islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Es-selamu alejkum i/e nderuar antarë/e ju informojm se egziston aplikacioni i forumit për android në të njejtën kohë më i miri aplikacion për islam shkarkojeni në ballin me ikonën e forumit pastaj instalojeni dhe do të bindeni.
islami është dritë
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


Ata me gojat e tyre mundohen ta shuajn dritën e Allahut por,Allahu e përhap dritën e vet edhe pse nuk e duan pabesimtarët.
 
PortalForumPublikime postimeGalleryKërkoLatest imagesidentifikimiRegjistrohuTemate  ditës
Të nderuar vizitor dhe anëtarë ju tanimë keni mundësita merni aplikacionin e forumit me emrin islamieshtedrite direkt në linkun më poshtë dhe pasi që ta shkarkoni duhet ta instaloni duke lejuar në telefonin tuaj deri në fund të procedurës dhe pastaj do ta shikoni se ja kavlejt me e marë ngaqë nuk e gjeni një të tillë askund tjetër.
Aplikacioni vlen vetëm për android dhe nuk është për iphone apo ios.
Aplikacionin mund ta gjeni edhe ne playstore ku keto dite eshte postuar per prove shkruani ne plazstore islamieshtedrit dhe do tua nxjer për ta shkarkuar dhe instaluar.


MERENI NE PLAYSTORE NE LINKUN POSHT



UPLOADO GRATIS DERI 1 GIGA NE KETE WEBFAQE KLIKO

https://portal.start.io/#/pub/ads-txt
Rubrikat dhe Forumet
Tema Fundit
» Ilahije e re per Ramazan 2023 nga Merita Burniku: Pershendetje nga Gurbeti n'Ramazan
Thenie te Urta EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:31 nga Admin

» Përcaktimi i fillimit të Ramazanit, syfyrit dhe iftarit
Thenie te Urta EmptyThu 23 Mar 2023 - 2:02 nga Admin

» Programi I aktiviteteve ne Ramazan ne Xhamine e Frankenthalit
Thenie te Urta EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:53 nga Admin

» Vaktia e Ramazanit per Frankenthal Gjermany dhe Qytetet tjera te Gjermanise
Thenie te Urta EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:48 nga Admin

» Dersi i pare ne Xhamine e Frankenthalit: Tre ceshtje me rendesi ne Ramazan
Thenie te Urta EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:29 nga Admin

» Mire se erdhe Ramazan Urime Muaji I Ramazanit Video Projekte
Thenie te Urta EmptyWed 22 Mar 2023 - 23:21 nga Admin

» (Tregim Islam) Gjahtari dhe zogu
Thenie te Urta EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:50 nga Admin

» (Tregim Islam) Jeta jonë ndodhet në këtë tregim
Thenie te Urta EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:47 nga Admin

» (Tregim Islam)Zoti im, nëse kështu sillesh me të pabindurit, atëherë sa i mirë je ndaj atyre që të binden"
Thenie te Urta EmptyMon 6 Feb 2023 - 22:39 nga Admin

» (Tregim Këshillues) Vrima në varkë
Thenie te Urta EmptyThu 24 Nov 2022 - 2:04 nga Admin

» (Tregim Keshillues) Mos e harro ombrellën në duanë e shiut
Thenie te Urta EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:58 nga Admin

» (Tregim islam) Tre vëllezërit
Thenie te Urta EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregim Islam) Historia e burrit i cili gërmoi malin për njëzet vjet
Thenie te Urta EmptyThu 24 Nov 2022 - 1:40 nga Admin

» (Tregim Islam) Shtatë pyetjet
Thenie te Urta EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:34 nga Admin

» (Tregim Islam) Papagalli i mbretit
Thenie te Urta EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:24 nga Admin

» (Tregim Islam) Vlerësoje para se ta humbësh
Thenie te Urta EmptyThu 29 Sep 2022 - 18:11 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i urtë
Thenie te Urta EmptyWed 27 Jul 2022 - 20:10 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për gruan dhe gjarprin e saj
Thenie te Urta EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:59 nga Admin

» (Tregime Islame) Këshilla e babait
Thenie te Urta EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Rrobaqepësi gënjeshtarë
Thenie te Urta EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe poeti
Thenie te Urta EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:48 nga Admin

» (Tregim Islam) Mbreti dhe shërbëtori
Thenie te Urta EmptyWed 27 Jul 2022 - 19:37 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos u ndikoni nga njerëzit e këqinj dhe të ligë
Thenie te Urta EmptyTue 28 Jun 2022 - 10:16 nga Admin

» (Artikull) TË KËNAQI QË TË MASHTROJ!
Thenie te Urta EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:23 nga Admin

» (Tregime Islame) Poeti me qyp
Thenie te Urta EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:16 nga Admin

» (Shëndetësi) Kujdesi për veshkat gjatë stinës së verës
Thenie te Urta EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:13 nga Admin

» (Tregime Islame) Mbreti dhe plaku i varfër
Thenie te Urta EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:03 nga Admin

» (Tregime Islame) Fjala e mirë si pema e mirë
Thenie te Urta EmptyTue 28 Jun 2022 - 0:00 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi mbretin i cili vendosi të shpërblejë me një kurorë floriri
Thenie te Urta EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:56 nga Admin

» (Tregime Islame) Mos nënçmo asnjë vepër të mirë,
Thenie te Urta EmptyMon 27 Jun 2022 - 23:50 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi plakun e urtë që ja tregoi mbretit mëshirën e Allahut xh.sh
Thenie te Urta EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:55 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi personin që shkoi në Haxh dhe gjeti një qese me flori
Thenie te Urta EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:49 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi mbi një njeri i cili kishte gjashtë vajza dhe gruan e kishte shtatzënë për herë të shtatë
Thenie te Urta EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:45 nga Admin

» (Tregime Islame) Studenti që morri mësimin e jetës nga profesori
Thenie te Urta EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:42 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregimi për plakun që deshi të shpëtonte macen nga mbytja në lum
Thenie te Urta EmptyFri 24 Jun 2022 - 1:34 nga Admin

» (Tregime Islame) Tregim pikëllues për gjyshin
Thenie te Urta EmptyTue 21 Jun 2022 - 20:04 nga Admin

» (Tregime Islame) Inat deveje
Thenie te Urta EmptyTue 21 Jun 2022 - 19:52 nga Admin

» (Tregime Islame) DHURATA E BUKUR E MATURANTIT
Thenie te Urta EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:41 nga Admin

» (Tregime Islame) Babai dhe djali
Thenie te Urta EmptyMon 20 Jun 2022 - 16:36 nga Admin

» (Teme Islame) Rreze shprese
Thenie te Urta EmptySat 18 Jun 2022 - 20:18 nga Admin

Koha deri ne Ramazan
Kush është në linjë
437 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 437 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 873 më Tue 13 Aug 2019 - 10:40
Filmi i ri ne aplikacion

Sondazh
A e falni namazin rregullisht?
1.Po 5 kohë elhamdulilah
Thenie te Urta Empty96%Thenie te Urta Empty
 96% [ 287 ]
2.Vetëm Sabahun
Thenie te Urta Empty0%Thenie te Urta Empty
 0% [ 1 ]
3.Kur kam kohë
Thenie te Urta Empty0%Thenie te Urta Empty
 0% [ 1 ]
4.Vetëm Sabahun dhe akshamin
Thenie te Urta Empty0%Thenie te Urta Empty
 0% [ 1 ]
5.Vetëm xhuman
Thenie te Urta Empty1%Thenie te Urta Empty
 1% [ 2 ]
6.Nuk falem hiq
Thenie te Urta Empty2%Thenie te Urta Empty
 2% [ 7 ]
Totali i votave : 299
Rissi ne Forum
Shkarko aplikacionin e Forumitduke klikuar këtu mbi fot

