islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
473 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 473 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty96%Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty0%Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty0%Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty0%Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty1%Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty2%Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Flladi i haxhit, për jo haxhilerët

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Administrator
Administrator
Admin


Numri i postimeve : 8520
Data e regjistrimit : 02/07/2009
Mosha : 42
Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni

Flladi i haxhit, për jo haxhilerët Empty
MesazhTitulli: Flladi i haxhit, për jo haxhilerët   Flladi i haxhit, për jo haxhilerët EmptyMon 22 Oct 2012 - 0:41

Flladi i haxhit, për jo haxhilerët (u59u)haxhi%202012
Për ata që e kanë të pamundur të gjenden në vendet e shenjta, Zoti u ka caktuar rituale të tjera me qëllim që të përjetojnë atmosferën e Haxhit dhe të ndjejnë flladin e tij.


Nga: Dr. Ragib Sirxhani



Thotë profeti Muhamed a.s:"Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe kryerja e Haxhit.."

Ajo që më ka bërë përshtypje nga ky hadith, është fakti që Haxhi është një nga këto pesë shtylla, mbi të cilat ndërtohet dhe ngrihet islami. Ai është një ritual i detyruar për myslimanin dhe myslimanen një herë në jetën e tyre, për ata që u krijohen mundësitë. Që nga kohërat më të lashta e gjer më sot, myslimanët që nuk e kanë kryer dhe nuk e kryejnë këtë ritual, janë me miliona dhe kjo, për shkak të mundësive të tyre. Edhe ata që i kanë mundësitë, shumica e tyre e kryejnë Haxhin vetëm një herë në jetë. Ky ritual, nuk merr nga koha e myslimanit – që e kryen – veçse një pjesë shumë të vogël të saj, jo më shumë se dy apo tre javë. Pyetja që shtrohet është: përse ky ritual i rastit, merr përmasa të tilla, saqë hyn tek një ndër pesë shtyllat dhe themelet e kësaj feje?!

Ajo që kam konstatuar unë, është se udhëtimi i Haxhit ndikon drejtpërdrejt në jetën e njeriut mbi tokë dhe se dobitë që shihen në jetën e personit që e kryen këtë rit, janë të shumta.

Për ata që e kanë të pamundur të gjenden në vendet e shenjta, Zoti u ka caktuar rituale të tjera me qëllim që të përjetojnë atmosferën e Haxhit dhe të ndjejnë flladin e tij. Jo duke ndjekur ritet e haxhilerëve në media, por praktikisht. Le ta shqyrtojmë bashkarisht hadithin e profetit Muhamed a.s, të transmetuar nga Ibnu Abasi, ku thotë:" Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek zoti, sesa këto dhjetë ditë." Shokët e tij, të çuditur e pyetën:"Edhe se pjesëmarrja në xhihad o i dërguar i Allahut?!" Profeti a.s ua ktheu:"Përveç një burri i cili ka dalë me veten dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asnjërën." (Buhariu )

Këto dhjetë ditë nga Dhul Hixhxhe, janë rast dhe shans për çdo besimtar mbi faqen e tokës, ditë të cilat duhen shfrytëzuar sa më mirë, me qëllim që sevapi që fitojmë, të jetë ekuivalent sikur të kishim kryer Haxhin. Në rreshtat në vazhdim, unë do të paraqes disa vepra të mira, të cilat mund të na ndihmojnë të fitojmë sevapin e kërkuar me këtë rast:

1 – Agjërimi.

Është mirë që çdo besimar mysliman t'i agjërojë nëntë ditët e para të Dhul Hixhxhes, në veçanti ditën e Arafatit, sepse agjërimi i asaj dite fal gjynahet e vitit të kaluar dhe të atij që vjen. Ne duhet ta dimë se Zoti i fal të gjithë gjynahet e haxhilerëve, ua fshin emrat nga lista e banorëve të zjarrit shumë krijesave të Tij në këtë ditë të bekuar dhe të shënuar. Transmeton imam Muslimi, nga Aisheja se Profeti a.s ka thënë:"Nuk ka ditë të ngjashme ku Zoti i fshin emrat e banorëve të zjarrit siç vepron ditën e Arafatit." Haxhilerëve do u falen dhe do u fshihen gjynahet ditën e Arafatit, sakaq jo haxhilerëve, por që e kanë agjëruar këtë ditë, Zoti ua fal gjynahet në vendet e tyre të banimit edhe pse gjenden shumë larg Mekes." E çfarë mirësie dhe nderi më i madh mund t'i bëhet dikujt?

