islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
179 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 179 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty96%Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty0%Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty0%Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty0%Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty1%Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty2%Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë Empty
MesazhTitulli: Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë   Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë EmptySun 25 Jul 2010 - 0:36



Në të gjitha qytetërimet e lashta: të Egjiptit, Persisë, Indisë dhe Kinës, dijet mbi mjekësinë dhe artet e kurimit vlerësoheshin shumë. E njëjta mund të thuhet edhe për komunitetet primitive, shumë prej të cilave ekzistojnë edhe sot, ku roli i shaman-it si shërues është i një rëndësie kryesore.

Natyrisht, arti i mjekësisë është akoma edhe më i vjetër dhe shkon më larg se sa dokumentet që zotërojmë sot. Padyshim që disa forma të këtij arti praktikoheshin nga shumica e paraardhësve tanë të lashtë. Receta më e hershme mjekësore datohet rreth vitit 1500 p.e.r dhe vjen nga Egjipti. Përmbajtja e saj sugjeron se doktorët egjiptianë punonin duke u mbështetur në parimin se efektiviteti i një ilaçi është në proporcion me shijen e tij të keqe. Megjithatë, kjo mund të ketë qenë një nga ato shërimet popullore "sharlatanësh" që kanë gjetur treg në të gjitha epokat. Ka shumë arsye për të besuar se egjiptianët e lashtë kishin një art shërimi shumë të zhvilluar, ndoshta të natyrës ezoterike dhe transmetohej gojë më gojë nga mësuesi te nxënësi.

Dhe këtu vijmë në atë që është mjaft e rëndësishme për të kuptuar, artin shërues të botës së lashtë. Zbulojmë se mjekësia ka qenë thellësisht e zhytur në disa tradita magjike ose ezoterike ku rolin kryesor e luanin forcat e larta kozmike ose shpirtrat dhe energjitë e fshehura të qiellit dhe tokës. Ja pse artet e shërimit konsideroheshin jashtëzakonisht të shenjta dhe sekrete. Për të kuptuar nocionin e këtij sekreti, mjafton t'i referohemi fshehtësisë së madhe me të cilën rrethoheshin praktikat e çuditshme të shamanit primitiv. Shkurt, mjekësia ka qenë pjesë e traditës mistike dhe mbinatyrore që ka ekzistuar në themel të shoqërisë njerëzore në çdo epokë dhe në të gjitha rajonet e globit.

Ka qenë shumë i përhapur besimi se sëmundja është shkak i veprimit të forcave të papara - shpirtrat e këqinj, të cilët prekin personin që, në një farë mënyre, prish rendin natyror të gjërave. Sipas botëkuptimit të sotëm, këto s'janë gjë tjetër veçse gjepura. Megjithatë, po t'i mendojmë gjërat me kujdes, ka diçka në to që nuk ndryshon shumë nga idetë që mbrohen nga një numër gjithnjë e më i madh terapistësh të sotëm.

Ruajtja e ekuilibrit

Çështja kryesore që ka lindur në teorinë dhe praktikën mjekësore në këto dekadat e fundit është ajo se shëndeti varet nga një ekuilibër ose harmoni e caktuar e forcave ku përfshihen, jo vetem aspektet thjesht fizike të shëndetit, por edhe faktorët mendorë, emocionalë, të mjedisit dhe ato shoqërorë. Të gjithë këta faktorë luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e sëmundjes. Nuk është thjesht çështje e mosfunksionimit të molekulave dhe kimikateve brenda trupit të njeriut dhe e korrigjimit të sjelljes së tyre me anën e ilaçeve. Sëmundja shihet tashmë si maja e një ajsbergu, si rezultat i një sëmundjeje më të thellë që mund të jetë akumuluar për vite e vite me radhë për shkak të sjelljeve, zakoneve dhe emocioneve të këqija që kanë sjellë nga ana e tyre bllokimin e rrjedhjes dhe harmonisë së energjive të jetës. Pra, në vend që të shihet sëmundja si një cenim i ndonjë rendi të padukshëm, shihet si një cenim i ekuilibrit dinamik që influencon jo vetëm mbi jetën njerëzore, por edhe mbi jetën e planetit dhe të gjithë kozmosit. Në një farë mënyre, kjo është të dalësh nga akordimi.