Statistikat
Forumi ka 3031 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Fadil Grisholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 24389 artikuj v 13536 temat
PYETE HOXHËN

Gjeje Kiblen
Kohët e faljes së namazeve
Anketa Sondazhe
Alexa rang

 

 Thenie te Urta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Thenie te Urta Empty
MesazhTitulli: Thenie te Urta   Thenie te Urta EmptyMon 26 Jul 2010 - 15:25

Paqja dhe bekimi qofshin për zotërinë tonë, Muhammedin, zotërinë e pejgamberëve dhe të dërguarve, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.
Këto janë mësime parësore rreth moralit të pëlqyeshëm, të cilat i vendosa për nxënësit e diturive fetare. Kam mbledhur prej moralit aq sa i nevojitet nxënësit të dijes në fillimet e tij, që nëse i jep Allahu sukses, shpresohet që t’i bëj dobi Allahu me anë të tij shumë krijesave të Tij. Allahu është Dhuruesi i mirësive dhe Udhëzuesi në rrugën e drejtë.
Mësimi i parë
Këshillat e mësuesit për nxënësin e tij
O biri im! Allahu të dhëntë dije dhe sukses për punën e mirë! Ti për mua je në gradën e birit tek babai i tij.
Mua më gëzon fakti të të shoh me shëndet të mirë dhe të kesh dhunti për kuptimin e gjërave. Të jesh me zemër të pastër, me moral të përkryer, duke ruajtur virtytet. Të jesh larg fjalës së ndyrë dhe të kesh sjellje të mirë. Të jesh i dashur tek vëllezërit e tu, të përkrahësh të varfërit, të mëshirosh të dobëtit, të falësh gabimet e të tjerëve dhe të tolerosh të tjerët. Të mos jesh i shkujdesur me namazin tënd, dhe të mos lësh gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd.
O biri im! Nëse e pranon këshillën e këshilluesit, atëherë unë jam më parësori që duhet t’ia pranosh këshillën.
Unë jam mësuesi yt dhe edukuesi i shpirtit tënd. Ti nuk do të gjesh ndonjë më të përpiktë se unë për dobinë tënde dhe rregullimin tënd.
O biri im! Unë jam këshillues besnik për ti, prandaj, pranoje atë që do të ta paraqes prej këshillave. Puno me to në praninë time, puno me to me vellëzërit e tu dhe me veten tënde.
O biri im! Nëse nuk do të punosh me këshillën time në vetminë tënde, atëherë do të punosh rrallë me të me vëllezërit e tu.
O biri im! Nëse nuk më merr mua si shembull, atëherë kë do të pranosh?! Për çfarë do të tregosh zell në uljen para meje?!
O biri im! Mësuesi nuk do prej nxënësve të tij, vetëm se atë, të mirin e edukuar. A do të ishe i lumtur sikur mësuesi dhe edukatori yt të jetë i pakënaqur ndaj teje, dhe sikur të mos përpiqej për rregullimin tënd?
O biri im! Unë të dua të mirën, prandaj më ndihmo të përcjell tek ti mirësinë duke u bindur dhe duke zbatuar atë që të urdhëroj prej moralit të mirë.
O biri im! Morali i mirë është stolia e njeriut në vetvete, tek shokët dhe farefisi i tij. Kështu që vishu me moralin e mirë, që të të respektojnë njerëzit dhe të të duan.
O biri im! Nëse nuk e zbukuron diturinë tënde me moralin e lartë, atëherë dituria tënde do të jetë më e dëmshme për ti se padituria jote, sepse i padituri është i justifikuar me injorancën e tij, ndërsa për dijetarin nuk ka asnjë arsye tek njerëzit nëse nuk zbukurohet me virtytet e larta.
O biri im! Mos iu mbështet mbikqyrjes që të bëj unë ti, sepse vërtet mbikqyrja tënde ndaj vetvetes është më e mirë dhe më e dobishme se mbikqyrja ime ndaj ti.
O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Me të vërtet Allahu e përzgjodhi këtë fe për Veten e Tij. E nuk i përshtatet fesë suaj tjetër veç bujarisë dhe moralit të mirë, prandaj stoliseni fenë tuaj me këto të dyja.» (Transmeton Taberanij dhe e bëri të dobët Sujuti, por disa prej dijetarëve kanë thënë: Kuptimi i tij është i saktë sepse feja nuk ngrihet përveçse me bujari dhe moral të mirë).
Mësimi i dytë
Porosia për devotshmëri ndaj Allahut të Lartmadhëruar
O biri im! Vërtet Zoti yt e di atë që fsheh në zemrën tënde, atë që e shfaq me gjuhën tënde dhe është Vëshguesi i të gjitha punëve të tua. Prandaj, kije frikë Allahun, o biri im, dhe bëj kujdes, mos të të shohi në një gjendje që nuk e kënaq Atë. Bëj kujdes, që Zoti yt të mos inatoset me ti, i Cili të krijoi , të furnizoi dhe të dhuroi mendjen me të cilën drejton çështjet e tua. Si do ndihesh ti, nëse babai yt të shikon kur je duke bërë një punë të cilën ai ta ka ndaluar? A nuk ke frikë se mos të ndëshkon me ashpërsi? Po ashtu të jetë edhe gjendja jote me Allahun, sepse Ai të sheh ti edhe pse ti nuk e sheh Atë. Prandaj, mos shpërfill asgjë për të cilën të urdhëroi ta zbatosh dhe mos e shtri dorën tënde tek ajo që Ai ta ka ndaluar.
O biri im! Vërtet Zoti yt ka hakmarrje dhe dënim të ashpër, prandaj bëj kujdes dhe friksoju mërzitjes së Tij, inatosjes së Tij dhe mos të të mashtroj butësia e Tij se; “Vërtet Allahu i jep mundësi të padrejtit, derisa kur e merr atë nuk e shpëton.” (Transmeton Bukhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Ibën Maxheh nga Ebu Musa El-Esh’arij, nga pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
O biri im! Bindja ndaj Allahut ka një shije dhe prehje të mrekullueshme, që nuk e njeh veçse ai që ka përvojë në të. Prandaj, përdore bindjen ndaj Mbrojtësit tënd duke patur përvojë për të me ditë të tëra për të arritur këtë shije të veçantë, për të ndier këtë prehje dhe për të mësuar sinqeritetin e këshillës sime që po ta drejtoj.
O biri im! Ti ke për të hasur vështirësi në bindjen ndaj Allahut, kur sapo e ke filluar atë, prandaj, duroje këtë vështirësi derisa të shndërrohet kjo bindje në gjërat e zakonta të cilat janë normale për ti.