2 – Namazi me xhemat.

Përpikëria në namazin me xhemat për burrat dhe namazi në kohën e vet për gratë, duhet të jetë tipar i myslimanit gjatë gjithë vitit. Por, shejtani ka raste kur triumfon ndaj njeriut dhe e privon nga shpërblimi i madh. Është mirësi dhe begati e Zotit që ka caktuar sezone ku besimtari ndjen mall e nostalgji për ibadet, si muaji i Ramazanit, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhxhes etj… të cilat përbëjnë shans të vyer jo thjesht për të fituar sevap, por edhe për tu ushtruar dhe familjarizuar me sevapin e mirësitë e Zotit gjatë gjithë jetës.

Namazi i sabahut është namazi më i rëndësishëm i cili duhet kryer në orar nga myslimani, gjatë gjithë jetës. Por, dhjetë ditët e Dhul Hixhes, gëzojnë një status tjetër, akoma më të rëndësishëm. Lidhur me namazin me xhemat, Profeti a.s thotë:"Kush shkon ose kthehet nga xhamia, Zoti i përgatit kuvende në xhenet, sa herë që shkon e kthehet."

E çFarë mund të kërkojë më shumë zemra e një besimtari? A nuk është ky një shans i çmuar dhe i vyer? A nuk i xhelozojmë haxhilerët që Zoti u ka premtuar xhenetin? Thotë Profeti a.s në hadith:"Haxhi i pranuar, nuk ka shpërblim tjetër përvç xhenetit."

Të gjithë atyre që nuk shkojnë dot në Haxh, u jepet rasti që xhenetin ta fitojnë duke shkuar ose duke u kthyer nga xhamia.

3 – Shtimi i namazeve nafile

Padyshim që haxhilerët kanë rastin e artë që të marrin sevap të pallogaritshëm duke e falur namazin në Qabe dhe në xhaminë e Profetit a.s. Por nga ky shpërblim, Zoti nuk i ka privuar edhe besimtarët e tjerë që nuk kanë vajtur në Haxh. Ata kanë mundësi ta shtojnë sevapin dhe shpërblimin, duke falur namaze nafile në shtëpitë e tyre, në vend banime apo kudo qofshin, duke ndjerë dhe përjetuar të njëjtat emocione të haxhilerëve gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhxhes. Haxhiu në Mekë, nuk e humb kohën kot, pasi çdo namaz është ekuivalent me njëqind mijë syresh. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne, të mos e humbasim kohën kot gjatë këtyre ditëve të shenjta, pasi portat e mirësive dhe begative të Zotit janë të hapura. Ndër këto porta janë dhe:

a) Namazi i natës, që konsiderohet si ndër ibadetet që të afrojnë më shumë me Zotin e lartësuar. Namazi i natës gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhxhes gëzon një status krejt tjetër, ashtu si shpërblimi për të është më i madh. Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët!" (fexhr, 1-2) e kanë interpretuar se qëllimi është për dhjetë ditët e para të Dhul Hixhxhes. Prandaj, ngrihu dhe fal namaz sa më shumë dhe kërkoji Zotit nga mirësitë e Tij të pafund sipas dëshirës. Transmeton Ebu Hurejre se i dërguari i Zotit a.s ka thënë:"Zoti i lartësuar zbret çdo natë në qiellin e dynjasë, kur ka mbetur vetëm një e treta e natës dhe thotë:"Kush më lutet që t'i përgjigjem, kush më kërkon që t'i jap dhe kush kërkon faljen time që ta fal?"

E çfarë mund të kërkojë një njeri më shumë se kaq? Zoti i lartësuar kërkon miqësinë e krijesave të Tij dhe i urdhëron t'i kërkojnë ç'të duan dhe gjithçka që u nevojjitet dhe në fund u premton se do ua realizojë. A nuk i xhelozojmë haxhilerët se Zoti do ua falë të gjithë të këqijat? Ja ku e kemi këtë shans edhe ne që nuk jemi në Crying or Very sad këto ditë të bekuara. Vetëm ngrihu dhe fal namaz nate, kërkoji Zotit falje dhe do të falë, pasi është Falës dhe i Gjithëmëshirshëm. E gjitha kjo, bëhet duke kursyer lodhjen e udhëtimit dhe shpenzimin e kushedi sa prej kursimeve tuaja. Kjo nuk do të thotë që njerëzit të mos shkojnë në Haxh, jo. Haxhi është ndër ritualet më madhështorë në Islam. Por këto fjalë i them për besimtarët e thjeshtë të cilët nuk i kanë mundësitë për të vajtur në Haxh dhe që Zoti u ka ofruar alternativa të tjera po gjatë sezonit të Haxhit, shpërblimi i të cilave i afrohet atij të Haxhit. Madje, shpërblimi i tyre mund të jetë akoma më i madhe se vetë shpërblimi i Haxhit, nëse shoqërohen me nijet të sinqertë dhe dëshirë e pasion të vërtetë për falje dhe vepra të mira. Le të shohim si u shpreh profeti Muhamed a.s duke u kthyer nga beteja e Tebukut:"Ka njerëz të Medine, që në çdo rrugëtim që kemi bërë dhe çdo luginë që kemi kaluar, kanë marrë pjesë në shpërblim bashkë me ne." Disa i thanë:"O i dërguar i Allahut! Këtë shpërblim e kanë marrë duke qëndruar në Medine?!" Profeti a.s u përgjigj:"Po duke qëndruar në Medine, pasi nuk i pengoi të na bashkohen, veçse arsyet e forta."

Shohim që Zoti i lartësuar i shpërbleu me sevap të plotë këta njerëz, thjesht me nijetin e tyre të mirë.

b) Sunetet e namazeve (revatib). Në koleksionin e saktë të Muslimit, transmetohet se Umu Habibe ka thënë:"E kam dëgjuar të dërguarin e Zotit a.s të thotë:"Nuk ka rob mysliman që fal dymbëdhjetë rekate vullnetarisht përveç farzeve, për hir të Zotit, veçse do i ndërtohet një shtëpi në xhenet n ga ana e Zotit."

Dymbëdhjetë rekatet janë: Dy rekate para farzit të sabahut, katër rekate para farzit të drekës dhe dy pas tij, dy rekatet pas farzit të akshamit dhe dy rekate pas jacisë. I lartësuar je o Zoti për sevapin dhe shpërblimin që u garanton besimtarëve! Vallë sa shtëpi të tilla ke ndërtuar në xhenet ti o vëlla dhe oj motër? Nëse një mbret i fuqishëm, të premton se do të ndërtojë një shtëpi të gjerë në një vend të bukur, kundrejt një gjysmë ore në ditë në të cilën do i përkushtohesh vetëm atij, a do ta pranoje apo do të plogështoheshe?! Po sikur Zoti i plotfuqishëm të premtojë një shtëpi në xhenet, të cilin e përshkruan me fjalët:"Gjerësia e tij është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës" (Al Imran, 133) a do e pranoje?

Kjo është një çështje besimi dhe sigurie në premtimin e Zotit të lartësuar. Është mirë që një njeri me arsye të shëndoshë mos tregohet indiferent dhe i shkujdesur me këto shanse.

Namaze të tjera vullnetare që mund të falë sidomos gjatë sezonit të Haxhit, është namazi i Duha-së, namazi menjëherë pas abdesit, namazi i istihares etj… E gjitha kjo, me qëllim që këto dhjetë ditë, më shumë t'i ngjajnë një hixhreti drejt Zotit.

4 – Përmendja (dhikri) i Zotit.

Ky ibadet, gjatë dhjetë ditëve të Dhul Hixhxhes, ka një status krejt të veçantë. Thotë Zoti në Kuran:"Dhe madhëroni Allahun në ditët e caktuara." (Bekare, 203)

Thotë Abdullah ibnu Abasi lidhur me interpretimin e këtij ajeti:"Ditët e caktuara në ajet, janë dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes."

Thotë profeti Muhamed a.s:"U kanë lënë pas të dalluarit(El-mufridun)." Të pranishmit e pyetën:"Kush janë këta o i dërguar i Allahut?!" Profeti a.s u përgjigj:"Janë ata që e përkujtojnë Zotit shpesh, burra apo gra qofshin." Çdo lloj përkujtimi dhe dhikri është i pëlqyeshëm në çdo kohë dhe vend. Por gjatë këtyre dhjetë ditëve, përkujtimi i Zotit duhet të zërë një vend më të veçantë, sidomos disa lloje dhikri, si tehlil, tekbir dhe tahmid. Thotë profeti Muhamed a.s:"Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura dhe me vlerë tek Zoti, se këto dhjetë ditë, prandaj shtojeni tehlilin, tekbirin dhe tahmidin." (Imam Ahmed)

Po ashtu, istigfari gëzon një status të veçantë këto ditë të shenjta. Kjo, sepse ndihet atmosfera e ngrohtë e këtyre dhjetë ditëve, atmosferë e mëshirës, faljes dhe pendimit. Këto dhjetë ditë janë shans i vyer për istigfar dhe pendim tek Zoti, me të gjithë format e shumta të istigfarit.

Kurrë mos e harro hadithin e Profetit a.s që thotë:"Ta mbash gojën të njomë me përkujtimin e Zotit."

5 – Lutja.

Siç e dimë, profeti Muhamed a.s e ka lartësuar shumë çështjen e lutjeve. Ai thotë:"Lutja është vetë adhurimi." Thotë Zoti në Kuran:" Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!" (Gafir, 60)

Nëse haxhilerët gëzojnë privilegjin që t'u pranohen lutjet në Mekë, gjatë tavafit, gjatë hedhjes së gurëve etj... këtë privilegj mund ta gëzojnë dhe besimtarët e tjerë që nuk ndodhen në Haxh. Besimtarëve të tjerë, u është premtuar se mund t'ju pranohet lutja në 1\3 e fundit të natës, në Razz për të cilën Profeti a.s thotë:"Momenti kur robi është më pranë Zotit është në Razz, prandaj i shtoni lutjet."

Megjithatë, lutjet mund të bëhen dhe t'i drejtohen Zotit në çdo gjendje që të ndodhet njeriu, sidomos gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara.

6 – Kurani fisnik.

Është një mirësi e madhe që Zoti na ka nderuar dhe na e ka bërë të dashur leximin e Kuranit, gjë e cila përmban shumë mirësi dhe sevape. Sa herë që lexon Kuran, për çdo shkronjë shpërbehesh me dhjetë sevape. Përse të mos e përfitosh këtë sevap dhe shpërblim kaq të madh? Përse të mos e përfundosh leximin e gjithë Kuranit gjatë këtyre dhjetë ditëve? Mos është e pamundur? Konsideroje veten sikur ndodhesh në Haxh, për të cilin lipset një periudhë dy javore. Nëse i kushton leximit të Kuranit vetëm dy orë në ditë, mund ta përfundosh leximin e Kuranit për dhjetë ditë në dashtë Zoti.

7- Uniteti mes myslimanëve.

Ndjesia se besimtari i përket një umeti të vetëm, është një ndër objektivat e Haxhit. Shpesh herë, kjo ndjesi fishket dhe humbet për shkak të konflikteve dhe zënkave si në rrethe të ngushta familjare, ashtu dhe në ato më të gjërat. Prandaj, besimtarëve që nuk ndodhen në Haxh, u del për detyrë që të bëjnë ç'mos për bashkimin dhe unitetin e besimtarëve, në mjedisin që i rrethon. Për këtë, do të ndihmojnë pikat e mëposhtme:

Së pari, respekti i prindërve. Respekti i tyre gëzon prioritet ndaj gjithçkaje tjetër, përderisa nuk të urdhërojnë për gjynahe dhe shkelje të dispozitave të Zotit. Gjithmonë kije ndërmend se ti kërkon të kryesh Haxhin, me qëllim që të fitosh xhenetin, të cilin mund ta fitosh me respektin e prindërve.

Së dyti, shkuarja mirë me farefisin. Duke shkuar mirë me farefisin, ke merituar raportet e mira me Zotin dhe mëshirën e Tij. Gjithmonë kujtoje thënien profetike:"Ai që shkon mirë me farefisin, është ai që kur nuk e vizitojnë, ai i viziton."

Së treti, shokët, komshinjtë dhe rrethin shoqëror që të rrethon. Kujtoje thënien e Profetit a.s që thotë:"Kush viziton një të sëmurë, apo viziton një vëlla feje, një zë i thërret:"Qofsh i bekuar ti, qofshin të bekuara hapat dhe e gëzofsh shtëpinë në xhenet."

Së katërti, pajtimi mes njerëzve në mëri. Kërko në rrethin shoqëror që të rrethon, njerëz të cilën janë në mëri dhe i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit. Menjëherë krijo mundësitë dhe rrethanat për ta zbutur konfliktin mes tyre dhe për t'i pajtuar më pas. Gjithmonë kujtoje thënien e Profetit a.s:"Portat e xhenetit hapen çdo ditë të hënë dhe të enjte. Zoti fal në këto ditë njerëz të cilët nuk i shoqërojnë rivalë, përveç dikujt që nuk shkon mirë me të vëllain dhe mban mëri. Për këta, do të thotë:"I prisni derisa të pajtohen."

8 – Sadakaja.

Gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara, dhënia e sadakasë ka vlerë dhe sevap të madh. Thotë Zoti në Kuran:"Çfarëdo të mire që të jepni, është në dobinë juaj, nëse ju këtë e bëni vetëm për hir të Allahut! Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi." (Bekare, 272)

Këto janë ditë hareje dhe ngazëllimi dhe fukarenjtë myslimanë nuk kanë përse të privohen nga kjo atmosferë. Prandaj, jep më shumë sadaka dhe prite shpërblimin vetëm nga Zoti. Nuk ka dyshim se sevapi në këto ditë dyfishohet.

Kujtoje faktin se haxhilerët kanë shpenzuar nga pasuria e tyre për të kryer këtë obligim. Është detyrë për ata që nuk kanë kryher Haxhin, të fitojë sevap dhe shpërblim sa më shumë, që të konkurrojë haxhilerët sipas mundësisë. Thotë Profeti a.s:"Ruhuni prej zjarrit, qoftë dhe me një gjysmë hurme."

9 – Të jetuarit në thjeshtësi dhe larg luksit.

Le të jetojmë gjatë këtyre ditëve me haxhilerët dhe kushtet e tyre të banimit. Le të marrim mësime praktike nga Haxhi dhe ti praktikojmë në jetët dhe shtëpitë tona. Profeti Muhamed a.s i kushtonte shumë rëndësi faktit që myslimanët të përjetojnë dhe ndjejnë atmosferën e Haxhit, edhe pse nuk gjenden në Mekë. Prandaj, në një hadith të transmetuar nga Umu Seleme,Profeti a.s thotë:"Kur hyjnë dhjetë ditët e Dhul Hixhxhes dhe dikush prej jush dëshiron të therrë kurban, mos i qethë flokët dhe presë thonjtë."

Është shumë e rëndësishme që çdo orë e çast nga këto ditë, ta shfrytëzojmë sa më mirë.

10 – Therrja e kurbanit.

