Admine-Meli Administrator
Numri i postimeve : 160 Data e regjistrimit : 20/09/2011 Mosha : 36 Nacionaliteti-Sheti : Tetove
| Titulli: Sa mund ta dojë nëna fëmijën e saj? Cila është lidhja që ekziston mes nënës dhe fëmijës? Sun 4 Dec 2011 - 12:14 | |
| Sa mund ta dojë nëna fëmijën e saj? Cila është lidhja që ekziston mes nënës dhe fëmijës? Paraqesin dy histori që u jep përgjigje këtyre pyetjeve. Në Indi vdes një nënë, e cila lë pas disa fëmijë.Pas pak koh,babai detyrohet të martohet me një grua, e cila duhej kujdesej për fëmijët jetimë,megjithëse ai frikësohej se mos njerka nuk do të kujdesej siç duhet ndaj fëmijëve.Babai I kërkoi njerkës që mos I keqtrajtonte fëmijët,vetëm në rastet kur mund të krijohej ndonjë situate ku ajo do të duhej të nevrikosej medoemos, I dhanë dor0δ një cope kockë që t`i godiste fëmijët me të. Ditët e para njerka u mundua të tregohej e drejtë me fëmijët, por kur solli në jetë fëmijët e saj, fëmijët jetimë iu rënduan aq shumë,saqë nuk arrine të kishte më durim.Sa here që nevrikosej, I godiste me copën e kockës që I kishte dhënë I shoqi.Koha kalonte, vitet ecnin dhe, ndërsa fëmijët jetimë rriteshin të shëndetshëm e të forte,fëmijët e njerkës rriteshin të dobët e të pafuqishëm. Njerka filloi të dyshonte nëse pas kësaj ngjareje fshihej diçka, ndaj dhe e pyeti të shoqin. -Aka ndonjë domethënie kocka? -Ajo cope kocke që të kam dhënë është nga trupi I nënës së tyre.Kur ti I bërtisje ata mërziteshin, por kur ti fillove t`I godisje me atë kockë ata nisën ta ndjenin nënën e tyre pranë e nuk mërziteshin; rriteshin të shëndetshëm e të sigurt në vetvete.Edhe pse trupi ndiente dhembje, shpirti u qetësohej. Ndoshta kjo që tregova është vetëm një trillium, por ajo çfarë kam përjetuar në vendin ku jeotj, në Azerbejxhan, është një histori e vërtetë: Në një qytet të Azerbejxhanit, një nënë në moshë të re preket nga një sëmundje shumë e rëndë.Mushkëritë I shkrihen dhe vdekja I troket shumë shpejt. Gjatë tërë kohës kur ajo kishte qenë e sëmurë, për të ishte kujdesur e motra, e cila tregon amanetin e saj: “E di se kujdesja ndaj fëmijëve është shumë e vështirë, kërkon durim të madh, por kur të të humbasë durimi, të lutem mere këtë shami timen, mbështille në dorë e pastaj goditi…” E motra fillimisht e kundërshtoi zbatimin e një dënimi të tillë, duke thënë se nuk do mund ta godiste apo ta dëntonte nipin e saj.Megjithatë, nëna këmbënguli në amanetin e saj. Kaluan shumë vite pas vdekjes së nënës së re.Tezja përkujdesej çdo ditë për nipin e vet, tregohej e ëmbël, e butë, edashur., por një ditë ndodhi që iu sos durimi e I dha fëmijës një shuplakë në fytyrë. Fillimisht fëmija u çudit,pastaj filloi të qante, ndërsa më pas foli: -A e harrove amanetin e nënës sime? Tezja u pendua aq shumë, saqë u betua se nuk do ta godiste kurrë më nipin e saj.Nëse fëmija do goditej nga një dorë e mbështjellë me shaminë e nënës, ndoshta nuk do e ndjente dhimbjen e shuplakës.Mbase nëna dëshironte t`I fshinte lotët e fëmijës me shaminë e saj. Kush e di!Por amaneti I nënës vazhdonte të mbështillte me dashuri fëmijën e saj edhe pse tashmë ajo ishte nën dhe…
| |
|