Ushtria çirimtare konfirmon vdekjen e tij nga të shtënat e armëve .. Regjimi thotë se ai ka vdekur nga një atak në zemër.
Mes informacionit të lëshuar nga autoritetet siriane, dhe ato që njoftohet nga Ushtria e Lirë Siriane, mbi shkaqet e vdekjes të menaxherit të zyrës private të Presidentit Beshar Asad, gjeneral majorit Muhammed Khair Osman, ende janë të panjohura. Lajmi i vetëm i sigurt është, se Osmani vdiq dhe u varros në vendlindjen e tij "Kudsaya" në periferi të Damaskut, sipas asaj që raportouan faqet e regjimit.
Në njërën anë, një oficer komandues nga ushtria çlirimtare, bënë të ditur se vrasja e Osmanit, duke theksuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij, janë ende janë të panjohura. Informatat që kemi në dispozicion deri më tani, janë vetëm ato se ai është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e largët, ku më pas është dërguar në spital, ku edhe ka vdekur. Sipas faqes së internetit të opozitës siriane, thuhet se ushtria çlirimtare e intelegjencës ka arritur të vriste gjeneral majorin e theksuar, të mërkurën.
Në anën tjetër, mediat e regjimit e mohojnë lajmin, duke theksuar se “gjenaral majori Osman ka vdekur nga vdekja natyrale, dhe shkas ka qenë sulmi në zemër, dhe pas dërgimit në spital, ai kishte vdekur”.
/Mesazhi/Sh.Hulaj