Të flijosh një kurban për hir të Zotit është ndër veprat që të afrojmë më shumë me Krijuesin. Ajo është një vepër e cila e bën besimtarin ta përjetojë sa më shumë atmosferën e Haxhit. Thotë profeti Muhamed a .s lidhur me këtë ritual:"Ditën e kurbanit, njeriu nuk mund të bëjë punë më të dashur tek Zoti, se derdhja e gjakut (therrja e kurbanit). Ditën e Kiametit, ky kurban do të sillet me brirët e tij, me thundrat dhe leshin. Sakaq, gjaku i tij arrin tek Zoti, para se të prekë tokën. Prandaj, kënaqni një njeri me këtë kurban."

Transmeton Ibnu Maxheh, se shokët e Profetit a.s e pyetën një ditë:"O i dërguar i Allahut! Si gjykohen kurbanet që theren?" Profeti a.s ua ktheu:"Ato janë traditë që ka mbetur nga babai juaj Ibrahimi." Ata pyetën:"Cili është shpërblimi ynë kur therim kurban o i dërguar i Allahut?" Profeti a.s u përgjigj:"Për çdo qime keni një sevap."

Vëllezër dhe motra të dashura! Këto ishin dhjetë vepra të mira që mund të bëhen gjatë këtyre dhjetë ditëve të bekuara dhe të shenjta. Besoj se, këto dhjetë vepra do shërbejnë si alternativë e vyer për ata që nuk e kanë pasur fatin të shkojnë këtë vit në Haxh. Ato janë vepra të përmendura nga vetë i dërguari i Zotit a.s, me qëllim që të na tregojë se Haxhi nuk është vetëm për ata që shkojnë në Qabe, por efektet e tij pasqyrohen dhe reflektojnë tek i gjithë umeti mysliman.

Së fundmi, u drejtohem me një fjalë të sinqertë të gjithë bijve dhe bijave të këtij umeti, të cilët nuk e kanë kryer akoma ritualin e Haxhit. Mos u mërzisni! Zoti u ka dhënë alternative të tjera për ta kompensuar atë. Mos u mërzisni nëse nuk i keni mundësitë, pasi Zoti nuk u ngarkon me përgjegjësi në këtë rast. Mos u mërzisni, pasi shumë mirë Zoti mund t'jua japë shpërblimin dhe sevapin e haxhilerëve, madje më shumë. Kjo, me nijetin tënd të sinqertë, me nostalgjinë reale që të djeg zemrën. Por derisa të vijë koha kur ta shohësh veten në Mekë, mos e humb kohën dhe shanset e ofruara nga Zoti. Ai të ka hapur porta të shumta për vepra të mira që nuk kanë fund. Dyert e xhenetit kurrë nuk i mbyllen dikujt që është në kërkim të tyre. Mëshira e Zotit është e pafund.

Secili prej nesh, le ta instalojë malin e Arafatit në zemrën e tij dhe t'i lutet Zotit në çdo kohë. Secili prej nesh le ta gjuajë me gurë shejtanin e tij në çdo orë e çast të jetës. Le të lehtësohemi sa të mundim nga barra e kësaj bote, pasi ajo që ka mbetur prej jetës mbi tokë, është shumë herë më pak se ajo që ka kaluar. Secili prej nesh, të angazhohet me pajtimin mes njerëzve, ti falë vëllezërit e tij dhe t'u dëshirojë të mirën myslimanëve të lindjes dhe perëndimit. E lus Zotin e lartësuar që tu pranojë Haxhin të gjithë atyre që ndodhen në vendet e shenjta dhe tu mundësojë të tjerëve sa më shumë vepra të mira dhe të pranuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.islamieshtedrit.com
 
Flladi i haxhit, për jo haxhilerët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flladi i haxhit, për jo haxhilerët
» Video Inçizim i Haxhit 2010-Haxhit nga Tetova me Kompanin "Solo Raisen Bajram Efendiu"
» [Lajmet Ditore] Haxhilerët në Muzdelife
» DISA VEÇORI TË HAXHIT DHE KUSHTET E TIJ
» Vlera e Haxhit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë :: Kategorit dhe Rubrikat :: Forumi Ligjislativ :: Haxhxhi-
Kërce tek: