qytetarët thonë se është koha kur politikanët duhet të zhveshin fanelat partiake dhe në prag të regjistrimit të popullsisë të demonstrojnë unitet. Të anketuar nga Alsat, qytetarët shqiptarë thonë se nga regjistrimi i popullsisë nuk duhet të fitohen pikë politike, përkundrazi të gjithë duhet të angazhohen për evitimin e parregullsive dhe paraqitjen e numrit real të popullatës shqiptare që jeton në Maqedoni. “Në rast se janë parti politike që vërtet e kanë hallin e popullit, edhe duan ta zgjidhin një çështje në të mirë të popullit, duhet të arrijnë koncenzus. Sepse kemi të bëjmë me një tabor tjetër ku ne duhet të jemi kompakt. Gjithsesi se bashkimi do të bënte fuqi, pa marrë parasysh ato interes partiake duhet të lihen anësh, se tash regjistrimi bëhet në çdo 10-të vite, dhe tani ne për 10 vite duhet ët vuajmë për këto mosmarrëveshje që besoj se mund të kalohen, pasi nuk janë shumë të mëdha” u shpreh një qytetar.“Normalisht se duhet, duhet të bëhen bashkë që regjistrimi të shkojë në rregull” tha një tjetër qytetar. “Unë besoj se është koha që partitë politike duhet të ulen, sepse këtu bëhet fjalë për numrin e popullatës shqiptare, që njëherë e përgjithmonë duhet të dalë numri i saktë. Edhe besoj se është koha që të jenë bashkë, që ky numër të nda del ashtu si mendojmë. Çdo bashkim bën fuqi, besoj që edhe ky bashkim bën fuqi” tha një tjetër qytetar i anketuar.Ndërkohë profesori universitar Hasan Jashari deklaron për Alsat-M se regjistrimi nuk është çështje politik, por tek ne, atë e ka politizuar vetë Kushtetuta, e cila i parasheh të drejtat e qytetarëve varësisht nga përqindja e tyre.“Është politizuar Kushtetuta, edhe ka limite për shembull, janë 20 për qind e popullatës, keni përdorim zyrtarë të gjuhëve të etniteteve, nuk është 20 për qind përfaqësimi atëherë nuk ka. Duhet ta pranojmë se çështja e regjistrimit nuk është punë inatesh, por është një punë jetike për popullatën e republikë së Maqedonisë e veçmas për shqiptarët. Sa u përket partive politike, jam i mendimit se ata nuk mund të fitojnë poenë politikë poqe shqiptarët dalin 30 për qind apo dalin ndër 20 për qind këtë duhet ta dinë të gjithë?” shprehet Hasan Jashari, profesor universitar. Jashari thekson se bashkëpunimi i partive politike shqiptare është i domosdoshëm dhe se ato duhet të bashkëpunojnë në sjelljen e ligjit për regjistrim, në përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në Komisionin shtetëror për regjistrimin e popullsisë, në Komisionet komunale dhe komisionet e tjera.Regjistrimi i popullisë do të realizohet nga 1 deri më 15 prill të vitit të ardhshëm. Bedri Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Lumi Drin, potencial energjetik i pa shfrytëzuar   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 12:33

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Drini_499650924


Potencialet energjetike të lumit të Drinit aspak nuk janë shfrytëzuar. Krahas katër hidrocentraleve ekzistuese në anën maqedonase dhe shqiptare ku kalon lumi, Drini ka kapacitet për ndërtimin edhe të disa stabilimenteve më të vogla energjetike me çka do të mundësohet prodhimtaria shumë më e madhe e rrymës dhe përmbushja e nevojave të popullatës disa milionëshe. Brenda 10 ditëve, përkatësisht më 2 nëntor fillon faza e parë e procesit për menaxhimin dhe mbrojtjen tej kufitare të digës të lumit Drin, faza e ashtuquajtur ‘Dialogu i Drinit’. “Drini sipas analizave të para ka mundësi për rritjen e shfrytëzimit të tij energjetik. Shfrytëzimi më i madh nga aspekti energjetik është në Maqedoni dhe Shqipëri. Dy hidrocentrale në Maqedoni ndikojnë në aspektin e tërësishëm energjetik. Mirëpo, për shkak të periudhave eventuale të thatësirës, mund të rritet dinamika e funksionimit të këtyre hidrocentraleve, por sidomos i hidrocentraleve dhe liqeve artificial në anën shqiptare” tha Dejan Panovski, përfaqësues i projektit për Drinin. E tërë sipërfaqja shtrihet në një gjatësi prej1900 km.“ Diga e Drinit përfshinë 5 vende. Duke filluar nga pjesa rreth liqenit të vogël të Prespës në Greqi, rrjedhën e tërësishme të Prespës, rrjedhën e Ohrit në Maqedoni dhe anën shqiptare, rrjedha e Drinit nëpër Maqedoni, hyrja në anën shqiptare afër Dibrës e deri në derdhjen në Detin Adriatik. Është shumë me rëndësi që edhe pala kosovare merr pjesë sepse edhe Drini i Zi është pjesë e rajonit nëpër të cilin kalon. Ka edhe një pjesë të vogël të Malit të Zi. Bëhet fjalë për një kapacitet të madh si nga aspekti i ujit ashtu edhe nga aspekti i energjisë, por edhe për një sfidë të madhe politike ” tha Panovski. Projekti final do të hartohet në maj të vitit 2011, kurse pastaj qeveritë e 5 shteteve në mënyrë plotësuese sipas rekomandimeve të ekspertëve duhet t’i qasen investimit në stabilimente të reja energjetike. Miki Trajkovski
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Mazhoranca nuk rrespekton rregulloren e Kuvendit   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 12:33

