Temat |
---|
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 18 ... 36 |
Lajmet Ditore Britani: Filmi “Zonja e Qiellit” nxjerr muslimanët në protesta Filmi për Fatima-n e Profetit që ka “ndezur gjakrat” Rrjeti britanik i filmave Cineworld njoftoi sot se ka tërhequr... |
Pengesë për përpjekjen e Finlandës(si dhe të Suedisë) për t’u anëtarësuar në NATO – e vetmja gjë ndoshta – është që në fillim Turqia dhe kërkesat e Presidentit të saj, Tajip Erdogan.Po çfarë arme kanë finlandezët në duar për t’iu përgjigjur Turqisë? Bojkot i mallrave turke. |
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) deklaroi se shtatëdhjetë vaksina të koronavirusit janë në zhvillim në të gjithë botën, por tre versioni janë tashmë në prova klinike. Sipas OBSH, të parët në liste janë CanSino Biologics Inc, në Hong Kong dhe Instituti i Bioteknologjisë i Pekinit, të cilët së bashku po zhvillojnë një vaksinë eksperimentale, e cila është në fazën e dytë të provave . Dy vaksinat e tjera që po testohen te njerëzit, janë duke u zhvilluar veçmas nga prodhuesit amerikane Moderna dhe Inovio... |
Ekonomia globale do të tkurret me 3% këtë vit për shkak të efekteve të pandemisë, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN e përshkroi rënien e ekonomisë globale, si më të keqën që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. Sipas FMN-së pandemia e ka zhytur botën në një “krizë si asnjë tjetër”. Fondi shtoi se nëse kjo situatë do të zgjasë, atëherë do të vihet në test aftësia e qeverive dhe bankave qendrore për të kontrolluar krizën. Gita Gopinath, kryesuesja e ekonomistëve... |
Italia ka publikuar raportin ditor sa i përket viktimave dhe të prekurve me Koronavirus. Pas një ulje që bëri para dy ditësh ku u shënuar 431 viktima sot është dita e dytë radhazi që ky numër rritet. Ditën e djeshme kishin 566 viktima ndërsa sot ky numër ka shkuar në 602. Teksa numri i rasteve të reja ka rënë nga 3153 që ishte dje në 2972. Numri total i të vdekurve ka shkuar në 21067 ndërsa i të shëruarve 37130. Ulje ka pësuar edhe numri i personave që janë në gjendje kritike duke... |
Një grup femrash në Londër, u kap nga policia teksa bënin një piknik, pavarësisht se koronavirusi po gjen terren gjithnjë dhe më shumë në Britaninë e Madhe. Ditët e fundit, britanikët janë parë duke thyer karantinën dhe kanë dalë “plazheve” dhe “lëndinave”, por kjo ka ndodhur edhe pse temperaturat kanë qenë të larta. Së fundmi, meterologët kanë parashikuar ulje të ndjeshme të temperaturave, nga 25 gradë celsius që ka qenë këto ditë, në ditët në vazhdim pritet të shkojnë në 13 gradë... |
Gjermania ka arritur të ngadalësojë përhapjen e rasteve të reja të koronavirusit të ri (COVID-19) por shpërthimi është larg nga kontrolli, njoftoi sot agjencia e ketij vendi për kontrollin e sëmundjeve, transmeton Anadolu Agency (AA). Duke folur në një konferencë për media në Berlin, profesori Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch (RKI) tha se shifrat e fundit treguan se masat e izolimit janë duke dhënë rezultate. “Mund të vërejmë disa tendenca pozitive por nuk mund të themi... |
Ministrat e Financave të Eurozonës pas një diskutimi prej rreth 20 orësh dje janë dakorduar për një pako shpëtimi prej 540 miliardë euro për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). Presidenti i Eurogroupit, Mario Centeno, në një konferencë për media pas përfundimit të telekonferencës së përbashkët, tha se plani i shpëtimit ka tre shtylla. Centeno do t’u ndihmojë punëtorëve, bizneseve dhe sistemeve shëndetësore të vendeve anëtare. Skema afatshkurtër për... |
