Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Thellohej rreth... Wed 29 Feb 2012 - 17:20 | |
| [justify]Një besimtarë i vërtetë duhet të thellohet shumë në mendime dhe ide që çojnë kah e vërteta dhe e drejta.E kam fjalën që njëri besës duhet të thellohet rreth krijimit të një bukurie të pa shpjeguar. Rreth thellimit mbi këtë çështje vetë besimtari do të arrijë në përfundim se gjithë këtë univers e krijoi Krijuesi i gjithë botë,Allahu.Ky thellim rreth krijimit e Krijuesit të jep të mendosh mendime më të mira për Krijuesin më të Butë e më të bukur.Ndoshta do të shtrosh pyetjen si qenka Krijuesi i bukur?Përgjigja ime do të ishte:shikoj lulen,të bukur dhe me erë të këndëshme,shiko qiellin,i cili e ndryshon bukurinë gjatë ditës e natës,shiko malet e larta me bukuri jashtëzakonisht të madhe e mahnitëse,shiko rrjedhjen e lumejve dhe shumë,shumë bukuri tjera që njëri nuk mundet kurrë t' numrrojë.Pra këtu shihet shumë qartë bukuria e Tij,qartësia,previzitori dhe urtësia.Thellohej pak rreth krijimit të njerëzve.E sheh se çdo njëri ka bukurinë e vet fizike, e sheh melodinë e zërave të bukur të gratë dhe të burrat dhe sheh shumë bukuri të tjera.Vetë Allahu thotë se kjo botë është mashtruese dhe vetëm një aprovim mashtrues,prandaj mos u bëj prej atyre që e shajnë dhe e shëmtojnë shkëlqimi e Allahut për këtë botë kalimtare.Mundohej dhe gjithmonë përmbaju me Allahun që kjo botë mos të të thotë:[i]Lamtumirë o i mashtruar prej sinjale". Prandaj të thashë të thellohej shumë rreth Krijuesit tënd,që të vërtetosh se Ai është i vetmi Zot në botë dhe se vetëm Ai është Ndihmësi dhe mbështetësi yt.Lartësuar qoftë emri i Tij,i lartësuar qoftë Allahu i Madh,Zoti ynë i dashur. | |
|