Madhësia: Lajmet Ditore Font_decrease Lajmet Ditore Font_enlarge
Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=sobranie_750788172


Ende pa filluar zbatimi praktik i Rregullores së re të Kuvedit të miratuar para dy javësh, kanë filluar mosmarrëveshjet politike mes mazhorancës dhe opozitës. Përplasjet filluan pas vendosjes së pikës së rendit të ditës të propozuara nga opozita, në fund të mbledhjes. Kjo, sipas opozitës, do të thotë shkelje flagrante e Rregullores dhe marrëveshjes politike mes të gjitha partive parlamentare. Në fakt, Rregullorja e re, parasheh që opozita të ketë të drejtë çdoherë të propozojë nga një pikë të rendit të ditës në çdo të dytën seancë plenare. Testi, i parë, i dështuar paraprakisht, sipas opozitës, do të jetë në mbledhjen e 4 tetorit. “Në qoftë se tani shohim se opozita ka të drejtë që të ketë një pik të rendit të ditës të vendosur në seancë si pikë apo temë e cila opozita dëshiron ta debatoj dhe në qoftë se kryetari i kuvendit atë pikë të rendit ë ditës e vendos si pikë e 52 a kjo ndodh tani me seancën e cila duhet të mbahet më 4 tetor kështu që për çfarë dialogu politik flasim” tha deputetja e DR-së Flora Kadriu. Por shumica parlamentare i hedhë poshtë këto vërejtje të opozitës meqë vlerëson se vendosja e pikave të rendit të ditës realizohet sipas rregullave të vendosura në parlament dhe se prioritet kanë ligjet evropiane. Sipas tyre edhe numri një i parlamentit ka premtuar që seanca do të përfundoj dhe nuk do të përsëritet praktika e mëparshme ku shumë seanca kanë ngelur të papërfunduara.“Vërejtje për atë se pika e opozitës është vendosur si pikë e 53 nuk duhet të ketë për shkak se kemi vendosur rend sa i përket vendosjes së pikave të rendit të ditës në parlament, së pari ratifikimet, pastaj ligjet që janë në lexim të parë, leximi i dytë dhe pika e parë nga informata do të jetë pika e opozitës. Qëllimi është që ashtu siç e kemi vendosur rendin prioritet kanë ligjet evropian ndërsa sa i përket informatave do të diskutojmë, do të jetë pika e parë menjëherë pas ligjve evropiane informata e opozitës” u shpreh kordinatorja e grupit parlamentar tw VMRO-DPMNE-së Silvana Boneva. Nga BDI thonë se ka vend për diskutim rreth kësaj çështje.”Vërtetë duhet me e pa një praktik shumë të mirë që informata apo kërkesa pika e rendit të ditës së opozitës të jetë në rend dite të seancës plenare në një vend meritor por kjo ka ngelur që të debatohet më tutje dhe të vendosim një praktik më praktike që pika e propozuar nga opozita të vendoset në vendin e duhur” tha Tahir Hani, kordinator i grupit parlamentar të BDI-së. Seanca e 121 është seanca e parë që do të mbahet pas miratimit të rregullores me të cilën opozitës i mundësohet të propozoj një pikë të rendit të ditës. Si çështje të parë opozita ka vendosur të debatoj për zhvillimet e fundit në sferën e arsimit.
Gjyltene Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Medvedev viziton Kinën   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 12:35