Po të merret në mënyrë metaforike, atëhere, ideja e vjetër e zbutjes së inatit të Zotit ose të demonit, ndoshta nuk është shumë larg të vërtetës. Në epokën moderne, këto forca të padukshme kanë ndryshuar thjesht veshjen dhe operojnë sot me emra të tjerë si p.sh. bakterie, viruse, stres, neuroza etj. Po ashtu, në ngjashmëri me pikëpamjet e vjetra, sot thuhet gjithmonë e më shumë se këto gjëra nuk e sulmojnë njeriun nga jashtë, por se njeriu e predispozon veten ndaj sëmundjeve të tilla duke jetuar në një mënyrë negative dhe aspak harmonike. Këtu mund të përfshihen faktorë të tillë si relacionet e vështira emocionale, ndjenjat e pakënaqësisë dhe inatit, shqetësimi dhe frika, ose amullia në çfarëdo forme e njeriut.

Sipas pikëpamjeve të vjetra magjike, të gjitha gjërat në univers, me frymë dhe pa frymë, janë, në një farë mënyre, të lidhura me një rrjet të hollë energjish të fshehura. Poeti Uollt Uitman thoshte: "Një ngjashmëri e madhe na bashkon të gjithëve". Njohja e këtij rrjeti të fshehtë e bën të mundur që një person t'i manipulojë forcat e holla të jetës dhe të sjellë efekte pozitive (nganjëherë negative). P.sh, shumë antropologë që kanë studiuar aktivitetet e shamanit primitiv kanë qenë të detyruar të pranojnë se këta individë punojnë me një lloj fuqie të panjohur për pikëpamjet tona racionale dhe shkencore.

Lidhjet e padukshme

Ka shumë besime të vjetra ku mund të gjesh gjurmë të këtyre njohurive rreth mbinatyrores. Një nga këto është dhe zakoni për të lidhur një shall të kuq rreth qafës për të mos u sëmurur nga të ftohtit ose zakoni për të varur rroba të kuqe në një dhomë për të ndihmuar në shërimin e një të sëmuri. Po pse ngjyra e kuqe? Sepse sipas filozofisë së mbinatyrores, që është e bazuar në parimet astrologjike, e kuqja është ngjyra e Marsit dhe, së bashku me metalin e këtij planeti (hekuri), është konsideruar si e fuqishme në largimin e shpirtrave të këqinj. Dhe kjo ka logjikë, sepse Marsi është planeti i energjisë, i shoqëruar me gjakun, dhe prandaj është mjaft i rëndësishëm në shërimin e pacientit dhe kthimin e fuqisë tek ai.

Ideja se ka forca të padukshme që depërtojnë në univers dhe që lidhin të gjitha gjërat, gjendet në filozofitë mistike të të gjitha epokave. Në Kinë, këto forca quheshin CH'i; në Indi quheshin Prana; në misticizmin e Hebrejve njihej me emrin Od, kurse në traditën Hermetike Perëndimore është njohur me emra të ndryshëm: Kuintesencë (Thelb), Drita e Natyrës ose Spiritus Vitae (Shpirti i Jetës). Okultisti i shekullit XIX, Elifas Levi, i referohej me emrin Drita Yjore.

Paracelsus, doktori i famshëm i shek. XVI, që thuhet se ka bërë mrekullira, e njihte këtë fuqi të padukshme. Ai e quante atë Arkaeus, me të cilën nënkuptonte energjinë primare jetësore të natyrës, forcën jetësore që mban të gjitha gjërat e gjalla në kushte shëndeti të mirë. Është pikërisht kjo fuqi që reagon ndaj influencës kozmike, duke rezonuar në të gjithë trupin fizik. Kjo fuqi nuk është e mbyllur në trupin fizik, por rrezaton jashtë si një sferë luminishente. Paracelsus thotë se individi mund të ndikojë së tepërmi mbi këtë energji të ndjeshme, për mirë ose për keq, me anë të imagjinatës dhe kjo mund të ketë pasoja të theksuara mbi shëndetin dhe sëmundjen. "Imagjinata, thotë ai, mund ta helmojë esencën e jetës dhe të shkaktojë sëmundje ose mund ta pastrojë atë, pasi është ndotur dhe t'i kthejë asaj shëndetin".

