Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Disa mrekulli te Muhamedit alejhi selam Mon 3 Sep 2012 - 14:36 | |
| Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
Falënderimet qofshin vetëm për Allahun. Paqja dhe shpëtimet qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij, si dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit
. 1. Çarja e hënës. Allahu i Madhëruar thotë: “U afrua Kiameti e u ca hëna. E nëse (mosbesimtarët) do shohin ndonjë mrekulli do largohen e do thonë: ‘Kjo është magji e vazhdueshme’.”
Na tregon Allahu për çarjen e hënës në kohën e shkuar dhe për largimin e mosbesimtarëve nga kjo mrekulli. Kanë rënë dakord të gjithë dijetarët e tefsirit edhe ehli sunetit që kjo ka ndodhur.
Transmetohet nga Ibn Mesudi radiallahu anhu se ka thënë: ”U ça hëna në kohën e Profetit salallahu alejhi ue selem dy pjesë një pjesë sipër malit e një pjesë anash malit. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: ‘Dëshmoni’.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.[/i]
Transmeton Mesruku nga Ibn Mesudi se politeistët thanë se ju bëri magji Ibnu Ebi Kebsheh (kanë për qëllim Profetin salallahu alejhi ue selem). Tha njëri prej tyre se nëse Muhamedi i bëri magji hënës, nuk ka mundësi t’i bëjë magji gjithë tokës, prandaj pyesni ata që vijnë nga vende të tjera a e kanë parë këtë gjë? E kështu bënë. Kur erdhën disa njerëz nga vende të largëta i pyeten e ata u thanë se e kishin parë. Atëherë thanë politeistet se kjo qenka magji e vazhdueshme.
Hadithet e çarjes së hënës i ka transmetuar veç Ibn Mesudit, Enesi, Ibn Abasi, Ibn Umer, Hudhejfe, Aliu dhe Xhubejr Ibn Mutim.
Transmeton Buhariu nga Enesi radiallahu anhu se mekasit i kërkuan Profetit salallahu alejhi ue selem t’u tregonte një mrekulli e ai u tregoi çarjen e hënës e cila u nda në dy pjesë.
2. Burimi i ujit nga gishtat e tij salallahu alejhi ue selem. Hadithet e burimit të ujit nga gishtat e Profetit salallahu alejhi ue selem janë të shumta. I ka transmetuar ato një numër sahabësh, prej tyre Enesi, Xhabiri dhe Ibn Mesudi.
Transmeton Buhariu nga Salim Ibnul Xha’ad nga Xhabiri radiallahu anhu se ka thënë: [i]“U eten njerëzit ditën e Hudejbijes e Profeti salallahu alejhi ue selem kishte para vetes një enë (të vogël lëkure me ujë) prej së cilës mori abdes. Erdhën njerëzit tek Profeti salallahu alejhi ue selem e i thanë se nuk kemi ujë tjetër veç këtij uji që ndodhet në enën tënde. Atëherë vendosi Profeti salallahu alejhi ue selem dorën e tij në enë e uji filloi të dilte nga gishtat e tij si të ishte një numër burimesh. I thashë (Xhabirit)se sa ishit atë ditë? Tha se sikur të ishim njëqind mijë do na mjaftonte, ishim një mijë e pesëqind.
Gjithashtu, është transmetuar edhe nga Ubade Ibn Samit në një luftë tjetër edhe nga Umran Ibn Husejn. Këto hadithe janë tek Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Daremiu etj. | |
|