O biri im! Mendoje veten tënde kur ishe në bangën e shkollës, në kohën kur mësoje shkrimin dhe leximin, kur urdhëroheshe që ta mësoje Kur’anin përmendësh, a nuk i urreje asokohe bangën dhe mësuesin dhe doje të ishe gjithnjë pushim? Por ja, ti sot arrite atë gradë që e kuptove dobinë e durimit gjatë kohës së mësimit në bangën e shkollës. Gjithashtu e kuptove, se mësuesi yt përpiqej për të mirën tënde.
O biri im! Dëgjoje këshillën time dhe duro gjatë bindjes ndaj Allahut, ashtu sikurse durove gjatë mësimeve në bangën e shkollës dhe ke për ta parë dobinë e kësaj këshille, nëse të ndihmon kujdesi i Allahut, që të punosh me porosinë e mësuesit tënd.
O biri im! Bëj kujdes, e mos mendo se devotshmëria ndaj Allahut është vetëm namazi, agjërimi dhe adhurimet e tjera.
Devotshmëria ndaj Allahut duhet shfaqur kudo, prandaj, kije frikë Allahun në adhurimin e Mbrojtësit tënd dhe mos e shpërfill atë. Kije frikë Allahun në lidhje me vëllezërit e tu dhe mos dëmto asnjë prej tyre. Kije frikë Allahun për sa i përket vendit tënd, mos e tradhto atë dhe mos e ndihmo armikun që ta sundoj dhe uzurpoj atë. Kije frikë Allahun në veten tënde, mos e lë pas dore shëndetin tënd dhe mos u sill me moral tjetër përveç moralit të mirë.
O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: «Kije frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë, se ajo (e mira) e fshin atë (të keqen) dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë.» (E transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Darimi, Hakimi, etj.).
Mësimi i tretë
Të drejtat e Krijuesit të Madhëruar dhe të drejtat e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)
O biri im! Allahu i Lartmadhëruar është Ai, që të ka krijuar, kur ti nuk ekzistoje dhe të ka dhuruar begatitë e Tij të dukshme dhe të padukshme. A nuk e di ti, se në fillim ishe një lëng (ujë i pakët) në barkun e nënës tënde dhe vazhdove duke u transformuar në begatinë e Zotit tënd dhe mëshirën e Tij, derisa në fund ajo të lindi njeri të plotë. Ai të dhuroi një gjuhë me të cilën flet, dy sy me të cilët shikon, dy veshë me të cilët dëgjon dhe mendjen me të cilën dallon atë që të bën dobi dhe atë të cilën nuk të bën dobi. «Allahu ju nxorri nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dinit asgjë. Ju pajisi me shqisa për të dëgjuar dhe për të shikuar si dhe me zemër, me qëllim që të jeni falënderues.» (Sure En-Nahl 78.)
A mos vallë nuk ka mundësi Ai i Cili t’i dhuroi këto begati duke bërë mirë dhe bamirësi, që të t’i largojë ato, nëse ti e inatos Atë dhe Ai inatoset ndaj teje?
O biri im! Detyrimi i parë për ti ndaj Krijuesit tënd të Lartmadhëruar është që ta njohësh Atë me cilësitë e Tij të përsosura. Të jesh shumë lakmues në bindjen ndaj Tij, duke zbatuar urdhrat e Tij dhe duke iu shmangur ndalesave të Tij.
Të besosh në mënyrë të prerë se mirësia është ajo, që Allahu ka zgjedhur për ti dhe jo ajo që ti zgjedh për veten tënde. Mos të të pengojnë nga bindja e Mbrojtësit tënd dhe adhurimi i Tij epshet, gjërat e kota pa vlerë dhe as bindja ndaj ndonjërit prej krijesave kushdo qoftë ai, prej shtresës së lartë, apo asaj të ulët.
O biri im! Prej mirësisë së Allahut ndaj robëve të Tij është dërgimi i të dërguarve (paqja dhe mëshira qofshin mbi ta), për drejtimin dhe udhëzimin e krijesave tek ajo me të cilën rregullohet gjendja e tyre në fenë dhe dynjanë e tyre.
I Dërguari i fundit është zotëria ynë: «Muhammed ibën Abdullah ibën Abdul-Mattalib ». Ashtu siç është detyrë për ti bindja ndaj Mbrojtësit tënd, ashtu është detyrë për ti edhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij të nderuar (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
«O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.» (An-Nisa 59) «Dhe këdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta futë në kopshtet e begatë nën të cilët rrjedhin lumenj, dhe këdo që nuk bindet dhe largohet, Ai do ta dënojë me ndëshkim të dhimbshëm.» ( El-Fet‘h 17 ).
O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) nuk flet në ajër nga mendja e vet. Të gjitha urdhrat dhe ndalesat e tij, burojnë nga shpallja hyjnore. Bindja ndaj tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) është prej bindjes ndaj Allahut të Lartmadhëruar. «Thuaj (o Muhammed) : “Nëse vërtet e doni Allahun atëherë më ndiqni mua, Allahu do t‘ju dojë ju dhe do t‘ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, Mëshirplotë”.» (Al-Imran 31).
O biri im! Besimi i robit nuk plotësohet, derisa të jenë Allahu dhe i Dërguari i Tij më të dashur tek ai, se kushdo tjetër. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Nuk beson ndonjëri prej jush derisa të jem më i dashur tek ai, se prindi i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njerëzit.» (Transmeton Imam Ahmedi, Bukhariu, Muslimi, Nesai dhe ibën Maxheh nga Enes ibën Malik, Allahu qoftë i kënaqur me të).
Mësimi i katërt
Të drejtat ndaj prindërve
O biri im! Sado vështirësi që të hasësh në shërbim të babait dhe nënës tënde, përsëri të drejtat e tyre ndaj teje kanë për të qenë shumë, shumë herë më të mëdha. «Mos u thuaj atyre ndonjë fjalë pakënaqësie e mosrespekti, as mos e ngri zërin (duke u thënë “uf !”) por t‘i drejtohesh atyre me shprehje nderuese e me respekt. Dhe ule mbi ta krahun e nënshtrimit, të mirësisë e të përuljes me mëshirë, dhe thuaj: Zoti im! Dhuro mbi ta përkujdesjen tënde, siç treguan ata për mua, kur unë isha i mitur.» (El-Isra 23-24 ).