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanja regjistron numrin më të ulët të vdekjeve nga COVID-19 në disa javë April 10, 2020 Ministria e Shëndetësisë së Spanjës ka informuar se janë regjistruar 605 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), që është shifra më e ulët që nga 24 marsi, transmeton Anadolu Agency (AA). Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend është rritur në 15.843. Gjithashtu janë regjistruar 4.576 raste të reja... |
Drejtori i një spitali në Wuhan, që luftoi pandeminë e koronavirusit, thotë se ai beson se nuk ka thuajse asnjë shans që të ketë një rikthim në shkallë të gjerë të epidemisë, por paralajmëron për shpërthime të vogla dhe sporadike. Ndërkohë, zyrtarët në vend thonë se Wuhani mund të kthehet tërësisht në normalitet muajin e ardhshëm, pasi rastet tani kanë rënë në mënyrë drastike. “Mund të ketë raste sporadike të virusit në vijim dhe mund të ketë edhe ndonjë shpërthim të vogël, të lokalizuar,... |
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka kerkuar nga qeveria që tia ndajë BFI-së pjesën e saj të ndihmave. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar mundësinë për tërheqje të apeleve të BFI-së për epideminë, transmeton Gazeta Lajm. Situata do të dalë nga kontrolli, do të bëhet këtu Bangladesh, ka thënë Rexhepi. |
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani tejkaloi shifrën 2.000 ndërsa numri i rasteve të konfirmuara tani është pothuajse 110 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA). Firma e analizës së të dhënave Risklayer dhe Instituti i Teknologjisë Karlsruhe që përpilojnë të dhëna në kohë reale nga afro 400 autoritete lokale, raportuan për 207 vdekje të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.017. Me 4.284 raste të reja, numri i pacientëve... |
Bashkimi Evropian do të zgjasë kufizimet e udhëtimit deri në mesin e muajit të ardhshëm, njoftoi sot Komisioni Evropian për masat emergjente që synojnë të frenojnë përhapjen e koronavirusit. Në mes të muajit marsit, BE vendosi të mbyllë kufijtë e jashtëm për të gjitha udhëtimet që nuk janë të nevojshme për një muaj, kryesisht në përpjekje për të parandaluar që 27 shtetet anëtare të mbyllnin kufijtë brenda zonës së udhëtimeve evropiane për të frenuar përhapjen e COVID-19, transmeton Reuters. |
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se “Turqia në pandeminë COVID-19 është një prej vendeve më të përgatitura falë ndryshimeve dhe transformimeve që ka bërë në 18 vitet e fundit, shkruan Anadolu Agency. Në paketën e kiteve higjienike që janë përgatitur për t’u shpërndarë falas për qytetarët 65 vjeç dhe më lart nën koordinimin e Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë në kuadrin e masave kundër COVID-19, është përfshirë edhe një letër që presidenti Erdoğan ka shkruar... |
Evropa po jep shenja të reja shprese lidhur me pandeminë ndërsa numri i përditshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Spanjë, Itali e Francë po ulet. Vdekjet si pasojë e koronavirusit dhe rastet me të infektuar vazhduan të bien edhe gjatë ditës së hënën në Spanjë, megjithëse autoritetet paralajmëruan mbi një shtrembërim të mundshëm të shifrave nga një raportim më i ngadalshëm gjatë fundjavës. Ministria e shëndetësisë njoftoi 637 raste të tjera vdekjesh në 24 orët e fundit, numri më i ulët i vdekjeve... |
Nesër do të mblidhen në Luksemburg ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilët do të përgatisin draftin me konkluzione për çështjet kryesore në agjendë. Drafti u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit, shkruan topchannel. Këshilli Evropian ka zbardhur edhe agjendën e takimit të ministrave të Jashtëm, që zhvillohet nesër. Procesi i zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të jenë në krye të agjendës. Diskutimi do të bazohet në konkluzionet... |
