Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: ISTIKAMETI Sat 15 Sep 2012 - 18:40 | |
| Një ditë, në Fakultetin Teologjik të Universitetit Marmara, ishim në orën e Hadithit.Erdhi profesori dhe na bëri një pyetje, për të cilën nuk kishim dëgjuar e as kishim menduar ndonjëherë:
"Cila është veçoria themelore që kryeson në jetën e Resulullahut (s.a.v.s)?"
U shtangëm.Për një farë kohë shikuam njëri-tjetrin dhe dhamë përgjigje të ndryshme.Njëri thoshte "ibadeti", tjetri "xhihadi" e kështu me radhë.Profesori ynë na tha se të gjitha përgjigjet që kishim dhënë ishin të sakta, por duhej parë më në përgjithësi jeta e të Dërguarit të Zotit (s.a.v.s) dhe shtoi:
"Veçoria që bie më shumë në sy, kur shikohet në tërësi jeta e Profetit tonë të dashur (s.a.v.s), është Istikameti." Realisht , ishim shokuar.Në fakt , ashtu është Hz.Muhamedi, ishte shembëlltyrë e njerëzimit për "Istikametin", si para shpalljes , ashtu edhe pas shpalljes.
Vetë kuptimi i fjalës "Istikamet" e shpjegon këtë.Nga arabishtja, istikame do të thotë të ngrihesh në këmbë, të qëndrosh drejt, të ngrihesh (për ujin) etj. Pra edhe kuptimi etimologjik i fjalës, përfshin "të qenët i qëndrushëm në çfarëdolloj vendi apo situate". Po ashtu edhe fjala ikame, që rrjedh nga e njëjta fjalë, do të thotë : "Të ngrihesh në këmbë , të vazhdosh diçka dhe të vendosësh diku. "Të bësh ikame në namaz, do të thotë gjithashtu "të vazhdosh namazin dhe të mos e ndërpresësh atë." Komentatorët e Kur`anit e kanë sqaruar ajetin: "bëjeni ikame namazin", duke bërë paralelizëm me ajetin "Namazi të ruan nga shthuarja dhe nga çdo vepër e shëmtuar" të sures Ankebut, që do të thotë se, sipas këtij shpjegimi, qëllimi është pasqyrimi në jetë i vetëdijes së ibadetit, që krijohet gjatë kohës së namazit dhe që të vazhdohet mbi istikamet vetëdija e të qenit njeri i Zotit.
Përsa i përket fjalës istikame, e cila është edhe tema jonë, kjo fjalë është në kuptimin e drejtimit në rrugën e vërtetë, të qenit i ekuilibruar dhe i drejtë, si dhe njëkohësisht është edhe në kuptimin të qenët të qëndrueshëm.
Fjala "kavam", e cila rrjedh nga e njëjta rrënjë, do të thotë "drejtësi".Pra, istikamet do të thotë: të zbatosh urdhëresat hyjnore dhe , duke u bërë i qëndrueshëm me këtë vetëdije, shpreh vazhdimin e jetës brenda një ekuilibri dynja dhe ahiret.(Muhtarus-sihah,f.557-558.)
Nën rrezen e njohurive që jepen deri këtu, na dalin përballë tre elementët më të rëndësishëm të istikametit.Këto janë: të qenit të qëndrueshëm,drejtësia (ekuilibri apo rruga e mesme) dhe orientimi i vazhdueshëm nga e vërteta.
Të gjitha kuptimet e përbashkëta të tyre i vërejmë në jetën e Resulullahut (s.a.v.s), pasi ai (s.a.v.s), edhe atëherë kur ende nuk i ishte shpallur Kur`ani, ishte në krahun e së vërtetës dhe të së mirës.Për shembull, ai (s.a.v.s), është bërë pjesë e Hilful-fudulit, pra, ka qenë pjesëtarë në marrëveshjen e virtyteve, në të cilën ka dinjitetin e tij, duke treguar qëndresë ndaj padrejtësisë.Atëherë kur ishte në krye të karavanit të tregtisë së Hz.Hatixhes (r.anha), ka shfaqur shembullin e drejtësisë dhe, si rezultat i këtyre veçorive, është njohur si "el-Emin".Edhe pasi është bërë resul, nuk ka devijuar aspak nga istikameti dhe me personalitetin e veçantë shembullor të çdo gjendjeje të tij, i ka shprehur ummetit istikametin.Me këtë veçori të palëkundshme që ka shfaqur në Bedir, në Uhud, në Hendek, në Tebuk dhe në beteja të tjera, ai vazhdon të jetë shembull për ne.Ai na la pas një "sunnet", që do të na ndriçojë, jo vetëm në luftëra, por në çdo fushë të jetës. Atëherë ajo që na bie përsipër të bëjmë, është të besojmë pa asnjëfarë neglizhence , sikurse ai (s.a.v.s), me një istikamet të palëkundur, të vazhdojmë gjithmonë me këtë vetëdije dhe të mos nxjerrim nga zemra jonë këtë dua: "Zoti ynë, jepna istikamet!"Amin!
| |
|