Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Sëmundja koronare , si t’i dallojmë simptomat pa shkuar në infarkt Sun 20 May 2012 - 10:32 | |
| [center] Sëmundjet e zemrës janë përhapur frikshëm në vendin tonë, duke u kthyer në sëmundjen vrastare numër një në vargun e sëmundjeve të tjera. Sipas mjekëve çdo ditë shënohet një numër rekord shtrimesh pranë këtij pavijoni me problem serioze të zemrës. Gjatë stinës së verës këto komplikacione bëhen më të rrezikshme dhe më të shpeshta, për arsye të ngritjes së temperaturave që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në acarimin e problemeve koronare. Në lidhje me shumëllojshmërinë e sëmundjeve të zemrës, mjekët kardiologë shpjeguan se një nga sëmundjet më të shpeshta të zemrës që vihet re te personat që paraqiten pranë kardiologjisë, është sëmundja koronare e zemrës. Kjo sëmundje shkaktohet nga grumbullimi i substancave të yndyrshme brenda mureve të arteries së zemrës. Por çfarë është në të vërtetë sëmundja koronare e zemrës dhe cilat janë simptomat me të cilat shfaqet kjo sëmundje? Në lidhje me këtë, mjekët kardiologë shpjeguan se në këtë sëmundje, arteriet që ushqejnë zemrën me oksigjen dhe lëndë ushqyese bëhen më të ngushta prej arterosklerozës. Këto komplikacione kufizojnë furnizimin zemrës me gjak dhe oksigjen dhe kjo ndodh sidomos gjatë sforcimit, kur zemrës i duhet të punojë më shumë. Për sa iu përket shenjave dhe simptomave të sëmundjes koronare, mjekët shpjeguan se shenja kryesore është angjina e shkaktuar nga reduktimi i sasisë së oksigjenit që arrin në muskul, si pasojë e pakësimit të fluksit të gjakut në organizëm. Sipas mjekëve kardiologë, angjina është një komplikacion që ka lidhje me ndjenjën e rëndesës, pickimit apo dhimbjes në mesin e kraharorit, që mund të përhapet ose mund të prekë edhe krahun e majtë, qafën, mjekrën, fytyrën, shpinën ose barkun. Gjatë problemeve që shkakton sëmundja koronare, në pjesën më të madhe të rasteve mjekët shpjegojnë se i sëmuri përjeton një sforcim. Kjo ndjejnë rëndese ndihet në rastet nëse i sëmuri vrapon për të kapur autobusin, ngjit shkallët, në të ftohtë apo pas një ngrënie të rëndë, si edhe në rastet kur i sëmuri ndjehet i stresuar. Sipas kardiologëve, këto shqetësime mund të ndalojnë nëse i sëmuri e ndalon sforcimin fizik dhe psikologjik, apo merr mjekimin e rekomanduar nga mjekët specialist. Ndërsa në “linjën fatale” të sëmundjeve të zemrës futen infarktet, të cilët përbëjnë edhe atë që quhet vrasësi numër një i shqiptarëve në listën e sëmundjeve më të përhapura në vendin tonë. Mjekët kardiologë shpjeguan se infarkti më i rrezikshëm dhe fatkeqësisht më i shpeshtë është infarkti i miokardit. Sipas mjekëve specialistë, infarkti i miokardit është shenja e parë për disa njerëz që tregon se diçka nuk shkon siç duhet në zemrën e tyre. Këto shqetësime ndodhin zakonisht kur furnizimi me gjak për një pjesë të muskulit të zemrës ndërpritet totalisht. Shfaqja e këtyre lloj komplikacionesh ndodh në rastet kur ndonjë copë gjaku e mpiksur ndalon pikërisht në zonën e arteries së zemrës së ngushtuar tashmë nga arteroskleroza. Mjekët shpjeguan se, në këto raste dhimbja është shumë e fortë dhe nuk ndalon nëse i sëmuri pushon ose merr medikamentet e zakonshme. Megjithatë, nganjëherë kjo dhimbje mund të shfaqet në forma më të lehta dhe të ngatërrohet me ndonjë çrregullim të tretjes apo dhimbjeve të stomakut. Por nuk mungojnë edhe rastet kur infarkti nuk ka fare dhimbje. Gjysma e vdekjeve në çdo vit kanë në bazë një shkak të lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut. Kështu, specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se çdo vit në vendin tonë vdesin rreth 8 mijë persona nga sëmundjet e zemrës. Por ajo çka e bën situatën tragjike, është fakti se mjekët nuk u kushtojnë vëmendje faktorëve të riskut, kur pacienti paraqitet për vizitë. Të ndodhur përpara kësaj situate, Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur një model të ri shërbimesh pranë mjekut të familjes, me qëllim kapjen e hershme të shkaqeve të mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin në kohë të tyre. Për sa iu përket simptomave dhe shenjave të tjera të atakut të zemrës, mjekët shpjeguan se ato janë: vështirësia në frymëmarrje, djersitja, të përziera dhe të vjella, komplikacione të cilat nuk qetësohen kur pacienti është në gjendje pushimi. Mjekët bëjnë apel që, nëse njerëzit ndjejnë të tilla komplikacione në organizmin e tyre, ata duhet të drejtohen te mjeku specialist.
| |
|