Shkaqet bazë

Pra, doktori i famshëm i shek. XVI ka thënë: "Imagjinata mund ta helmojë esencën e jetës dhe të shkaktojë sëmundje ose mund ta pastrojë atë, pasi është ndotur dhe t'i kthejë asaj shëndetin". Këto janë, ndoshta, fjalët më të zgjuara të shkruara ndonjëherë lidhur me shëndetin dhe sëmundjen. Sidoqoftë, vetëm dekadat e fundit terapistë të caktuar kanë filluar që t'i marrin këto ide me seriozisht. Është gjithashtu i rëndësishëm fakti se biologët e sotëm, të cilët akoma nuk janë në gjendje të shpjegojnë dukuritë misterioze të jetës që lidhen me konfiguracionet specifike të molekulave dhe elementeve kimike, tani kanë filluar të përdorin koncepte të tilla si Fusha e Jetës ose Fushat Plazmike Biologjike që u referohen diçkaje tej aspekteve thjesht fizike ose materiale të organizmave të gjalla.

Le të përmendim vetëm faktin se çdo atom i trupit zëvendësohet plotësisht periodikisht për të kuptuar se nën këtë proces ndodhen ndoshta disa faktorë të tjerë. Çfarëdo emri që t'i japim, gjithçka varet nga ruajtja e një rrjedhjeje të lirë dhe harmonike të kësaj energjie jetësore të padukshme, sepse ajo mund të sabotohet lehtë nga faktorë negativë që funksionojnë nëpërmjet zakoneve dhe sjelljeve tona. Kohët e fundit, po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e më e madhe idesë së vjetër së një esence të padukshme jetësore që mund të manipulohet me metoda të caktuara, ose nga një shëronjës që ka njohuritë e nevojshme ose nga vetë personi nëpërmjet metodave psikologjike. Rezultatet dobiprurëse të metodave të tilla si akupuntura ose meditimi empirik njihen sot zyrtarisht nga komuniteti mjekësor.

Shpesh, kohët e fundit, kjo energji e padukshme dhe në dukje magjike, u ka dalë përpara njerëzve aksidentalisht. Një nga këto raste është ai i Kenelm Digby, i cili nga mesi i shek. XVII bëri disa mjekime të famshme duke përdorur një pluhur që ai e quante "pluhuri simpatik". I jati i Kenelmit e kishte mësuar këtë metodë nga një murg që kishte udhëtuar shumë në Lindjen e Largët. Kjo procedurë, që përdorej kryesisht në mjekimin e plagëve, konsistonte në marrjen e një cope rrobe të lagur me gjakun e plagës dhe në zhytjen e asaj rrobe në një tretësirë të pluhurit simpatik (që Digby e quante vitriol). Efekte të ngjashme mund të arriheshin duke lagur me këtë tretësirë armën që kishte shkaktuar plagosjen. Metoda funksiononte sipas parimit të veprimit simpatik në largësi midis gjakut të personit dhe plagës nga ishte marrë ky gjak. Sipas Digby, plagët shëroheshin pa patur nevojën që të prekeshin ose shikoheshin. Mjekimi më i famshëm që ka bërë Digby me këtë metodë është ai i një farë Xhejms Howell, sekretar i Dukës së Bakingamit, i cili kërkoi ndihmën e Digby me që kishte plagosur dorën. Digby i kërkoi fashën e lagur me gjak dhe një legen me ujë. Ndërkohë, Howell, duke menduar se doktori po bënte përgatitjet për kurimin e tij, bisedonte me një mik në cepin e dhomës duke mos vënë re se Digby kishte hedhur në ujë pluhurin special dhe po fuste fashon e tij duke vëzhguar me vëmendje Howellin.

"Papritur, tregon Digby në raportin e tij, ai u drodh dhe bëri një lëvizje sikur të ndjente një shtysë të brendshme". "Nuk e di, tha Howell, "por unë tani nuk ndiej asnjë dhimbje. Më duket sikur më është shpërndarë mbi dorë një freski e këndshme sikur të kisha një beze të lagur mbi të. Më duket se më është larguar i gjithë infeksioni". Brenda pesë ose gjashtë ditëve plaga e tij u mbyll tërësisht.

Digby ka përdorur parimet shumë të vjetra të magjisë simpatike ku një gjë mund të ndikojë mbi një tjetër nëpërmjet një lloj rezonance të fshehur, vënë në lëvizje nga mendja. Metoda e mirënjohur dhe mjaft efektive e shërimit të lytheve funksionon sipas të njëjtit parim. Natyrisht kjo energji mund të përdoret edhe negativisht, si në rastin e njohur të nguljes së gjilpërave në një figurinë dylli, që ka diçka që i përket viktimës së zgjedhur.

