Namazin...Namazin
Namazin...Namazin
''O ju që keni besuar,kërkoni ndihëm me durim e me namaz'' (Kur'an 2:153).
Mos e rrëzoni shtyllën e fesë!Mos e humbeni celësin e dyerve të Xhennetit!Mos e fshini vulën e besimit!Kur t'ju godesë frika dhe t'ju kaploj mërzia e pikëllim të të mbërthejë për qafe,ngrihuni menjëherë për në namaz.që shpirti t'ju kthehet e të qetësohet.Vërtet namazi me lejen e All-llahut është siguri që crrënjos ngulitjet e pikëllimeve dhe dëshpërimeve,dhe që largon traumat.
Kur Pejgamberin (sal-llahu alejhi ue selam) e mundonte dicka,ai thoshte:''Na qetëso me namaz o Bilal''.Namazi ishte kënaqësia ,lumturia dhe pushimi i tij(sal-lallahu alejhi ue selam).Kam lexuar biografitë e disa njerëzve të spikatur të cilët kur ngushtoheshin nga telashet e problemt dhe kur i kaplonin belatë,ata strehoshin në namaz,të përulur,që pastaj t'u kthehej fuqia,dëshira dhe ambicet e tyre.Namzi i frikës është bërë obligim të kryhet në caste frike,atë ditë kur të fluturojnë kofkat e kokave,atëherë kur shpirtrat t'u eksozohen tehave të shpatave...Atëherë namazi i frikës bëhet përforcimi dhe qetësimi më i madhi.Thirrini të rinjtë ju lutem.O ju që lexoni këto rreshta ,para se t'ju sëmuren shpirtrat,njihuni me dyert e shtëpis së së All-llahut,le të puthë balli juaj dheun e le ta provojë sexhden,le ta ndieni kënaqësinë e shijes së përuljes!Le ta mbrojnë besimtarët veten nga dënimi i pandërprerë.Nëse jo tani ,kur?! Atëherë kur loti t'i djeg qepallat,apo kur dëshpërimi t'ju shkatërroj me rrënjë?!
E ata që i largohen xhamisë do të mbesin me sy të hapur dhe asnjëherë s'do të ngopen me begatitë e përkohshme të kësaj botë,sepse lanë pas shpine shtyllen kryesore të Islamint.jeta e tyre kalon prej nga loti në vaj,prej trishtimi në pikëllim,prej shkatërrimit në dërrmim,prej së keqes në të ligë.
''Qofshin të përmbysur!Ai ua ka asgjësuar veprat'' (Kur'an 47:8)