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Medvedev_568404167


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka shkuar në Kinë të dielën për një vizitë tre ditore të cilën e filloi duke vendosur lule në një monument komemorativ për luftën në mes të Kines dhe Japonisë të vitit 1904 – 1905 si dhe luftën e dytë botërore. Medvedevi i shoqëruar nga një delegacion i qeveritarëve dhe njerëzve të biznesit ka bëreë nderimet pranë këtij momunmenti së bashku me vajzen e revulucionarit kinez, Mao Zedong. Ai ju tha veteranëve të luftës së Kinës dhe Rusisë se miqësia me Kinën ishte një “zgjedhje strategjike” për Rusinë dhe se kjo miqësi është, gjithmonë sipas Dmitry Medvedev, “vulosur me gjak vite më parë.” Delegacioni rus gjatë qëndrimit në Kinë do të diskutojë marrëveshje tregtie dhe ato për energji. Rusia është e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit duke shfrytëzuar burimet ruse të gazit dhe naftës për Kinën. Shteti komunist tashmë është bërë vendi me konsumin më të madh në botë të energjisë. Bisedimet e dy lidervëe, atij rus, Dmitry Medvedev dhe atij kinez, Hu Xhintao të hënen pritet të prekin tema si programi bërthamor i Iranit dhe Koreja Veriore. REL
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Tadiç: 'Hillari Klinton viziton Beogradin'   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 12:37

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Tadic_342494867


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në tetor do të qëndroj për vizitë në Beograd, ka deklaruar mbrëmë vonë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Duke folur për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Tadiç ka thënë se ky dialog duhet të hapë perspektiva të reja për serbët dhe shqiptarët e Kosovës.“Nuk synojmë që si vend të kthehemi në gjendjen politike që ishte viteve të 90-ta, por zgjidhja nuk është që njëra palë – shqiptarët e Kosovës të fitojnë të gjitha, ndërsa Serbija të humbë të gjitha”, ka thënë Tadiç. Ai ka pohuar se në Nju Jork ka biseduar me zyrtarët e Bashkimit Evropian rreth integrimeve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Maliqi: 'Partizohen shërbimet sekrete'   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 12:38

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Nazmi_Maliqi_393622107


Pas paralajmërimeve të Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska se agjencioni për zbulim do të bashkohet me Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim dhe do të funksionojë si një organ i vetëm në kuadër të Ministrisë së punëve të brendshme, ish Zv/ministri i Mbrojtjes Nazmi Maliqi tha për Alsat M se ekzistojnë dyshimet rreth partizimit të këtyre shërbimeve me futjen e tyre nën ambrellën e Qeverisë. “Së pari me këtë propozim dyshohet se do të ketë pastrim kadrovik, nuk bëhet fjalë për një reformë e cila do të bazohej edhe në shtetet tjera se si i kanë bërë formësimin administrative të këtyre strukturave, por më tepër ka të bëjë me kombinimet kadrovike, që anës partiake dhe partizimit të kësaj strukture ti jepet më tepër rëndësi, në realitet partizimi të vazhdojë” tha Nazmi Maliqi, ish zv.ministër i mbrojtjes. Maliqi vlerëson se për ndryshimet e këtilla ligjore është i domosdoshëm një koncenzus nga gjitha subjektet politike, dhe për ndryshimet e këtilla ligjore është e nevojshme të merret në konsideratë praktika e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s. Sipas Maliqit pasojat mund të jenë të mëdha nëse këto ndryshime bëhen pa koncenzus “Mund të ndodhin pasoja, mund të ndodhin jo vetëm keqkuptime por mund të krijohen situate reale që të dëmtojnë sistemin e sigurisë për këtë pjesë, mund të ndodhë edhe rebelim kadrovik brenda këtyre institucioneve sepse atëherë do të ketë rirreshtim kadrovik të forcave të brendshme apo të punësuarve edhe këtu krijohet mandej një hapsirë edhe e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut për të punësuarit brenda sepse ne e dimë se çfarë parlamenti kemi dhe çfarë komisione parlamentare kemi që duhet të kontrollojnë këto institucione që nuk janë për askund” shtoi Maliqi. Në Maqedoni funksionojnë tre shërbime, Agjencioni për zbulim që tash do të bashkohet me Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim në Ministrinë e Punëve të brendshme dhe shërbimi sekret ushtarak për siguri dhe zbulim në Ministrinë e Mbrojtjes. Në rast se propozimi i paralajmëruar nga Jankullovska do të miratohet dhe hyjë në fuqi, atëherë presidenti i shtetit do të mbetet pa kompetenca në fushën e shërbimeve sekrete siç kishte deri tani mbi Agjencinë e zbulimit. Shkëlzen Aqifi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Rasti 'ATA', hetohen falsifikatorët   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 23:44

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=bashkim_1_423277283
Nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se nëser do të prononcohen lidhur me akuzat e djeshme të drejtuesve të kampanisë ‘ATA’ për falsifikimin e dokumentit të Ministrisë së Transportit, lidhur me ankesën ndaj rrënimit të një pjesë të objektit të saj nga sektori i Urbanizimit. Ministria kishte sjellur vendin në favor të kompanisë, më datë, 9 qershor, por kompania në vend të këtij vendimi, pas tre muajve, më datë 13 shtator, merr vendim tjetër, sipas të cilit, ankesa e kompanisë ATA refuzohet. Drejtuesit e saj, pretendojnë se dokumenti është i falsifikuar. Edhe nga Ministria e Transportit, dje, për Alsat, konfirmuan se valid është vetëm se dokumenti i lëshuar më datë 9 qershor, me të cilin pranohet ankesa e kompanisë. Nga Ministria sot bënë të ditur se në rrjedh e sipër janë hetimet lidhur me dokumentin e falsifikuar me vulën dhe firmën e ministrit, Mile Janakievski.“Tani presim që Komisioni i posacëm i Ministrisë së Transporti dhe Lidhjeve, të merr aksione të shpejta për marrjen e kompetencave të Komunës së Tetovës në sferën e Urbanizmit, si dhe apeloj te organet tjera kompetente poashtu me hapa të shpejtë të hyjnë në aksion, por të marrë në përgjegjësi kreun e Komunës dhe bashkëpunëtorët e tij për falsifikimin e dokumentit zyrtar që është skandal i vitit” tha pronari i ‘ATA’, Naser Vejseli. Rastin në fjalë pronarët e kompanisë ATA e kanë denoncuar në polici dhe të gjitha institucionet përkatëse . Ata për këtë skandal kanë informuar edhe institucionet ndërkombëtare në vend. Sipas Kodit Penal të Maqedonisë, personat që kryejnë falsfikime të ndonjë vendimi apo firme, rrezikojnë dënim me burg deri nga 3 deri 5 vjetë. Bashkim Sulejmani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Qeveria ka ndarë 10 milion denarë për sheshin 'Skënderbeu'   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 23:45

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=Frosina_1_534858331
Ministria e Pushtetit Lokal dhe jo ajo e Kulturës ka ndarë 10 milion denarët për projektin e sheshit Skenderbeu në Carshinë e Vjetër në Shkup. Një ditë pasi ministrja e kulturës mohoi që të ketë ndarë mjete për sheshin, zëv/kryeministri Abdilaqim Ademi sqaroi për opinionin se megjithatë Qeveria mbështet projektin. “Projekti i Komunës së Çairit, për sheshin Skenderbeu, është mbështetur me mjetet materiale të Qeverisë, përkatësisht të Ministrisë të Pushtetit Vendor. Ky projekt ka mbështetje nga Qeveria dhe do të përfundojë në kuadër të të gjitha normave që e rregullojnë këtë sferë ”, saktëson Ademi i cili të premten gjatë promovimit të projektit njoftoi se me rebalancin e buxhetit, komunës i janë ndarë 10 milion denarë. Edhe kryeministri Gruevski tha se nuk ka pasur kurrfarë ndarje mes partnerëve të koalicionit qeveritar lidhur me sheshin që duhet të ndërtohet në Çarshinë e vjetër dhe se Qeveria do ta ndihmoj këtë projekt sipas mundësive të veta.“Ky shesh që planifikohet është projekt i komunës Çair, ata do ta financojnë dhe kuptohet se kur ka mundësi do të ndihmoj edhe qeveria sikurse që ndihmojmë edhe shumë komunave të tjera nëpër Maqedoni” tha kryeministri Nikolla Gruevksi. Ndërkohë përmes një komunikake projekti për ndërtimin e sheshit “Skëndërbeu” është mbështetur nga lëvizja qytetare “Zgjohu”, e cila shpreh gadishmërinë që të përfshihet në debatin publik me ekspertë, për të zgjedhur projektin më të mirë për sheshin ‘Skënderbeu’, në mënyrë që ai të reflektojë dëshirat e qytetarëve dhe të jetë gjithëpërfshirës pa krijuar ndasi të panevojshme pasi projekti sipas “Zgjohu” i përket të gjithë qytetarëve të Shkupit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Dita botërore e zemrës, kontrolle falas në spitalin "Filipi i dytë"   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 23:46

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=melihate_1_968499435
Me rastin e 26 shtatorit, ditës botërore të zemrës, në spitalin privat “Filipi i dytë” u zhvilluan kontrolle dhe konsultime falas për qytetarët me probleme shëndetësore. Aksioni u zhvillua nën moton “Unë punoj me zemër”. “Këtë vit u zgjeruam jo vetëm nga sfera e kardiologjisë, kardiokirurgjisë e kirurgjia vaskulare, por edhe kontrolle të specializuara u organizuan edhe për pacientë që kanë probleme nga sfera e ortopedisë, kirurgjia abdominale, neurologjia, neuropsikiatria. Jemi të kënaqur pasi qytetarët sigurisht kanë besim në spitalin tonë” u shpreh mjekja Tanja Angjuseva. Aksionit në fjalë iu përgjigj një numër i madh njerëzish, të cilët shpresojnë se një nismë e tillë do të ndërmerret shpeshherë.“Unë jam për herë të parë këtu, e kam sjell nusen e vëllait e kam të sëmurë nga zemra, u bë operacion, i faleminderit shumë doktorit e zotit që jemi mirë e tani po i bëjmë një kontroll” tha një shtetase e Shqipërisë.“Unë para dy muajve kisha sulm në zemër dhe erdha thjesht për një konsultim, të konsultohem, të shohë. Kjo është ide për përshëndetje mjekut Zhan Mitrev” u shpreh një pacient.“Unë jam operuar në vitin 2008 më 26 gusht me numrin rendor 903, për atë vit ishte ai numër. Sot kam ardhur për kontroll dhe për ditën e zemrës” tha një tjetër pacient. Ndërkohë sipas Federatës botërore të zemrës, çdo vit në botë vdesin 17.1 milionë njerëz nga sëmundjet e zemrës dhe hemorragjitë cerebrale. Pothuajse gjysma e tyre janë të moshës nga 15 deri në 70 vjeç. Melihate Rrustemi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: PPD: 'Ligji për regjistrimin, dyshohet për shtrembërime'   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 23:47

Madhësia: Lajmet Ditore Font_decrease Lajmet Ditore Font_enlarge
Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=ppd_445870661
Ligji për regjistrimin e popullsisë, sipas PPD-së, përpara se të vendosej në procedurë parlamentare duhej ti nënshtrohej një debati publik 2 mujor. Partia e Sejfedin Arunit dyshon se ligji përsëri ka për të shtrembëruar numrin real të shqiptarëve në Maqedoni, dhe madje akuzoi për pazare politike brenda koalicionit qeverisës. PPD kërkon nga shërbimet kompetente të OKB-së dhe BE-së për regjistrim, që ta detyrojnë Qeverinë e Shkupit që tabela grafike e fletëregjistrimit personal dedikuar përkatësisë nacionale shqiptare, të jetë identike me tabelën grafike dedikuar përkatësisë nacionale maqedonase dhe jo siç parashikon ligji që tabela të titullohet vetëm me shifra numërore. PPD i kërkon BE-së të lëshojë fonde shtesë për mbikëqyrjen e procesit, si dhe të detyrojnë entin maqedonas të statistikave të punësojë ekspertë shqiptarë të trajnuar. Koha e përshtatshme e mbajtjes së regjistrimit sipas PPD-së është fundi i 2012-ës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: 12 persona humbën jetë në një aksident në Gjermani   Lajmet Ditore EmptySun 26 Sep 2010 - 23:49

Lajmet Ditore Thumbnail.php?file=mbulim_gjermani_291974034
Së paku 12 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në autostradën lindore të Berlinit. Ngjarja e rëndë ndodhi në Shonefeld dhe sipas dyshimeve të para shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit duke dashur të shmangë përplasjen me një mjet tjetër për t’u përplasur me bordurat anësore të autostradës. Si pasojë e asfaltit të lagur rrëshqitja ka qënë fatale për autobusin polak me dhjetra të rinj pasagjerë. Autoritetet gjermane transportuan me urgjencë të plagosurit në spital, ndërkohë që gjendja e disa prej tyre paraqitet e rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
Sponsored content





Lajmet Ditore Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet Ditore   Lajmet Ditore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet Ditore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore
» Lajmet ditore
» Lajmet Ditore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: ARKIVA :: 2010 :: Lajmet Ditore-
Kërce tek: