Admin Administrator
Numri i postimeve : 8520 Data e regjistrimit : 02/07/2009 Mosha : 42 Nacionaliteti-Sheti : Tetovë-Maqedoni
| Titulli: Thënie të çmuara nga Dijetarët Mon 9 Apr 2012 - 15:37 | |
| 1
| | '' Në historinë e Islamit nuk ka pasur më shumë se gjashtë komentues të ëndrrave, ndërsa sot në secilën lagje kemi me dhjetëra. Në kohën tona janë shtuar ëndrrat sepse ne jemi popull i fjetur''. | 2
| | '' Sikur të mos ishin sprovat, Jusufi a.s do të mbetej i përkëdhelur në prehrin e të atit, por për shkak të sprovave ai u bë ministër''. | 3
| | '' Jetojmë në këtë botë duke i bërë mëkate Allahut xh.sh ditë e natë, thuajse ne e kemi siguruar hyrjen në xhenet. Por po harrojmë se Ademit a.s ju ndalua të qëndruarit në xhenet për një mëkat të vetëm''.
| 4
| | '' Nëse fjala ushqehet nga zemra që i është dorëzuar Allahut xh,sh, merr forcë që është e pamundur ta thyesh''. | 5
| | '' I poshtëruari, bukurin e sheh si sfidë. Torollaku, mençurinë e ka armik. Dështaku, suksesin e sheh si torturë ndaj tij,... e kështu me radhë''. | 6
|
| '' A të ka ndodhur ndonjëherë që të përzihen e qara dhe e qeshura? Mua më ka ndodhur dje kur po i përqafoja fëmijët pas mungesës time për një kohë, ndërkohë që dëgjova një lexues Kurani po lexonte fjalën e Allahut xh.sh: “Atë ditë kur do të ikë njeriu nga vëllai, nga nëna dhe babai, nga shoqëria dhe fëmija”. | 7
| | “Robër janë ata të cilët ikin nga liria, e nëse zotëria i tyre i ndjekë ata kërkojnë zotëri tjetër. Kjo për arsye se ata kanë tej mase nevojë për robëri, ata e kanë edhe shqisën e gjashtë apo të shtatë, shqisën e përuljes, e që patjetër duhet ta ngopin. E nëse askush nuk i skllavëron ata në shpirtrat e tyre do të ndihen të nënçmuar, bien në pragje duke u zvarritur dhe as që presin ndonjë shenjë me gisht nga zotëria i tyre për të rënë në ''.
| 8
| | "Bëhuni si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon frute''. | 9
| | ' Umeti i mbyllur është një grumbull zerosh të pavlera. Por nëse Allahu xh,sh ua dërgon një që besimtar të sinqertë, thirrës në rrugën e Allahut xh,sh, njohës të fesë dhe metodave të thirrjes, atëherë ky grumbull zerosh do të bëhet milion e miljardë kur para tyre vie njëshi”. | 10
| | "Qetësia e besimtarit fillon me vdekjen e tij, ndërsa për pa besimtarët fillon lodhja me vdekjen e tyre''. | 11
| | "Nuk është frikë nga Allahu xh.sh të qarit, por frikë nga Allahu xh.sh është të larguarit nga mëkati duke pasur mundësi ta bëni, thotë Allahu xh.sh “E për atë që i frikohet Allahut xh,sh do të ketë dy xhenete”. | 12
| | ''Me të vërtetë pasuria është një rob i sinqertë, por ajo di të jetë edhe zotëri i keq. Është rob i yti nëse e shpenzon, por nëse e grumbullon dhe mërzitësh për të, atëherë do të ankohet për ty, do te të sëmurë sepse ti je bërë rob i saj''. | 13
| | '' Sikur te hynte secili prej nesh në zemrën e tjetrit do t’i vinte keq për të''. | 14
| |
Kush mbështetet në pasurin e tij, do t’i pakësohet!Kush mbështetet në pushtetin e tij, do të nënçmohet!Kush mbështetet në mendjen e tij, do të humbet!Kush mbështetet në diturin e tij, do të devijon!Kush mbështetet në njerëz, do të lodhet!E ndërsa kush mbështetet në Allahun xh.sh as nuk do të pakësohet, e as të nënçmohet, as nuk do të humbet e as të devijohet, e as nuk do të lodhët''.
| --
| Punoi:Ilaz Salihi
| Marur nga webfaqja:mesazhi.com Shqipëroi: Artan Musliu |
| |
|