Magnetizmi

Më dramatik ka qenë aktiviteti i Anton Mesmerit, i cili në gjysmën e dytë të shek. XVIII shkaktoi sensacion me zbulimin e Magnetizmit të Kafshëve (siç e quajti). Mesmerit i kishte bërë përshtypje të madhe ideja e një "shpirti jetësor" që përshkonte të gjithë natyrën dhe që ishte përmendur vazhdimisht nga mistikët dhe filozofët e shkuar. Nga viti 1679 u botua një libër, shkruar nga Uilliam Maksuell, me titull "De Medicina Magnetica" (Mjekësia Magjike), ku ai flet për një shpirt jetësor, që ekziston në gjithçka dhe që mund të manipulohet nga një person që ka aftësitë dhe njohuritë e duhura, që mund të veprojë si një ilaç universal.

Në përputhje me këtë, Mesmer besonte se ndërmjet trupave qiellorë, tokës dhe organizmave të gjalla ekziston një influencë e ndërsjellë. Mekanizmi i kësaj influence është një lloj energjie magnetike (ose fluid) e cila, besonte ai, mund të identifikohet, të grumbullohet dhe të përdoret si forcë shëruese.

Raporte të ndryshme thonë se Mesmeri mund të magnetizonte pacientët, nganjëherë me një nga gishtërinjtë e tij, ose duke përdorur një shufër hekuri. Pacienti hynte në një gjendje somnabulike, duke patur nganjëherë konvulsione të fuqishme dhe si rezultat ndodhte shpesh kurimi i tij i suksesshëm.

Mesmer sajoi, gjithashtu, një tub magnetik rrethor e të madh nga ku dilnin shufra të ndryshme metalike. Pacientët uleshin rreth e qark këtij tubi duke kapur secili nga një shufër. Mesmer pastaj u thoshte që të formonin një zinxhir duke prekur njëri-tjetrin me majat e gishtave të dorës. Pothuaj menjëherë, disa nga pacientët hynin në konvulsione ose në ekstazë, nga e cila dilnin me një vitalitet të ripërtëritur të trupit të tyre, të çliruar nga çfarëdo lloj gjëje që i mundonte.

Rrjedhja e lirë

Çfarë përfundimi mund të nxjerrim atëhere nga gjithë këto dukuri misterioze? A ka vërtet një forcë magjike që mund të ndikojë mbi shëndetin dhe sëmundjet? Meqenëse jemi rritur në një epokë që supozohet shkencore, shumë prej nesh e kanë të vështirë t'i gëlltisin këto gjëra. Megjithatë, kur kemi parasysh se fizika moderne, më kokëfortja nga shkencat, tashmë i shikon këto dukuri si një proces valësh dhe energjish të padukshme, ndoshta pikëpamjet e vjetra të forcave mbinatyrore që depërtojnë të gjithë universin dhe që influencojnë mbi jetën, nuk janë pa baza. Shumë mjekë të sotëm, ortodoksë dhe jo ortodoksë, po i marrin më seriozisht efektin e asaj që mjekët dhe mistikët e hershëm e quanin Spiritus Vitae, rrjedhja e lirë dhe harmonike e të cilës konsiderohej si sekret i shëndetit, jetës dhe zgjuarsisë intuitive.

Nocioni se sëmundja, fizike ose psikologjike, rezulton nga bllokimi i rrjedhjes së kësaj energjie jetësore, shkaktuar nga emocione dhe sjellje negative, po merret sot më seriozisht. A mos konvulsionet violente të pacientëve të Mesmerit janë rezultat i një çlirimi të menjëhershëm i bllokimit të rëndë të rrjedhjes së jetës së padukshme - një bllokim që ekziston në themelin e të gjitha sëmundjeve fizike, nënvleftësuar nga terapia moderne, që lehtëson sëmundjen, por nuk e kuron atë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mjekësia e antikitetit i ngjante më shumë magjisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjekesia Islame-Lutjet për kapërcimin e frikës, druajtjes dhe pagjumësisë
» Ç’është magjia Si te ruhemi prej magjisë.
» Mjekësia Profetike
» MJEKESIA NUK E SHEROI POR U SHERUA
» E tërë mjekësia në gjysmën e një ajeti kuranor

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë-
Kërce tek: