Në ditët e sotme shumë lloje të kancerit si p.sh ‘kanceri i fytit ‘janë të lidhura me faktorët e mjedisit. Në krye të listës radhitet cigarja.
Nëse alkooli dhe cigarja konsumohen së bashku atëherë rrisin rrezikun e kancerit të fytit. Por edhe ushqimet shumë të nxehta rrisin rrezikun e shfaqjes së tij.
Kirurgu specialist në spitalin Medical Park Dr. Erkan Yıldırım pohon se kanceri i fytit është lloji më i përhapur në mes llojeve të tjera të kancerit Një nga shenjat më të rëndësishme të kancerit të fytit është vështirësia në të gëlltitur. Sipas informacionit të dhënë nga dr. Yildirim nëse shfaqet kjo apo shenja të tjera të cilat shfaqen dhe në sëmundje tjera apo nëse keni djegie duhet të takoni menjëherë doktorin. Me zhvillimin e kancerit qelizat të cilat shkaktojnë kancerin shkëputen nga indet. Limfa mund të përhapet në nyjet limfatike dhe në pjesët e tjera të trupit nëpërmjet gjakut. Rruga kryesore që zgjidhet për të kuruar kancerin e fytit është operimi.
Shifrat pasqyrojnë rrezikun e kancerit
Tek meshkujt shfaqet 3-4 herë më shumë se tek femrat.
Ndërsa mesatarja ndërkombëtare e shfaqjes është 30-800 persona në 100mijë. ( më tepër shfaqet në Iran, Kinë dhe Rusi).
Ndërsa mesatarja e përgjithshme në mes llojeve tjera të kancerit është 15%.
Është vërtetuar se personat mbi moshën 60vjeç rrezikohen 20 herë më shumë se personat nën moshën 60 vjeç.
Tek cilët persona shfaqet më shumë?
Ky lloj kanceri shfaqet më shpesh tek meshkujt, njerëzit e shëndoshë, konsumuesit e cigares, konsumuesit kronikë të alkoolit,të moshuarit, të sëmurët të cilëve kanceri i fytit u shkaktohet nga sëmundja kronike reflu Barret, tek personat që nuk konsumojnë shumë fruta dhe zarzavate të freskëta dhe tek personat që pijnë me qëllim vetëvrasjeje apo gabimisht lëndë toksike. Sëmundja ‘akalazia’ është një nga sëmundjet më të përhapura të fytit. Në fillim nuk mund të gëlltisësh lëndët e forta, më vonë nuk arrin të gëlltisësh as ujin. Gjatë kohës së gëlltitjes shfaqen shenja si dhimbje, djegie në pjesën e sipërme të barkut, rritje e gjëndrave të pështymës, ulje e zërit dhe të kolliturit. /Përgatiti: Aisa Kaduku Kokiçi - gazeta start/