O biri im! Shiko foshnjën e vogël dhe dhembshurinë e prindërve të tij për të. Shiko kujdesin e tyre për shëndetin, ushqimin dhe pirjen e tij, natën dhe ditën. Kur ta bësh këtë, ke për ta kuptuar se ç’kanë hequr prindërit e tu për rritjen dhe edukimin tend, derisa u bëre burrë.
O biri im! Ti në këtë kohë, që Allahu të ka dhënë sukses, që unë të të mësoj, vazhdon të lëvizësh në begatinë e babait tënd i cili përkujdeset për ti brenda mundësive të tija, dhe nuk kursehet aspak për ti për atë që ka mundësi. Sikur të mos ishte babai yt, nuk do të kishe mundësi të uleshe në këtë grumbullim mes nxënësve të dijes.
O biri im! Çdo njeri dëshiron të jetë në gradë të lartë, me pozitë të madhe, i dashur tek Allahu dhe tek njerëzit. Madje ç’dokush dëshiron të jetë mbi të tjerët. Por prindi, do që fëmija i tij të jetë në pozitë më të mirë, në gradë më të lartë dhe më krenar se vetë ai. Atëherë si duhet të sillesh me dikë, që të jep përparësi mbi veten e tij dhe dëshiron për ti më tepër se ç’dëshiron për veten e tij?
O biri im! Ruaju dhe bëj kujdes, që të mos i mërzitësh babanë dhe nënën tënde, sepse mërzitja e Allahut është e lidhur ngushtë me mërzitjen e prindërve. Dhe ai me të cilin Allahu mërzitet, ka humbur këtë botë dhe botën tjetër.
O biri im! Bindju babait dhe nënës tënde dhe mos i kundërshto për asnjë gjë. Përveç nëse të urdhërojnë për kundërshtimin e Zotit tënd, se atëherë; «Nuk ka bindje ndaj krijesës në kundërshtim të Krijuesit.» (Hadith Sherif që e ka transmetuar Imam Ahmedi, Hakimi, Bezzari dhe Taberanij).
«Dhe Ne kemi kërkuar nga njeriu (të jetë i përkushtuar dhe i dëgjueshëm) ndaj prindërve të tij. Nëna e tij e mbarti atë me mundime pas mundimesh e vështirësi pas vështirësish dhe dhënia e gjirit është dy vjet, më falëndero Mua dhe prindërit e tu, tek Unë është kthimi i fundit. Por nëse ata të dy përpiqen, që ti të bashkosh në adhurimin Tim, të tjerë për të cilët ti nuk ke asnjë dije, atëherë mos iu bind atyre, por sillu me ta në dynja me dashamirësi dhe ndiq rrugën e atij i cili më kthehet Mua me pendim dhe nënshtrim. Pastaj tek Unë do të jetë kthimi juaj dhe Unë do t‘ju tregoj çfarë keni punuar.» ( Lukman 14-15 )
O biri im! Njeriu që të do më tepër është babai yt, i cili u përkujdes për edukimin tënd në vegjëli, dhe ndoqi rrugën e drejtë për mësimin tënd, derisa u bëre prej nxënësve të diturive fetare. Prandaj, përpiqu t’i pranosh këshillat e tij, sepse ai di më tepër se ti për atë që të ndodh, atë që të sjell dobi dhe atë që të shkakton dëm. Dhe Allahu të udhëzon, të drejton dhe të rregullon.
Mësimi i pestë
Të drejtat ndaj vëllezërve
O biri im! Tashmë u bëre prej nxënësve të dijes dhe ke shokë në mësimin tënd. Ata janë vëllezërit e tu dhe familja jote. Kujdes, se mos dëmton ndonjë prej tyre, apo mos sillesh keq me të.
O biri im! Kur të ulesh në mësim, mos ngushto asnjë nga vëllezërit e tu, madje liroji vend atij që të mund të ulet lirshëm. Dije se ngushtimi i vëllezërve në grumbullimet e tyre ftoh zemrat, mbin urrejtjet dhe ngjall ligësitë. «O ju që keni besuar! Kur ju thuhet të hapni vend nëpër kuvende, (hapuni dhe) bëni vend që Allahu t‘ju bëj vend. Dhe kur ju thuhet të ngriheni, atëherë çohuni pra, që Allahu t‘i lartësoj ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë dije, në grada të larta. Dhe Allahu është i Mirënjohur për gjithçka që ju punoni.» (El-Muxhadilah 11).
O biri im! Kur dikush nga vëllezërit e tu, has ndonjë paqartësi në mësim dhe kërkon nga mësuesi t’ia sqarojë atë, atëherë dëgjo me vëmendje se çfarë do t’i thotë mësuesi në përgjigje, sepse ndoshta gjatë përgjigjes përfiton një dobi të cilën nuk e dije. Bëj kujdes, dhe ruaju se mos thua ndonjë fjalë, që nënkupton nënçmimin e tij, ose që shfaq në fytyrën e tij nënvlerësim të mendimeve të tija.
O biri im! Imam Ebu Hanifes (Allahu qoftë i kënaqur me të) i thanë: Si e arrite këtë dije që posedon? Ai tha: Nuk jam kursyer në ndonjë dobi dhe nuk kam nënvlerësuar asnjë përfitim.
Pra, biri im! Mos ua ngushto vëllezërve të tu rrugën e dijes, kur kërkojnë nga mësuesi i tyre vërtetimin e një çështjeje të cilën nuk e kanë kuptuar tërësisht. Por edhe ti, merr pjesë duke dëgjuar çfarë thotë mësuesi nëse i do të mirën vetes tënde.
O biri im! Vëllezërit e tu janë bashkë me ti në banesë dhe në fjetinë. Prandaj, përpiqu për rehatinë e vëllezërve të tu në banesën e tyre, dhe kur të vijë koha e gjumit mos i bezdis ata duke studiuar dhe përsëritur mësimet. Madje kërkoje rehatinë për ta ashtu siç e kërkon për veten tënde. Kur të çeli drita (agu i parë) dhe të zgjohesh për të falur namazin farz, zgjoji edhe vëllezërit e tu me butësi dhe mirësjellje. Ndiqeni rregullisht faljen duke e falur me xhemat sepse namazi me xhemat është më i mirë se namazi që falet individualisht.
O biri im! Kur ndonjë nga shokët e tu të kërkon ndihmë për një punë që nuk e kryen dot vetë, mos iu kurse atij, por ndihmoje. Bëj kujdes, se mos i shfaq atij shenja që e bëjnë të kuptojë se ti je superior ndaj tij, për shkak të kësaj ndihme.
O biri im! I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Besimtari për besimtarin është si godina, pjesët e së cilës mbështesin dhe shtrëngojnë njëra-tjetrën.» (Transmeton Bukhariu, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesai, të gjithë nga Ebu Musa El-Esh’arij, Allahu qoftë i kënaqur me të).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Thenie te Urta Empty
MesazhTitulli: Re: Thenie te Urta   Thenie te Urta EmptyMon 26 Jul 2010 - 15:26

