Hudbe
Afet Beadini
30.04.2010
Të mbajturit zi (pikllimi për të vdekurin) dhe vajtimi është Haram
DISA NGA TRADITAT NË LIDHJE ME CEREMONIT NË RASTET E VDEKJES
Falënderimet i takojnë vetëm All-llahut, Atij i mbështetemi, udhëzimin dhe faljen e Tij kërkojmë. O Zot na mbro prej sherrit të vetes tonë dhe veprave të ulëta,Atë që e udhëzon All-llahu ai është i udhëzuar e atë që e humb askush nuk e udhëzon. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi a.s. është i dërguari i Tij.
Padyshim fjala më e vërtetë është libri i All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit a.s., punët më të këqija janë risitë, çdo risi është humbje , e humbja të shpie në zjarr.
‘’ O ju që besuat, keni frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!’’ [ Al Imran, 102],
’O ju Nisa, 1],
‘’ O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të All-llahut dhe thuani fjalë të drejta.
Ai (All-llahu) iu mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.’’ [ el Ahzab, 70,71]
Xhemat i nderuar ne gjithmonë nëpërmjet ligjeratave tona mundohemi që të folim për ata probleme dhe tradita që janë prezent në mesin tonë të cilat janë në kundërshtim më rregullat islame, me qëllim që të afrohemi sa më afër islamit dhe të shpëtojmë prej të dënimit të caktuar për veprat e tylla në këtë dhe në botën tjetër. Çdo temë që e folim, nuk është e rastit, sepse për çdo ligjerat kemi shkak. Disa tradita, harame që janë më prezenet në mesin tonë here pas heri na japin shkak që të folim përsëri për të njejtat probleme. Njëra nga ata probleme, haram për të cilin kemi folë disa herë me radhë, por e njejta traditi nuk ka asnjiçfar përmisimi është të mbajturit zi për të vdekurin, të mbajtur zi me muaj me vite e disa si më të mençur tërë jetën, njetë sin ë kohën e xhahilijetit, në periudhën para përhapjes së islamit.
Xhemat i nderuar! Islami na tregoi nëpërmjet Kuranit famëlartë qëllimin e jetës dhe vdekjes. Ne Pasi kemi thënë La ilahe ilallah pasi I kemi besuar All-llahut xh.sh duhet të punojmë ashtu siç na përosit Ai dhe këtu më nuk ka vendë të shprazët që të plotësojmë me diçka qe eshte tradite ne mesin tone, apo dëshirave dhe knaqësive tona. Feja e Zotit feja islame është e kompletuar, por çdo pyetje të jetës së njeriut. Po bile edhe por ceromonit në rastin e vdekjes dhe pas saj.Dike u nisur nga ky fakt ise njeriu që beson në All-llahun xh.sh, dhe që e quan veten musliman , nuk I lejohet që në rastin e vdekjes së ndonjërit nga antarët e familjes, që të qajë apo të vajtojë, se me këtë veprim dënohet I vdekuri për shkak nesh. Muslimanit I lejohet që të qaj në rastin e vdekjes së të afërmëve të vetë e cila gjë është shum normale, por nuk I lejohet të qaj me zë dhe të vajtojë. Për ate edhe Muhamedi a. thotë:
ا ن لمية يعذ ب ببعض بكا ء اهله عليه
Me të vërtet I vdekuri dënohet (në varr) përshkak qarjes,vajtimit të familjes së tij për të.
Xhemat i nderuar ! Përse I vdekuri të dënohet përshkak nesh? A thua vallë pak I ka njeriu hallet e veta në momentin e vdekjes. Përse ta ngarkojmë edhe ne me dënim . A jemi musliman? Muslimanit nuk I lejohet që të qajë dhe të vajtojë në rast të vdekjes,
Pse? Sepse All-llahu xh.sh thotë : çdo shpirtë do ta shijoje vdekjen dhe tek Ne do të ktheht. Vdekje është caktim I Zotit dhe ne si robë të Tij nuk kemi të drejtë që të përzihemi dhe të këndërshtojmë vullnetin dhe caktimin e tij.
Vdekjen besimtari duhet ta pranojë me sabër, ashtu siç vepronte Muhamedi a.s dhe shokët e tij të cilët duhet ti kemi shembull. Atyre kur u ndodhte ndonjë e keqe, vdekje, fatëkeqësi ata nuk qajnin, nuk vajtojshin por thonin: INA LILAHI VE INA ILEJHI RAXHIUN Ne jemi të All-llahut dhe te ai do të kthehemi. Se si duhet ta pranojë vdekjen do të përmendim një rastë që tregohet në historinë islame.Në vitin 624 në Luftën e Uhudit u hapë lajmë se në këtë luftë qenkan vrarrë shum musliman, po bile dikush thonte se edhe Muhamedi a.s është vrrarë në këtë luftë. Prandaj të gjithë gratë dolën jashta Medines që ti presin ushtarët, të afërmit e tyre që ktheheshin nga lufta.Një grua I cilia I kishte në luftë babën, burin dhe djalin e takojë një ushtarë që po kthehej prej lufte dhe e pyeti?
A është duke ardhë me ju Baba im?
Ushtari I tha: Më vjenë keqë po Babai yt është vra në luftë?
Po a është duke ardhë me ju buri im?
Ushtari përsëri I tha: Më vjenë keqë po burri yt është vra në luftë?
Po a është duke ardhë me ju djaili im, nuk akm fëmijë tjerë vetë atë e kam?
Ushtari përsëri I tha: Më vjenë keqë por edhe djali yt është vra në luftë?
Po Muhamedi a.s a është mirë?
Ushtëari iu përgjigjë:” Muhamedi a.s është gjallë. Kur dëgjojë se Muhamedi a.s është gjallë tha: Elhamdulilah. Pasi Muhamedi a.s është gjallë më lehtë do ti kalojë këto dhembje.
Xhemat I nderuar! Kjo grua I humbi personat më të afër dhe më të dashur: babën, burin dhe djalin dhe përsëri tha
- e falemenderojë All-llahun .
Nuk qajti nuk vajtojë nuk u çmend . A e dini pse xhemat I nderuar. ? Sepse ishte besimtare e vërtet dhe besonte se vdekja është caktim I Zotit dhe në të nuk mund të ndryshojmë asgjë përveç se të pajtohemi me caktimin e Tij dhe të bëjmë sabër.- Durim
Prandaj xhemat I nderuar përderi sa edhe ne e quajmë veten musliman këtë besimtare duhet ta kemi shembull dhe dhe në raste të vdekjes të bëjmë sabër të mos qajmë, të mos vajtojmë, sepse me këtë vepër nuk fitojmë asgjë tjetër për veç gjinaheve dhe ia shtojmë dënimin azabin në varr të vdekurrit.
Pikllimi për të vdekurin
Poashtu në vendin tonë ekzistonë një traditë shum e e keqe dhe njerëzit pas vdekjes I mbajmë zi me muaj, me vite , po bile dikush edhe tërë jetën. Edhe kjo traditë nuk ka vendë në islam dhe është në kundërshtim me rregullat e islame dhe me porositë e Muhamedit a.s Çdo njeri mund të ketë pikllim – të mbaj zit ë vdekurin vetëm tre ditë, ndërsa gruaja ka të drejtë për burrin të mbajë zi 4 muaj e 10 ditë, duke u bazuar në hadithin e Muhamedit a.s që e transmentonë Buhariu dhe Muslimi:
'' Asnjë grua që besonë në All-llahun xh.sh dhe në ditën e Gjykimit nuk I lejohet të mbajë zi dhe të japë shenja pikllimi për të vdekurin e vetë më shumë se tre ditë. Vetëm gruaja pas vdekjes së burrit do të mbajë zi 4 muaj e 10 ditë "
Xhemat I nderuar kështu na porosit Muhamedi a.s, por ne përsëri e punojmë të kundërtën. Vdes baba apo nënëa ne e mbajmë zi me vite. Deri sa ka qenë gjallë ati nuk kemi lënë gjë të keqe pa mos ua thënë, nuk e kemi nderuar, me mijra here e kemi hidhruar. Dhe pas vdekjes I mbajmë zi me vite. Sa më duket xhmat I nderuar ne I duam babën apo nënën më shum mbas vdekjes, se sa kur jane gjallë. Të gjithë themi se jemi musliman, por përsëri veprojmë kundër urdhërave të Zotit. Nuk mund ta nderojmë dhe ta respektojmë babën apo nënën duke e mbajtur zi, por ata respektohen deri sa janë gjallë. Nëse në ndodhën ndonjë vdekje në familje, më në atë shtëpi me vite nuk mund të ketë gzim apo darsëm sepse mbajnë zi. Nëse e prishim zin do të dëgjojmë nënçmime të ndrishme nga njerzit me besim të dobët, si nuk patën mbare , si nu erdhi gjinah, sa shpejtë e haruan të vdekurit etj.
Ndërsa fatkeqësia ma e madhe është se disa injorantë të mbajturin zi (pikllimin) e lidhin me fenë, dueke menduar se isalami na obligonë të veprojmë kështu.të bajmë zit ë bëhemi të vdekur duke qenë gjallë.
Xhemat I nderuar nëse dikush me të vërtet e don të vdekurin e vetë nuk do ta mbajë zi më shum se tre ditë. Nëse e mbanë zi më tepër se tre ditë ky personë me të vërtet nuk e dashka të vdekurin - prandaj edhe e bën azab dhe e dënon edhe më shum në varr të vdekurin për të cilin mban zi –pikllim, pasi Muhamedi a.s na tregonë se I vdkuri donohet ne varr për shkak pikllimit tonë për të.
Duke mbajtur zi ata më shum I ngarkojmë me gjinahe, por edhe vetveten tonë sepse punojmë kundër rregullave islame.Nëse me të vërtet e duam babë dhe nënën kemi mundësi që edhe pas vdekjes së tyre të bëjmë vepra të mira dhe të dobishme për ata se sa ti mbajmë zi. Më mirë do të ishte që ti lutemi All-llahut xh.sh për ata sepse çdo njeri ka nevojë për mëshirën e All-llahut se sa ti mbajmë zi.
EBU ESID INBNI MALIKU r.a na tregonë së në një rastë duke qëndruar të Muhamedi a.s erdhë një njeri prej fisit BENU SELEME dhe tha : O I dërguari I Zotit a jamë I detyruar që të bëjë ndonjë të mirë prindërive të mijë pas vdekjes së tyre? Muhamedi a.s I tha Po. Ti lutesh A-llahutxh.sh që ti mbulojë me të mira e tij dhe ti pranojë veprat e mira të tyre, ti lutesh që tua falë gabimet e tyre, ty kryesh porositë e tyre dhe di duash dhe ti nderojshë shokët dhe familjen e tyre.
Xhemat I nderuar në këtë hadith shohim se Muhamedi a.s nuk e prositi që të mbaje zi. Se sa është e dobishme që ti lutesh All-llahut xh.sh që tua falë të vdekurit e shohim nga një hadith tjetër në të cilin Muhamedi a.s thotë: Në ditën e gjykimit ndonjë njeri do ta mbulojnë të mirat-sevabet sikur kodrat. Njeriu do tëp yes nga janë këto të mira, Atëherë do ti thuhet këto janë sevabe prej lutjes së fëmijve tu që I janë lutur All-llahut xh.sh që të ti falë mëkatet. Mbani mend këto janë sevabe prej lutjes e jo prej të mbajturit zi.Prandaj xhemat I nderuar të largohemi prej traditave jo islame , ti frikohemi All-llahut xh.sh dhe të punojmë ashtu siç na porosity ai.
Afet Beadini
30.04.2010