Parlamenti britanik ka vazhduar me seancat me hapje shtetërora para negociatave kyçe me Bashkimin Evropian (BE) për Brexit-in, raporton Anadolu Agency (AA). Mbretëresha Elizabeth dorëzoi programin e qeverisë së kryeministrit Boris Johnson në Dhomën e Lordëve, duke hapur zyrtarisht parlamentin me fjalimin e saj. Fjalimi i saj përfshinte politika rreth krimit, shëndetësisë, mjedisit dhe Brexit-it. “Prioriteti i qeverisë sime gjithmonë ishte që të sigurojë ndarjen e Mbretërisë së Bashkuara nga... |
Gjykata Supreme e Spanjës dënoi nëntë liderë separatistë të Katalonjës, me burgim duke nisur nga nëntë deri në 13 vjet për rolin e tyre në referendumin e pavarësisë të zhvilluar në 2017-tën. Veç kësaj, disa prej të akuzuarve u shpallën fajtorë për shpërdorimin e fondeve publike. Tre ish-politikanë të tjerë morën dënime për mosbindje. Në mes të shtatorit, dy vjet më parë, qindra mijëra katalanas dolën në rrugë për të kërkuar pavarësinë e rajonit të tyre. Ish kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy... |
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se askush nuk duhet të presë që forcat amerikane të përballen me “Turqinë anëtare të NATO-s” në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA). “A mendojnë vërtet njerëzit se duhet të shkojmë në luftë me Turqinë anëtare të NATO-s?” pyeti Trump retorikisht në Twitter. “Luftërat e pafundme do të mbarojnë”, ka shkruar presidenti amerikan. Trump tha se grupi terrorist PKK/YPG “mund jetë duke liruar” disa anëtarë të... |
Presidenti i Kinës ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se çdo përpjekje për ndarjen e Kinës do të përfundojë në “trupa të copëtuar dhe eshtra të kthyer ne pluhur”. Komentet e presidentit Xi Jinping erdhën gjatë një vizite shtetërore në Nepal të dielën, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV. Ai nuk përmendi asnjë rajon të veçantë por fjalimi i tij u pa si një kërcënim për Hong Kong, ku protestat kundër Pekinit vazhdojnë prej muajsh. Tubimet paqësore në Hong Kong shpërthyen sërish në... |
Çmimi Nobel për Ekonominë për vitin 2019 i është dhënë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer. Tre ekonomistët kanë marrë çmimin e rëndësishëm për qasjen e tyre në luftën kundër varfërisë globale që bazohej në eksperimente të krijuara me kujdes që kërkonin përgjigje për pyetje specifike të politikave botërore. “Fituesit e këtij viti kanë prezantuar një qasje të re për të marrë përgjigje të besueshme në lidhje me mënyrat më të mira për të luftuar varfërinë globale,” thanë organizatorët... |
Një burrë i ofroi ëmbëlsirë në rrugë për ta joshur dhe e shiti në një familje tjetër Një burrë në Kinë është bashkua me familjen e tij vetëm 21 vite pasi u rrëmbye nga një trafikant njerëzish. Ai u rrëmbye ndërsa po shkonte nga shtëpia në shkollë dhe u shit në një... |
Ligjbërësit e Bashkimit Evropian miratuan të mërkurën një ligj që do të lejojë britanikët që të lëvizin pa viza edhe pse nuk ka marrëveshje për Brexit. Vendimi është marrë pavarësisht mosmarrëveshjes së ashpër mbi statusin e Gjibraltarit. Komiteti i drejtësisë i Parlamentit Europian miratoi... |
Deri në 3000 vdekje në vit si pasojë e gabimeve të mjekëve në Zvicër Se profesioni i mjekut është i rëndë dhe shumë stresues, është një gjë që dihet. Por me kalimin e kohës, puna e mjekut po bëhet edhe më kërkuese. Këtë e tregojnë të dhënat nga platforma Remed, në të... |
Tenda e famshme beduini e Muamar Gedafit, ku diktatori libian qëndronte gjatë vizitave jashtë vendit, ka dalë në ankand në internet dhe deri tani ka mbledhur oferta që arrijnë në 27 000 dollarë, shkruhet në faqen e internetit të transmetuesit arab ”Al Arabiya”, që shton se atë e ka nxjerrë për shitje Masud al Mashai. |
Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën në kufirin Izrael-Gaza të shtunën, duke u përballur me tanket dhe trupat izraelite në përvjetorin e parë të demonstratave të “Marshit të Madh të Kthimit”. Forcat izraelite ishin vendosur në masë në anën tjetër të kufirit të fortifikuar, me tensionet mes që ishin shumë të larta mes palëve, pas një sulmi me raketa nga Gaza dhe sulmet ajrore izraelite më parë gjatë javës. Katër palestinezë u vranë të shtunën, thanë zyrtarët mjekësorë të Gazës. Tre ishin 17-vjeçarë... |
Një 91-vjeçar, banor i qytetit Kristianstad të Suedisë, u gjobit me rreth 630 euro për fyerje të muslimanëve në rrjetet sociale, transmeton Anadolu Agency (AA). Gjykata në Kristianstad njoftoi se 91-vjeçari ka kryer “krime nga urrejtja” duke përdorur shprehjen “krijesë e neveritshme” për muslimanët. Ai u dënua me dy muaj burg por dënimi iu kthye në gjobë për shkak të moshës që kishte. Mediat lokale raportojnë se ky është personi më i moshuar që është dënuar në vend për fyerje... |
 Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Turqi, fillon procesi i votimit për zgjedhjet lokale March 31, 2019  Ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Turqi, ku votuesit do të zgjedhin udhëheqësit lokalë të cilët do të marrin një mandat prej pesë vitesh, raporton Anadolu Agency (AA). Në zgjedhjet e sotme, rreth 57 milionë votues do të hedhin votat e tyre në 194.390 vendvotime. Sipas vendimit të Këshillit të Lartë Zgjedhor... |
 Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gaza, forcat izraelite martirizojnë dy palestinezë gjatë protestave March 30, 2019  Dy palestinezë u martirizuan dhe dhjetëra u plagosën kur forcat izraelite sot hapën zjarr gjatë protestave të palestinezëve me rastin e “Ditës së Tokës” në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria e Shëndetësisë të Palestinës në njoftimin e saj bën të ditur se në lindje të qytetit të Gazës... |
Gjermani, në qytetin e Berlinit qytetarët presin besimtarët në dyert e xhamive në ditën e xhuma me lule dhe parrulla nën moton: "Muslimanët janë miqtë tanë" "Muslimanët janë vëllezërit dhe motrat tona" "Ne i duam Muslimanët" "Ne jemi me ju" |
 Ballina Lajmet “Opozita planifikon atentate dhe sulme terroriste në Venezuelë” March 24, 2019  Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Jorge Rodriguez akuzoi liderin e opozitës dhe presidentin e vetëshpallur të përkohshëm Juan Guaido për planifikim të aktiviteteve terroriste në vend, transmeton Anadolu Agency (AA). Kriza e thellë politike në Venezuelë është përshkallëzuar më tej të enjten, kur u arrestua shefi i kabinetit të Guaidos... |
Forcat ajrore izraelite kanë kryer dy sulme në zonën e enklavës palestineze të bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA). Ushtria izraelite njoftoi se sulmet u kryen në orët e hershme të mëngjesit dhe se cak i sulmeve ishin pozicionet e lëvizjes së rezistencës palestineze Hamas. Po ashtu në deklaratë thuhet se sulmet ishin si reagim ndaj hedhjes të balonave me zjarr nga Gaza në territorin e Izraelit. Gazetari i AA-së nga terreni raportoi se bombarduesit izraelitë kanë kryer sulme në zonën e... |
 Ballina Lajmet Mali, të paktën 134 të vdekur nga sulmi March 24, 2019  Në sulmin e kryer të shtunën në fshatin e grupit etnik Fulani në rajonin Mopti të Malit, u vranë 134 persona, transmeton Anadolu Agency (AA). Mediat lokale raportojnë se si sulmuesit e veshur si gjuetarë Donzo kryer sulmin në fshatin Ogossagou, në të cilin 55 persona u plagosën. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres dhe udhëheqësi... |
 Ballina Lajmet Liga Arabe nuk do të diskutojë që Sirisë t’i kthehet anëtarësimi March 24, 2019  Nga Liga Arabe kanë njoftuar se në samitin që planifikohet të mbahet në Tunizi në fund të këtij muaji nuk do të vjen në rend dite çështja e riaktivizimit të anëtarësimit të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i Ligës Arabe, Mahmoud Afifi, në një konferencë për media në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, tha se “Riaktivizimi... |
Në Hagley Park në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, u organizua një program përkujtimor për viktimat e sulmeve terroriste më 15 mars gjatë faljes së namazit të xhumasë në dy xhami, transmeton Anadolu Agency (AA). Dhjetëra mijëra njerëz me prejardhje të ndryshme etnike dhe besimeve të ndryshme morën pjesë në programin përkujtimor të organizuar në Christchurch për 50 personat që u vranë në sulmet terroriste në xhamitë Al Noor dhe Linwood. Zyrtarët kanë theksuar se rreth 40 mijë njerëz kanë marrë pjesë... |
Ishin pikërisht dëshimtë e tre personave ato që bën që Archie Williams, sot 58 vjeç, të lirohej nga Gjykata e Luizianës në SHBA pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm 36 vite më parë. Williams u dënua në vitin 1982 për përdhunim me dhunë dhe vrasje, pasi shenjat e gishtave të personit që e kishte kryer vërtet krimin, ishin të njëjta me të tijat. 58 vjeçari ishte në fakt dhe disa centimetra më i shkurtër se përshkrimi që kishte dhënë dëshmitari i vetëm që ishte atë kohë në vendngjarje. Teksa... |
Ministri i Punëve të Brendëshme i shtetit federal të Saksonisë së Poshtme në Gjermani, Boris Pistorius, ka vizituar xhaminë në Hanover në shenjë solidariteti me muslimanët me rastin e sulmit terrorist në Zelandë të Re të premten e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA). Në një adresim të tij para besimtarëve, ministri Pistorius tha se dëshiron të dëshmojë solidarizimin e tij me muslimanët, duke shtuar se nevojitet një qëndrim i prerë kundër terrorizmit. “Kurrë nuk do të lejojmë që sulmet e tilla terroriste... |
 Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Jamie Shea për sulmet e NATO-s mbi Serbinë, 20 vjet më pas: Bombardimet kanë qenë të justifikuara March 22, 2019  Jamie Shea ishte fytyra e NATO-s, të cilën audienca botërore më shpesh kishte mundësinë të shihte. Bëhet fjalë për njeriun i cili gjatë sulmeve të NATO-s mbi Serbi ishte njeriu tek i cili shumë e shumë njerëz pritnin informata. Konferencat e tij të rregullta për shtyp në Bruksel,... |
 Ballina Lajmet Rajon dhe Botë OBI apelon që 15 marsi të shpallet ditë ndërkombëtare kundër islamofobisë March 22, 2019  Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) ka dërguar një kërkesë në adresë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave tjera rajonale dhe ndërkombëtare, që 15 marsi të shpallet ditë ndërkombëtare e solidaritetit dhe luftës kundër Islamofobisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në Stamboll të Turqisë... |
Të enjten e 21 marsit, Wikipedia doli offline në katër vende vende europiane, në shenjë proteste kundër reformës së copyright që pritet të miratohet më 26 mars nga Parlamenti Europian. Wikipedia ishte e padisponueshme për 24 orë në Gjermani, Çeki, Sllovaki dhe Danimarkë. Sipas “Wikimedia Foundation” që administron enciklopedinë e lirë “Wikipedia”, nenet 11 dhe 13 të ligjit të ri do të vënë në rrezik shpërndarjen e informacionit online. Këto nene parashikojnë që platformat online t’i... |
Muslimanët në Australi kanë falur sot namazin e xhenazes në mungesë, për të vrarit në sulmin terrorist në Christchurch të Zelandës së Re javën e kaluar, raporton Anadolu Agency (AA). Gjatë namazit të xhumasë, qindra xhami në të gjithë vendin përçuan mesazhin e unitetit dhe nënvizuan se terroristët synojnë të ndajnë shoqërinë duke përhapur frikën. Talha Bozkurt nga një OJQ rinore islamike në Australi, tha për AA se muslimanët nuk kishin aspak frikë për të mbushur xhamitë. “Ngjarjet nuk rezultuan... |
Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri, për të lehtësuar familjet me të ardhura të ulëta. Që nga data 1 korrik, subvencioni për fëmijët do të rritet nga 170 euro që është aktualisht, në 185 euro. Këtë subvencion mund ta përfitojnë familjet, në të cilat prindërit mbulojnë minimalisht nevojat vetjake të tyre, por jo të fëmijëve, shkruan “Deutsche Welle”. Përveç rritjes së subvencionit prej 15 euro në muaj për çdo fëmijë, ata do të marrin ushqimin e shkollës falas si edhe biletat e autobusit. Gjithashtu... |
47 persona deri tash kanë humbur jetën pas shpërthimit në një fabrikë të kiminkaleve në lindje të Kinës. Mbi 600 të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve që kanë pësuar, shkruan RTE. Shpërthimi në parkun industrial në Yancheng është një prej aksidenteve më të këqija të këtij lloji që ka goditur Kinën në vitet e fundit. Në mesin e të lënduarve, 90 raportohet se janë në gjendje të rëndë. Zyrtarët e qytetit kanë thënë se paraprakisht 12 njerëz kishin vdekur dhe 30 të tjerë kishin mbetur... |
Një police në Zelandën e Re ka treguar solidarizimin e saj për viktimat e sulmit të së premtes së kaluar në një mënyrë të veçantë. Ajo ka zgjedhur që të mbulohet, mbulesë kjo që është obligim për gruan myslimane. Policja është fotografuar dje, jashtë Varrezave të qytetit Christchurch ndërkohë që viktimat ishin duke u varrosur. Nga sulmi terrorist i së premtes së kaluar mbetën të vdekur 50 persona, ngjarje kjo që e tronditi gjithë botën. |
Rreth dy mijë makina, mes tyre dhe disa luksoze, me vlerë miliona dollarë kanë përfunduar në fund të oqeanit pasi anija që po i mbante u mbyt pranë brigjeve të Francës. Anija e mallrave, “Grande America”, që operonte nga kompania italiane “Grimaldi Lines”, po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion final Brazilin, por u mbyt rreth 150 milje larg nga brigjet e Francës, në jugperëndim të Brestit. Fillimisht, zjarri shkrumboi kontejnerët në të cilët gjendeshin rreth 2... |
Ka ndalur autobusin që po drejtonte, në të cilin kishte 51 studentë gjimnazi, i ka zbritur një e nga një të gjithë dhe më pas i ka vënë zjarrin. Ngjarja ka ndodhur në “San Donato Milanese” të qytetit të Milanos. Drejtuesi, një 47-vjeçar me origjinë senegaleze dhe me nënshtetësi italiane është arrestuar nga policia. Për fat të mirë askush nuk ka mbetur i dëmtuar, por 12 gjimnazistë janë dërguar në spital për shkak intoksikimi nga tymi.  Në spital përfunduan edhe dy të rritur, sikurse edhe... |
Pas lajmit se muslimanët në Hamilton të Zelandës së Re frikësohen të shkojnë në xhami për namazin e xhumasë nga shkaku i sulmit terrorist që ndodhi të premten e kaluar, një bandë motoçiklistësh premtoi se do të bërë roje për muslimanët, në shenjë solidariteti, transmeton Anadolu Agency (AA). Sonny Fatu, në cilësi të liderit rajonal të bandës së motoçiklistëve Mongrel Mob të përbërë nga grupi etnik Maori, tha se ata do të sigurojnë xhaminë Jamia Masjid në Hamilton. “Ne do të mbështesim dhe ndihmojmë... |
Gjykata e Hagës ka dënuar ish kreun e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiç me burgim të përjetshëm. Karaxhiç, 73 vjeç, qëndronte i palëvizshëm dhe i zymtë, pasi gjykatësit thanë se kishin shqyrtuar dënimet e tij të vitit 2016 për gjenocid dhe krime lufte gjatë konfliktit në Bosnje dhe rritën dënimin e tij, që më parë ishte 40 vjet burg. Gjykata në Hagë “vendosi një dënim me burgim të përjetshëm” pasi ka hedhur poshtë ankesën e Karaxhiçit kundër dënimit të tij për krime, duke përfshirë masakrën... |
Bashkësia Islame e Austrisë ngre padi kundër zv. Kancelarit të Austrisë për të dënuar gjuhën e tij armiqësuese. Shëmbëlltyrë! |
Policet e Zelandes se Re duke u njoftuar per Islamin, ne xhamine qe ndodhi sulmi terrorist. |
|