A është dashuria haram?
Pyetje: Jam një vajzë e re, e dua një djal të moshës gjashtëmbdhjetë vjeqare. Ai nuk e din që unë e dua atë, për këtë ai nuk më do mua. Pra, a është kjo dashuri haram? Allahu ju shpërbleftë.
Përgjigja: Falënderimi i takon Allahut, i cili na ka lejuar të mirat dhe na ka ndaluar të këqijat. Paqa dhe mëshira qofshin mbi mësuesin e njerzimit, të dërguarin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.
Tek bija ime pyetëse: Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve barakatuhu:
Fillimisht falënderoj dhe çmoj lartë besën dhe lidhjen tënde me ne përmes faqës.
Bija i me e dashur: E lexova letrën tënde herë pas here, dhe me gjithë realitetin e sinqeritetin tim u ndala para saj duke pyetur e thënë: Kush e ka shtyer këtë lule të njomë e të bukur që të zhytet mbrapa kësaj vale deti shkatërruese, e cila nuk kujdeset për virtyte, vlera, moral e as nderë që e quajnë “Dashuri”?
Bija ime, ti je akoma në fillim të rinisë dhe jetën e ke përpara e të hapur e ajo dëshiron prej teje që t’ia futësh gjithë atë që posedon nga fëmijëria, e cila akoma vazhdon e i ka gjurmët në ty. Andaj, mos e ndotë jetën dhe fëmijërinë tënde të pastërt me këtë ndytësirë e fëlliqësirë që e emërtojnë “Dashuri”.
Bija ime, do ta parashtoj një pyetje dhe dëshiroj të më përgjigjesh me relitet dhe besnikëri. Nëse dëgjojnë familja jote për dashurinë tënde ndaj këtij djaloshi si do të jetë reagimi i tyre ndaj teje?
Përgjigja është e thjeshtë dhe e ditur. Ata do të reagojnë ndaj teje me rrahje, fyerje e burgosje (në shtëpi) apo lloje tjera të dënimit dhe edukimit. Përse? Athua vallë, për faktin se të urrejnë ty? Jo. Apo se ata nuk ta dëshirojnë të mirën? Jo. Apo se ata janë armiqët tu? Jo. Atëherë pra përse ata veprojnë kështu kudër teje kur dëgjuan dhe moren vesh për dashurinë tënde ndaj këtij djaloshi? Përshkak se kjo rrugë është rruga e shejtanit. Atëherë, a është rruga e shejtanit haram a po hallall? Përgjigja është se: Rruga e shejtanit është haram dhe e shëmtuar. Pra, kjo dashuri që po imagjinon ti ndaj këtij djaloshi është haram dhe nuk e kënaq Allahun (subhanehu ve tela).
Pyetje tjetër: Përse ti na e dërgove këtë pyetje? Përshkak se kjo çështje ne ty është e dyshimtë? Sikur të ishte hallall kjo vepër (e shëmtuar) nuk do të na i dërgojshe këtë pyetje. A e pyet dikend se a të famlem apo jo. Apo të ushqehem apo jo? Apo…apo… Mirëpo ti nuk pyet për një çështje përveçse është haram a po ke dyshim në të. A mundesh ta tregosh a po të shfaqësh haptazi se ti e dashuron këtë djal? Përse jo? Përarsye se kjo vepër është haram. Pejgamebri (sal-allahu alejhi ve sel-lem) thotë: “Mëkat është ajo që ka depërtuar në zemrën tënde dhe e urren që ta din atë nejrëzit.” (transmeton Muslimi 2553 nga Nuvas bin Seman (radijallahu anhu).
Bija ime: Kjo dashuri që ti ke rënë dhe je sprovuar me të është haram. Pra, largohu nga kjo rrugë. Jeta është para teje dhe e hapur, ardhmëria jote inshallah është e mirë dhe e pastërt. Jeta para teje është e gjatë, e unë do ti them disa këshilla dhe kërkoj prej teje që ti pranosh ato sikurse nga babai yt që të këshillon:
1 Merr lexo histori dhe fragmente nga jeta e gjeneratave të para (Allahu qoftë i kënaqur me ta)!
Dëgjo e kaseta të dobishme Islame (ligjërata fetare)!
Uljen e shikimin tënd, mos shiko programe satelitore në TV dhe largohu muzikës!
Kërko falje shumë herë nga Allahu (thuaj ESTAGFIRULLAH), mos u largo permendjes se Allahut (thuaj: Subhanallah)!
Fale namazin me kohë dhe mos e le atë kurr!
Shoqërohu me shoqe devotshme dhe të udhëzuara, e nëse mundesh të njoftohesh me ndonjë motër prej thirrëseve e të ulesh para saj që të mësosh diturinë që është gjëja me e vlefshme për ty e për çdo kend në këtë botë dhe në atë të amshueshme.
Mëso! Mundohu të jeshë e sukseshme dhe mos u merr me diç tjetër që të largon nga mësimi.
Kujdesu ndaj prezentimit në ligjërata dhe mexhliset e dobishme Islame.
Me shtimin e duasë në mënyrë që Allahu të udhëzon në rrugë të drejtë e të mirësisë dhe të largon nga e keqja.
Largohu nga vendet ku është prezent ky djalosh dhe nga të tjerët përveç tij.
Mbushe zemrën tënde me dashuri ndaj Allahut (subhanehu ve tela) dhe Pejgamebrit (sal-allahu alejhi ve sel-lem) dhe me dashuri ndaj sahabëve të ndershën (radijallahu anhum) se ky është shpëtimi në këtë botë dhe në atë të amshueshme.
Kjo është e gjitha që kisha për ty, Allahu e di më së miri.
Shpresoj që Allahu të na mbrojë neve dhe juve dhe të gjithë muslimanët nga e keqja dhe të na lehtësojë rrugën për në të mirë dhe bëmirësi.
Ve sal-allahu ala nebijina Muhamed ve ala alihi ve sahbihi ve sel-lem.
Përktheu:
Halid bin Husejn bin Abdurrahman