Mësimi i gjashtë
Edukata e kërkimit të dijes së nderuar
O biri im! Vrapo në kërkimin e dijes me zell dhe dëshirë të zjarrtë. Përpiqu të mos humbasësh asgjë nga koha jote pa përfituar në të ndonjë çështje.
O biri im! Lexoji mirë mësimet që ke në program para se t’i dëgjosh nga mësuesi në orën e mësimit. Nëse ndonjë çështje nuk e kupton, atëherë mos nguro t’ia paraqesësh ndonjërit prej vëllezërve të tu, që të marrësh pjesë me të në kuptimin e saj. Mos kalo nga një çështje tek tjetra para se të përvetësosh mirë çështjen e parë. Nëse mësuesi të cakton ndonjë vend për t’u ulur gjatë mësimit, mos u ul në një tjetër vend. E nëse dikush prej vëllezërve ulet aty, mos u grind me të dhe mos e fyej, por mund ta shpiesh çështjen tek mësuesi yt, që ai ta çoj atë dhe të të ulë ty në vendin tënd.
O biri im! Kur mësuesi fillon të shpjegojë mësimin, mos u merr me diçka tjetër dhe mos bisedo me vëllezërit e tu. Dëgjo me vëmendje dhe përqëndrim atë që thotë mësuesi, dhe mos e ngarko mendjen tënde me diçka tjetër jashtë mësimit. Nëse has ndonjë paqartësi gjatë shpjegimit të një çështjeje, mos nguro, por kërko nga mësuesi me edukatë dhe mirësjellje përsëritjen e saj. Dhe bëj kujdes, mos ia ço zërin mësuesit tënd dhe as mos e shpërfill atë, nëse ai të shmanget e nuk e kthen kokën tek fjala tënde.
O biri im! Kur nxënësi del jashtë kontrollit para mësuesit të tij, atëherë bie vlera e tij tek mësuesi dhe tek vëllezërit, madje ai meriton të edukohet dhe të ndëshkohet për sjelljen e tij të pahijshme.
O biri im! Nëse nuk e respekton mësuesin tënd më tepër se babanë tënd, atëherë nuk ke për të përfituar asgjë nga njohuritë e tij dhe as nga mësimet e tij.
O biri im! Stolia e dijes është thjeshtësia dhe edukata. Kush thjeshtësohet për Allahun, Ai ka për ta ngritur dhe ka për ta bërë të dashur tek krijesat. Ndërsa kush tregohet mendjemadh dhe i paedukatë, Allahu ka për ta bërë të urryer tek njerëzit. Saqë rrallë mund të gjendet ndonjë njeri që e nderon dhe që tregon mëshirë ndaj tij.
O biri im! Nuk ka gjë më të dëmshme për nxënësin e dijes, se mërzitja e mësuesve dhe dijetarëve ndaj tij. Prandaj, bëj kujdes, o biri im, se mos mërzit ndonjë nga mësuesit apo sillesh keq para tij. Sepse e pakta gjë që buron nga mërzitja e mësuesve është ndalimi dhe bojkoti. Pranoje, o biri im, këtë këshillë prej meje dhe përpiqu të fitosh kënaqësinë e mësuesve të tu. Madje kërko prej tyre të luten për ty, që të kesh sukses, se ndoshta Allahu e pranon lutjen e tyre për ty. Kur të jesh vetëm, bë sa më shumë lutje dhe përgjërime tek Allahu i Lartësuar që të të jap dijen e dobishme dhe punën me të, se vërtet Zoti yt është Dëgjuesi i lutjes dhe Dhënës i Madh Bujar.
Mësimi i shtatë
Edukata e leximit, përsëritjes dhe dialogut
O biri im! Nëse do më të mirën, mos e lexo mësimin i vetëm, por zgjidh një shok nga vëllezërit e tu, që të lexosh bashkë me të dhe të të ndihmojë për kuptimin e tij. Kur të kalosh një çështje dhe mendon se e ke kuptuar atë, mos u mjafto me mendimin tënd, por lëje librin mënjanë dhe përsërite atë në vetvete ose me atë person që është bashkë me ty, njësoj sikur ua shpjegon mësimin nxënësve.
O biri im! Sillu mirë me vëllanë që e ke zgjedhur për të lexuar bashkë me të. Nëse e kupton mësimin para tij mos iu mburr atij. Nëse ai të kundërshton në kuptimin e një çështjeje, dëgjoje çfarë ai thotë se ndoshta e vërteta është me të dhe ti e ke kuptuar gabim. Ruaju nga polemika boshe dhe nga triumfi i mendimit tënd kur je në gabim. Sepse dija është amanet dhe kush e ndihmon të kotën ka humbur amanetin e Allahut.
O biri im! Përsëriti sa më shumë dijet që zotëron, sepse sëmundja e dijes është harresa. Mësoje mirë, se në fund të vitit do të provohesh për të gjitha njohuritë e tua, dhe në provim njeriu nderohet kur përgjigjet pozitivisht. Dhe e nënvlerësojnë atë familja dhe vëllezërit e tij, kur përgjigjet negativisht dhe kur ka qenë i shkujdesur gjatë studimit.
O biri im! Bëj kujdes, se mos studimi yt është thjesht mësim përmendësh i fjalëve, pa ditur kuptimin e tyre. Prandaj, syno t’i kuptosh gjërat drejtë dhe t’i fiksosh ato në mendjen tënde. Sepse dija është ajo që ti e kupton dhe jo ajo që e mëson përmendësh.
O biri im! Sa herë që mblidhesh me vëllezërit e tu dhe diskuton me ta për çështjet që njihni, mos ia ndërpre fjalën atij që flet dhe mos u nxito të përgjigjesh para se të sigurohesh. Mos debato për një çështje të cilën nuk e ke studiuar. Mos dialogo pa të drejtë dhe mos shfaq epërsi ndaj atij që dialogon. Mos dil nga tema e dialogut duke e quajtur mendjelehtësi mendimin e bashkëbiseduesit tënd. Mos e plagos atë me fjalë të dhimbshme dhe mos e turpëro kur shfaqet gabimi i tij në të kuptuar.
O biri im! Dialogu mes nxënësve rreth çështjeve të dijes ka shumë dobi. Ai forcon kuptimin, lëshon gjuhën dhe të ndihmon të shprehësh sa më mirë qëllimet e tua. Por kjo nuk të bën dobi tek Allahu dhe as tek njerëzit, vetëm nëse je me moral të lartë dhe me edukatë, larg fjalëve të ndyra. Thuaje të vërtetën qoftë edhe ndaj vetes tënde dhe mos të të pengojë nga e vërteta qortimi i askujt, cilido qoftë.
Mësimi i tetë
Edukata e gjimnastikës dhe ecjes në rrugë
O biri im! Kur të kesh kohë të lirë, ushtrohu edhe me gjimnastikë, që të freskosh gjallërinë tënde për vazhdimësinë e mësimeve të tua. Kur të dalësh për gjimnastikë zgjidh ambjentet që kanë ajër të pastër. Shko me prehje dhe qetësi dhe mos u nxito në ecje. Mos u tall me njeri në rrugë dhe mos qesh me zë, por vetëm buzëqesh.
O biri im! Kur të dalësh për gjimnastikë ose për diçka tjetër me vëllezërit e tu, mos ngacmoni asnjë nga kalimtarët në rrugë. Kujdes, mos u rreshtoni duke zënë rrugën. Nëse rruga është e gjerë ecni dy e nga dy, e në të kundërt një e nga një.
O biri im! Rrugët publike nuk janë pronë e askujt dhe çdo kalimtar ka të drejtë të kalojë në to, prandaj, mos u ngjeshni në rrugë, se kjo nuk është e hijshme për nxënësit e dijes dhe humbet respektin e njerëzve ndaj tyre.
O biri im! Nëse dëgjon zhurmë në rrugë ose sheh një grup njerëzish që rrihen me njëri-tjetrin, mos u përziej me ta dhe mos u afro tek ata. Kjo gjë mund të shkaktojë përbuzjen dhe uljen tënde. Madje ndoshta të akuzojnë për diçka të paqenë.
O biri im! Nëse dikush të shqetëson në rrugë nga masa e gjerë e popullit, ti mos e kthe të keqen me të keqe, por tregohu tolerant ndaj atij që të dëmton, dhe ke për ta parë se Allahu ka për ta ngritur vlerën tënde.
«Shpërblimi për një të keqe është një e keqe e barabartë me të, por kushdo që fal dhe bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu.» (Esh-Shura 40). Me këtë sjellje të bukur na edukoi Allahu në Librin e Tij Famëlartë.
O biri im! Kur të dalësh nga xhamia ose banesa për të blerë diçka për të ngrënë, për të pirë ose për të veshur, mos i përfill provokimet e mendjelehtëve dhe mos ua vër veshin fjalëve të tyre të ndyra. Shmangu sa të mundesh nga ata. Mos debato me shitësit për caktimin e çmimeve. Nëse të pëlqen çmimi bleje mallin, në të kundërt ik me paqe. Bëj kujdes, se mos shkon tek shitësit sa për të kaluar kohën duke mos blerë gjë. Ngase kjo i shtyn ata që të dëgjosh prej tyre fjalë jo të hijshme dhe të mërzitshme.
O biri im! Kur i flet dikujt mos ia ço zërin, por fol aq sa ai të dëgjojë. Fol me fjalë të ëmbla dhe shprehje të mira. Bëj kujdes dhe mos fol fjalë të cilat të ulin vlerën tek ai të cilit po i flet, edhe pse është nga bashkëmoshatarët dhe kolegët e tu. Nëse dikush të flet, dëgjoje me vëmendje dhe mos e prit me ashpërsi dhe mospërfillje. «Dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë.»
Mësimi i nëntë
Edukata e mësimit dhe e uljes me të tjerët
O biri im! Kur të kalosh pranë dikujt, jepi selam me shprehjen e njohur e cila ka ardhur në Sunetin profetik. Të thuash: «Es-Selamu alejkum!» Mos përdor shprehje të tjera të shpikura veç kësaj shprehje. Mos hy në një vend ku janë ulur disa njerëz pa kërkuar leje prej tyre, sepse ndoshta janë duke zhvilluar një bisedë private, që nuk duan ta marrë vesh njeri. Shmangu sa të mundesh nga sjellja si fëmijë me njerëzit, sepse ai që sillet si fëmijë u rëndohet njerëzve edhe nëse është më i dituri i kohës së tij.
O biri im! Kujto veten tënde kur je në shtëpi duke punuar një punë, që nuk do të të shohi njeri, dhe papritur, aty hyn dikush. A nuk të bezdis ai dhe ti dëshiron që të ikë? Po kështu edhe të tjerët bezdisen nga ti, kur hyn tek ata pa lejen dhe pëlqimin e tyre.
O biri im! Kur dikush të fton të ulesh me një grup njerëzish dhe ti je më i vogli në moshë, mos u ul, derisa ata të lejojnë që të ulesh. Kur të ulesh, mos ngushto asnjë nga njerëzit që janë ulur. Mos detyro ndonjë që është ulur, të ngrihet për shkakun tënd. Mos u ul në një vend të veçantë nëse në atë grumbullim është dikush tjetër që meriton më shumë se ti të ulet aty. Kur je ulur në një vend dhe më pas vjen dikush më parësor se ti, atëherë liroja vendin atij para se të urdhërohesh të largohesh prej aty, dhe ke për të parë se respekti ndaj teje në sytë e të pranishmëve do të shtohet.
O biri im! Kur të ulesh tek një grup njerëzish, mos hy në bisedë me ta, derisa ata të të ftojnë në të. Mos fol, kur mes të pranishmëve është dikush më parësor se ti të flasë. Kur të flasësh, fol drejtë dhe mos e tepro duke folur, por fol aq sa duhet për të ngritur faktin. Me të pranishmit, dialogo me edukatë, duke u ruajtur nga rrëshqitjet e pakontrolluara të gjuhës.
Bëj kujdes nga e qeshura me zë në grumbullimet me njerëzit, sepse ajo është prej moralit të ulët dhe ves i palaçove. Pakësoi sa të mundesh shakatë, sepse shakatë e tepërta të humbasin respektin dhe ndoshta të bëjnë të urryer në zemrat e disa njerëzve.
O biri im! Mos u shoqëro me çdo njeri, por vetëm me njerëz të mirë, të ndershëm, të sjellshëm dhe të përsosur. Bëj kujdes dhe mos u përziej me mendjelehtët në shoqërinë e tyre. Bëj kujdes nga uljet ku bëhen përgojime dhe thashetheme. Mos u shoqëro me asnjë rrugaç dhe të prishur. Kujdes nga shoqëria dhe bashkëjetesa me njerëzit e ndyrë, të fëlliqur dhe hipokritë. Morali i keq, përhapet midis shokëve që ulen bashkë ashtu siç përhapet zjarri nëpër dru.
Mësimi i dhjetë
Edukata e ngrënies dhe pirjes
O biri im! Nëse dëshiron të jetosh me një trup të shëndetshëm larg sëmundjeve, atëherë mos fut në stomakun tënd ushqim mbi ushqim dhe ha vetëm nëse je i uritur. Kur të hash, mos e mbush barkun me ushqim. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Nuk ka mbushur biri i Ademit enë më të keqe se barku i tij.» (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, ibën Maxheh dhe Hakimi, të gjithë nga hadithi El-Mikdam ibën Ma’dijkerib, Allahu qoftë i kënaqur me të).
O biri im! Nëse ke nevojë për ushqim, atëherë laji duart dhe përmend emrin e Allahut para ngrënies. Mos e gëlltit ushqimin duke e kapërdirë, por përtype kafshatën duke e bluar me dhëmbë, sepse përtypja e mirë ndihmon tretjen. Ha nga ajo që ke përpara dhe mos i zgjat duart sa andej këndej, sepse është babëzi dhe lakmi e pashuar.
O biri im! Mos u sill si endacakët dhe njerëzit e ulët, mos ha në pazare dhe nëpër rrugë qoftë dhe sa për të provuar, sepse kjo gjë të ul personalitetin dhe vlerat e tua.
O biri im! Ruaju nga koprracia dhe kurnacëria. Nëse ulesh për të ngrënë dhe pranë teje ndodhet dikush që e njeh apo nuk e njeh, ftoje atë të hajë bashkë me ty. Nëse të tepron diçka, jepe sadaka tek nevojtarët. Mos nënvlerëso asgjë nga ajo që jep për sadaka, sepse sadakaja e pakët është diçka që u nevojitet të varfërve. Kur t’i japësh sadaka një të varfëri, mos e lëndo dhe mos e përbuz atë. «Fjalët e dashura dhe falja e gabimeve janë më mirë se sadakaja (lëmosha) e ndjekur me lëndim.» (El-Bekareh 263). “Përpiqu ta fshehësh sadakanë tënde nga sytë e njerëzve sepse sadakaja e fshehtë e shuan inatosjen e Allahut të Lartësuar.” ( Transmeton Taberanij).
O biri im! Ruaju nga ngrënia dhe pirja në enët e papastërta, sepse mund të shkaktojnë sëmundje, të cilat nuk i shëron as ilaçi i doktorit dhe as kurimi i njeriut të mençur.
Mos pi ujë të ndotur me papastërti. Përmend emrin e Allahut para se të pish. Mos pi ujë duke e kapërdirë në stomak pa marrë frymë, por pije me qetësi, pak nga pak dhe tri herë, duke e ndarë secilën herë me përmendjen e Allahut të Lartësuar. Kur të mbarosh të ngrënit dhe të pirët, falëndero Allahun i Cili të ushqeu dhe të dha ujë. Falënderoje Atë për begatitë e Tij të panumërta. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Thenie te Urta Empty
MesazhTitulli: Re: Thenie te Urta   Thenie te Urta EmptyMon 26 Jul 2010 - 15:27

Mësimi i njëmbëdhjetë
Edukata e adhurimit dhe edukata në xhami
O biri im! Bëj kujdes, mos lë gjë mangët në adhurimin e Zotit tënd, sepse Ai thotë në Librin e Tij të Lartë: «Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhindët, veçse të më adhurojnë vetëm Mua. Dhe nuk dua prej tyre ndonjë furnizim dhe as që ata të më ushqejnë Mua. Vërtet që Allahu, është padyshim, Gjithëfurnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Përhershmi më i Fortë.” (Edh-Dharijat 56-58).
O biri im! Përpiqu gjithnjë, ta kryesh faljen farz në kohën e saj me xhemat.
Kur të afrohet koha, shpejto të marrësh abdes dhe mos ngushto njeri në rrugë. Mos e shpërdoro ujin. Kur muezini të ketë thirrur ezanin, drejtohu nga kibla dhe fal sunetet që janë para farzit. Më pas ulu me prehje dhe qetësi, derisa të thirret ikameti. Falu në xhemat me frikërespekt dhe përulje. Dije mirë, se gjatë kohës që falesh po i drejtohesh duke thirrur Zotin tënd dhe duke qëndruar para Tij. Bëj kujdes, nga ngacmimet e shejtanit, nga e qeshura në prani të Mbrojtësit tënd dhe mos e angazho zemrën tënde me diçka tjetër veç thirrjes së Zotit tënd.
O biri im! Pasi të kryesh namazin farz, fal sunetet që janë pas, dhe bëj lutje të mira sa ta shohësh të arsyeshme. Kërko falje prej Zotit tënd, kërkoji Atij të të japë sukses, se Ai është Dhuruesi i të mirave dhe i Dijshmi.
O biri im! Nëse ke mundësi ulu në xhami vetëm duke qenë me abdes sepse xhamitë janë shtëpitë e Allahut. Dhe nuk është prej edukatës të hysh në shtëpinë e Zotit tend, duke mos qenë i përgatitur për adhurimin e Tij.
O biri im! Masa e gjerë e muslimanëve i sheh nxënësit e dijes me respekt dhe u duket e madhe çdo gjë e vogël që buron prej tyre. Prandaj, bëj kujdes, o biri im, që të mos lëshohen gjuhët e masës së gjerë të popullit tek ti. Mos e ço zërin në xhami, sepse këtë gjë kur e bën dikush nga masa e gjerë e popullit është e shëmtuar, por kur e bëjnë nxënësit e dijes është edhe më e shëmtuar. Mos bëj fjalë me asnjë nga vëllezërit e tu dhe mos u grind me asnjë prej tyre. Mos pengo dhe mos ngushto asnjë musliman që të adhuroj Zotin në shtëpinë e Mbrojtësit të tij.
O biri im! Kur dikush nga masa e gjerë e popullit hyn në xhami, është mirë për ti dhe për atë, që të mësojë nga ti edukatën dhe frikërespektin. Dhe jo të harrosh edukatën dhe të ngrihet ai të të këshilloj dhe të të mësojë.
O biri im! Mos e humb vlerën e dijes duke u sjellur keq në shtëpitë e Allahut dhe mos i lësho gjuhët e njerëzve të thjeshtë tek vëllezërit e tu.
Kur të shohësh tek namazlinjtë diçka që e urren, sillu me butësi dhe bamirësi. Nëse do t’u mësosh një gjykim fetar, mos u fol ashpër dhe mos i largo nga kuptimi i fesë. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
Mësimi i dymbëdhjetë
Mirësia e çiltërsisë
O biri im! Përpiqu të jesh i çiltër në çdo gjë kur i flet dikujt, ashtu siç lakmon për veten dhe pasurinë tënde, sepse gënjeshtra është e meta dhe njolla më e madhe.
Ruaju, o biri im, mos njihesh mes vëllezërve dhe mësuesve të tu për gënjeshtar, sepse nuk ka për të të besuar më asnjë në atë që thua, edhe kur flet të vërtetën.
O biri im! Nëse vepron diçka për të cilën meriton një ndëshkim nga mësuesi yt, mos e gënje atë kur të të pyesë dhe mos u përpiq t’ia ngjitësh gabimin dikujt tjetër prej vëllezërve të tu. Se ndoshta zbulohet fakti që ti ke gënjyer dhe atëherë do meritosh ndëshkim të shumëfishtë; ndëshkimin e gabimit, ndëshkimin e gënjeshtrës, e si mund të të shpëtoj ky ndëshkim nga ndëshkimi i Zotit tënd, i Cili di atë që ti fsheh në kraharorin tënd.
O biri im! Me të vërtetë Allahu i ka mallkuar gënjeshtarët në Librin e Tij të Lartë. A të pëlqen të jesh i mallkuar tek Allahu, kur ti je nga nxënësit e dijes fetare?
O biri im! Nëse gënjen një herë dhe shpëton se nuk ka dëshmitar kundër teje, dije se rrallë mund të shpëtosh herët e tjera , kur ka për t’u zbuluar gënjeshtra jote me dëshminë e atij që të pa.
O biri im! Nëse nuk friksohesh nga njerëzit kur i gënjen, a nuk frikësohesh nga Mbrojtësi yt, i Cili i njeh sytë që tradhtojnë dhe atë që fshehet në kraharore?
O biri im! Kur njeriu gënjen një herë, gjuha ka për ta mësuar gënjeshtrën, saqë rrallë mund të jetë e çiltër kur flet apo thotë ndonjë fjalë. Përpiqu sa më shumë që të jesh i çiltër dhe i sinqertë në atë që del prej gjuhës tënde. Bëj kujdes, mos thuaj gënjeshtra edhe nëse të cënohet vetja jote.
O biri im! Kjo është porosia ime për ti! Nëse je prej njerëzve të çiltër ashtu siç duhet të jenë nxënësit e dijes së nderuar, atëherë më jep besën se nuk ke për të gënjyer asnjëherë dhe thuaj: «Mbi mua është besa e Allahut dhe marrëveshja me Të, se nuk kam për të gënjyer asnjë, sa të jetoj», dhe ke për të na shfaqur në ditët që vijnë, se sa e ke ruajtur këtë besë që i dhe Allahut, para mësuesit tënd dhe vëllezërve të tu.
O biri im! Disa njerëz pa moral e përdorin gënjeshtrën për shaka, prandaj, ruaju dhe mos gënje as seriozisht dhe as me shaka. Mësoje gjuhën tënde vetëm me të drejtën dhe me çiltërsinë. Dije mirë, se atij që njihet për çiltërsi dhe sinqeritet në popullin, fisin dhe vëllezërit e tij, i merret fjala për bazë, si fakt pa argument. Madje ka për t’u konsideruar si njeri i drejtë dhe i çiltër tek të gjithë. Prandaj, nëse dëshiron që njerëzit të kenë siguri tek ti, përpiqu të jesh i çiltër në çdo gjë që flet. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë tek e vërteta.
Mësimi i trembëdhjetë
Rreth mirësisë së amanetit
O biri im! Amaneti është mirësia më e bukur me të cilën njeriu stoliset. E kundërta e tij është tradhtia, që është gjëja më e shëmtuar me të cilën njeriu shëmtohet dhe i ulet vlera!
Amaneti, o biri im, është stoli e njerëzve me vlerë dhe dijetarëve. Amaneti bashkë me çiltërsinë janë nga cilësitë e të Dërguarve (salati dhe salami qoftë mbi ta).
O biri im! Ji besnik dhe mos tradhto askënd në nder, në pasuri dhe në asgjë tjetër. Nëse dikush të beson pasurinë e tij, mos e tradhto, por ktheja atë menjëherë kur ai ta kërkojë. Kur ai të beson një të fshehtë të tij, mos e tradhto dhe mos e përhap atë as tek shoku më i sinqertë, madje as tek njeriu më i shtrenjtë që ke.
O biri im! Në banesën tënde ndoshta ka vëllezër që jetojnë bashkë me ti. Ata i lënë plaçkat në banesë sepse mbështeten në amanetin (besnikërinë) tënd. Prandaj, mos e zgjat dorën drejt plaçkave dhe orendive të tyre, në mungesë të tyre dhe mos mundëso askënd t’u afrohet atyre, kur ti je i pranishëm dhe ata mungojnë.
O biri im! Ruaju të mos jesh i akuzuar nga vëllezërit e tu për tradhti. Sepse sa herë që ata të humbasin diçka, do të të akuzojnë ti dhe do ta adresojnë tek ti vjedhjen edhe pse ti nuk ke gisht në të.
O biri im! Ji besnik në çdo gjë, qoftë e vogël apo e madhe. Bëj kujdes dhe mos i pëshpërit vetvetes për tradhti në diçka të madhe apo të vogël. Mos e hap portofolin e vëllait tënd dhe as komodinën e plaçkave të tij në mungesë të tij, për të parë se çfarë ka në to, sepse ky gjest është prej tradhtisë. Mos i spiuno vëllezërit e tu, sepse kjo është prej tradhtisë. Mos i përgjo dy veta që bisedojnë me njëri-tjetrin privatisht, se kjo gjë është prej tradhtisë. Mos e lexo letrën që është në emër të dikujt tjetër, sepse është tradhti.
O biri im! Bëj kujdes dhe mos tradhto për humor. Mos merr fshehurazi diçka nga vëllezërit e tu duke bërë shaka, për t’ia kthyer atij pasi ta kërkojë, sepse kjo gjë i shtyn të tjerët të mendojnë keq për ti dhe të të akuzojnë për gjëra që ti je larg tyre. Ndoshta disa të tjerë i shtyn të mendojnë se ti je person i dyshimtë, e atëherë si do t’ua heqësh këto dyshime nga zemrat e tyre.
O biri im! Mos e tradhto veten tënde dhe mos tradhto asnjë nga njerëzit. Prej tradhtisë ndaj vetes tënde është fakti që kur të pyet mësuesi për të të provuar, ti shikon vjedhurazi në libër, e më pas përgjigjesh sikur ta dije çështjen për të cilën u pyete. Prej tradhtisë ndaj vetes tënde është të ulesh në provim dhe kur nuk e di përgjigjen shikon vjedhurazi në fletën e vëllait tënd, që të shkruash prej saj, ose e pyet fshehurazi që të të tregojë.
Këto, o biri im, janë tradhti, injorancë dhe mashtrim. Ah sikur të ishe injorant, se të paktën nuk do të ishe tradhtar dhe as mashtrues.
Ruaju, o biri im, mos biesh në gjëra të tilla, dhe përpiqu të mësosh dijen dhe të shpëtosh nga tradhtia dhe mashtrimi. Allahu të udhëzoftë dhe të drejtoftë.
Mësimi i katërmbëdhjetë
Rreth mirësisë së ndershmërisë
Ndershmëria, o biri im, është prej moralit të elitës së njerëzve dhe prej cilësive të njerëzve të mirë dhe të devotshëm. Shtyje veten tënde që ta ketë këtë moral, derisa të jetë një dhunti e ngulitur tek ti.
Prej ndershmërisë është që të kënaqesh me atë që ke. Mos ia kurse ushqimin dhe të pirit që posedon nevojtarëve dhe asnjërit prej vëllezërve të tu.
Prej ndershmërisë është të mos shohësh atë që kanë njerëzit në duar. Mos u bë i pangopur e të zgjerohesh në të ngrënë, në të pirë dhe në shijimin e gjërave që e kanë një fund.
O biri im! Prej ndershmërisë është t’i bësh qëndresë vetes dhe epshit tënd. Prandaj, mos iu dorëzo atyre, kur të shtyjnë të kërkosh diçka të shijshme por të shëmtuar. Tek ajo shpejtojnë njerëzit e çrregullt, rrugaçët dhe të ligjtë, ata zhyten në kërkimin e tyre.
O biri im! Ai që e mbush barkun e tij vetëm me bukë është njësoj si ai që e mbush atë me mish, me fruta dhe ëmbëlsira. Asnjë prej tyre nuk mund të futi në stomakun e tij diçka kur është i ngopur. Ndërsa, përfundimi i asaj që hanë të pasurit dhe të varfërit është i njëjtë. Janë ato pisllëqe që dalin nga jashtëqitja.
Pra, o biri im, të jesh i ndershëm dhe të jetosh me ndershmëri. Mos e ndot ndershmërinë e vetes tënde me një kafshatë, shija e së cilës mbaron menjëherë pasi e përfundon atë. Ndërsa pengu i saj do të të arrijë kudo që të shkosh dhe ngado që të drejtohesh.
O biri im! Ndershmëria është kurorë e atij që nuk ka kurorë. Prandaj ruaje kurorën e ndershmërisë sepse të bën të fitosh autoritet dhe respekt tek njerëzit e veçantë dhe ata të thjeshtë. Kur të ecësh në rrugë, ruaju nga të gjitha haramet (të ndaluarat).Mos e ngop syrin me shikimin e grave dhe mos i fol një gruaje që nuk është nga të afërmet e tua. Bëj kujdes, mos veçohesh me ndonjë grua e cila nuk të lejohet të veçohesh me të. Zbatoje urdhrin e Allahut i Cili thotë në Librin e Tij të Lartë: «Thuaju besimtarëve që ta ulin shikimin (nga të vështruarit e gjërave të ndaluara) dhe t’i ruajnë vendet e trupit (nga shikimi, veprimet e paligjshme dhe imorale në marrëdhëniet me to). Kjo është më e pastërt për ta. Vërtet që Allahu është i Mirënjohur për çfarë ata veprojnë.» ( En-Nur 30 ).
O biri im! «Shejtani qarkullon tek biri i Ademit në rrugët e gjakut.» (Transmeton Ahmedi, Muslimi, Ebu Daudi etj.). Ndërsa gratë janë litarët e shejtanit dhe ortaket e tij me të cilat peshkon zemrat e dobëta.
Bëj kujdes, o biri im, mos të mbërthen shejtani në kurthet e tij, dhe më pas të biesh në gjynahet dhe të këqijat më të mëdha.
O biri im! Kujtoje fjalën e Allahut të Lartësuar në Librin e Tij Famëlartë: «Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme (zina me gratë e vajzat e huaja që nuk ju takojnë juve). Padyshim që kjo është kalim i kufijve (poshtërsi) dhe rrugë e keqe.» ( El-Isra 32 )
O biri im! Porosia ime për ti është të ruesh nga mashtrimi i shejtanit, nga epshet dhe kënaqësitë e shpifura, sepse Allahu të sheh kur je vetëm dhe do të të kërkoj llogari për punën tënde.
O biri im! Pranoje porosinë time dhe kujtoje atë, sa herë të të shfaqet ndonjë mendim i keq nga mendimet e shejtanit. Kërko mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar. Drejtohu tek Allahu me dëshirë të sinqertë dhe kërko prej Tij shpëtim nga kurthi i shejtanit dhe mashtrimi i tij. Allahu të ruajtë, o biri im, me ruajtjen dhe përkujdesjen e Tij.
Mësimi i pesëmbëdhjetë
Rreth personalitetit, karakterit dhe krenarisë së vetes
O biri im! Nuk ka mirësi ai person që ka autoritet të ulët, ambicie të ulëta, karakter dhe personalitet të dobët mes popullit dhe fisit të vet. Kur e nënçmojnë zvogëlohet dhe poshtërohet dhe kur e nënvlerësojnë me përulje bëhet frikacak në çështjen e mbrojtjes së nderit të tij.
Tipa të tillë, o biri im, nuk e meritojnë të nderohen duke u adresuar tek nxënësit e dijeve fetare dhe as të jenë prej mbartësve të Sheriatit Islam.
Prandaj, o biri im, ruaje personalitetin tënd, dhe mos e lër veten tënde të vendoset aty ku nuk e meriton. Ruaju nga shoqërimi i njerëzve të ulët dhe nga bashkëjetesa me njerëzit e ligj. Largohu nga gjërat e ulëta dhe mos u bë rob i barkut tënd dhe as rob i kënaqësive të tua.
O biri im! Varfëria ekonomike nuk shihet si mangësi e burrave. Mangësi për burrin është personaliteti i ulët dhe jo pasuria e pakët. Njeriu lavdërohet për punët e mira që bën dhe jo për pasurinë e madhe që posedon.
Prej personalitetit është, të ruash cipën e faqes nga poshtërimi i lypjes, duke u kënaqur me një jetesë mesatare. Të mjaftojnë disa kafshata që të mbash trupin dhe mos lejo askënd të jetë më i lartë se ti në këmbim të kënaqësive të cilat e kanë një mbarim.
Prej personalitetit është t’i shohësh vëllezërit e tu nevojtarë me syrin e respektit dhe dhembshurisë.
Prej personalitetit është fakti që, kur ndihmon ndonjë nga vëllezërit e tu me diçka nga pasuria jote, mos e bë atë vegël për ta nënçmuar dhe poshtëruar.
O biri im! Prej karakterit është ta tolerosh atë që të ka bërë padrejtësi edhe pse mundesh të hakmerresh ndaj tij. Të tregohesh bamirës ndaj atij që të bën keq edhe pse je më i fortë nga ai për t’i bërë keq. Prej karakterit është të flasësh të vërtetën qoftë edhe ndaj vetvetes. Prej karakterit është që të ruash ndershmërinë tënde edhe nëse je i varfër dhe i këputur.
O biri im! Kush nuk është krenar në vetvete nuk e bën krenar as pasuria dhe asgjë tjetër. Krenaria e vetvetes është më e mirë dhe më e lartë se krenaria e pasurisë. Prej krenarisë së vetvetes është të zbukurohesh para njerëzve edhe nëse je i varfër. Prej krenarisë së vetvetes është të mos ia shfaqësh askujt nevojat e tua edhe pse tek ti mund të jetë dikushi. Prej krenarisë së vetvetes është të durosh vështirësitë e jetesës me durimin e të ndershmëve, dhe të mos i ngrish nevojat e tua tek askush përveç Mbrojtësit dhe Ndihmuesit tënd.
O biri im! Prej krenarisë së vetvetes, personalitetit dhe karakterit të lartë, është të mos i bësh padrejtësi dhe të mos poshtërosh vetveten dhe asnjë nga vëllezërit e tu. Madje asnjë nga bijtë e fesë tënde dhe as atdheut tënd prej dheut të të cilit u krijove dhe nën qiellin e të cilit u rrite. I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: «Besimtari për besimtarin është si ndërtesa pjesët e së cilës shtrëngojnë njëra-tjetrën.» (Transmeton Bukhariu dhe Muslimi).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Thenie te Urta Empty
MesazhTitulli: Re: Thenie te Urta   Thenie te Urta Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thenie te Urta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» - Thënie -
» Thënie të Dijetarëve - Muhamed Igball
» Thenie dijetaresh
» Thënie të çmuara nga Dijetarët
» 35 Thenie te Selefeve Tane.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
islami është dritë-
Kërce tek: