Pirja e Duhanit e lidhur me Kancerin e Gjirit
Një studim i ri që përfshiu kryesisht gratë pas-menopauzale gjeti se pirja e duhanit, si edhe pirja pasive, është e lidhur me kancerin e gjirit sipas HealthDay.
"Këto gjetje janë të rëndësishme sepse më parë pirja e duhanit nuk mendohej të jetë e lidhur me kancerin e gjirit, u tha burimeve të lajmeve, Dr.Karen Margolis, shkencëtarja udhëheqëse e studimit nga HealthPartners Research Foundation në Minneapolis,
Hulumtuesit thonë se pirja afat-gjate është e lidhur me rrezikun më të madh të prekjes nga kanceri i gjirit. Megjithatë, pirëset të cilët ndalojnë pirjen mund të zvogëlojnë rrezikun në mesatare, rreth 20 vite pas ndërprerjes.
Studimi inspektoi gati 80 mijë gra në mes të moshave 50 dhe 79, dhe gjeti se pirëset kishin për mesatare rreth 16 përqind shanse më të mëdha të prekjes nga kanceri i gjirit sesa jo-pirëset.
Kanceri i gjirit prek një në tetë gra në SHBA në ndonjë kohë gjatë jetës së tyre, sipas Shoqërisë Amerikane të Kancerit. Ushtrimet e rregullta janë gjetur të zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, tregojnë studime të tjera. /webmed.com/
Përktheu: Meriton Muriqi