Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Qepa, ilaçi më i mirë për rrufën dhe bronkitin Sun 15 Jan 2012 - 10:41 | |
| Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe obligo-elemente. Duke u kombinuar edhe me substancat që ndodhen ne organizëm ajo stimulon një mbrojtje natyrale. Rrufa Kur ju sëmureni me rrufë, e cila shkakton shumë teshtima dhe rrjedhje të hundëve, mundohuni të përdorni kokrrat e qepës së njomë. Në fillim konsumoni për tre ditë, çdo dy orë nga 3 kokrra. Ditët ne vijim uleni dozën derisa të shëroheni tamam. Kundër rrufës duhen sidomos kokrrat e qepës se njomë Allium cepa përdoret për infeksionet e ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes Bronkiti Qepa e njomë është shumë e mirë edhe për bronkitin dhe laringjitin. Kundër gripit: një përbërje me qepë dhe ujë për ta forcuar organizmin në periudhën kur jeni të sëmurë me grip dhe për një mbrojtje të mirë imunitare, mjekët këshillojnë të prisni imët dy qepë, t’i lini ato të marinohen për disa ore ne 500ml ujë ambienti dhe të pini nga një gotë ndërmjet çdo vakti. Mund të pini edhe një gotë para se të flini. Laringiti Kundër dhimbjes se fytit: shurup me qepë. Receta e këtij shurupi është shume e thjeshtë për t’u realizuar. Merrni 100 gr qepë, grijeni sa më imët dhe për 10 minuta vëreni të ziejë ne 200ml ujë. Pasi ta hiqni lëreni të ftohet dhe shtojini një luge gjelle mjaltë. Vendoseni përsëri të ziejë derisa të krijohet një lëng pak i trashë. Nëse keni dhimbje fyti pini 4 deri 6 luge kafeje derisa të shëroheni. Kundër te ftohtit: verë të përzier me qepë. Përgatiteni këtë recetë që në momentin që temperaturat fillojnë të bien. Në këtë mënyrë ju nuk do e ndieni aq të ftohtin. Grini 300gr qepë dhe shtypeni. Shtojuni 100gr mjaltë te lëngshme dhe 600ml verë të bardhë. Përziejeni mirë dhe pini 2 deri 4 lugë gjellë sapo të ndieni ethe. E mira është që të pihet pak e freskët. Kujdes! Kjo pije përmban edhe alkool, kështu që mos e teproni. | |
|