Presidenti i Kinës ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se çdo përpjekje për ndarjen e Kinës do të përfundojë në “trupa të copëtuar dhe eshtra të kthyer ne pluhur”.
Komentet e presidentit Xi Jinping erdhën gjatë një vizite shtetërore në Nepal të dielën, tha transmetuesi shtetëror kinez CCTV.
Ai nuk përmendi asnjë rajon të veçantë por fjalimi i tij u pa si një kërcënim për Hong Kong, ku protestat kundër Pekinit vazhdojnë prej muajsh.
Tubimet paqësore në Hong Kong shpërthyen sërish në përleshje të dielën.
Stacionet e transportit publik dhe dyqanet që konsiderohen se janë pro-Pekinit u dëmtuan.
“Kushdo që përpiqet të ndajë ndonjë rajon nga Kina do të shkatërrohet, me trupat e tyre të copëtuar dhe eshtra të kthyer në pluhur,”-tha Xi, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme. “Çdo forcë e jashtme që mbështet ndarjen e Kinës, do konsiderohet si delusional nga populli kinez.”
Që prej fillimit të lëvizjes protestuese në Hong Kong katër muaj më parë, Kina ka fajësuar “forcat e jashtme” për nxitjen e trazirave dhe akuzoi SHBA-në e Mbretërinë e Bashkuar për ndërhyrje në punët e brendshme kineze./Ora News